William E. RyersonFESTVALI I PARE FOLKLORIK I DIASPORES
Gjovalin Lumaj
Sa i perket asaj te drejte te Kishes Katolike per te organizuar aktivitete te tilla, eshte per te ardhur keq per ata qe
takon, sepse kete legjimitet ja ka lene veprimtaria madhore e saj nder shekuj ne ruajtjen e gjuhes, kultures dhe gjithe
rinine, kane dhene kontribut te veēante ne ruajtjen e kanges
Nje pyetje pak si anakronike kjo, sot ne vitin 2008, e kuptoj perse e beni e ju jap te drejte, dhe po e shpjegoj
Ata e kane zgjidhur drejt emertimin; Festivali i 16 apo
jene te pelqyeshme, me rregullsine e shijen e duhur.
Kuvendi - Duke shikuar artistikisht festivalin a jeni i kena qur me nivelin, a keni arritur artistikisht pretendimet tuaja?
imtesi nuk mund te flas mbasi nuk e pashe festivalin.
mbasi te shoh filmimet, aty me siguri do te gjej shume difekte te punes time, te cilat mund te mos i kete kapur publiku,
edhe valltaret Kelmendas qe prezantuan valle plotesisht folklorike te tradites se tyre.
Vallja me e veshtire per tu realizuar per mendimin tim
Ju lumte valltareve te Rozafatit, dhe koreografes se talentuar
e luajtur me aq origjinalitet nga te rinjet e shoqerise kulturore artistike Kelmendi, apo vallen e kendueme te tradites , e
Jarja Shkodrane u prezantua me origjinalitet nga Sokol Martini, qe u nderua edhe me ēmim, ne program ishte
Mesazhet i dha festivali i pare folklorik i diaspores
Ndoshta nje vegim, nje enderr e bukur ..ndoshta ?....
Kuvendi tani eshte i pjekur, ka pervoje, ka miq te
TE MOS PENGOJME LIRINE E MENDIMIT . PIKERISHT PER KETE I KAM SHKRUAR DY LIBRAT E MI :TE RIVENDOSET E VERTETA ASHTU SIC ESHTE !
Bisede me historianin Arif Mati
Ne librin tuaj « Mikenet = Pellazget », duke folur per periudhen parahelene, jeni shprehur se « eshte gjuha shqipe qe nxjer te palarat ne shesh ». Cilat jane keto « tabu » qe ne studimin tuaj, me anen e gjuhes shqipe dhe pohimeve te historianeve te lashtesise, ju i keni ēmitizuar ?
Per sa i perket studimeve dhe kerkimeve te mia ,qe jane ne qender te te dy librave, dhe qe bejne lidhjen midis historise parahelenike me ate europiane, ju me beni pyetjen se si munda ti zbuloj nje « pot aux roses »(ti heq petet lakrorit)dhe pse kjo ngjalli kaq reagime dhe permbysi kaq tabu. Mbi kete pike te fundit, dua te theksoj, se ēdo ndryshim (ne Shqiperi apo gjetke), ēdo Rishqyrtim per gjithshka e per me teper ne lidhje me historine parahelenike apo te gjuhesise moderne ( qe i shqeteson veēanerisht studimet e bazuara mbi shprehjen «e panuar nga te gjithe ») pergjithesisht pranohet me veshtiresi (per aresye te ndryshme). Kjo ndodh sepse permbys studimin klasik, shqeteson konservatorizmin e disave, ngacmon ndergjegjet, turbullon ate, qe ka marre nje edukim konvencional, i prek ata, te cileve u thuhet se njohurite e tyre shkollore apo universitare jane te vjeteruara ose duhen rishikuar, ndryshuar, madje eleminuar, etj etj. Fjala « tabu » nenkupton : e ndaluar te prekesh ate, qe shoqeria, morali apo feja nuk e pranon. Do te shtoja, se «te rishqyrtosh ate, qe eshte e pranuar nga te gjithe, e percaktuar si perfundimtare dhe e pandryshueshme » : do te thote, mos ta diskutojme me. Shkurt, mos ta kritikojme dhe rishqyrtojme me, ta quajme si «fjale te Bibles apo te Kuranit » ! Por kjo, eshte per te ardhur keq, se te pranosh tabune, do te thote te mohosh vetven, ti nenshtrohesh absolutismit, te humbasesh shpirtin, te behesh skllav i vullnetit te te tjereve, te mos jesh i lire. Gjate jetes dhe eksperiences sime te gjate, ajo qe me ka ndihmuar me shume, eshte te qenurit i lire. Liria e te menduarit eshte gjeja me dinjitoze e qenjes njerezore : duke thene gjithnje te verteten, duke qene direkt, pa stereotipe, kam ruajtur dinjitetin tim njerezor dhe nderin per te qene ai qe jam, e mbi te gjitha, te mbetem vetvetja. Shkrimtari i madh Beaumarchais shprehej : « pa lirine per te denuar ska lavderim lajkatar ».
Le tiu kthehemi dy librave te mi. Ndryshe nga ēbesohet, ne pjesen me te madhe te librit tim te pare « Shqiperia
ose Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen » une rishqyrtoj gjuhesine moderne, qe nuk e ka marre parasysh gjuhen shqipe, duke e vene ate ne plan te dyte, madje te fundit fare, dhe e percakton ate si « gjuhe indoeuropiane me vete ». Ne kete pike jam vendosmerisht kundra ideologjise indo-europianiste. Megjithate kam shprese, se ne te ardhmen do te vije dita qe do te rishikohet kjo ideologji. Gjuha shqipe, per me teper, eshte harruar ne dollapet e historise. Pjesa tjeter e librit flet per anen e panjohur te popullit shqiptar, origjina etnike, gjuhesore dhe kulturore e te cilit ngjitet tek Pellazget. Te shumte jane ata qe besonin dhe ende besojne, mbi nje origjine te veteme etnike te shqiptareve: Iliret (teme e preferuar e specialisteve te epokes komuniste).
Por keta Ilire skane dale nga hiēi. Se bashku me popuj te se njejtes gjini, thrake, frigas, etruske, trojane, epirote, maqedonas, panonet, dardanet, gjeto-daket, etj, benin pjese ne kete etni te pamase pellazge (Leleget, Liguret, Iberet, Karrienet, Lidienet, etj) qe ishte shtrire prej Atllantikut e deri tek Deti i Zi, duke kaluar nga Azia e Vogel, Egjeu dhe Kaukazi. Gjate kohes se diktatures komuniste, shume pake historiane dhe shkrimtare apo shkencetare serjoze, kane theksuar kete origjine pellazgjike. Ne Shqiperi vetem Spiro KONDA pati kurajon dhe vullnetin, te ndermarre studimin e pare mbi Pellazget, i pasuar me vone nga Dhimiter PILIKA. Te tjeret vetem e kane « hamendesuar » perkatesine e shqiptareve prej etnise pellazge, pa u zgjeruar ne studime e kerkime te thelluara dhe nuk sollen ndonje prove shkencore apo argumente historike qe ta provojne kete (shkrimatare te Rilindjes si Adhamidhi e Frasheri). Fatkeqesisht, kane qene me teper specialistet dhe albanologe te huaj, qe kane shkruar dhe e kane zhvilluar kete teme pellazgjike e shqiptare, si ne planin historik ashtu edhe ate etno-gjuhesor.
Sot, jemi deshimtare te ringjalljes ne Shqiperi, te interesit per historine dhe gjuhen e popullit shqiptar. Kjo eshte per tu pergezuar. Por, do patur kujdes nga shkrimet e ekzaltuara qe mund te vijne nga te gjitha anet. Per momentin jane ne mode. Duke u nisur nga pershtypjet personale (te pambeshtetura ne fakte) vrulli patriotik i disave (ne konstrast me shovinizmin) dhe nga deshira per tu bere te njohur apo per tu shquar (megalomani), pa harruar ketu edhe perseritesit pa kurajo, kane shtuar paqartesine ne mendjet dhe i kane ēoroditur shume lexues, duke diskretituar ne nje fare mase edhe punimet shkencore me serjoze, te dokumentuara e bindese. Per rrjedhoje dalin shume shkrime kontradiktore, te debatushme apo thjesht shkrime jo personale mbi autore te ndryshmem (jo gjithnje te besueshem e bindes), nderkohe qe situata historike dhe etno-gjuhesore (e shqiptareve) eshte qartesuar me prova dhe argumente qe tashme egzistojne. Mund te shtojme se sot, ekzistojne prova dhe argumente plotesuese per te ēuar ujin ne mullirin pellazgjik.
Librin im i dyte (Mikenet = Pellazget apo zgjidhja e nje enigme) pasqyron historine parahelenike te Europes, veēanerisht te gadishullin Ballkanik dhe rajonit Ballkano-Danubian, djepin e formave te para te qyteterimit pellazgjik. Ky popull, u perhap me vone nepermjet Europes Qendrore, Perendimore dhe Mesdhetare deri ne Azine e Vogel, Kaukaz e Palestine, ku luajten gjithashtu nje rol shume te rendesishem. Mos harrojme qe prijesit sumeriane dhe hitite (dy popuj jo-semite) duket se kane patur origjine ballkanike : ja sepse, prej kohesh, nje lloj paqartesie e pergjithshme dhe veshtiresie, shprehet ne disa opinione. Ne kete pike, kerkimet kane ngecur ne vend, por dita kur do zbulojme nje tjeter « pot au roses »(tia heqim perseri petet lakrorit)nuk eshte e larget. Ky punim i dyte sjell prova te padiskutueshme, se greket nuk kane egzistuar para shk VIII p.K. dhe se ata, qe Schlimanni i ka quajtur gabimisht Mikene, nuk kane egzistuar kurre me kete emer. Keta te fundit nuk ishin gje tjeter vecse Pellazget qe permendnin autoret greke antike (Homeri, Hekati i Miletit, Helenikosi i Mitilenit, Herodoti, Tuqididi, etj) egzistenca e te cileve ngjitet deri ne kohet me te hereshme. Ky popull eshte « homo pelasgus-i » im, emertim qe e kam krijuar, e qe ndoshta do te shqetesoje shume specialiste te fushave te ndryshme shkencore, qe fatkeqsisht, nuk kane bere te njejten pune koherente dhe studime e kerkime shumedisiplinore. Po e mbyll me nje shprehje te Napoleonit : « Historia eshte nje genjeshter qe asnjeri nuk e kundershton ». Jam krenar qe pata guximin ta ve (historine)ne diskutim.
Studiuesit shqiptar, qofshin arkeologe, historiane, gjuhetare apo te kultures se tradites, duke patur njohuri mbi trashegimine historike shqiptare ne fushat qe mbulojne, a gezojne perparesi ne punen e tyre mbi lashtesine ballkanike, ne krahasim me koleget e tyre europiane dhe sa e kane shfrytezuar ate ?
Kesaj pyetje i jam pergjigjur pjeserisht.
Qe nga fundi i shk. 19 gjuhetaret e pare (nje shkence me se e voneshme) vendosen te krijojne nje lloj gjuhe virtuale (peme gjuhesore), te formuar duke permbledhur gjuhe e dilekte te ndryshme por pa patur fare parasysh kronollogjine e ēfaqjes te seciles prej tyre ose me sakte ate te folesve te tyre te pare. Per rrjedhoje jane perzier te tera: krahasohen gjuhe te voneshme si ajo sllave (e shfaqur ne Europe ne shk VI e VII pas Krishtit, por e shkruar vetem ne shk XI dhe X pas Krishtit sllavet zune nje pjese te madhe te tokave trako-ilire prej te cileve pervetesuan nje pjese te madhe te kultures se tyre), me greqishten (shkrimet e para te se ciles u shfaqen vetem ne shk VII madje te VI-te para Krishtit) dhe sanskritishten (gjuhe e shkruar ne shk VI para Krishtit) ose latinishten ( gjuhe e shkruar vetem ne shk III para Krishtit), etj.
Nga njera ane, pervec greqishtes qe eshte ndikuar prej pellazgjishtes se vjeter, duhet nenvizuar se, latinishtja ka pesuar nje ndikim te dyfishte prej gjuhes etruske dhe asaj greke.
Nga ana tjeter gjuha sanskrite, udhekryq asiatik i pushtimeve te medha, ka pesuar ndikimin e migracioneve te para ballkano-danubo-egjane te mijevjecareve te V-te e te IV-t para Krishtit, si dhe te ushtrive te Aleksandrit te Madh, ushtaret e te cileve (shumica Trako-Ilire e nje pakice greke sipas Arrienit, biografit te Aleksandrit), u vendosen ne kete treve te madhe te Azise pas vdekjes te heroit te famshem. Pra ska dyshim, qe sankritishtja ka trasheguar fjale qe kane migruar nga Europa ne drejtim te Azise (bosht euro-indian dhe jo e kunderta).
Per me teper, eshte dekretuar arbitrarisht, se nje gjuhe te vjeter e te pashkruar, nuk mund ta percaktohet ne kohe dhe nuk mund te perfshihet ne studimet dhe kerkimet gjuhesore ! Kjo eshte aresyeja qe nuk eshte marre parasysh pellazgjishtja e vjeter, me pretekstin se nuk ekziston asnje shkrim i deshifruar. E njejta gje ndodh edhe me shqipen, te cilen shume gjuhetare e quajne si nje gjuhe te voneshme te nisur nga fakti qe eshte shkruar shume vone. Kulmi eshte se ka edhe nga ata, qe e vleresojne si nje gjuhe bastarde: perzjerje te greqishtes, latinishtes, gjuhes slave e turke! Te gjithe keta gjuhetare, nuk kane bere asnje perqasje ndermjet gjuhes se mbiquajtur mikeniane (te deshifruar para pak kohesh, me 1952, prej Ventris dhe Chadėick!) dhe asaj pellazge te vjeter (gjuhe fantazme meqenese ska qene e shkruar!). Kuptohet qe po te nisemi nga ky percaktim, keta gjuhetare nuk kane bere perqasje, as ndermjet pellazgjishtes se vjeter gjuhe mrekullisht e mbetur e folur (simbas poemave te para epike: e vetmja trashegimi e folur) dhe gjuhes se sotme shqipe. Sduhet harruar, se pellazget zoteronin nje alfabet, qe fatkeqesisht eshte zhdukur si me magji! Qortimin me te madh, qe u bej ketyre gjuhetareve, eshte se nuk i jane drejtuar shkrimeve te lashta, te cilat pohojne se para mberritjes se grekeve, vendi qe me vone do te behesh Greqi, ishte i populluar nga Pellazget barbare (Homeri shton se ata ishin hyjnore dhe gjuha e tyre hyjnore: d.m.th. jo greqishtja).
Nderkohe, sipas Herodotit dhe shume autoreve te tjere te lashte, dihet se Pellazget u kane dhene Heleneve mitollogjine e tyre (nje pjese e madhe e antroponomeve, eponimeve, toponomeve te se ciles shpjegohen vetem me gjuhen e sotme shqipe), ritet dhe kulturen e tyre dhe se Ionet, ishin pellazge qe u bene greke, mbasi mesuan greqisht, ne periudhen e pushtimit te vendeve te tyre prej heleneve (Herodoti shton qe mbreterit doriane, mburreshin se ishin egjyptiane!) Perse atehere Ventris dhe Chadėick e kane vulosur qe tabelat (mikeniane, emer i shpikur nga Shlimann dhe i perseritur nga Evans dhe gjithe te tjeret) e linearit B qene shkruar ne greqishten e vjeter dhe jo ne gjuhen pellazge? Fakti i siperpermendur, nuk eshte marre parasysh nga gjuhetaret e pare dhe prej shkences se tyre: megjithese eshte e shkruar e zeze mbi te bardhe. Si do te deshironi atehere, qe nje gjuhetar duke qene edhe shqiptar, i ushqyer ne grazhdin e pranuar nga te gjithe, te thote te kunderten e asaj qe lexojme ne manualet e gjuhesise moderne?
Duke ju shmangur fakteve dhe analizes shkencore, si ne shkencat e tjera edhe ne ate historike hasim studime dhe botime « pseudohistorike ». Si e shpjegoni qe « pseudohistorija » ka patur jetegjatesine me te madhe se simotrat e saj ne shkencat e tjera ?
Kur jetojme ne nje bote te lire ku fjala dhe shkrimi nuk denohen, nuk mund te mos respektojme lirine e mendimit dhe te shkrimit. Per rrjedhoje eshte detyra e atyre qe njohin te verteten apo qe kane njohuri te verteta, te fshikullojne kete apo ate veper pseudo-historike ose pseudo-shkencore. Kur flasim per pseudo-histori eshte fjala per nje histori fallco, te sakatosur apo te manipuluar ne raport me historine e vertete qe bazohet mbi fakte te provuara, analiza te thelluara dhe referenca te verifikueshme. Por ndodh qe, shkrimet ikonoklaste si te miat, te menjanuara prej cdo lloj ideollogjie, qe nuk i perkasin asnje kupole dhe qe dalin nga shtigjet e rrahura, mund te konsiderohen si pseudo-shkencore, ne krahasim me studiuesit qe ndjekin nje tjeter rruge, nje vije qorrsokake qe bazohet ne « te pranuaren nga te gjithe », ne teza te gabuara te pranuara pa u diskutuar, pa as me te voglen kritike e me keq akoma pa u shkeputur prej nje ideollogjie te caktuar, shovinizmit, bindjeve personale e emocionale te paqarta. Ja pra, brenda ēfare ēorbe kulturore jetojme. Kjo ndodh, si ne histori edhe ne gjuhesi apo edhe ne shkenca te tjera. Le te marrim disa shembuj. Ne neurobiologji, deri para pak kohesh pohoej se « neuronet » nuk rrigjenerohen, nderkohe qe sot provohet e kunderta.
Historia nuk eshte nje shkence ekzakte, sepse ajo perbehet nga ngjarje dhe kronollogji qe shpesh, me kalimin e kohes, jane thurrur, interpretuar, transformuar ose manipuluar, per ti sherbyer nje ēeshtjeje partizane. Puna e historianit, d.m.th. e atij qe zberthen dhe analizon, fillon vetem pas kesaj : te ndaje shapin nga sheqeri, fale studimit dhe analizes se thelluar te arkivave (kur keto egzistojne !). Fatkeqesisht jane te shumte ata qe i kane komentuar pa u shqetesuar per vertetesine e fakteve, pa i verifikuar, pa cituar burimin, pa u ēliruar nga ēdo lloj pasioni ndjenjash, te pushtuar prej pozitave shoviniste apo ideollogjike, e ngandonjehere duke harruar te lexojne « ndermjet rrjeshtave ». Shkenca duhet te mbetet e paster, e besueshme, teresore, e verifikueshme, pa zbukurime e pa pasione. Nje proverb shqiptar thote : E verteta vonon, por nuk harron !
A nuk ka ardhur koha qe, sikurse shoqerija e sotme edhe shkenca historike shqiptare dhe ajo boterore (per lashtesine), per te realizuar detyren e saj, « te demokratizohet » duke ju shmangur « diktatures » politike ? Sa eshte e mundshme kjo ?
Mendoj se shekulli XXI ka per te qene « shekulli i rishqyrtimeve: te historise, shkencave, gjuhesise, besimit, etj. Duhet nje fare kohe per te ndryshuar zakonet, sjelljet, manite, te perditshmen, apo per ta penguar konservatorismin. Kur te ndodhe kjo, une me siguri do te kem vdekur ! Me te vertete jane kaq shume gjera te nderlidhura, kaq interferenca, ka kaq interesa ne loje, veshtiresi realizimi, rivalitete, presione ndermjet shkencetareve dhe kaq mosbesim dhe bindje kontradiktore, sa qe gjendemi perpara nje lemshi qe si gjendet filli. Per ta dale mbane do te duhet shume kurajo, vullnet, zell, kembengulje, dhe veprime te holla (te menduara), por gjithmone te ndershme dhe te ligjshme. Ne fakt eshte diktatura politike, ajo qe sjell rrezikun per ti veshtiresuar me shume gjerat. Ne Shqiperi kjo merr nje tjeter permase sepse mbetjet e te kaluares komuniste, trazojne akoma disa shpirtera (ne menyre te pandergjegjeshme sigurisht). Sidoqofte, ne perendim a gjetke, kujtojme se jetojme ne nje demokraci perfekte : gabim ! Ne jetojme ne nje liri te kontrolluar ! Kete e shoh perdite rreth meje dhe e kam konstatuar prej shume vitesh, pa patur mendimin se qenia njerezore mund te ndryshoje teresisht rrjedhen e gjerave, por te pakten (mund te ndikoje) te ndryshoje disa aspekte. Keshtu eshte natyra njerezore. Kjo me sjell ndermend nje thenie te Montaigne : « Lhomme est divers et ondoyant njeriu ndryshon dhe eshtė i lekundshėm ». Ju do te ma kthenit se ka ligje dhe vendime (ne fushen e shkencave), sigurisht, por keto duhen respektuar gjithnje. Ju do te mendoni se jam pesimist, perkundrazi, jam shume realist. Por kjo sme ka penguar kurre te eci perpara me kembengulje. Ne jeten time asnjehere skam pushuar se luftuari per mireqenien e te tjereve, kundra te keqes, padrejtesise dhe gabimeve njerezore dhe mbi te gjitha kam ndjekur nje rruge me nje qellim te caktuar. E respektoj mendimin dhe bindjet e te tjereve, por do te pergjigjesha si Volteri: « sjam dakort me idete tuaja, por do te luftoj qe ju te keni mundesine ti shprehni » !
Jeta eshte nje lufte e perhereshme. Rruga per te mesuar historine e vertete, per ta futur ne te gjitha nivelet e institucioneve kombetare dhe nderkombetare, do te jete me pengesa por, per sa thashe me larte asgje nuk eshte e paarritshme dhe perfundimi, do te jete i kenaqshem. Lufta duhet bere me mish e me shpirt, duke organizuar kuvende, ndikuar tek autoritetet kompetente kombetare e nderkombetare, duke u sjelle argumentat e nevojshem atyre qe nuk jane bindur ende. Me nje fjale do marre shkopi i udhetarit dhe trokitur ne cdo dere derisa kjo ēeshtje te degjohet. Kam ndjesine se po shkruaj testamentin tim !
Per mendimin tim ka edhe nje veshtiresi tjeter : ajo e bindjes te atyre qe kane ne dore fatin e institucioneve mesimdhenese, d.m.th. transmetuesit e vertete te mesimdhenies publike : profesoret e shkollave dhe te universiteteve. Pra, ndryshe nga shteti qe zoteron fuqine ligjore dhe institucionale, ata zoterojne fuqine praktike, d.m.th. ate te perpunimit dhe te zbatimit te programit. Jane keta, pra « zoter » te vertete te arsimimit. Tek kjo kategori profesionale, problemi eshte me teper psikollogjik madje psiqik : shko e vertetoja nje profesori te universitetit, qe gjithe ēka mesuar ai gjate nje jete te tere eshte e rreme apo duhet rishqyrtuar. Cili do jete reagimi i tij ? Nese ai eshte i ndershem, i menēur dhe i ekuilibruar mederisht, ai do ta pranoje dhe do tiu jape plotesisht te drejte
, ne te kundert do tiu sulmoje, tiu shperfille, do tiu injoroje ose do tiu tregoje deren (pa folur ketu per gjithe emertimet qe mund tiu vere si: sharlatan, mashtrues apo pseudo-dijetar) sepse eshte skeptik para gjithe ketyre argumenteve, provave dhe analizave vertetuese dhe bindese. Keta tipa, do te preken rende ne sedren dhe egon e tyre. Personalisht kam patur rastin te njoh tipa te kesaj natyre. Cfare dileme!
Shqiperia eshte ne fillimet e demokracise, te lirise dhe te modernizmit. Por une kam besim ne te ardhmen. Qe te rihabilitohet e verteta historike e popullit shqiptar, duhen ēliruar shpirtrat prej frikes ndaj ndjeshmerise se vendeve fqinje, te vendoset perfundimisht nje demokraci e vertete, te mbeshtetet nje laicitet i veretete, te pastrojme jeten politike dhe te mos e pengojme asnjehere « lirine e mendimit » dhe lirine e ndergjegjes. Pikerisht per kete i kam shkruar dy librat e mi : te rivendoset e verteta ashtu siē eshte.
« Te informosh per nje ngjarje (fakt) ate qe nuk di asgje,eshte shume me lehte se sa te informosh ate, qe eshte njohur me pare me nje lajm falls ose te manipuluar. Se pari duhet bindur se eshte mashtruar (rethane qe eshte e veshtire te pranohet),tia heqesh nga mendja lajmin falls dhe pastaj ta zevendesosh me lajmin e vertete A mendoni se ky perfundim i analistit te gazetarise italiane , Marco Travaglio, perben nje veshtiresi edhe ne ne punen tuaj?
Marco Travaglio ka te drejte. Por te shkruash mbi historine apo ta rishkruash ate kerkon vetėmohim, vullnet te hekurt, kembengengulje, nje perkushtim per kerkime shkencore, pregatitje te shumeaneshme dhe nje ndjenje kritike shume te zhvilluar. Gjashte muaj pas fillimit te studimeve dhe kerkimeve u tentova ta braktis punen qe nisa. Pra puna qe kisha ndermarre ishte mbjelle me shume pengesa, kontradita, genjeshtra dhe manipulime : perpara syve te mi hasa shume pohime kontradiktore, nje « lesh e li » i vertete ! Si perfundim, e permblodha veten sepse vullneti per tiu futur kesaj pune e per tia dale mbane, qe me i forte sesa deshira per ta braktisur ate.
Sidoqofte, per te hequr edhe dyshimin me te vogel vendosa ta shoh kete problem nga ana tjeter. Thashe me vete : ne rast se studimi im do te kete edhe mangesine me te vogel, ai do te sulmohet pa meshire e pa doreza. Atehere ne punimet e mia te para, e vendosja veten ne vendin e kundershtareve te mi te mundshem : u desh qe te gjeja proven e te kundertes. Ju pervesha kesaj detyre me mish e me shpirt dhe pa menduar per reagimin e te tjereve. U ēlirova prej njohurive te lexuara historike, njohurive shkollore dhe universitare per te mos u ndikuar nga askush. Pra u nisa nga zero. Si perfundim nuk gjeta asnje gje qe ti kundervihej tezes sime. Kjo me dha kurajo qe te vazhdoja punen e nisur per pese vjetet e metejshme. E ndertova ne menyre metodike tezen time duke patur nje merak te vetem : te kisha nje gjuhe te lexuesheme per te gjithe, shpjegime te nderlidhura dhe te kuptueshme si per lexuesin e thjeshte dhe specialistin. Nuk kam shkruar kurre, asnje rrjesht, pa sjelle proven vertetuese. Ne rastin e kundert, pa elemente te besueshem dhe bindes, i kam anashkaluar te dhenat. Ne analizat e mia jam munduar te sjell autore te shumte dhe te jem mundesisht sa me i sakte, pa ndikime emocionale apo tendencioze. Ndryshe nga disa autore, nuk pohoj asgje per te cilen skam prova dhe kerkoj gjithnje te jem i qarte dhe i kuptueshem per te gjithe. Ja perse kam dashur ti mesoj fillestarit, ate qe ai nuk e di, te bind dijetarin se ajo qe ka pervetesuar ishte e gabuar megjithe bindjen e tij se kishte te drejte. Gjate punes sime kerkimore dhe studimore, dua te pohoj, se nuk pata asnje veshtiresi materiale, intelektuale apo morale, as me te voglin paragjykim apo presione te jashtme: e kam ndergjegjen te qete. Nderi dhe dinjiteti im mbeten te paprekur.
Bisedoi Fatbardha Demi (Perktheu Kledia Demi)
Tė krijosh dhe botosh nė emigrim
Nuk ka rėndėsi ku ke lindur, nga ēprindėr, nga ērracė. Rėndėsia e vetme ėshtė, nėse beson se je lindur pėr tė marrė mbi vete njė detyrim njerėzor, pėr ti shėrbyer jetes dhe tokes tende, duke menduar se, vėrtetė ka qėnė njė lindje qė duhej lindur, pasi ka lindje, qė nuk e meritojnė asnjė shtėrngim barku. Ku kam lindur? Herė herė mė ngjan se jam lindur gjithėku ka njerėz. Kur shkoj nė vendlindje, mendoj se kam lindur nga shkėmbi, nė tė majtė tė kullės, matanė Pėrroit tė Bardhė. Kur kam lindur? E di se ka qėnė kohė e ftohtė, shekull i ftohtė, me luftra qė kishin pėrfunduar, pa mbaruar. Ju doni tė jemė i drejtėpėrdrejtė? Ok! Jam lindur nė njė nga fshatrat mė tė thella tė Mirditės, nė Mollė Kuqe, krejt nė rrėzė tė Munellės. Shpesh dragojtė dhe dreqnit, siē mė thoshte gjyshja nė netėt e gjatė tė dimrit, vinin Pėrroit tė Bardhė, nė ditėt dhe netėt me furtunė, sidomos pranverave, kur uji bėhėj i kaftė nga gėrryerjet dhe trungjet, qė sillte me vete. Jam lindur dhe rritur nė atė fshat, pėr tė pasė pasurinė mė tė madhe tė nėnave bujare, tė njė jete shumė tė vėshtirė. Pėr fatin e mirė, gjyshi im, emrin dhe mbiemrin e tė cilit mbaj, kishte blerė shumė tokė, pėr tu lėnė katėr djemėve, para se tė ikte nė botėn e pakthyeshme, edhe pse nuk i kishte mbushur ende tė 38-tat. Babai im, me tre vėllezrit, kishin tokė, fiks njė tė tretėn e fshatit dhe pemė tė panumėrta. Kishin njė kullė dykatėshe, nje shtėpi njėkatėshe, me furrėn e bukės brenda dhe, njė objekt me ēati, qė pėrdorej pėr tė ruajtur ushqimet. Mbaj mend , qė sipėr tavanit tė kullės, do tė gjėje 12 muajt e viti arra, ndėrsa nė arėn e sipėrme ( dmth sipėr kullės) do tė ruheshin lakrat dhe patatet, nė frigoriferin natyral tė asaj kohe. Edhe pse i gėzonim jo pak prona, prap se prap jeta ishte tepėr e vėshtirė. Babai punonte afro 3 orė larg nga shtėpia dhe flinte nė shtėpitė e punėtorėve ( baraka u thonin ) e, kthehej vetėm 2 -3 herė nė javė. Shpesh punonin edhe tė dielave. Pėr nė fshat i kishim kushtet jo tė kėqia. Ma do mendja ishim tė parėt, qė kishim njė gramafon dhe degjonim Marie Krajen, Bik Nojėn, Fitnete Rexhen e shume e shume kėngėtarė tė tjerė. Nė raste festash, ishte kėnaqėsia mė e madhe pėr ne, pasi kulla jonė do mbushej me miq e, ne ndjeheshim mire.
Gjysmėn e rritjes e mora aty ku u linda. Gjysmėn tjetėr e mbyti terri peradnorak ruso-kinezo-shqiptar. Rritur? Rritur nuk jam. Kam mbetur ai shkėmbori i imėt, qė kėrkonte tė arrinte qiellin, por njė re e zezė, sterr e zezė mė rrinte mbi krye dhe mė shtypte. Duhet ti pėrulesh tiranit dhe tiranėve , - mė thonte, por unė isha dhe mbeta lisi, qė nuk i pėrulet as rrufesė. Konkrertisht,-thoni ju? Fshati im vinte diku nė juglindje tė krahinės sė Fanit. Historikisht, tė parėt e mi kishin ardhur nė atė fshat nga Domgjoni,( njė fshat mė nė qendėr tė Fanit ), pėr tė veruar. Mirėpo, pak nga pak filluan tė punojnė djerrinat, tė ngrenė shtėpitė e para dhe tė ikin nga Domgjoni. Deri afėr viteve 40-tė, fshati im nuk ka pasur varreza ( varri i gjyshit tim dhe i gjyshes se babait, janė nė Domgjon, (mė shumė se dy orė nė kėmbė nga Molla e Kuqe)! Eshte nje fshat, qė e ndajnė dy pėrrenj tė vegjėl dhe, nė mes ka njė kodėr, qė fillon te shtėpia e lal Vorfit dhe ngjitet deri nė Drushtė tė Munellės. Mbi shtėpinė e Ēun Frrokut kodrina ka njė shesh tė vogėl , ku mblidheshin burrat e fshatit nė kuvende tė ndryshme, ndaj edhe sot e kėsaj dite thirret Kodra e Kuvendit. Pėrrenjtė, nga tė dy anat, janė tė veshur me arra, mė shumė se njėqind vjeēe. Nė fundet e arave, qė zakonisht mbillen me misėr, fasule, lakra e patate, ka hardhi, qė ngjiten nė ca krikėza prej dėllinje, njė lloj druri shumė i fortė, si dhe nėpėr drurė tė tjerė, ka qershia si dhe nė ēdo oborr shtėpie ka mana tė kuq , tė zi dhe tė bardhė. Krejt fshati nuk kishte mė shumė se dhjetė hektarė tokė tė punueshme, por me qindra hektarė pyje, ku secila familje kishte pyjet e saj, nga ku
Ti do tė pyetėsh me tė drejtė:
Megjithėse vite fėmijėrie pasi, mesa di unė, rininė e ke jetuar nė Lezhė, cili ka qėnė momenti qė tė ėshtė fiksuar?
Festat! Krishtlindjet dhe Pashkėt por, sidomos Krishtlindjet! Krishtlindjet i prisnim me padurim, deri kur regjimi ndalues i ndaloi. Ato ishin njė festė e veēantė qė, edhe ne femijėt tė dukeshim tė rritur, tė rrinim deri nė mesnatė zgjuar, pėr tė pritur Lindjen e Krishtit. Tė dilnim me tė mėdhenjėt dhe tė bėnim me dorzat e kashtės njė rreth si sofėr, me njė kryq nė mes, nė arėn mė afėr shtėpisė dhe, mbi atė kryq tė shtronim darkėn: raki, djath, lakror me arra etj. Natėn, mes dėborės, ku gjithė fshati bėhėj dritė nga tė shtėnat e armėve, qė lajmėronin lindjen e Jezusit. Pashkėt ishin njė festė mė e gjatė dhe, qė na bėntė me rroba tė reja, por pėrsėri atė festė nuk e perjetoj si Krishtlindjet. Imazhet e atyre viteve mė pėrcjellin dhe do udhėtojnė me mua gjithė jetėn.
Meqė jemi akoma te femijėria: kujton ndonjė rast tė frikshėm dhe nga se kishe frikė mė shumė?
Nata mė trembte, edhe pse ishte e bukur. Nė dimėr ndriēohej nga dėbora dhe hėna. Nė verė nuk errej, ose errej me bulkthit kėngėtar. Nė vendin tim lejoheshin edhe fėmijėt tė merrnin pjesė nė ceremonitė mortore. Ata dhe unė nuk e kuptonim vdekjen, ose e kuptonim Jul Qezarēe Mė mirė tė vdesėsh njėherė, se sa tė rritesh gjithė jetėn me frikėn e vdekjes. Megjithėse vdekja nuk ėshtė ndjenjė e mirė. Vetėm ditėt, qė njeriu shkon nė vdekje tė tė tjerėve, kujtohet se duhet tė jetė i mirė, biles i pėrkryer. Sa herė kaloja pranė varrezave, mė dukej se krejt pleqtė e fshatit, ( ata qė kisha njohur ), ishin ngritur dhe qėndronin mbi varre, kėmbėkyq, duke biseduar dhe pirė duhan. Ju kėrkoni njė rast konkret tė frikės? Kam pasė njė rast. Se si isha ngjitur nė mes njė shkėmbi, as atėherė, as sot nuk e di, por nuk mund tė zbrisja mė. Shihja andej kėndej dhe nuk gjėja asnjė shteg, ndėrsa sipėr meje rrokulliseshin ca gurė, qė mė rrezikonin jetėn. Kur kam rrėshqitur, pa fluturuar mbi gurė, kam qėnė njeriu mė i lumtur.Megjithėse isha fėmijė, mendoja:Pse duhej tė vdisja aq kot?
Ētė ka bėrė pėrshtypje mė shumė nga ritet e asaj ane?
Huh, sa shumė janė, por nė mua kanė mbetur vetėm dy: dasmat dhe vdekjet. Dasmat ishin tė bukura. Nusja vinte e mbuluar me duvak, njė shami e kuqe e ndezur dhe mbi kalė. Krushqit, mesa mbaj mend kanė qėnė pėrherė 12 ose 13 veta, nė pėrgjithėsi burra, veē krushkės, qė ishte nėna e nuses dhe ndonjė shoqėruese tjetėr. Kur krushqit i ishin afruar shtėpisė, vinte me vrap mėshllukgjija, qė lajmėronte se krushqit po vijnė. Me tė ardhur lajmi, gratė dilnin nė oborr dhe viheshin nė rresht e kėndonin. Krushqit, ndėrkohė lajmėronin mė njė tė shtėnė arme, pasi kishin llogaritur kohėn, qė lajmėtari e kishte kryer detyrėn. Pasi mbrrinte nusja, e zbrisnin nga kali, e merrnin pėrdore dhe qendronte nė vendin mė tė dukshėm, qė tė shihej nga tė gjithė, shoqėruar me tė shtėna armėsh. I ngrinin duvakun, pėr ti zbuluar fytyrėn dhe tė dy duart i mbante nė dy cepat e njė bluze tė qėndisur( antari quhej ), ku i vareshin dy shamia tė kuqe, nė dy duart. Kėndohej dhe kėrcehej pėr afro gjysem ore, kurse krushqėve u prinin brenda, pėr tė pirė kafet e mirėseardhjes, duke i pyetur se si e kishin kaluar te miku dhe gjatė udhėtimit. Mbaj mend, qė shpeshė herė nuses i rrėshqisnin lotėt deri te mjekra, kur gratė i kėndonin kėngė, qė i kujtonin tė afėrmit e saj dhe shtėpinė, qė e kishte lėnė. Te vdekjet mė ka mbetur nė mendje, vendosja e tė vdekurit ne karrige, britmat dhe ējerrjet, kur vdekjet ishin tė moshave tė reja, si dhe vajtimet poetike.
Diēka pėr shkollėn?
Shkolla pėr mua ėshtė vetėm libėr. Njė zanat dhe aq. Nuk mendoj se kam mėsuar ndonjė gjė tė madhe, nė vitet e diplomimit. Kam hyrė nė klasėn e parė 6 vjeē dhe mesova shumė shpejt tė shkruaj e lexoj. Nė fshatin tonė bėhėsh mėsimi nė klasė kolektive ( nga klasa e parė deri te e katėrta bashkė).Nota mė e mirė ishte 5-sa dhe, une nuk kam njohur notė tjetėr veē maksimales. Mėsuesi im i klasės sė tretė, Pjetėr Kola, i cili tani jeton nė Lezhė, mė jepte shpesh herė tė kopjoja pjesė nga ditari dhe tekste tė njė klase mė sipėr. Nė klasėn e katėrt mbaj mend tė mė ketė rėne nė dorė dy vėllime tė keqpėrdorura tė Tolstoit Lufta dhe Paqa, mė vonė romani Tradhėtia me njė kopertinė tė zezė nė kaf dhe romani Qyteti i fundit i Petro Markos, qė unė vonė e mėsova se i kujt autor ishte, pasi i mungonin shumė faqe. Kur mė pyesnin fshatarėt se ēdo dėshiroja tė bėhėsha kur tė rritesha, u thoja doktor. Mėsuesi qė unė kam adhuruar nė 8 vjeēare, ka qėnė Mark Paci nga Domgjoni. Mėsues Marku ishte piktor edhe pse, mesa mora vesh vinte nė arsim nga ushtria. E shihja shpesh, se si punonte nė restaurimin e fotografive tė vjetra dhe mė jepte detyra ti pėrgadisja tė bardhėn e vezės, pėr luster tė letrės sė ashpėr. Ishte shumė i kujdesshėm dhe i ditur. Mė pėlqente dhe mėnyra se si vishej, si fliste, sa rėndėsi i kushtonte pėrgaditjes pėr mėsim. Pėr mua ishte njeriu mė i ditur nė atė zonė. Unė mėsova prej tij se Fishta i madh ishte i tė njėjtit fis me Markun, gjė qė e kanė spjeguar tė afėrtit e poetit, qė sot jetojnė nė Lezhė. Me shkollat e mesme nuk mė ėshtė realizuar deshira. Pas dėshtimit, tė mos paraqitjes nė shkollėn e mesme mjekėsore nė Vlorė, mbasi unė isha fėmija i parė nė familje dhe babai punonte larg shtėpisė, u desh qė tė mos shkoja aq larg, sa e konsideronin Vlorėn gjyshja dhe nėna. Qė kėtu, gjėrat u rrokullisen mbrapsht dhe unė mbarova shkollė tė mesme profesionale, veē pėr tu bėrė ndihmė nė njė familje si e jona.
Keni kryer studimet e jeni diplomuar nė letėrsi. Ēfare u nxiti pėr tė studiuar nė kėtė degė?
Ka qėnė njė odise e gjatė deri tek e drejta e studimit, qė nuk ia vlen tė thuhet. Kryetari i Komitetit Ekzekutiv tė Lezhės sė atyre viteve, Dodė Gjika, njė nga tė vetmit kuadro tė atij niveli, qė nuk ndjehej keq, kur rrinte me krijuesit. Shumė tė tjerė vetėm i pėrshendesnin, se nuk mund tė rrinin mė shumė se pak minuta me Ndoc Gjetjen, Rudolf Markun, Agim Isakun, Remzi Lanin, Agustin Shytin etj.. pasi nuk kishin lexuar asgjė mė shumė, se raportet partiake. Tė kishin lexuar Balzakun, as qė bėhėj fjalė. Falė ndihmės sė Dodės, e kam filluar dhe mbaruar nė kohė rekord Universitetin Luigj Gurakuqi tė Shkodrės. Ka diēka shumė interesante pėr kėtė. Ishte rastėsi takimi me kryetarin, njė mėngjes gushti, tek po dilte nga resoranti i Hotel Lissit. Mė pyeti pėr shkollėn. E mbarove universitetin? - mė tha. - As qė e kam filluar, - iu pėrgjigja. Hajde me mua,-vazhdoi ai. Pasi u ngjitem nė katin e dytė, ku kishte zyrėn, thirri shefin e arsimit, mori dosjen time dhe mė dha njė letėr dore, pėr tė shkuar nė Ministrinė e Arsimit. - Do takosh,zv/ministrin, Nazim Skuqi dhe do mė kthesh pėrgjigje,- mė tha. Nga shkallėt e komitetit, jam nisė me biēikletė pėr Tiranė, nė orėn 8 e 30 dhe, kam qėnė nė ministri, nė orėn 11 e 30. A nuk ėshtė ky njė udhėtim epik, qė as Gjergj Elez Alia nuk do ta bėnte? Pasi unė e kisha humbur shkollėn e mjekėsisė, letėrsia ishte pasioni im dhe mundėsia pėr ta mbaruar mė lehtė, pasi gjithė veprat e rekomanduara tė letėrsisė i kisha lexuar pa imponim, qė pa shkuar nė universitet, ndėrsa gjuha ishte tepėr e veshtirė.
Pa hyrė gjatė nė vitet e mėpasme, pėr tė cilat dimė sadopak, punėn qė keni bėrė nė arsim dhe nė Degėn e Librit Lezhė, a mund tė na thoni diēka lidhur me ndikimet nė formimin tuaj?
Njeriu formohet deri nė ditėn qė harron tė marrė frymė, por formimi im ka qėnė nė moshėn e rinisė, deri nė adoloshencė. Nga ajo moshė e mbas, nuk kam ndryshuar asgjė formuese. Njeriu nuk ėshtė njė qenie prej balte, qė mund ti japėsh disa forma. Ai pranon vetėm njė formim, ose njė ēthurje formuese, qė nuk formohet kurrė. Por, ndikimet janė tė pranueshme. Tek unė, mė shumė se askush ka qėnė ndikimi i nėnės. Nėna ime ėshtė modeli i durimit dhe i kėmbėnguljes. Kėto cilėsi, besoj se i kam edhe unė. Babai ka qėnė shumė punėtor, nevrik dhe tepėr bujar. Besoj se edhe keto cilėsi i kam marrė. Edhe pse nuk dukem nevrik, vetėm unė e di si i pėrmbaj nervat, mesa zor i bėj zap. E kam adhuruar xhaxhan, Preng Jaku, i cili ka jetuar e punuar nė Durrės, pėr njohurit qė zotėronte, edhe pse ishte mekanik. Nga babai tė gjithė janė shumė punėtorė, shumė tė saktė dhe shumė bujarė. Nuk i pėrulen, veē tė Plofuqishmit! Nga nėna dalloheshin ndjeshmėria dhe vėzhgimet psikologjike, pėrcaktimet precize tė pėrsonalitetit. Nėna mė thotė, se kam njė kombimin mids gjyshit tė dajės ( babait tė nėnės) dhe babait tim, tė cilit edhe i ngjaj shumė. Shpeshherė e kujtoj njė thėnie japoneze: Mė jep njė nėnė tė mirė, tė tė jap Atdheun e mirė. Mėsuesit dhe shkolla luajn njė rol tė rėndėsishėm nė formimin e njeriut. Bindem, se karakteri i njeriut formohet, para moshės 25 vjeēare.
Cila ėshtė gjėja mė e rėndėsishme, qė ju keni mėsuar, qėkur keni filluar tė kuptoni se ēfarė ėshtė jeta?
Sa vjen e shkojnė vitet, po kuptoj se nuk kam mėsuar asgjė por, nėse ka tė bėjė me formimin, mund tė pėrgjigjem, pa u menduar fare korrektėsia. Pėr mua je njeri, aq sa je korrekt!
Prinderit?
Mendoj se pėr kėtė pyetje, jo pak folėm nė pėrgjigjen e formimit. Babai vinte nga njė baba mjeshtėr, i cili ishte djalė i vetėm dhe, nga njė nėnė prej njė familje shumė tė njohur, siē janė Kocajt. Gjyshi im kishte dy byrazer nė Lurė, tė njohurin Dodė Vladi dhe Dedė Kolė Mariseni, tė cilėt ishin edhe ata djemė tė vetėm. Ngaqė ishin secili nga njė, vendosen tė bėhėshin tre vėllezer. Akoma edhe sot, pėr afro 80 vjetė, nė kullėn moderne tė Nikollė Vladit e kanė ruajtur njė pjesė tė tavanit, qė e kishte gdhendur gjyshi im. Kam qėnė nė Lurė 20 vjetė mė parė. Kam shkuar pėr dy ditė e, Lura mė ka mbajtur njė javė. Nėna vinte nga shtėpia e njohur e Frrok Preng Mushtės, njė nga familjet mė nė zė nė Mirditė, mė mė shumė se 60 anėtarė, pėr tė cilėn sėshtė shkruar fare. Gjyshja kishte 6 motra, njėra prej tyre, Dila, vuajti disa vite internimi me dy djemtė, Pjetrin dhe Gjonin, sepse burri i saj, i njohuri Ndue Bib Perndocaj ishte arratisur nė Amerikė me dy djemtė, Biben dhe Zefin. E kujtoj kur vinte dhe ikte natėn nga shtėpia jonė! Prej babės kam njė devizė, tė cilėn e mėsova, pa ma thėnė ai kurrė : Thuja vetėm tė vėrtetėn, dhe nėse tė rrezikohet jeta. Ai bėri 10 muaj hetuesi, vetėm pėr tė mos dalė deshmitar nė rrenė. E dini ēdo tė thotė dhjetė muaj hetuesi, nė kohėn pa asnjė lloj mbrojtjeje?! Shumė vite pas burgut, ma ka treguar tė vėrtetėn. Ish shefi i hetuesisė, i rrezikshmi Gjolek Lajthia, Brezhnjevi, siē i thonin nė Lezhė, e kishte ftuar pėr njė kafe te Hoteli i Gjuetisė, nė Ishull Lezhė dhe i kishte thėnė: Mė nėnshkruaj, se pėrgjegjėsi tė ka urdhėruar tė shtosh fiktivisht rezultatet e misrit tė grumbulluar nė magazinė, dhe nuk do tė bėsh asnjė ditė burg. Babai, atė nuk e tha kurrė, sepse nuk mund ta thonte njė gjė, qė nuk ia kishin thėnė! Nuk besoj se nė njė intervistė si kjo, mund tė thuhen tė gjitha, sepse janė aq shumė, sa nuk mjafton njė libėr.
Veē librave poetik Harrimi i vetes dhe Ankthe, tė vlerėsuar nga kritika, jeni edhe autor i studimit Vlerat letrare ne Lahuten e Malcis, si ju lindi ideja dhe ēfarė u nxiti per ta shkruar kėtė vepėr ?
Sa pėr librat poetik, mund tė thėm bindshėm, se ata mund tė ishin botuar, tė paktėn 10 vjetė mė parė se u botuan, po tė mos punonin nė shtėpinė botuese Naim Frashėri, redaktorė tė tipit, Stavri Daja, edhe pse mund tė ishte njeri i mirė, ai nuk zotėronte gjuhėn shqipe e para dhe, e dyta se njihte fare krijimtarinė, aq sa nė njė pėrgjigje tė viteve 80-tė mė shkruante afėrsisht kėshtu: Tani pėr tani libri juaj nuk mund tė botohet, pasi pėr fatin tuaj tė keq, libri analizohet fill pas plenumit tė 8-tė, ndėrsa ju keni disa poezi kundėr burokratėve, qė mund tė nėnkuptohen edhe pėr drejtuesit e partisė... Unė nuk kisha dėrguar nė shtėpinė botuese libėr politik, qė tė vlerėsohej me kėtė frymė. Pokėshtu, nė redaksitė letrare si te gazeta Drita, revista Nėntori dhe Zėri i Rinisė, pėrveē viteve tė fundit, qė punuan Preē Zogaj e Rudolf Marku, ka pasė redaktor, qė nuk spikasnin si krijues, edhe pse botonin nga njė libėr nė vit. Sa i takon, sprovės me libėrthin Vlerat letrare nė Lahutėn e Malcis, ajo nuk ėshtė vepėr dhe nuk ėshtė pretenduar si e tillė. Ajo ėshtė vetėm njė sprovė, qė cek njė temė shumė tė pėrfolur. Pikėrisht pėr kėtė, mora njė temė tė tillė, qė besoj nė tė arthmen e shpejtė do ta plotėsoj, sidomos me fjalorin fishtian, pėr tė cilin kam marrė edhe sugjerime me shumė vlerė nga ish pedagogu im, Dr. Tomorr Osmani.
Botimi i revistės sė pėrmuajshme Kuvendi, si u realizua, kur dhe pse?
Ishte njė deshirė e mundėsuar nga parat, qė mi kishin dėrguar vėllezrit nga Gjermania, tė cilėt ishin pjestarė tė ikjeve biblike tė marsit 91. Fillimisht Kuvendi u botua nė Lezhė, nė vitin 1993. Kishte drejtim tjetėr nga ēka sot dhe ishte nė formatin e revistave tė zakonshme, nė A-4. Atje nuk pati fatin tė jetonte. E shtypnim nė shtypshkronjėn e dhomės sė tregtisė nė Tiranė dhe e ruanim bashkė me Spektrin te ministria e kulturės, por me mbylljen e Spektrit, ne na humbėn afro 1500 kopje, qė nuk mundem ti gjėjmė asnjėherė. Nuk kishim shtypshkronjė nė Lezhė dhe e ndėrpremė. Kur erdha nė Detroit, ka qėnė miku im Zef Brozi dhe poetja Elinda Marku qė, pėr afro njė vit e gjysėm mė nxiten vazhdimisht, aq sa nė Maj tė vitit 2001 mundi tė dalė numri i parė, me shumė vėshtirėsi. Kur po pėrgaditej numri i parė, mbaj mend qė miku im, Dr. Dedė Kolndreu, i cili mė ndihmon vazhdimisht nė punėt e programet kompjuterike, me sinqeritet mė tha: Vetėm ne tė dy e besojmė, se keto ditė do dalė revista. Kuvendin e kanė ndihmuar dhe ndihmojnė, aq shumė krijues dhe lexues, sa do duhej njė bisedė vetėm pėr kėtė temė. Eshtė njė revistė informative dhe kulturore, nė formatin e njė libri, me afro 200 faqe nė muaj, pa ndėrprerė. Nė tė kanė dhėnė mendimet e tyre shumė pėrsonalitete, tė politikės, kulturės dhe historisė. Janė botuar qindra e qindra faqe krijimtari. Janė fiksuar evenimentet mė tė rėndėsishme tė komunitetit shqiptar kėtu, etj etj
Pėr Kuvendin kemi kohė tė flasim.
Nga Kuvendi, mesa di unė, doli libri juaj Shqiptarėt nė Detroit, njė vepėr qė e plotėson shumė komunitetin shqiptar tė Detroitit, si njė nga komunitetet mė tė vjetra nė Amerikė. Ju e keni lėnė hapur vazhdimin e tij. Ēmund tė na thoni pėr kėtė?
Komuniteti shqiptar i Detroitit, ėshtė njė komunitet shumė i njohur, qė ka pasur dhe ka pėrsonalitete me emėr dhe, qė kanė ndihmuar ēeshtjen shqiptare. Qė unė do ta vazhdoj kėtė libėr, kjo ėshtė afėr mendėsh dhe, besoj qė pas njė ose dy vitesh, ndoshta edhe nė 2008-tėn. Ka pasė vrejtje me vend, qė unė kam pėrfshi nė atė pėrmbledhje intervistash, si dhe kemi bėrė intervista, qė teprojnė, ose qė duheshin lėnė jashtė kėti libri. Por, e shkruara ka njė tė mirė, mund tė korigjohet, megjithėse unė nuk jam penduar kurrė pėr ēfarė kam bėrė. Nė njė komunitet prej afro 150 mijė shqiptarėsh, ka vend dhe mundėsi pėr mė shumė, nėse tė pamundurit pėr tė shkruar, kanė mundėsi tė ndihmojnė. Nė mos jo tė ndihmojnė, tė mos pretendojnė tė jenė nė vepra patriotike, kur nuk kanė bėrė asgjė pėr Atėdheun e tyre, qoftė edhe tė mendojnė njė moment pėr tė. Tė paktėn tu mbetet emri si pėrkrahės tė kėtyre veprave se, edhe ashtu do tė bėjnė diēka patriotike. Libri i dytė do tė konceptohet ndryshe, jo duke u pėrqendruar nė biseda. Ai do tė pėrshkruaj nė etapa, ecurinė dhe zhvillimet nė komunitet, lidhur pėrherė me trojet shqiptare, prej nga vijmė.
Cila ėshtė gjinia e preferuar dhe, nga i merr frymėzimet nė krijimtarinė tuaj?
Mė josh poezia, megjithėse ėshtė krijimtaria mė munduese, qė kėrkon tė thuash nė pak vargje njė mendim, njė kuptim, tė transmetosh mesazhe, tė krijosh emocione, pėrjetime etj et
qė edhe ju i dini dhe i keni provuar.Shpesh sjellė ndėrmend, dy vargje tė Eseninit: Qė tė jeshė poet, kjo do tė thotė/ tė plagosėsh veten kurdoherė.. Tė botosh njė libėr me poezi, do tė thotė ti keshė situr nja tre libra dhe, tė keshė lėnė me njė anė dhjetra poezi, qė ndonjėherė edhe tė dhimbin. Jo ēdo gjė e shkruar,ėshtė e botueshme. Pėr kėtė duhet tė binden vetė autorėt. Poetėt e viteve tė fundit ( disa ), zor tė kenė nė arshivėn e tyre njė poezi tė pabotuar, duke u kthyer vėrtetė nė Zhurdenin e Molierit. Kėshtu nuk ka ndodhur as me nobelistėt, as me Neruden, as me Lorkėn, as me Bėrnsin..etj
etj.. Kam provuar tė shkruaj edhe nė prozė, por mė duhet edhe ca kohė tė kemė njė krijim qė ti rezistojė kohės. Frymėzimet nė poezi janė tė rralla. Duhet tė jenė emocione shumė tė forta, qė diēka tė tė nxit pėr tė shkruar. Tani, me zhvillimin e njohjes, shumė ndodhi kalojnė pa emocione, nuk kanė aq forcė fenomenet, sa tė tė mbajnė lidhur, pas mendimit, tė tė ngarkojnė me impresione, qė kėrkojnė shkarkime tė rrufeshme nė letėr. Poezia ėshtė krijimtari e moshės, qė duhet tė shmangė proliksitetin. Atė e shkruan mosha, vuajtjet, pėrjetimet e forta, dhimbja e fenomene tė tjera rėnduese, qė duhet ti heqėsh nga pesha jote. Por, nė radhė tė parė , poezinė e shkruan mendja. Kur e shkruan poezinė dhe e mendon tė realizuar, ndjehėsh krejt i lehtėsuar. Poeti nuk duhet tė bėjė tregti me fjalėn, tė shkruaj vetėm pėr ta shitur. Nėse je vėrtetė poet, poezia do tė shitet.
Ka 3-4 vjet qė jeni marrė edhe me kritikėn, duke guxuar tu bini tė mėdhenjėve ( e kam fjalėn pėr kundėrshtimin e reēensės sė Qosjes pėr librin e Rudina Xhungės, etj
Mė kujtohet qė analizėn e parė e kam bėrė pėr librin poetik tė Flora Brovinės. Kam shkruar herė mbas here pėr libra tė lexuar. Pothuajse pėr tė gjithė librat qė lexoja kam mbajtur shėnime. Mė vonė shkrova njė analizė pėr vėllimin poetik Koha tė Kadaresė, ku poeti Rudolf Marku, do mė shkruante njė letėr tė gjatė, ku mė thonte ndėr tė tjera: Atė qė nuk e bėnė kritika letrare, e bėni ju. Ėshtė njė guxim dhe njė punė pėr tu admiruar..etj. ndėrsa me shkrimin e Rexhep Qosjes pėr romanin e parė tė Rudina Xhungės vėrtetė jam befasuar, aq sa nuk mund ta besoja se mendime te tilla i ka dhėnė nje kritik si ai. Herė mbas here kam marrė nė analizė libra poetik, por asnjėherė me tendencė. Nė fund tė fundit, kritika ėshtė mjeti mė i mire, qė e ndihmon krijimtarinė. Kurse, miku im Ndoc Gjetja, do tė ishte kritku im i parė. I kisha dėrguar nė vitinn 1974 dy fletore 64 fletshe me poezi dhe, mbasi i lexoi mė shkruante : Ka ndonjė poezi tė realizuar, dhe sidomos vargje tė realizuara, por assesi, nuk je gati pėr tė dalė me libėr. Pra, nė ato fletore mund tė ishin mė shumė se 100 poezi dhe mė shume se 5 vjetė krijimtari. Fillimisht u ndjeva keq, por ajo ishte ndihma e parė dhe mė e mire, qė mė dha miku im, i cili donte qė unė tė paraqitesha para lexuesit, ndoshta mė mirė nga ēunė mendoja.
Cilėn ėndėrr nuk keni realizuar ?
As qė bėhėt fjalė pėr ėndrra. Ato do tė mbetėn tė tilla, megjithėse nuk kam qėnė tip ėndrrimtar. Asnjėherė nuk kam parė pėrtej mundėsive. Nė tė shumtėn e rasteve, pėr mua, ėndrrat janė mite. As Herkuli nuk e vrau Hidren me 9 koka. Atė e krijoj njeriu, pėr tu bėrė i fortė, pėr ti besuar vetes nė forcėn qė ka, nė atė qė mund tė bėjė!
Mendoni se jeton poezia me politikėn dhe , ē mendim keni pėr pastėrtinė e figurės sė politikanit?
Poezia ėshtė ndjenjė, politika ėshtė qėllim. Qė tė arrish diku, duhet tė shkelėsh mbi ndjenjėn, mbi lodhjen, mbi mundėsite, nė dėm tė dikujt, tė diēkaje. Pra, janė dy kahje te kundėrta. Poezia mund tė pėrshkruaj momente, qė vijnė pėr rrjedhojė tė politikės, por jo tė jenė bashkudhėtare. Politika, sado njerėzore tė jetė, nuk ėshtė poezi. Poezia ėshtė gjithėmonė opozita e politikės. Nuk kam ėndėrruar dhe nuk ėndėrroj tė jemė politikan. Nuk ėshtė keq, pasi ashtu jetohet mė mirė. Tė paktėn kėshtu mė thonė. Kujtoj njė ish ministėr, qė mė thonte para njė viti:
Keni preferenca nė kėtė fushė?
Nuk kam preferencė nė politikė, sepse si Zhozef Fushe, si Maksimilian Robespier mė kanė lėnė shije tė keqe, pasi i kam lexuar. Shije tė mirė mė ka lėnė Utopia e Thomas More, ku sipas tij, vyrtyt ėshtė tė ndihmosh tė tjerėt. Ju do tė habiteni,kur une te zbresė nga Robespieri te Vorf Nikolli ( Lalė Vorfi ) , njė murator, pa asnjė klasė shkollė, qė shumė shpesh e dėgjoja tek fliste pėr inglizin, gjermanin dhe moskovin etj
, ishte politikani i parė, qė kam njohur nė jeten time. Ishin disa moshatarė tė tij, qė mblidheshin nė kodrinėn e rrumbullaktė mbi shpinė e Lalė Vorfit dhe ai fliste pėr luftėn. Unė nuk e di as sot pse u gjindėsha aty, ose afėr tyre. Nė politikėn e sotme nuk mund tė pėrmend asnjė, pėrveē fiksimit qė mė ka mbetur nga Helmut Kol dhe, deri diku Henry Ksinger. Ndėrsa tek shqiptarėt, edhe pse nuk qe njė plolitikan karriere, Pjetėr Arbnori mė ka lėnė mbresa tė paharrueshme. E kam njohur nė njė datė qė mbahet mend, me 5 janar 1991, tek po shpėrndante numrin e parė tė gazetės Rlindja Demokratike, para ndėrmarrjes artistike Migjeni, nė Shkodėr. Isha me mikun tim, Kolė Prela, i cili ia mori gazetat, pėr ta ndihmuar, pasi rreth tij u bė njė grumbull shumė i madh njerėzish. Kam pasė rastin ta takoj mė vonė, edhe kur ishte nė detyrė, edhe kur nuk ishte. Pjetri, pėrherė mbeti i njėjti. Pėr Kuvendin kam pasė njė intervistė me tė, pak mė shumė se njė vit para se tė ndrronte jetė.
Si i shikoni pėrpjekjet e diplomacisė ndėrkombėtare ,kosovare dhe shqiptare ,pėr ēeshtjen e Pavarėsisė sė Kosovės?
Politika shqiptare ( Kosovė Shqipėri ) ka qėnė pėrherė e mbėshtetur tek Perėndimi, ndaj dhe ne na ėshtė dukur e lėkundur. Nė fakt, nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. U kritikua njė nga miqtė e mi, Besnik Mustafaj, sapo mori detyrėn e ministrit tė jashtėm, nė qeverinė demokratike, por tė gjithė po e shohim, se nuk mund tė kėrkohej mė shumė, kur nuk donin tė na jepnin asgjė. Kompleksiteti i fenomeneve tė tilla, e pėrbėn shumė tė vėshtirė problemin kosovar, megjithėse ėshtė njė rast i paprecedent nė historinė botėrore, njė popull me 90 pėrqind tė njė gjuhe, tė njė rrace, nė trojet e tyre autoktone, tė mund tė mbahet me dhunė nėn zgjedhėn e njė kombi, qė nuk e lidh asgjė me tė. Ndaj, ka ardhur koha qė, edhe historia botėrore duhet rishikuar. Mbi kurrizin e shumė popujve, janė bėrė shumė padrejtėsi. Pse tė mos riparohen?
Mund tė kalojmė nė njė plan mė intim: a urren Pjetri?
Nuk mė pėlqen fjala urrejtje. Tė urresh, do tė thotė tė mbash brenda vetes, njė zemrim shumė tė gjatė, i cili kthehėt nė urrejtje tė pėrhershme. Nuk urrej, as nuk u kthehėm gjėrave tė prishura. Secili ka jetėn e vetė, ashtu siē e koncepton ai. Mund tė jetė i mire, kur nuk ėshtė, mund tė jetė i matur, por nuk mendon gjatė dhe, nuk e ka tė kalitur durimin. Ka vetėm njė test pėr njeriun e kulturuar. Sa ai ėshtė i kujdesshėm dhe i pėrmbajtur nė njė grindje. Kam pasė njė rast, qė ajo pak simpati, qė kisha pėr njė tė njohur intelektual, u kthye nė urrejtje. Gjatė njė grindje, qė isha i pranishėm, nuk dinte gjė tjetėr, veē tė shante. A mund tė jenė kėshtu pėrjetėsisht. Jo. Njerėzit mund tė ndryshojnė. Megjithė forcėn time urrej thashethėmexhinjtė burra dhe mosmirėnjohėsit! Gjarprit, edhe qumėsht ti japėsh, nxjerrė helm.- thotė populli.
Dashuria me e madhe e Juaja?
Nuk kam asnjė dashuri mė tė madhe, se atė pėr fėmijėt.
A keni armiq?
Njeriu nuk mund tė jetė shumė i kujdesshėm nė zgjedhjen e armiqėve tė tij- thotė shkrimtari i njohur Oskar Wilde. Per fatin tim tė keq armiqtė e mi tė hapur janė mė pak se mediokėr, qė nuk kanė asnjė lidhje me letėrsinė, nė veēanti. Ata filluan tė kenė vetėm inate, kur mėsuan se, nė letėrsi u beka njėfarė emri e, jo me mashtrimet dhe genjeshtrat e tyre
ndėrsa armiqtė e fshehur janė ata, qė nuk thonė asnjė fjalė pėr punėn qė bėjmė, pėr krijimtarinė e tjetrit, nė disa raste duke na lavdėruar e, mbas shpine, tė jenė pėrsonazhe tė Shekspirit.. Nuk mendoj se ėshtė hakmarrje, tu thuash tė vėrtetėn edhe miqėve mė tė mirė, edhe pse e din, se ata do tė bėhėn armiqtė e tu. A nuk u hakmuar princi Hamlet, vetėm ngaqė fantazma e tė atit i tha, se ėshtė vrarė nga Klaudius?
A fal Pjetri?
Pjetri toleron. Krijon hapsirė pėr vete dhe tė tjerėt. Kur vijmė tek falja,kjo ėshtė dhe e meta mė e madhe, qė ia njoh vetes. Nuk kėrkoj falje, as pėr veprime qė do tia vlente, jo vetėm tė kėrkoja falje, por edhe tė mė falnin. Kur nuk di e nuk mundem tė fal Pjetrin, a falka Pjetri?!
Cilėt janė miqtė tuaj ,mė tė mirė?
Librat. Librat dhe vetėm librat. Me ata kėshillohem shpesh. Kur dua te gjėjė modelin e politkanit tė pafytyrė, tė krijuesit qarraman, qė nuk u mjaftonin as lakrimarėt e madonave franceze, tė sharalatanėve tė pacipė, tė burrave kurva, tė heronjėve tė vėrtetė dhe nobelistėve, pėrsėri thėrras nė ndihmė librat. Nė rastin konkret, konsultohem shpeshė me disa shokė, qė nuk arrinė as gishtat e njerės dorė. Ti permend? Besoj nuk ėshtė nevoja. Pėr gjėra kryesore konsultohem edhe me miken, kolegen, gruan, qė ėshtė gjithėmonė e dashura ime, Elinda Marku ( ndaj dhe ka zgjedhur tė mos e marrė mbiemrin tim, pėr tė mbetur, gjithėsesi e dashura ime, dhe unė i dashuri i saj), me fėmijėt, tė cilėt nuk i konsideroj vetėm fėmijė, por ēdo ditė e mė tepėr, ata janė edhe miqtė e mi mė tė sinqertė.
Kush janė shkrimtarėt tuaj tė preferuar ,brenda dhe jashtė atdheut?
Martin Idenin e kosideroj libėr jasteku. Qė do tė thotė, se njėri prej tyre ėshtė Xhekė Londoni. Nė ditėt e sotme ka aq shumė shkrimtar, sa vėshtirė tė pėrcaktosh por, pėr mua, Gabriel Markesi mbetet shumė i madh. Paolo Coelho, pas viteve 90-tė, po shkruan prozėn mė tė pėlqyeshme. Mua Alkimisti mė ka rėnė nė kokė. E pra, ėshtė njė prozė, pa shumė ngarkesa filozofike e metaforike, ėshtė njė prozė e drejtėpėrdrejtė, qė tė rrėmben, pa tė lodhur, nėpėr sallone e pėrshkrime tė panevojshme. Mė ka mbetė nė mendje ngashmėria e tė mėdhenjėve. A nuk ngjanė Anabel Li e Adgar Allen Po me Gruaja e qymyrtarit tė Robert Berns?
Jeni dhe punoni nė vendin me njė demokraci tė mirėfilltė; ēfarė do tė deshironit tė kishte Shqipėria jonė nga ky vend?
Demokracinė, ligjet dhe zbatimin e tyre.
A ka pasur momente qė jeni ndjerė i dyzuar pėr tė marrė njė vendim ?
Ka pasur raste, qė jam matur, por jo lėkundur. Natyra e njė krijuesi nuk pėrshtatet me vendimet. Krijuesit nuk kanė natyrė ekzekutive. Ata ekzekutojnė me harresen, pėrēmimin dhe nuk e pėrdorin fjalėn pėr tė dėnuar.
Ke bėrė ndonjė gabim, qė ia sheh gjurmėt edhe sot?
Materialistėt thonė, se dashuria ėshtė gabim. Nėse ėshtė ky gabim, une kam gabuar. Shumė herė gabimet nuk varen nga ne. Gabimet qė mund tė kemė bėrė, duheshin bėrė, edhe pse dhimbin. Ato janė gabime, pėr tė cilat nuk pendohem.
Ēfarė u lidh me Mirditėn?
Me Mirditėn mė lidh vendlindja, varret e tė parėve tė mi, gjithėēka
Nėse do tė kishit mundėsi tė ktheheshit edhe njėherė pas nė kohe, ēfarė do tė ndryshonit?
Do studjoja pėr mjekėsi.
A do te kthehet Pjetri ne atdhe?
Atėdheu ėshtė pėrherė me njeriun. Edhe nėse ai ( njeriu) mundohet ta largojė, e ka tė ngjitur pas vetes dhe, thjesht nuk e sheh, se ai nuk i shqitet. Nuk e kam mohuar Atėdheun, pse kam marrė nėnshtetėsi amerikane. Nė Atėdhe jemi ēdo ditė, nga mėngjesi deri kur flemė. Zgjohemi nė mėngjes, pa pirė kafen hapim internetin, para se tė flemė poashtu. A nuk jemi nė Atėdhe?! Edhe pse jemi aq larg tij, duke qėnė me njėri tjetrin, ndjehemi si nė vendin tonė. Atėdheu nuk ėshtė vetėm vendi, Atėdhe ėshtė gjuha, tradita, njeriu qė i mbart kėto. Duke i ruajtur veēoritė e tij, jemi njė pjesė e Shqipėrisė, qė lamė atje tokėn dhe ėndrrat.
Ju Faleminderit !
Intervistoi:
Raimonda Moisiu,SHBA