Revista KUVENDI

Botohet ne Michigan SHBA - Viti i VI i botimit . E permuajshme kombetare,informative dhe kulturore.

Shenime per libra dhe autorė

Kryevepra e pagabueshme…simbas oroskopit te Zija Ēeles

 

Paulin Palushi

 

O Zija Ēele (shkodrani) sa TURP, shume TURP…

Duke te njohur pak, kam menduar gjithmone se, punesimi juaj ne Tirane  vite me pare ka qene i bazuar ne merita profesionale, ashtu sic ishte plejada e shkelqyer e shkodraneve, te cilet vune themelet e cdo gjeje: ne art, kulture, arsim e shkenca, derisa rregjimi komunist krijoi arradhat e veta dhe “maloket”, nga ai moment nuk u deshen me.

O Zija Ēela (shkodrani) sa TURP, shume Turp…

Ti kallxohesh aq SERVIL, tmerresisht SERVIL ne recensionin e romanit te ri te Ismail Kadarese “Darka e Gabuar”, sa jam i sigurte se, as e ama e tij nuk ja ka thane aq fjale te bukura. Edhe I. Kadareja duhet te jete ndier keq, nese e ka lexuar recensionin tend dhe, jam i sigurte, qe do te te thote; “Kush te tha te shkosh aq larg o Malok i m…”.

Per te qene i sakte po te  citoj:

…”Gjithnjė kam besuar se Kadareja, edhe nė dekadėn e fundit, po vazhdonte tė shkruante libra tė bukur, ku mungonin muskujt e mėparshėm davidianė, por shfaqeshin ca tendosje tė holla, tendina e damarė tė padukshėm, si dhe ca vegla tė imta, plot precizion, qė mė parė s’kishin qenė krejt tė vėrejtshme nė punishten e tij…” njė roman madhor,…i bukur e rrėmbyes, edhe i rėndėsishėm, universalisht i rėndėsishėm, letra shafitėse qė i shtohen bibliotekės mė selektive tė botės”...                                                                                                                        Ziaja i hyn ne hise mitologjise greke duke shtuar ne Pantenon edhe nje karrige per Kadarene ne tavolinen e Zeusit …”Kush ka pandehur se Feniksi ka mbaruar, le tė besojė tani edhe tjetrėn, ringjalljen nga hiri i vet”… ”Nuk do tė jem pishman pse “e kam tepruar”, siē do tė thonė ēuditėrisht disa bashkėkombas, pishman jam pėr ēfarė nuk thashė”...”se koha e sotme botėrore ka gjetur Zeusin e letrave te Kadareja. Olimpi, me sa duket, ėshtė zhvendosur nė Tiranė”...                                                                                                                          Ziaja i hyn ne hise familjes se Davidit duke i shtuar edhe nje karrige per Kadarene ne “darken e fundit”te da  Vincit ...“Darka e gabuar” ėshtė shkruar me shijen e pagabueshme tė kryeveprės…”njeriu …ndihet me fat kur i lexon ende pa i dalė fryma”…Me gishtat e dorės numėrohen tituj tė tillė letrarė, ku ndihet sa i madh ka qenė ashku i autorit, vrulli, droja dhe njėkohėsisht ngazėllimi prej aleluje”…”   por mesazhet e mė transhendentėve gjithnjė janė mesianike”...” ky libėr i shėndetshėm, me njė pėrmasė planetare…”pėr tė shėnuar ndoshta kuotėn mė tė lartė, pastėrtisht mė tė lartė, midis kulmeve tė Kadaresė. Njė shkrimtar, sipas meje, nuk ka ku shkon mė tej, mė tej ėshtė gremina, dhe mė lart ėshtėZoti”…”a shohin ėndrra shkrimtarėt pėrpara se tė shkruajnė?”…”Duket sikur nė njė natė tė lumnueshme, teksa autori flinte, dy fantazma kanė vajtur te shtrati i tij”...“Fantazma tjetėr ėshtė pėrkulur te shtrati dhe atij qė fle po ia shpraz njė ėndėrr nė tru”...”prijėsi dhe princi i letrave Kadare”...”E si mund tė hiqemi tė habitur, kur nė mjaft libra tė tij Kadareja ka parė atė qė ėshtė e nėnqiellshme dhe atė qė ėshtė e mbiqiellshme”…A s’jemi ne qė, me dashje tė mirė a me dashje tė keqe, prej shumė e shumė vjetėsh ia kemi identifikuar edhe shenjėn e jashtme?”...”Nga akuarelet e paharrueshme…kalohet nė pėlhurėn e madhe, ku punohet me skatull dhe bojėra tė rėnda, plot e pėrplot me vaj tė hyjnueshėm, si te “Darka e fundit” e Leonardo Da Vinēit”...                                                    

 …”Dikur ishte nomenklatura e lartė komuniste qė pikėrisht kėtė shkrimtar, para tė cilit edhe dridhej e servilosej,(Ziaja duket se e din mire se si jane ndier ato) me njė ngrefosje horrash e thėrriste prapa krahėve me nofkėn Qorri”…                                                                                                                        

…”Kush ka dashur tė vėrė vetulla, ka nxjerrė sytė, dhe jo ata tė ballit, por atė tė mendjes”…”duke qenė vetė autori gjeneratori i rrymės dhe vetė njėkohėsisht subjekti i shkarkesave tė para. Nė vetmi, mjeshtrat e mėdhenj durojnė pa u ndier atė, qė tė vegjlit i lemeris pa e provuar dhe nxitojnė t’i drejtohen publikut”…                                                                                                                         Zija, kjo eshte e vertete. Edhe une si shqiptar i mire e kam lexuar I. Kadarene deri diten kur ai per te paren here (dhe te fundit) shkruajti nje parathenie per dike tjeter, Migjenin. E pa imagjinueshme si ide mbasi ai ishte mesuar vec te shkruanin per te, ai e perdor vepren e poetit dhe prozatorit te talentuar (por te frymezuar nga era e kuqe qe vinta nga Rusia, Migjenit tashme i vdekur) per te vjedhe vrere dhe per te perdorur te gjitha armet e mundura ne duart e tij me “carta biancha” nga rregjimi mbi Rilindjen e Vertete Kombetare (edhe ato te gjithe te vdekur) per te pastruar rrugen nga rivalet drejt Panteonit, sic thote Ziaja. Le ti referohemi cfare thote Kadareja per ato qe mbi zhgunin, xhyben e penen vune atdheun dhe e mbrojten edhe me gjak, per ato qe nuk e shkruan shqipen as me germa turke, arabe e as greke dhe vendosen shqipen e sotme, qe Ziaja e perdore aq keq, per ato qe shkruan aq shume vepra letrare sa Ziaja nuk ka per te pase mundesi per ti lexuar:…”Nje korpus tjeter disi me serioz e autoritar ishte ai i shkrimtareve reaksionare, qe edhe duke mos qene himnizues te rregjimit”…”Keta ishin kryesisht shkrimtaret klerike katolike te Veriut”…pra atje ku ka linde Ziaja…ne “malokeri” …”Nder shkrimtaret reaksionare veriore Ernest Koliqi i drejtimit proevropian (d.m.th. proitalian)”…simbas kesaj llogjike ne duhet ta akuzojme Kadarene per pro francez …”nje tjeter personalitet, madje me i njohuri dhe me i reklamuari, i kurorezuar si poet kombetar, prifti Gjergj Fishta,(inati i Kadarese me Fishten e vdekur, te cilit i meshan shume duke e thirrur prift ne kundershtim me Nolin i cili gjithashtu ishte prift, nuk eshte i rastesishem, ndoshta Ziaja nuk e di se kandidati i PARE per Cmimin “Nobel” nder shqiptare ka qene Fishta) ne vetmine e kuvendit te franceskaneve po rrekej te krijonte nje veper qe ishte sa jashte kohe, aq edhe jashte mundesive te tij. Ai orvatej te thurte poemen e madhe totale”…”Absurde si ndermarrje, per arsye qe merreshin lehte me mend, ajo behej dyfiash e tille, per shkak se poetit franceskan i mungonin shume gjera e ne rradhe te pare talenti i vecante ne kesi rastesh”…”Ne vend te atij terbimi poetik ai nxori nga pena nje poeme te gjate monotone e monokrone e cila , ne krahasim me burimin origjinal s’ishte vecse kronike sterile”…” vepra te tilla ( te nje autori, te nje grupi autoresh ose te nje drejtimi letrar) qellon qe shfaqen ne letrsi te ndryshme, tamam si semundje, qe duhen kapercyer. Per fat letersia shqipe u clirua shpejt nga ky keqkuptim e nga ky ankth”...

Ziaja shtyn me bythe Arkimedin per ti bere vend Kadarese qe te jete ai qe do te kete nderin te levize boten me leve…pika mbeshtetese do te ishte Ziaj...”Njė i ka mjaftuar shkrimtarit, njė kanxhė pėr ta vėrtitur globin”… Ziaja bahet dorzane ne log te burrave qe edhe Kadareja te kete kapitullin e vet ne Kanun…”kėrkon qė gjaku tė shpaguhet shumėfish sipas kanunit tė Lek Dukagjinit”...” Zot na ruaj, ēfarė rrebeshesh do tė lėshohen mbi kokat e tyre dhe prej tyre”…                                                                                            …”E kėshtu lexuesi pėrjeton njė pjesė tė pėrjetėsisė. Dhe kjo ndodh pėr meritėn e meritave (Ismail Kadareja)”…“vetėmjaftueshėm, rinovues e pėrplotėsues”…”i maturuar deri nė qelizė dhe trillan deri nė “shkallim”…”duke u bėrė mizore nė bukuri, as nuk fsheh dhe as kursen askėnd, madje vetė Kadarenjtė, ndaj tė cilėve ka aludime inteligjente por edhe referenca tė pamėshirshme”...”Nga akuarelet e paharrueshme…kalohet nė pėlhurėn e madhe, ku punohet me skatull dhe bojėra tė rėnda, plot e pėrplot me vaj tė hyjnueshėm, si te “Darka e fundit” e Leonardo Da Vinēit”... “ekziston njė burim drite gati-gati e padurueshme pėr sytė”…”ku si rrallė pėrndriten thellėsitė nėnujore, ndriēohen humbellat e nėnvetėdijes”…”Dhe nė ēaste tė tilla tė vjen tė buzėqeshėsh, tė qash dhe tė ēmendesh. Pėr ndryshe,(per tu sheruar duhet) rikthyer tė tre librave bashkė, krejt triptikut, sepse dy kronikat kanė nė midis Sokakun e tė marrėve”... “Ėshtė vetėtima e shkurtėr e gjeniut qė, si ēdo vetėtimė qė nuk zgjat, prapėseprapė e ndan mėdysh qiellin”…“Pėrmenda diku ashkun e tė shkruarit, por ka edhe ashk tė lexuarit, ky shėnim aty bazohet”...

Por nuk ishin te vdekurit nga “dheu i malokerise” qe ia sabotuan karrigen (qe Ziaja plasi duke ja pastruar me lot) ne sofren e familjes “Nobeliste”, por ishin diplomatet nga Gjirokastra ne Suedi qe ndoshta e njohin me mire edhe se Ziaja dhe kete e tregon edhe reagimi i fundit negativ ne opinionin gjirokastrit ne lidhje me “Darken e Fundit”, qe Ziaja na kerkon te gjitheve qe ta mbajme ne duar ne vend te Bibles e Kuranit…



Kronikė madhore e njė vdekje me peshė

 Nga Merita Bajraktari McCormack

 Washington DC, 16 tetor 2008

 “Ishin qindra e qindra tanke ata qė kaluan njė natė mė parė poshtė Shtėpisė sė Pushimit. Vetėm pushim nuk mund tė quhej, ai, nėn zhurmėn e zinxhirėve tė tyre. Po edhe pa kalimin e tankeve, gjumi, ato net, ishte i ēartur.” (shkėputur nga romani “Vdekja e Enver Hoxhės” )

Data 16 tetor nė Australi festohet si dita e lindjes sė njė nga inxhinierėve mė tė famshėm dhe mė pjellorė, nė teknologjinė e radarėve. Ai ishte Alfred  Xhorxh  Pajther qė la gjurmė tė thella nė historinė e shkencės qė ai kultivoi dhe biografia e tij e shkurtėr ngre nė qiell punėn e tij tė vyer nė disa dhjetėvjeēarė.  Nė Britani 16 Tetori i 1908 pėrkujtohet dhe  festohet si dita  e fluturimit tė parė tė qėndrueshėm nga  Amerikani Samuel Kodi i cili , sikurse vėllezėrit Wright, pati sukses nė fluturimin e njė aeroplani  “Cody Flyer”, qė pėr 27 sekonda qėndroi nė lartėsinė e  dymbėdhjetė apo pesėmbėdhjetė metrave  dhe pėrshkoi njė itenerar prej rreth 450 metrash nė vijė ajrore. Ky akt ėshtė futur nė historinė britanike si  i pari fluturim i motorizuar dhe i qėndrueshėm.  Tashmė pas njėqind vjetėsh, nė Farnborough, Angli, ku u krye ky fluturim historik mbetet i ekspozuar po aty njė maket i atij avioni fillestar, ndėrsa rruga e pėrshkuar atė ditė ėshtė shėnuar pėr tė mos u zhdukur kurrė nga faqet e historisė.  Mjaft punė tė mira e tė justifikuara, qė i kanė sjellė kaq pėrparim njerėzimit, filluar mė 16 tetor 1908, festohen e kujtohen dhe justifikohet plotėsisht kjo festė.

Australianėt dhe Anglezėt krenohen dhe e festojnė plot hare 16 tetorin 1908, ndėrsa nė Shqipėrine e harruar, kėto lajme me peshė tė vėrtetė as qė ishin dėgjuar ndonjėherė. Bile atje nuk u muar vesh kurrė se 16 tetori ish caktuar si dita e urisė botėrore. Kėtė nuk e patėm dėgjuar asnjėherė, se ne urinė e kemi “pasur mik” e nė krye tė bashtit, por ēfarė kanė ditur shqiptarėt, ėshtė se atė ditė lindi njė fėmijė, qindvjeēari i tė cilit ka hapur njė debat madhor dhe ka sjellė polarizim, fakt qė tregon se plaga qė ėshtė hapur ėshtė ende e papastruar, le mė pastaj tė shėrohet!.
Pėllumb Kulla me humorin e tij unik, tė pa krahasueshėm, i ka bėrė njė dhuratė tė vyer kombit. Por jo meqė ai, kombi, e ka festuar me bujė vite e vite me radhė lindjen e atij fėmije qė sot vejusha e vet e quan katolik nė prejardhje, musliman e tė pasur nė lindje e tė pa fe nė jetėn e tij mbi tokė. Por vetėm pėr tė kujtuar faktin e mėsipėrm qė plaga ėshte akoma e hapur. Kulla me atė guximin e tij qė ka rrenjet nė ujin e pastėr tė Moravės e Sukurjepės sė Zėmblakut, na jep njė tablo tė plotė artistike me vlera pėrtej asaj qė perceptohet fillimisht, apo nga titulli dhe shpjegimet shoqėruese:  “Vdekja e Enver Hoxhės” (shumė romane nė njė)
 Se ēfarė bėhet nė botėn e pėrposhtme vejusha, nė kėto intervistat e fundme nuk na i shpjegoi, por faktet e ndodhitė pėrsipėrme janė kokėfortė e vejusha nuk i mohon dot..
Por mesa kuptojmė nga ē‘na thotė kronikani Kulla nė kėtė kronikė madhore tė asaj vdekje me peshė, duket qartė qė stuhitė fėmija i lindur me fe dhe i vdekur pafe, i krijoi por nuk i ka marrė me vete. Ai ka krijuar furtuna e uragane, era e tė cilėve vrullshėm fryn edhe mbi tokėn –planetin blu, e mė shumė mbi Shqipėrinė e mjerė dhe ku ka diasporė shqiptare - thėnė mė troē- nė tėrė botėn, se pėr “merita” tė atij djali tė pafe, lindur atė ditė tetori 1908, shqiptarėt sot kurbetėrojnė nė ēdo pėllėmbė tė kėtij planeti.
Nė librin e ri tė Kullės ēdo kapitull ėshtė njė akt, njė roman mė vete, njė pjesė e veēantė e simbiotikės tipike komuniste, organizmat fungale tė sė cilės nuk bėnin dot pa njėra tjetrėn, pra kėpurdhat e formave dhe masave tė ndryshme nuk mund tė mbijetonin dot pa njėra tjetrėn e pa pemėn, trungu i sė cilės ishte populli im, i mjeri popull, kombi im dhe i joti…lexues i dashur….
Nė formė ky roman ėshtė nė vazhdėn e romaneve tė mėparshme tė autorit, si “Rrėfenjat Nga Amerika” dhe “Lejlekėt nuk vijnė mė” ku struktura e veprės i largohet kallėpeve klasike tė romanit dhe ndėrtohet nga shumė tregime tė veēantė qė qėndrojnė edhe mė vete, por kanė tė tėrė njė lidhje tė brėndshme mjaft tė qėlluar. I tillė ėshtė edhe “Vdekja e Enver Hoxhės” ku ajo, vdekja ėshtė gjetja, sebepi, shkaku pėr tė ndriēuar gjithė shoqėrinė diktatoriale tė shqiptarėve. Vdekja e diktatorit vlen si prozhektori qė u drejtohet sa majave aq edhe skutave.
Pėrvec formės qė sapo pėrmendėm po aq e barazvlertė ėshtė edhe pėrmbajtja. Romani “Vdekja e Enver Hoxhės” ėshtė dėshmia e gjallė, e plotė, gjithėpėrfshirėse e jetės shqiptare nėn diktaturė. Ėshtė drama e thellė gjysėm shekullore qė autori me mjeshtėrinė e tij unike e sjell pėrmes groteskut dhe satirės. Ėshtė dėshmia e dhunės sė parreshtur propagandistike dhe e dhunės sė egėr ushtarake. Njė nga detajet mė tė goditur qė lejtmotivojnė librin ėshtė parada e tankeve qė ndodh nė secilin nga kapitujt.
Kulla ka sjellė mjaft karaktere e ngjarje nga shumė anė tė botės ku ai ka jetuar, punuar dhe ėndėrruar apo dėnuar, dhe duket se ajo pjesė e jetės sė tij qė i ka prekur thellė shpirtin, ka ndikuar nė jetėn dhe krijimtarinė e tij dhe pse jo, ka lėnė disa nga gjurmėt mė tė thella nė kujtesė, ėshtė koha e komunizmit, dhe kjo i shėrben mė sė miri pėr tė ushqyer muzėn e tij, qė nė kėtė roman shfaqet vėrtet e hazdisur dhe Pėllumb Kulla i ka bėrė vetes njė hapėsirė dinjitoze nė letrat shqipe.
Kulla  ka njė mjeshtėri rrėfyese, pa treguar(me gisht-show and don’t tell)). Ai rrėfen instrumentin e kontrollit tė jetės. Qė nė filim tė romanit vėmė re kėtė survejim tė turpshėm dhe mohim tė privatėsisė nė jetėn nėn komunizėm.

Ja njė ilustrim i zakontė:

 “ A ka njerėz veē teje kėtu, nė shtėpi? – pyeti ai i gjati, qė dukej si mė i pari  ndėr tė tjerėt. i thashė qė nuk kishte. Por pėrgjigja ime ishte pa vlerė, sepse ndėrkohė, dy tė tjerėt, pa teklif, kishin hedhur nga njė sy nėpėr tė ndarat e tjera tė apartamentit. Mėnyrat se si ata i lejonin tė drejtėn vetes tė bėnin kontrolle tė tilla dhe tė mė flisnin mua nė vetėn e parė me njė nėnēmim poshtėrues, ma dhanė tė plotė idenė se ē’lloj njerėzish ishin”. Do tė vish me ne qė nė kėtė ēast. – mė urdhėroi i gjati. -Na duhesh me ngut. Mund tė lesh njė letėr pėr familjarėt e t’u thuash, se do tė kthehesh pak me vonesė sonte.

-         Nuk kam familjarė tė tjerė veē gruas dhe djalit tė vogėl. Unė, -
ia bėra me zė tė mekur, - dua tė them, ne, sot kishim dhe pėrvjetorin e martesės dhe…
            Dhe bėra me shėnjė nga shigjeta, sikur ajo do tė mė vėrtetonte ato qė thosha.
-         Ka gjėra mė tė rėndėsishme, se njė pėrvjetor, - tha tjetri prerė.
-         Mos lerė asnjė letėr, Bet, - mė kėshilloi drejtori nga ana e tij. –
Do ta marr unė Xhulin nė telefon dhe do t’ i them qė na doli njė problem i vėshtirė nė studion e filmit.

 Kulla rrėfen instrumentin dhe instrumentistėt me disa fjali tė thjeshta por qė brenda mbartin njė mėnyrė drejtimi. Cilit nga ne nuk do t’i vinin ndėrmend ditėt kur jetėt tona ishin tė diktuara, tė kontrolluara dhe tė planifikuara nga qenie njerėzore qė kishin pamjen tonė, pra dy sy, (disa mbase kishin edhe katėr xhanėm), dy veshė, njė hundė, (mbase dubėl pėr disa)….por nė pamje tė parė ata dukeshin si binjakėt tonė, me flokė ose brun ose bjondė, tė gjatė tė shkurtėr, topolakė, bajmakė, siē na ka krijuar i Madhi, pėr ata qė besojnė apo mėma natyrė pėr ata qė janė ateistė, bile edhe per ata qė ishin besnikė nė ideal tė “Komandantit” qė edhe pse i vdekur, nėn ēarēafin qefin, i kallte datėn njerėzve qė si ai  kishin njė trup, dy kėmbė, dy krahė…ishin njėlloj por slejoheshin tė trajtoheshin tė tillė…
Paranoja qė Enver Hoxha vuante pėr vete u bė sėmundje e sistemit. Ai kishte frikė nga hija e vet-shembulli bunkerėt- dhe ja tani pėrmend njė ilustrimi sa grotesk aq edhe tė frikshėm por tė besueshėm, ne simpatizojmė grimierin, qė Kulla ka fantazuar dhe e ka sjellė nė roman sikur tė kishte qenė vetė ai pėr tė bėrė tualetin e tė vdekurit tė shquar:
 Ai ma dha njoftimin qė nė gllėnjkėn e dytė.
-         Duhet tė ta themi dhe ty njė lajm tė hidhur qė pak e dinė: Enver
Hoxha nuk ėshtė mė! U nda nga ne! Komandanti na la!
Mua m’u mor fryma. Sikur m’u shemb tavani pėrsipėr.
-         Komand… Koman… - pėrsėrisja unė i mekur.
-         Po, po  - tha Teloja. – Gjėmė e madhe u gremis mbi atdheun tonė.
U nda nga gjiri ynė. Ja, siē e pe, atje, nėn ēarēaf!
            Unė kisha ngrirė i tėri.
-         Kėtė gjė e di vetėm familja. E dinė anėtarėt e Byrosė Politike.
Dhe ata, jo tė gjithė. Vetėm Sekretariati. E kupton? Askush tjetėr.
-         Mjekėt! - mė shpėtoi mua.
-         Mė tė besuarit. – plotėsoi ai. - Kirurgu qė bėri zbrazjen e barkut
nuk e di se cili ėshtė i vdekuri. Ai nuk e di se kujt ia hoqi tė brendshmet. Ne i hapėm dhe i shfaqėm atij vetėm pjesėn qė i duhej pėr punė. Ty po ta themi tė fshehtėn, se na duhesh. Atdheu pėrgatitet. Lajmi nuk ėshtė i lehtė.
Mjeku qė kryente detyrat e pasvdekjes nuk mund tė shihte kufomėn e plotė pėr arėsye sigurie!
A mund tė bejė vaki kjo nė botėn e lirė, nė botėn e civilizuar?!
Me cilėn dukuri mund ta krahasojnė kėtė, nxėnėsit e shkollave, me cilėn periudhė tė historisė njerėzore mund tė kategorizohet si e krahasueshme?
Komunizmi si ideologji dhe Enver Hoxha nė veēanti, si njė ndėr ideologėt idhtarė tė tij, duke mos ditur se nė ē’farė ujėra tė pėrēartura po e drejtonte anien e kombit, do tė mbeten si faqet mė tė errėta e mė famėkeqe nė historinė e shqiptarėve. Por baza nuk ishte Shqipėria. Fatkeqėsisht metodat e drejtimit e tė censurimit ishin tė kopjuara e tė pa aplikuara sipas kushteve tė vendit, por shablone. Kopjet e sistemit ekonomik apo edukativ nė Shqipėri ishin bazuar nė pėrvojat sovjetike. Ndarja me rusėt ishte sa pėr sy e faqe, sepse ndėrsa BRSS shkoi nė rrugėn e vet, Shqipėria pa “pasur kopje pėr tė marrė notė kaluese, nuk mori dot as “njėsh” nė provimin e jetės dhe e pagoi kombi….

Ja se si e ilustron plot humor,  dhe keqardhje romani i Kullės, kopjacllėkun evident e kapricioz:

“Para se tė largoheshim, Teloja e bėri me dije zonjėn e pikėlluar, se Sekretariati kish dy ditė qė vėshtronte me vėmendje filmimet me homazhet popullore dhe pėcjelljen pėr nė banesėn e fundit tė Josif Stalinit. Ai e pyeti nėse dėshironte edhe ajo t’u hidhte njė sy atyre filmimeve. Protokolli po hartonte planet dhe procedurat zyrtare, ceremonitė dhe orėt e homazheve.

-         M’i sillni t’i shoh, - tha vejusha. – Por ato janė tė vjetėruara. E
janė bardhezi, nė mos gaboj. Ndiqni formėn e funeralit tė Stalinit, por jo pėrmbajtjen. Pėrmbajtjet nuk mund tė kenė tė krahasuar. Im shoq ėshtė i pa arritshėm e nuk i gjen dot tė dytė nė dashurinė qė gėzonte nė popull. Pikėllimi i popullit tonė pėr udhėheqėsin, do tė jetė mė i madh e do tė lerė njė vazhdė tė gjatė. Dhe ju duhet ta shikoni mirė e me shumė pėrgjegjėsi, qė shfaqja e kėtij pikėllimi tė mos pengohet as edhe njė ēikė!”
Pėr tė qeshur e mė shumė pėr tė vajtuar!
Pėr tė vajtuar ėshtė edhe fati i Kujtim Gjyzarit tė mjerė, njė personazh i goditur qė pėrfaqėson ata dhjetra mijėra tė burgosur e tė therorizuar nėn komunizėm… 
Kapitulli “Cilin Pėrcjell Kjo Muzikė” ėshtė njė nga kapitujt mė prekės tė librit. Autori kėtu na sjell tablo tronditėse, por gjithmonė besnik e i devotshėm ndaj fesė sė tij tė humorit, na sjell njė karakter sa tė bukur aq edhe komik, sa tė sertė aq edhe njerėzor. Ėshtė njė lloj Don Kishot i vockėl nė hapėsirat e burgjeve enveriane, ku ky kalorės i ri, me shpatė xhveshur mbron ca tė vėrteta qė kanė humbur apo janė nėpėrkėmbur. E ngjarė apo jo, pjellė e imagjinatės sė begatė tė autorit, ndofta, lexojmė faqen, nė tė cilėn Kujtimipo vuan pasojat ngaqė kish parė ėndėrr sikur i pat qarė hallet me vetė diktatorin. Dhe pėr kėtė e ndėshkojnė si tė ishte fajtor ai, pėr ėndrrėn e tij ēapraze:
“Operativi po ziente e mezi po priste fundin e ėndrrės. Bile, bile, nuk priti hiē, por i vuri Kujtimit shkelmin nė gjoks dhe e pėrmbysi praptazi me gjithė karrige. Pastaj iu vėrsul pėrsipėr e nuk ia lėshonte leshrat nga dora.
-         Mor qen! – i thosh, – mos kėrkon qė tė na zbutėsh luftėn e
klasave! Po si mund tė pėrfytyrohet tė ulet shoku Enver gju mė gju, me njė kėrmė si ti! Si mundet ai t’i fėrkojė atė gju tė ndyrė, njė njeriu me tre vėllezėr tė arratisur, me nėnė e baba tė vdekur nė burg dhe me dy motrat, qė mezi pritėn, sa e zunė burgun edhe ato?! Pu-pu! Si mundi tė mė ndodhė njė gjė e tillė nė sektorin tim?!
Arti dhe kultura ishin fushat qė kontrolloheshin e diktoheshin pikė pėr pikė. Tė gjithė gazetarėt apo shkrimtarėt qė paguheshin pėr tė shkruar vepra letrare, qė duhej tė kishin nė thelb realizmin socialist, qofshin apo jo me ish- triska partie atėherė, sot dėshmojnė pėr kėtė.
Gėrshetimi i folklorit me artin, nuk ėshtė bėrė pa qėllim kėtu, por le tė mos dalim nga tema e kontrollit dhe komandimit.
Arti i komanduar nė kėtė roman ilustrohet me Moisi Dhėmblanin, njė karakter gjithashtu mjaft i arrirė i kreut me titull” Vargje pėr gra qė dinė tė vajtojnė”. Ai ėshtė personi qė partia ngarkon tė shkruajė vargjet e vajtimit pėr gratė qė do ta qajnė te koka udhėheqėsin e vendosur nė arkivol. Tani tė ndalemi pėr njė moment e tė mendojmė. Nė cilin vend tė botės udhėzohen njerėzit se si duhet tė vajtojnė?
Nė cilin shekull ėshtė parė e dėgjuar njė gjė e tillė. Sigurisht: vetėm nė Shqipėri!!!
Kulla duke evidentuar faktin politik tė diktatit, pėrmes groteskut tė qėlluar sjell dhe ironinė e duhur. Ja  ilustrimi me vargjet qė Moisi Dhėmblani shkroi pėr gratė vajtuese:
           Herė e parė qė mbi botė, Ne tė shohim, ti s’na sheh!
Ē’na shfaqesh kėshtu nėr lotė: je ai e ai s’je!
                 O biro e o baba! Oi, oi!
Qysh duron e qėndron shtrirė, gjėmėmadhi prej stėrralli!
Vetėm vdekjes sate, bir, qysh s’ia hodhe dot litarin?!
                O biro e o baba! Oi, oi!
“No COMENT” -do tė thotė kush i lexon kėto vargje “popullore” !!!!
Do  tė drejtoja vėmendjen edhe mbi kreun e fundit tė romanit. Kreu i titulluar  “Zija ka gjithmonė fund” ėshtė njė ndėr pjesėt mė tė bukura, poetik dhe grotesk nė tė njėjtėn kohė me pėrshkrime prekės tė njė shoqėrie me zi tė imponuar, por qė shitet si e lindur vetė nė gjirin e popullit. Karakteret nė kėtė kapitull premtojnė tė kenė jetė tė gjatė nė pėrzgjedhjet e letėrsisė sonė.
Analizat letrare le ti bėjnė analistėt, gjykimet pėr formėn dhe pėrmbajtjen le t’i japin estetėt, ndėrsa mua le tė mė lejohet tė them se titulli me emrin e vėrtetė tė Enver Hoxhės, ėshtė atraktiv dhe intrigues. Dua tė them dhe shpresoj qė nuk gabohem se nė letėrsinė artistike emri i Enver Hoxhės pėrdoret pėr herė tė parė pėr njė personazh famėkeq sic edhe ka qenė nė tė vėrtetė.
Kulla i ėshtė futur me guxim temės sė vėshtirė dhe lėndės eksplozive tė diktaturės dhe diktatorit. Guxim ėshtė shpėrblyer dhe autori e ka treguar vetveten si artist i kompletuar, snjeri qė e ka ndjerė thellė nė palcė persekutimin dhe si njė shkrimtar qė kur vjen puna pėr tė shkruar bukur, vėrtet e plotėsisht, thotė:  Ja ku jam, i plotė, i hapur, i vėrtetė dhe i guximshėm. E natyrisht i vetėm, nė mėnyrėn se si shkruan plot humor dhe risi tė pashtershme!

Urime autorit!




PĖRSE MATURĖ GJIMNAZI PA MIGJENIN?!...
(Pjeter Mili)

 Tashmė, ēdo mėsues ka hartuar planin e tij mėsimor pėr lėndėn qė mbulon nė shkollėn e tij, nė bazė tė programit mėsimor tė hartuar nga Ministria e Arsimit. Tė tillė janė edhe mėsuesit e letersise tė shkollave tė mesme. Kėshtu edhe unė, duke u marrė me hartimin e planit mėsimor tė letersisė sė maturės tė gjimnazit (drejtimi i pėrgjithshėm), s’desha t’u besoja syve, kur pashė qė nė programin mėsimor tė kėsaj lėnde mungonte Migjeni ynė i madh. Shfletova edhe tekstin mėsimor dhe pashė se trajtohej si tė gjithė autorėt e tjerė. Si ka mundėsi njė harresė e tillė? A mos ka njė prirje pėr t’i shpėrfillur dhe minimizuar vlerat e autoreve veriorė, ose e thėnė ndryshe, shkollėn letrare shkodrane? Sepse nuk ka si tė jetė rastėsi, kur edhe nė programin e Maturės Shtetėrore tė vitit tė kaluar shkollor, mungonin shkrimtarė tė tillė nė gjimnazet e tė tri drejtimeve, kur dihet tashmė se letersine shqipe e kanė themeluar katėr B e mėdha: Buzuku, Bogdani, Budi, Bardhi, pėr kontributin e tė cilėve ka folur me tė madhe edhe i madhi Kadare. Mė konkeretisht: mungojne Fishta, Mjeda, Camaj dhe Koliqi, kur vlerat e tyre letrare njihen nga tė gjithė. Mė hollėsisht: nė gjimnazin (drejtim i pėrgjithshėm) mungonte Koliqi dhe Camaj, nė drejtimin shoqėror Camaj dhe Mjeda, ndersa nė drejtimin natyror Camaj dhe Gjergj Fishta, qė nė ngjallje bashkėkohėsit e kanė quajtur Homeri shqiptar dhe Poeti ynė Kombėtar me kryeveprėn e tij “Lahuta e Malcis”. Por le tė kalojmė tek Migjeni, sepse mangėsitė e sipėrpėrmendura tė programit tė letersisė tė Maturės Shtetėrore kanė qėnė objekt i njė shkrimi tjetėr. Si ka mundėsi tė harrohet Migjeni nė programin e maturės, kur autor tė tillė si Ēajupi, Konica, Noli, Poradeci, e Kuteli, por edhe Mjeda Fishta e Koliqi trajtohen normalisht. Dhe si pėr ironi vitin e kaluar nė provimin e Maturės Shtetėrore nė lėndėn e letersisė, pyetja e letersisė shqipe pėrfaqsohej pikėrisht mė novelėzėn e Migjenit “Historia e njėnės nga ato”, kur Migjeni nė vitin e katert u ka munguar fare nė program? Si nuk e ngriti zėrin asnjė mėsues letersie nė mbarė vendin? Ndonjėri do tė shfaqėsohej se kjo novelėz ėshtė marrė nga teksti i letersisė i vitit tė dytė tė gjimnazit. Por nė vitin e dytė bėhen edhe autorė tė tjerė shqiptarė dhe tė huaj, por rimerren me njė numėr mė tė madh orėsh pėrsėri nė maturė. Atėherė Migjeni ynė i talentuar, sipas kėsaj logjike, do tė pėrfaqėsohet vetėm me dy orė mėsimore nga viti i dytė nė tė gjithė gjimnazin?! A e meriton njė ndėshkim tė tillė? Le ti hedhim njė sy se si trajtohen autorėt e traditės nė programin qė pėrmendem. Mė konkretisht zėnė kėtė vend nė program: Ēajupi 3 orė; Mjeda 4 orė; Fishta 6 orė; Kuteli 4 orė; Konica 4 orė; Noli 6 orė; Poradeci 5 orė; Koliqi 4 orė dhe Migjeni, sikurse s’ekziston fare, pėrfaqėsohet me zero orė. Pyesim: nė tėrė programin mėsimor tė gjimnazit drejtimi i pėrgjithshėm tė lėndės sė letersisė tė maturės pre 90 orėsh mėsimore (letersi shqipe dhe botėrore), nuk u gjendkan minimumi 3 orė pėr Migjenin, aq sa pėrfaqėsohet edhe Ēajupi e S.Spase, po me kaq orė, madje edhe gjimnazi natyror i kushton Migjenit po tre orė, ndersa profili shoqėror i kushton edhe mė tepėr, 5 orė. Madje shpėrfillja vazhdon edhe nė faqen e fundit tė programit, tek lista e detyruar pėr lexime tė maturantit ku nė vargun e gjatė prej 14 autorėssh me veprat mė pėrfaqėsuese te tyre ēuditėrisht mungojnė “Vargjet e lira”. Vallė edhe tek lista e detyruar tė jetė thjeshtė njė harresė? Dhe sa pėr kujtesė hartuesve tė programit tė kėsaj lėnde, po ju rikujtojmė disa nga vlerėsimet qė ka marrė krijimtaria letrare e Migjenit nga personalitete tė letėrsisė shqipe ndėr vite. Platonicės (Veli Stafa), nė shtator tė vitit 1938, me rastin e vdekjes sė poetit shkruante: -Hesht, o murgeshė motėr, hesht e mos shpėrnda buzėqeshjėn tande metalike nė kėt’ dhomė trishtimi, Motėr murgeshė, sot ka vdekė kėngėtari i vetės tande madheshtore, pa tė lanun me njė anė, sot ka vdekė Migjeni...

Dėshmori tjetėr i lirisė Kristaq Tutulani, nė dy vjetorin e vdekjės shprehet: “... qė Migjeni e vlen tė mos harrohet, se duhet tė dalė ndonjė i ri qė tė analizojė e tė kritikojė veprėn e tij e se duhet tė pėrmblidhen e tė shtypėn nė njė libėr vjerrėshat e prozat e tij tė botuara e tė pabotuara”. Gjikė Kuqali, po nė vitin 1940, shkruante: “Me poemat qė Migjeni shkrojti, i ngriti vetės njė pėrmendore, qė kurrė nuk do tė humbasė dhe do tė dallohet nė mes gėrmadhave shekullore si shkelqeu xixėllonja nė errėsinen e natės...” Mark Gurakuqi: “Migjeni qe jo vetėm autori ma i talentuem nė rradhėt e shkrimtarėve tė viteve ’30, por megjithėqe vdiq kaq i ri, por edhe ma i pjekuni nė planin e kėrkesave artistike e ma i thelli nė rremimin e pasqyrimin e atyne problemeve qė shqetėsonin jo vetėm atė, por gjithė shokėt e tij...”

Arshi Pipa: “Asht ai nji yll? Oh, jo! Njė kometė? Ai asht njė vetetimė qė duket e zhduket sa ēel e mbyll sytė, larg nė horizont, nė njė qiell tė vranėt Gushti, ndėrsa dheu digjet poshtė nga murtaja e vapės. E ajo vetetimė diēka lajmon: stuhi. (1945) Ismail Kadare: “Madheshtia e Migjenit qėndron pikėrisht nė atė qė edhe duke qenė nė terr e nė baltė, nuk e humbet asnjėherė atė vizion. As gria e jetės sė pėrditshme, as konkretėsia e ngjarjeve, e sė fundi as pasioni i tij nuk e zhveshin veprėn e tij nga ai thesar i  paēmuar qė ėshtė universalizmi.” Rexhep Qosja: “edhe sa i pėrket formės sė vargut Migjeni asht origjinal nė letersinė tonė. E verteta qė e transponon ai artistikisht mund tė ketė shprehjėn ma tė mirė dhe ma adekuate, vetėm nepermjet vargut tė lirė.” Albanologu i shquar Robert Elsie do tė shkruante, duke i quajtur bashkė me Lasgushin lajmėtare tė modernizmit: “Rruga drejt modernizmit dhe drejt Evropės u nis nga dy poetė tė njė brezi tė ri, dy “tė jashtėm” qė u shkėputen nga tradita e letersisė sė deriatėhershme dhe i dhanė kulturės shqiptare vendin e vet nė njė Evropė bashkėkohore: mesjaniku Migjeni dhe panteisti Lasgush Poradeci.” Dhe pėr tė gjitha kėto sa thamė komentet janė tė teperta. Dhe unė do tė parapelqeja t’i mbyllja kėto rradhė me amanetin e deshmorit tė lirisė Kristaq Tutulani, edhe pėr hartuesit e programit tė letersisė tė Ministrisė sė Arsimit: “qė Migjeni ia vlen tė mos harrohet!...”





Nėpėr gjysmėmuzgun drejt aktit tė vetflijimit!

 Raimonda Moisiu

Poetin kosovar Mėhill Velaj ,emėr qė e kisha dėgjuar prej kohėsh,rastisa ta takoj nė njė takim tė " Shoqatės Sė Shkrimtarėve Shqiptaro-amerikanė ' ,me rastin e promovimit tė krijimtarisė tė poetit Adnan Mehmeti.Fat e nderim pėr mua tė ndodhesha aty ,sepse morra dhuratė librat e Velaj.Rrugės pėr nė shtėpi i lexova me shumė kurreshtje e pėrkushtim ,duke mos ditur qė sot do jetė subjekt i diskutimit tim..Poezitė tė tėrheqin aq shumė ,sa lexohen me njė frymė .Aty shoh jetėn e poetit qė ka kaluar nėpėr katrahura tė kohės qė nė fėmijėrinė e tij tė lindjes ,nė Gllogjan tė Pejės.
Libri i parė "Gėrshetat e Aulonės",qė nga titulli ėshtė njė dicka e vecantė ku paraqet Vlorėn ,qytetin e Pavarėsisė ,tė pjesėshme tė tokave ilire.Librin e pėrcjellin disa ilustrime mjaft karakteristike ku tėrheqin vėmėndjen e lexuesit tė vogėl ,pse jo edhe atij tė rritur .Libri ėshtė i ndarė nė katėr cikle :
Mos shkoni se qajne lulet .-Gur flijimi.
Fustani i grisur dhe prush nė zemėr - i shtrenjti emėr.
Velaj ,duke njohur botėn njomėzake tė fėmijėve ,tė duket se ka patur nė dorė celėsin sekret tė letėrsisė dhe psikollogjisė pėr fėmijė ,e posacėrisht nė jetėn mes tyre ,ku punonte me pėrkushtim,si edukator i ardhmėrisė .Ai pėrshkuan me figura letrare dhe ndjenjė ,harėnė,gėzimin,mallin ,kujdesin e dashurinė pėr fėmijėt ,qė dėgjojnė zilen e parė pėr tė filluar odisejadėn e shkronjave tė artya ,shkronjat tė cilat janė alfa dhe omega e cdo njeriu.Por sa me brengė e dhimbje ,e pėrcillte poeti zbrazjen e trojeve shqiptare kur iknin nxėnėsit e tij ,nė mėrgim bashkė mė prindėrit e tyre,pa i shkuar mėndja kurrė qė njė ditė dhe ky vetė tė bėhet pjesė e kėsaj plage kancer tė kombit tonė.

Mesa dhimbje shprehet poeti nė poezinė:
"Vogėlushi nė mėrgim"
Sa herė shkoj nė shkollė ,
Ti mė mungon nė bangė tė parė ,
Zemra nė heshtje qan,
Mua mėsuesit me ditar!
Poezia e Mėhill Velaj ka mall e krenari,kur ai na flet pėr fėmijėt ,pėrulet para moshės sė tyre tė vogėl,mban kokėn lart kur flet pėr ardhmėrinė e kombit e asnjė moment nuk ėshtė pesimist ,por gjithmonė i josh fėmijėt me bukuritė e natyrės ,respektin pėr familjen,dhe shokėt ,respektin pėr tė robėruarit ,tė varfėrit dhe tė sėmurit.Ėshtė poezia e tij gjithpėrfshirėse ,largimi i Velaj nga vėndlindja ,atdheu,qė e la gjithmonė me kokėn ,sytė mėndjen e zemrėn atje te pragu i shkollės ,te guri i vatrės ,ku akoma oxhaku tymon dhe pret kėthimin ,e mban me mall krahėqafė atdheun,dhe njerėzit e mirė atje.Por pas dhjetė vjetėsh na jep njė pėrmbledhje tjetėr me titull karakteristik nė qėllim dhe brendi : "Metamorfoza e rruzullit".
Ndryshimet qė priteshin tė ndodhnin nė poezinė e Velaj vėrtet pėsuan njė ndryshim tė madh.Kėtė libėr ai ja kushton ish-nxėnėsit tė tij ,Ardian Krasniqi ,i cili ishte ushtari i parė i UCK-sė,viktima e parė e terrorit sėrbo-sllav,qė kishte filluar spastrimin etnik.Duke i lexuar kėto poezi ,herė kalon nė ndonjė Saharė shumė tė ngrohtė ,e herė bie nė ndonjė lėndinė me ujė ,barė e kullota tė begatėshme ,herė shfaqet si ėngjėll e herė si djall ,herė shan e herė lavdėron.Shihet vuajtja dhe lodhja e poetit kur thotė:
Aty ku pushojnė ėndrrat
nisin pranverat,Pranverat e Lirisė!
 Ky libėr i ndarė nė katėr cikle : Hyrje nė natė ,ishte vetėm fillimi i vuajtjeve ,tė sakrificės qė trojet tė ribėheshin .Sa ka vuajtur poeti duke qėnė protagonist i asaj nate ,pėr tė qėnė timonier drejt errėsirės rreth tokės sė perėnduar qė pret agimin ,pret agimin e orės sė lirisė tė njomur me gjakun e trėndafilave ,ata qė prisnin te kroi i kujtimeve si baladė durimi ,agimi qė vjen bashkė me Konstandinin.
Gjithmonė Velaj ishte kujdestar ,si lėviznin gjėrat se a do ketė sukses Tuheli i Semeringut ,i inxhinierit me origjinė shqiptare ,nga ai tunel pritjesh ,ku kishte paraqitur kohėn tė dhuruar nga ata qė nuk ia donin tė mirėn rracės shqiptare sė zgjedhur tė botės,tė bėnin ,Balad durimi.
Priste bekimin e Kastriotit.
Tė Nėnė Terėzės.
Tė Ardian Krasniqit e Adem Jasharit .
Pritjen e shallbardhit (ketu aludohet per Presidentin historik tė Kosovės,tė pavdekshmin,Ibrahim Rugova),qė priste pranverat atėhere kur Kosova ishte nė embrionin e bėrjes.Kryesisht poezia e Velaj ėshtė thirrje vėllazėrore bashkimi sepse vetėm tė tillė mund tė ecim pėrpara ,sepse vetėm tė bashkuar nuk ka mundėsi qė shekujt tė tallen me ne.Ishim e mbesim sipas Velaj brumi mė i mirė pėr tė bėrė historinė.Duke e njohur veprimtarinė e poetit ,ne presim shumė prurje tė reja nė kėtė vorbull tė madh tė letėrsisė qė po botohet sot me vlera shumėdimensionale.Sė fundi i shpreh Urimet mė tė mira dhe Suksese nė krijimtarinė e tij : Me mesazhin qė poeti na i pėrcjell si testament :
 Tė jemi lisa me rrėnjė ,nė gurrė e varre ..,
Jehonė zėrash tė rinj,
Oshėtima e zėrave tė  tė parėve.

 Ju faleminderit!
 *Recencė e mbajtur mė 6 shtator 2008 nė Monroe College ,Austin Hall,nė promovimin e librave tė poetit Mėhill Velaj dhe shkrimtarit e prozatorit tė mirėnjohur ,Ramiz Gjini.

 


Nga Fation Pajo


Vargjet e poetit me flasin


Prej disa kohėsh jam endur mes dilemash brenda vehtes. Njė pyetje e thjeshtė mė vėrtitet si akrepat e orės e s'mė lenė tė qetė tė mund tė formuloj njė pėrgjigje konēize : "Kush ėshtė Dalan Luzaj ?!" Njė emėr realisht i panjohur pėr mua dikur,veē disa poezive tė botuara nė shtypin e pėrditshėm aty nga mesi i viteve 90-tė.Kjo pyetje m'u pėrforcua sidomos pas mbritjes si shumė familje tė tjera kėtu nė njė prej gjigandėve qytet tė botės,nė Chicago. Dimėrimi i gjatė (dhuratė e kėtij vendi) mė shpuri nė labirinthet e vazhdimit tė krijimtarisė letrare. Mes "kursimesh"kohe tė ēmuar gjeta sėrish nėpėr listat e internetit "Pantallonat e internimit" njė ndėr poezitė mė mbresėlėnėse tė kėtij poeti dhe thashė me vehte: Mbase do kem rastin ta takoj kėtė njeri !
Njė mbrėmje nė lokalin luksoz "Diplomat West" zhvillohej promovimi i vėllimit poetik "Me mirėnjohje pėr..." tė mikut,poetit dhe ish aktorit korēar,Ilir Borovės. Mes tė ftuarish tė shumtė pata kėnaqėsinė tė ndodhem nė njė tavolinė me poetin Dalan Luzaj,shkrimtarin e ri e tė apasionuar,Ymer Ēela,me tė kudondodhurin njėkohėsisht dhe inspiruesin e kėsaj mbrėmjeje,aktorin e mirėnjohur tė teatrit Kombėtar,Pandi Sikun si dhe me miqtė e mi Ilir Numani e Thanas Hoda. Shihja ashtu paksa vjedhurazi nga atmosfera nė tė cilėn ndodheshim kėtė poet qė sot po mbush plot 45-vjet nga paraqitja e parė e tij publikisht me poezinė interesante "Polic i dashur" tė botuar nė revistėn "Nėntori" Nr.11 tė vitit 1963 dhe pėrsėrisja nė heshtje ato vargje qė pėr mua do ta rreshtonin pėrkrah "tė mėdhenjve" tė brezit tė sotėm tė penės:
"...Pantallonat e mia
tė mbytura nė andre
i lante Burbi
pa mundur t'ua hiqte dot vuajtjen..."
Duke qenė kaq pranė kėtij mjeshtri tė mendimit tė thellė mundohesha tė zhbiroja nė sytė e tij tė pėrqėndruar ē'pėrmasa ka nė arterjet e kėtij njeriu fjalėpak dhimbja,e shkuara,e sotmja,Kombi,kultura e deri tek muza poetike. Do tė ishin jo vetėm 4 vėllimet poetike tė botuara prej Tij,angazhimi modest nė disa pėrmbledhje antologjike si dhe nė Shoqatėn e shkrimtarėve shqiptaro-amerikanė qė nga themelimi mė 2001-in dhe sot,Kryetar i saj qė ky potencial i letrave tė mė "detyronte" tė ulesha njė mbrėmje Shkurti e tė harrohesha nė dhomėn time duke pėrpirė njerin pas tjetrit tė kėtė "pasuri vlerash". Si mund tė shkėputesh nga vargje me aq ndjenjė si nė poezitė : "Emigranti";"pantallonat e internimit","Pa rrugė";"Fjala";"Qyteti im jugor";"Atdheu";"Plaget";"Nėnės":Kosova shtatzėnė";"Ēamėria";"Katrina",etj vetvetiu ndjen detyrimin moral e njerėzor qė para kėtij poeti tė dhimbjes duhet ngritur nė kėmbė e duhet tė heqim kapelen. Ishin kėto poezi e tė tjera qė mė shtynė drejt njė Hėne si ajo mbrėmje magjike arti tė kėrkoj tė zbuloj ē'mistere fshihen nė heshtjen e saj nė rrugėn e gjatė drejt sė ardhmes. Vėshtroj kėtė copėz lėndinė me trėndafila maji dhe tutem ta prek.Tutem dhe bėj mirė pasi kjo lėndinė i hap vetė krahėt e miqėsisė sė ngrohtė e tė ēiltėr. Tek unė s'janė sytė e mikut qė mė afrojnė qiejt e njohjes,janė vargjet e poetit qė mė flasin e mė ngrohin shpirtin e trazuar.
Fatmirėsisht jetojmė pranė njeri-tjetrit e nga ajo mbrėmje njohja mes nesh mori tė tjera pėrmasa,falė aftėsisė sė kėtij njeriu shpirtgjerė. I heshtur nė rrugėn e gjatė tė jetės plot stacione tė rrezikshme e tė "largėta",i kursyer ne ndėrtimin e piramidės sė tij poetike,i ngrohtė nė komunikimin shoqėror tė ēdo lloj tipi e shtrese,shpėrthyes nė pikat kulmore tė situatave nėpėr tė cilat kalon kombi ynė i shumėvuajtur,inkurajues pėr ne mė tė rinjtė drejt pėrsosmėrisė sė artit tė bukur e tė vėshtirė tė poezisė,ky ėshtė retushimi im nė skalitjen e portretit tė tij.
Endja nėpėr vite ku nuk e shpuri fizikisht e padrejtėsisht tė urtin e tė tė thjeshtin Dalan. Por pėr tė "thembra e Akilit" DINJITETI NJERĖZOR,ėshtė njė medalje nė gjoks qė jo ēdokush e meriton. Ndėrsa mbrėmjeve bulevardet do prisnin mysafirėt e pėrhershėm nė apelin ritualitik zbrazur nga makthet e ditėve shterpė,Dalani e njė brez i tėrė do tė "xhironin" nė tjetėr bulevard,pa drita neonėsh,pa pėrshėndetje miqsh pa ėndra tė "bukura" e megjithatė nėn kor gjinkallash Ai si "Blloshmėt","Lekat" e "Xhaferėt" me shokė,nė fletoren me kapakė tė zhubrosur do ngrinte zėrin e tij:
"...Heshtėm,
po s'u bindėm,
u prehėm,
pa u qetėsuar asnjėherė,
me zbrazėtinė u grindėm,
Shkonim stinėt
e mbyllur ēdo derė...
nė poezinė aq tronditėse dhe kuptimplote "dyer tė mbyllura"
Dalan Luzaj si dhjetra e mijėra bashkėvuajtės tė njė regjimi nga mė monstruozėt luftoi e mbijetoi pikėrisht pse nė ideal e nė shpirt nuk kish "pallate ėndrash" njėngjyrėsh e me netė tė zbrazėta. Ai
kish Keopse dhimbjesh ndėrtuar ditė pas ditėsh me gurė smeraldėsh zemre "Realitete jetėsore" dhe nė horizont njė zgjim projeksional qė e priste.
Sot tek pijmė kafenė sė bashku nė sytė e heshtur tė tij lexoj thėnien kapitale tė poetit tė mirėnjohur,Akademikut Xh. Spahiut :
"Shpitin e tij tė ndritshėm poetik deshėn ta pėrdhosnin me baltėn e urrejtjes,ta shfytyronin,por s'mundėn. Shoku im i vuajtur mbeti deri nė fund NJERI"
Ajo e shkuar e hidhur pėr mikun tim tashmė (sikundėr dhe e shoh) ėshtė shndėruar nė njė "Monument kulture" skutave tė trurit tė cilin e hap sa herė dallgėt e detit "muzė poetike" do tė pėrplasen brigjeve tė molit "kujtesė" pėr tė na rrėfyer ne sa e dhimbshme ėshtė tė rinisėsh jetėn atėherė kur tė tjerėt ndoshta kanė kapėrcyer male sfidash. I tillė paraqitet ky poet kurajoz sidomos me poezinė "Plagėt":
"... Erdhi jeta e mė gjeti vetėm
tė dal prej vetmisė s'kam se si
Nuk mė rinon as i gjithė Kontinenti
Plagėt,kur vrenjtet,mė therrin nė gji..."
Nuk ėshtė thjesht njė poezi kjo dhe me kaq mbyllet njė cikėl,njė hapėsirė kohore. Jo,ėshtė njė tharm brenda kontureve tė njė njeriu qė thellėsisht di tė falė "xhelatin" sistem edhe pse i pamėshirshėm ndaj kėtij shtrati tė gjerė lumi qė sa herė niste prurjet u vinte prita vetėm e vetėm qė "fara " e fushės tė mbetej e djerrė. Si njė pjesė pėrbėrėse e mekanizmit tė vajisur nga kulisat e njė superseriali horror "Diktaturė e Proletarjatit" kudhra e farkėtarit "Shtet socialist" do tė rrihte ende pa u nxehur mirė lingota tė tėra,kush dilte a shfaqej jashtė profilit tė tipit "Siamezė" tė verbėrt.duke trokitur gotat e "madhėshtisė" mbi gjokset e lotėt e dhimbjes sė tė pafajshmėve. Tė tillė goditje pėsoi dhe familja e Profesorit tė filozofisė e zotėruesit tė mbi tetė gjuhėve tė huaja,z Isuf Luzaj,pjesė e sė cilės ėshtė padyshim dhe poeti Dalan Luzaj,njė ndėr dėshmitarėt okularė tė kėtij "Ndėshkimi". Nga fjalorėt mjerisht e pėr disa dekada u hoqėn pėr Tė fjalėt e bukura shqip "mik";"shok";"koleg" etj, dhe ēuditėrisht u zėvendėsuan me tė tjera si:"vetmi";"pėrbuzje";"shpifje";"sarkazėm" etj e ky njeri-poet diti tė falė. Pėrse ?!...Pėr kė ?! Ai fal se i tillė ėshtė shpirti i njė njeriu me zemėr tė madhe. Ai fal pse ndėr deje ka po atė gjak si i gjithė fisi i Luzajve i njohur nė gjithė shqipėrinė e jugut. Me dinjitet Ai mundi t'i bashkohej trenit tė tė mbijetuarve nga ajo dhunė barbare e pėr hir tė sė ardhmes veshi kostumin e kohės dhe me pantallonat e internimit nė sepetėn e vjetėr nisi tjetėr jetė. Vėrtetė s'e lanė tė shėtiste botėn reale me tren Orjent-express e tė shndėrohej nė njė rabeckė qė zgjim e perėndim tė fluturonte brenda kafazesh e t'i bėnte iso tė vetmit refren "hymn" qė s'e pėrtypte dot. Pse ?! Sepse shpirti i tij
kish tė tjera nota,notat e plorit tė Dheut me lotė dhimbjeje vaditur. Sepse si atėherė dhe sot ka pėr kryefjalė ēka Ati i tij porositte :
-Punoni sa mė shumė pėr atė Komb...pėr Vendlindjen e pėr gjuhėn tonė amtare...!
Shfletoj njė ndėr vėllimet dhe s'kam si tė mos lexoj me zė tė lartė vargjet e poezisė ;"Kthim nė Atdhe"
"...Barka shtynteHėnėn nėpėr det
Deti shtynte barkėn pėr tek Ti
E pafund udha kur tė pret
Gjysmatjetėr,qė mungon nė gji..."
Kėto vargje si dhe poezitė :"Kosova shtatzanė","Ēamėria" etj, janė brumi qė gatuan bukėpjekėsi poet e njėkohėsisht detyrimit njerėzor i Tij pėr tė jetuar sa mė pranė sfidave tė kohės qė kalon vendi ynė.
Me vargjet e Tij ku nuk ka shkelur e ku nuk ka "vizituar" dhe ecja e qetė e me vėshtrim tė mprehtė i ėshtė hapur udha pėr t'u shtruar nė sofrėn e madhe poetike denjėsisht pėrkrah penave mė nė zė tė kohės. Ashtu sikundėr e pėrcakton dhe poeti i njohur Agim Shehu:
"...Edhe kur jetonte nė vuajtje,dhe kur kėndon nė liri Dalan Luzaj mbetet poet fisnik. Mendimin metaforik e ka njerėzor..."
Pasi kam shijuar kafenė me kėtė mik tė nderuar pėr mbarė Komunitetin Shqiptar tė Chicago-s e jemi ndarė nuk munda tė qėndroja.Ajo pyetje e fillimit u bė nė shpirtin tim njė lajtmotiv pėr tė hedhur kėto rreshta duke larguar kėshtu hamendėsimet e dikurėshmetė nė formulimin e pėrgjigjes sė pyetjes qė mė trokiste shpesh nė konturet e memorjes.
E nesėrmja do tė sjellė padyshim tė tjera emocione e tė tjera trokitje tek unė sepse tė tilla do tė jenė vargjet e kėtij poeti-model tė kohės qė jetojmė
.

 USA, 2008



KUR  ARTI  POETIK  VIHET     FUNKSION     KOMBIT,  AI  NUK  VDES


Porsa    ra    dorė  libri  “ Metamorfoza  e  Rruzullit,, e  poetit  Mėhill  Velaj, njė  ndjesi  e  brendėshme    shtyu  ta  lexoj  sa    parė.

Shprehem  kėshtu  sepse prej  takimit    parė    kam  patur  me  zotin  Velaj 

(dy  vjet    parė    njė  mbledhje    shoqatės    shkrimtarėve) mė  la  mbresa  mėnyra  e tij e  komunikimit. Sjellja  dashamirėse  dhe  buzėqeshja  e  tij  e  ēiltėr tregonin mė tepėr per fisnikėrinė e tij.

 

Respekti  i  krijuar    ato  pak  orė    kaluam    bashku    detyroi  t’i  kushtoj  vėmendje  librit    tij. E  lexova  me  njė  frymė, por  t’u  njohur  sa mė  parė  me  penėn  e  kėtij  poeti. Me kėnaqesi e  rilexova  me  kujdes  dhe  nuk  dola  i  zhgėnjyer. Z. Velaj    tepėr  se  njė  njeri  dhe  shok  i  respektuar, tė  bėn  pėr  vete  me  krenarinė  stoike  dhe  patriotizmin  me    cilin  ai  vargėzon  mendimin  e  tij    pasur  ne fjalor  dhe    figurshėm. Bėn  njė  lidhje  organike    shqetėsimeve, mendimeve  dhe  ndjenjave    tij  me  fatin  e  Kosovės. Kjo pasqyrohet bukur  nė vargjet:                                  

                                                            

  Emri  im  gjendet

                                                                komponentet  e  lotit

                                                                domethėnien  e  plisit

                                                                plasaritjen  e  kufijve

                                                              Nė pikėpyetjet  e  historisė…

 

Jo    pak  tronditės  janė  vargjet    poezinė “Ē’bėjmė” Me  njė  revoltė    justifikuar  bėn njė  autokritikė    vetvete  pse  ka  bėrė  kaq  pak  pėr  kombin.

                                                                 

      Tėrė  ē’krijuam

                                                                  E  ngarkuam    trastėn  e  fatit

                                                                  Pėr  ta  bartur  nėpėr  popuj  e  shtete

                                                                  Pėr    siguruar  formėn  e  mbijetesės.

 

Pra    njė  farė  mėnyre  i  kėrkon  falje  atdheut  sepse  emigroi  pėr    mbijetuar,

ndėrkohe qė atdheu  kishte  nevojė  pėr  tė. Me  njė  mjeshtėri    hollė  artistike  ka  ditur    thurri  mendimin  me  fatet  dhe  historinė  e  popullit    tij. Pikėrisht  kėtu  merr  vlerat ky libėr. Kur  arti  poetik  lidhet  me  jetėn  dhe  historinė  e  njė  kombi, ai  pa  e  kuptuar  hyn  dhe  vetė    histori.

Temat    trajton    libėr  z.  Velaj  janė  tema    sot    shumė  se  kurrė  na  thėrrasin  t’i  bėjmė  apel  vetes. Ku  jemi, ēfarė  bėjmė  pėr  veten dhe atdheun tonė, pėr  brezat  e  ardhshėm. Pra  janė  aq  aktuale  dhe    larmishme  sa  ėshtė  e  pamundur  t’i  komentosh  qoftė  dhe    vija    pėrgjithėshme, pa  dal  jashtė  caqeve    kėtij  shkrimi  modest.

 

SINQERISHT  URIME  Z.  MĖHILL

 BARDHYL   MEZINI


PĖRSE LETERSI JOVERIORE PER MATURĖN SHTETĖRORE?!...

 (Refleksione)

 PJETĖR MILI

Matura Shtetėrore u mbyll me sukses. Edhe programet orientuese pėr Maturėn Shtetėrore kėtė vit erdhen mė shpejt se vitet e tjera pranė ēdo shkolle tė mesme. Dhe kjo natyrisht pėrbėn njė arritje pėr Insitutin e Kurikulės dhe tė Trainimeve, qė duhet pėrshėndetur. Por sa pėrshtaten kėto programe me programin mėsimor tė lėndės sė letėrsisė qė ka nė dorė mėsuesi? Ky ėshtė edhe shqetėsimi ynė, objekt i shkrimit tonė. Arritje tjetėr pėr kėtė vit shkollor ėshtė edhe futja e gjuhės shqipe nė masėn 30% tė programit tė tė gjithė lėndės nė provimin e Maturės Shtetėrore. Kjo do tė ndikojė pėr ēdo maturant qė tė rritė ndjeshėm formimin gjuhėsor dhe kulturėn e tij gjuhėsore, krahas formimit dhe kulturės letrare. Por le tė ndalemi tek lėnda e letėrsisė, si dhe ēfarė pėrmban programi orientues? Sė pari, pa bėrė ballafaqimin me programin e vjetshėm, qė s’ėshtė objekt i kėtij shkrimi, ka shumė ndryshime tė panevojshme, (janė ndėrruar autorėt dhe aty ku ėshtė lėnė autori ėshtė ndėrruar vepra letrare), pra ėshtė bėrė ndryshim pėr hir tė ndryshimit, pa kurrėfarė lloj vlere, vetėm pėr tė ēorientuar nxėnėsin dhe bashkė me tė edhe vetė mėsuesin?! Madje shkohet deri aty sa vihen fragmente dhe vepra letrare tė autorėve tė ndryshėm, kur nė tekstet mėsimore ka tė shtjelluara vepra tė tjera letrare?! Le tė shohim programet e gjimnazeve tė tė tri drejtimeve! Mund tė themi qė nė fillim se grupi i punės ka punuar pa pėrgjegjėsi si pėr drejtimin e pėrgjithshėm qė pėrbėhet nga katėrshja (L. Murthi; L. Ēela; A. Ramaj dhe R. Vrapi), po kėshtu janė tė tė njėjtit autorė edhe pėr drejtimin natyror, ndėrsa pėr drejtimin shoqėror kur lėnda e letėrsisė zhvillohet me pesė orė nė javė, grupi i autorėve pėrgjysmohet vetėm nė dy autorė (pra, vetėm nga L.Murthi dhe L. Ēela), nė vend qė tė zgjerohej?! Dhe qė kėtu fillon paradoksi. Le t’i shohim se si kanė punuar dhe sa seriozisht e kanė hartuar programin orientues tė kėsaj lėnde pėr secilin drejtim! Le ta themi qė nė fillim se ky grup pune, ose nuk e njeh mirė programin mėsimor tė letėrsisė tė gjimnazeve, ose s’ėshtė ballafaquar me tė fare, sepse autorėt, siē duket janė vėnė nė programin e maturės sipas preferencave vetjake dhe mė konkretisht, letėrsia e trevave veriore nuk pėrfaqėsohet fare, ose pėrfaqėsohet nė minimum, ndryshe nga programmi mėsimor, pa folur kėtu pėr letėrsinė e trojeve shqiptare jashtė kufijve politikė tė Shqipėrisė (Mali i Zi, Kosovė, Maqedoni, dhe arbėreshėt) qė s’ pėrfshihen fare, qoftė edhe me njė pyetje pėrfaqėsuese tė vetme, qė maturantėt tė binden se bėhet letėrsi me vlera edhe jashtė kufijve shtetėrorė tė Shqipėrisė. Pyesim grupin e punės: si dhe sa del i formuar njė maturant gjimnazist i ēfarėdo drejtimi qoftė ai nga Matura Shtetėrore nė lėndėn e letėrsisė, kur nė programet e kėsaj mature mungojnė autorėt madhorė veriorė si Fishta, Mjeda, Camaj dhe Koliqi?! Tė jetė harresė? S’duam ta besojmė! Tė jetė mosnjohje e programit? Mbase! Tė jetė mospreferencė e grupit tė punės pėr shkollėn letrare shkodrane?! Besoj qė po, nė arsyen e fundit. Sepse tė mos e kuptosh letėrsinė e trevave tė Veriut nuk ta zė besė kush, pėrderisa je specialist letėrsie dhe punon nė njė Institucion qendror! Tė pėlqejnė apo i urren autorėt veriorė ėshtė preferencė personale, por t’i persekutosh ato nė njė program shtetėror siē ėshtė Matura Shtetėrore, ėshtė e pafalshme! Dhe fundja kush ta jep kėtė tė drejtė? Me kėtė mohim qė u bėhet autorėve veriorė maturantėve mediokėr do t’u mbushin mendjen se nė Veri s’ka patur fare letėrsi, sesa pėr maturantėt cilėsorė s’do ta besojnė, se ato kanė shije artistike. Se ato e dinė mė sė miri se dokumenti i parė i shqipes si vepėr letrare ėshtė “Meshari”, se ato e dinė edhe mė mirė se letėrsinė e vėrtetė shqipe e kanė themeluar katėr B-tė E MĖDHA SHTYPI (BUZUKU, BARDHI, BUDI E BOGDANI), qė edhe kėto si pėr ironi, mungojnė fare nė programin orientues. Mė konkretisht nė gjimnaz (drejtimi i pėrgjithshėm) mungojnė Koliqi dhe Camaj, nė  drejtimin shoqėror mungojnė Camaj dhe Mjeda, ndėrsa tek drejtimi natyror mungon Camaj, por edhe i Madhi Gjergj Fishta, qė qė nė ngjallje bashkėkohėsit e kanė quajtur: Homeri Shqiptar dhe Poeti ynė Kombėtar, me kryeveprėn “Lahuta e Malcis”, i cili skaliti historinė e popullit tonė nė vargje. Me kėtė veprim, grupi i punės i ka dhėnė njė shkelm tė fortė vetes dhe tė gjithė koven me tamel (qumėsht) programin orientues tė Maturės Shtetėrore e ka “derdhur”. Dhe kur kėto autorė i ballafaqon me programin mėsimor dhe me numrin e orėve tė mėsimit qė zhvillohen nė shkollėn e mesme s’ke si tė mos revoltohesh. Edhe pse kanė nė program orė mė shumė, nuk pėrfaqėsohen fare pėr t’ua lėnė vendin autorėve mė me pak orė, si p.sh: nė gjimnaz profili i pėrgjithshėm Camaj ka shtatė orė, Koliqi ka gjashtė orė dhe “harrohen” ,kur kemi autorė tė tjerė mė me pak orė si Konica me pesė orė, Kuteli me gjashtė orė dhe qė futen nė programin e MSH. Nė drejtimin shoqėror, megjithėse Camaj ka shtatė orė dhe Mjeda  pesė orė, kemi autorė tė tjerė jugorė qė pėrfaqėsohen, edhe pse kanė mė mė pak orė si: Kuteli dhe Dritėroi me nga gjashtė orė dhe Petro Marko me shtatė orė, etj. Ndėrsa nė drejtimin natyror, edhe pse Fishta dhe Camaj zhvillohen me nga pesė orė dhe nuk pėrfaqėsohen nė MSH, do tė kemi autorė tė tjerė qė kanė numėr tė barabartė orėsh dhe qė ēuditėrisht zėnė vend qendror nė program, si Poradeci, Agolli dhe Kadare. Edhe nė dy drejtimet e tjera tė gjimnazit Fishta, edhe pse futet nė program tė MSH, “harrohet” kryevepra e tij “Lahuta e Malcis”. Ja pse unė do tė citoj disa vlerėsime sa pėr kujtesė pėr grupin e punės. Albanalogu kanadez Robert Elsie e quan Fishtėn “zėri i kombit”, fq 117, tek punimi Letėrsia shqipe-njė histori e shkurtėr Tiranė, 2006, L. Poradeci e quan “shkėmbi i tokės dhe i shpirtit shqiptar”, F.Konica “At Fishta ka provuar tė gjitha degėt e letėrsisė dhe gjithnjė me sukses, por jashtė Shqipėrisė ai ėshtė njohur vetėm si autor i “Lahutės sė Macis” njė epi pastoral dhe heroik”. Sali Bashota “Bota fishtiane ėshtė e pazakontė dhe specifike nė tė gjithė letėrsinė shqipe”. Ēabej nė nekrologjinė pėr Fishten shprehet “Ai u bė nė njė tjetėr kuptim sesa Naim Frashėri poeti kombėtar i Shqipėrisė”. Albanologu i shquar Maksimiliam Lambertz (1882-1963), e quan Fishten si “poeti me mendje mė tė hollė qė ka nxjerrė ndonjėherė Shqipėria”, kurse At Justin Rrota nė vepren e tij “Leteratyra shqype” shprehet “N’At Gjergj Fishten, n’auktorin e “Lahutės sė Macis”, do tė njohim poetin e vėrtetė kombėtar nė kuptimin mė tė skajshėm tė fjalės”. Kurse nė prill tė vitit 1925 Gabriel D’Annunzio, ma i pėrmenduni poet shkrimtar i Italisė, domethanė se i ēoi fotografinė e vet me kėtė kushtesė: “Al grande poeta della gloriosa gente d’Albania Pater Fishta,- fraternamente”, shprehet Justin Rrota nė vepren e sipercituar qė do tė thotė (poeti mė i madh i popullit tė lavdishėm tė Shqipėrisė). Nė veprėn e tij Robert Elsie i kushton plot katėr faqe, si asnjė autori tjetėr kėtij shkrimtari, ndėrsa pėr nxėnėsit gjimnazistė tė drejtimit natyrorė nė provimin e MSH nuk u gjendka qoftė edhe njė rradhė pėr Gjergj Fishten, pėr tė gjitha sa thamė mė sipėr!...

Fishtės edhe eshtrat diktatura ia hodhi nė lumin Kir, pasi e zhvarrosi dhe tani duan t’i heqin emrin nga programi i MSH, por (sa pėr kujtesė) nė vitet ’90 kur njė aktor po recitonte nė Shkoder vargjet e “Lahutės sė Malcis” dhe diku nga mesi u ngatėrrua, atė e ndihmoi salla, duke i recituar pėrmendėsh si nė kor...

Si mund tė “mungojė” Mjeda nė programin e drejtimit shoqėror dhe natyror, kur “poezia e Mjedės, sidomos pėrmbledhja e tij “Juvenilja”, Vjenė, 1917 shquhet pėr stilin klasik dhe pastėrtinė gjuhėsore”, do tė shprehet Robert Elsie, i cili i kushton tre faqe nė vepren e tij?

Dhe me citime tė tilla do tė vazhdonim gjatė, si p.sh:” Martin Camaj ėshtė njė shkrimtar i mėnjanuar, por me rėndėsi tė madhe nė prozėn dhe poezinė e sotme shqipe… dhe se pėrpara rėnies sė diktaturės vetėm njė grusht njerėzish nė Shqipėri kishin dėgjuar pėr Martin Camaj”, shprehet R. Elsie.

Sabri Hamiti ka thėnė:”Koliqi ėshtė njė ndėr themeluesit e prozės moderne shqipe.” E kėshtu me citime dhe me vlerėsime nė shkallėn mė superlative do tė vazhdonim pafund pėr shkrimtarėt e shkollės letrare shkodrane, siē  pėlqen t’i quajė Robert Elsie shkrimtarėt veriorė tė sipėrpėrmendur. Sipas stilit tė krasitjes sė autorėve veriorė, nė programin e MSH ndėshkohet si padashur edhe imzot Noli, kryeustai i fjalės shqipe, i cili nuk pėrfshihet nė programin e kėsaj mature pėr tė tri drejtimet e gjimnazeve! Si mund tė “harrohet” Noli ynė i madh, oratori, politikani, pėrkthyesi, poeti, kritiku, muzikologu, etj, ku ēdo tekst i letėrsisė i referohet pikėrisht kėtij emri tė madh si pėrdoruesi mė me finesė i figurave letrare nė letėrsinė shqipe?!

Ai akoma ėshtė njė model i paarritshėm pėr kėtė letėrsi, ndaj i madhi Kadare shprehet: “Noli krijoi njė poezi politike tė madhėrishme si rrallėkush nė letėrsinė europiane, kryeministri mė i kulturuar europian, nė vendin mė tė prapambetur”. E pra Noli nė programet e gjimnazit pėrfaqėsohet jo pak, por me pesė orė mėsimore.

Lajthitje tė tilla do tė gjejmė edhe pėr ndonjė autor tjetėr jugor, sipas modelit tė krasitjes sė autorėve veriorė. Si mund tė mos pėrfshihet nė asnjė rradhė tė programit tė MSH, fjala vjen Kasem Trebeshina (kur ka katėr orė nė programin mėsimor), ndoshta jo aq pėr vlerat e tij letrare, sa pėr kurajon qytetare qė guxoi t’ia thotė troē diktatorit Hoxha nė Promemorien e tij tė 5 tetorit 1953, duke krahasuar qė atėherė me Luigjin XIV, dhe duke parashikuar dhe paralajmėruar qė atėherė dhe mjaft nė kohė pėr gjėmėn qė po ndodhte nė letėrsinė shqipe dhe pėr gjithė popullin shqiptar? Dhe si pėr ironi ky autor mbijetoi nėpėr burgje ku edhe sot jeton, duke i shpėtuar ēuditėrisht dėnimit me vdekje tė diktatorit. I rrjeshtuam tė tėra kėto vėrejtje me syrin e mėsuesit tė lėndės sė letėrsisė qė nesėr nė programin e ardhshėm tė MSH, tė pėrfshihen autorėt mė pėrfaqėsues dhe mė dinjitozė tė kėsaj letėrsie, vetėm sipas vendit qė zėnė ato nė programin mėsimor tė lėndės sė letėrsisė tė katėr vjeteve tė gjimnazit. Dhe zgjidhja ėshtė e thjeshtė: ai grup pune qė harton programet mėsimore tė gjimnazeve tė tri profileve, le tė hartojė dhe programet e MSH nė letėrsi. Dhėnte Zoti tė fillojė kėshtu puna pėr MSH tė vitit tė ardhshėm!... 


 

 

Poezi plot hymne dashurie

 

 

Disa mendime rreth librit poetik

“Deti nė mes” tė autorit Adnan Mehmeti

 

 

Nga Tomė Mrijaj

 

 

Duke lexuar poezitė e librit tė fundit “Deti nė mes” (Adriatic Press, Stamford, CT, 2008) tė autorit z. Adnan Mehmeti, pa dashur vjen e krijohet njė ndjenjė ngrohtėsie nė shpirt, qė vjen gjithnjė duke u rritur nga njėra poezi nė tjetrėn, ndjenjė kjo qė buron nga dashuria e madhe e poetit tė ndjeshėm pėr atdheun, vendlindjen, njėrzit, pėr tė afėrmit e ngushtė tė rrethit familjar, pėr “erosin”, pėr natyrėn e bukur tė trevave shqiptare dhe pėr vetė jetėn e bukur, qė jetohet me ritėm tė shpejtė nė kėtė fillimshekull.

Ky mall e kjo dashuri e zjarrtė, e pastėr, e thjeshtė, e sinqertė dhe e fuqishme, qė ia djeg shpirtin poetit, ēfaqet nė ēdo vend e ku e hodhi fati i jetės, si mėrgimtar dhe nė ēdo poezi tė kėtij vėllimi tė ri, qė sot po kundrojmė me kėnaqsi.

Edhe pse poeti e ka ndarė vėllimin nė gjashtė kapituj, tė gjithė kėto pėrshkohen nga fryma virtuoze e dashurisė, qė ėshtė mbretėresha e poezisė, dhe poezia pėr mua ėshtė mbretėresha e artit.

Poeti Adnan Mehmeti, me fjalė shumė tė kursyera, por me njė intensitet ndjenjash tė ngjeshura, ka hyrė tashmė denjėsisht dhe zė njė vend tė merituar nė mbretėrinė e kėtij arti, duke na shpalosur botėn e tij shpirtėrore.

Dhe duhet thėnė, se ndjenja e dashurisė, ėshtė mė e virtytshme dhe mė madhėshtorja nga ēdo ndjenjė tjetėr, sepse ajo, ėshtė ndjellėsja e paqės dhe harmonisė nė mes tė njerėzve: Dashuria dhe Virtyti, janė si dy anėt e sė njėjtės medalje.

Ja pse poezitė e kėtij vėllimi, zgjojnė dhe pėrtėrijnė nė shpirtin e lexuesit atė ngrohtėsi tė ėmbėl tė dashurisė, ē’ka e bėn tė lėxohet me njė frymė dhe me etje, sepse ne kemi nevojė pėr poezi tė tilla dhe mesazhet qė pėrēojnė kėto poezi.

“Symbyllur dashuroj” - thotė poeti – nė njė poezi prej pesė vargjesh: “Harresa”, nė kapitullin e fundit “Vėrtikale”. Vetėm me kėto dy fjalė, poeti nn jep mesazhin, se ne kemi nevojė dhe duhet tė dashurojmė pa asnjė paragjykim dhe pa asnjė prapamendim!

A ka gjė mė fisnike se kjo!?

Qė “Me kuajt e erės pėrtej detit”, qė ėshtė titulli i kapitullit tė parė dhe i poezisė sė parė tė kėtij vėllimi, poeti thėrret:

“Merreni dashurinė,

ēojeni pėrtej detit.

Pėr ta murosur nė vendlindje

A nuk tė kujtojnė kėto vargje historinė e kalasė sė lashtė legjendare tė Rozafės, nė hyrje tė qytetit tė vjetėr kulturor tė Shkodrės, e cila, - sipas mitologjisė – para se tė murosej, vetėm njė gjė u kėrkoj dy kunetėve, qė e trathėtuan dhe bashkėshortit:

“Njerin gji ma lini jashtė, qė tė ushqej foshnjen…”, sepse ajo donte, qė foshnja, tė rritej dhe jeta tė vazhdoj; kaq e madhe dhe sublime ishte dashuria e saj pėr jetėn.

Pikėrisht e njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr poetin.

Sėrisht nga kjo buēetė e freskėt poetike, qė kemi sot nė duart tona, po shkėpus tre tituj krijimi shumė sinjifikativ dhe pėrmbajtje tė thella atdhedashurie, njė dashuri e madhe brenda koleksionit tė dashurive, qė autori Adnan Mehmeti, ka ofruar pėr tė kundruar pėrmes vargut poetik.

Kėshtu “Gardhet e prishura” (Dobrosini, pra vendi ku lindi UĒPMB), jep atmosferen e shpresės sė luftėtarėve shqiptarė tė lirisė, qė kėrkonin tė jetonin tė lirė nė tokėn e tyre amtare. Nė zemrat e shqipeve ishte mbajtur pėrherė e bleruar dashuria pėr Atdheun e lirė, e cila, nuk njeh ēmim. Dhe nė fund autori, vargėzon:

“Nė gjelbėrimin e kėtyre trojeve,

Ylberi zbret pėr tė pushuar

Nė gardhet e prishura

Dhe po kėtė tematikė liridashėse, e shohim edhe nė dy poezitė qė vijnė njėra pas tjetrės: “Kushtrimi” dhe “Jam flamur me shqiponjė”. Nė tė parėn, objekt trajtimi poetik ėshtė vendlindja e autorit, pra Lugina e Preshevės, ku luftėtarėt shqiptarė kishin vendosur ti jepnin edhe gjėnė mė tė shtrenjtė qė ėshtė jeta, pėr tė jetuar nė liri nga kolonizatorėt serbė. Kjo poezi, qė buron nga thellėsia e shpirit tė mirėnjohjes, i kushtohet komandant Lleshit, i cili, e dha kushtrimin pėr liri, duke u bėrė thirrje rinisė djaloshare tė rrok armėt, se liria nuk dhurohet, por fitohet.

Sėrisht edhe nė poezinė tjetėr “Jam flamur me shqiponjė” autori Mehmeti, kujton me respekt komandantin tjetėr Ritvan Qazimi, qė tashmė ėshtė martir i popullit tė vet. E kėsisoj, pėr ēdo 28 nėntor nė ditėn e Flamurit tonė, shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, nderojnė me heshtje e lule bijtė e lirisė, pėr gjakun e derdhur nė simbolin e flamurit tonė.

Nė fund, dėshiroj tė mbylli kėto pak rreshta, me mesazhin, qė del nga leximi i poezive atdhetare e atyre me temėn e pėrhershme tė dashurisė. Autori me mall i kendoi Ushtrisė Ēlirimtare UĒPMB dhe fshatit Dobrosin, ku u lind UĒPMB – ja, njė krenari kombėtare, pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė jemi.

Ky heroizėm djaloshar, nė Luginėn e Preshevės legjendare, i dha shpresė e guxim Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK-sė), qė tė luftojė deri nė fitore.

Faleminderit autorit dhe juve qė jeni sot kėtu.

 

 

Planeti poetik i njė poeti

Shėnime pėr librin poetik “Planetare” tė poetit Ndue Dedaj

 “Nėse nuk do qė tė harrohesh sapo tė vdesėsh, ose shkruaj gjėra me vlerė pėr t’u lexuar, ose bėj gjėra  tė vlefshme pėr t’u shkruar”

                                                               B. Franklin

Nė tė dyja kėto cilėsi e gjejmė poetin Ndue Dedaj. Ka vite qė Dedaj shkruan pėr t’u lexuar dhe pėr punėn krijues tė tij, kurdo mund tė shkruash.  Poezia ėshtė njė dashuri planetare, sepse ajo ėshtė planeti, gjithėsia brenda njė gjithėsie tė “ vogėl”, tė vetėm njė njė njeriu, qė ka aftėsitė tė krijoj planetin, ta shemb atė, ose t’i japė format qė ai ka nė fantazinė krijuese tė tij. Brenda ēdo njeriu  ėshtė njė planet, nė levizje tė herėhershme, ndėrsa te poeti planeti leviz kurdoherė, sipas pėrfytyrimit tė tij. Edhe pse na vjen tė thėmi dhe vazhdojmė tė thėmi, qė kur lindi shkrimi, ndoshta mė shumė se 27 shekuj, se poezia ėshtė arti i elitės, tek disa krijues ndryshon  ky pėrkufizim. Ata krijues, qė nuk u bėnė rob tė figurės pėr figurė, ata  poetė qė ditėn tė kapin nė krijimtarinė e tyre pėrditshėmrinė dhe nėtyrshmėrinė, pa fryrje figurative tė pavend, ishin dhe jane edhe elitė, por planete tė “ vegjėl”, tek secili planet lexues. Ndue Dedaj i takon kėsaj lloj elite! Poezia ėshtė njė lloj blete, qė merr nga tė gjithė dhe jep pėr tė gjithė,ndaj shijohet edhe si libėr, edhe si kėngė, edhe si ritėm edhe si ndjenjė, edhe si lot… Ndjeshmėria e vargut ėshtė pėrjetėsisht e pėrjetėshme, qė e shoqėron njeriun qė nė kėngėt e djepit e deri nė kėngėt e pėrcjelljes pėr nė botėn tjetėr. A ėshtė kjo njė gjė e re?! Kėtė e di edhe  Ndue Dedaj, qė e mendon vargun para se ta shkruaj, para se ta hedh nė “ tregun kulturor” tė librit, qė tė mos harrohet nesėr, qė tė bėj vend te lexuesit dhe t’u duhet atyre. Nuk duhet dhe nuk mjafton , nėse kėtė kėnaqėsi estetike dhe shpirtėrore ta ndjejnė vetėm krijuesit brenda rrethit tė tyre, por ēdo njeri qė e ndjen sadopak planetin brenda vetes sė tij. Kėshtu poezia e Ndue Dedes erdhi natyrshėm me rritjen dhe pjekurinė e saj, qė nga libri i parė poetik ‘ Ajsbergu i hėnės” deri tek  ky, pėr tė cilin po shkruajm “Planetare”, ndėrmjet tė cilėve pati edhe krijimtari tė njė lloj tjetėr, jo mė pak njerėzor dhe human, jo mė pak poetik, edhe pse shkruante pėr tokėn e katedraleve, pėr Mirditėn e tij, tė sakatuar shpirtėrisht nga regjimi antinjerėzor komunist. Pra, krijuesi poet, Ndue Dedaj nuk ka kohė tė pushojė. Pushimi i tij mė i mire, ėshtė vetėm ndrrimi i formės nė punėn e tij. Njė ēlodhje duke punuar si kjo e bėjnė vetėm poet si Ndue Dedaj! Pas librave poetik “ Ajsbergu i hėnės” dhe “ Kėndej kaloj koha”, Ndue Dedaj vjen nė kohen  e duhur me librin e tretė poetik. Nė kėtė ecje tė matur, ai ėshtė mė i konsoliduar nė poezinė e tij kualitative, edhe pse nė dukje ( nė leximin e parė) e lehtėmbajtėshme, por qė ka veēoritė e saj nė ritmikėn pėrshkrueso-ndjesore, qė e dallon nga brezi i tij, qė metaforėn e pėrdorin nė poezinė teknike, pa e njohur teknicitetin e pėrdorimit tė figurės, pa lexuar shkollėn poetike as shqiptare, as atė tė korifejve tė letėrsisė botėrore. Nuk ka shkollė poetike  mė tė mirė, se tė lexosh poetėt e tė gjithė brezave, qė tė dish t’i zgjedhesh dhe klasifikosh ata. E , Ndoj edhe nga formimi kulturoro-profesional, qėndron nė lartėsinė e duhur. Libri “ Planetare” edhe pse ka njė organizim tradicional, i ndarė nė cikle, ku nė pėrmbajtje tė tij ka 5 tė tillė, ėshtė krejt ndryshe nė strukturėn e ndjesisė, me njė pėrzgjedhje, qė vjen pėrherė e mė shumė nė ngjitje me vetjen tėnde.

Tė shohėsh bardhė, do tė thotė tė jeshė poet

Tė parėt bardhė ėshtė njė nga cilėsitė e pėrsonalitetit tė  poetit dhe ēdo krijuesi me vlera tė mirėfillta krijuese. Pikėrisht me njė poezi tė tillė ēelet libri:  “ kam parė ėndėrr mbrėmė, baba/ se krejt bota ėshtė kjo shtėpi,/ e siē pėrherė ti mė ke thėnė/ tė shohim bardhė,/ po kurrė zi…” Por, duhet ditur se poetėt, si instrumenta ndjesor tė njė cilėsie tė veēantė, edhe indinjatėn, zemrimin, padrejtėsitė dhe vesėt e kėqia i ndjejnė ndryshe dhe i pėrcjellin ndryshe, me njė fuqi urrejtje shumė mė tė madhe se nje matematicien, qė kundrejt ndjeshmėrisė ka llogarinė ,se deri ku tė qesin  verpime tė tilla, ose ē’pėrfitime kanė prej  tyre. Poeti, krijuesi pėrgjithėsisht, ėshtė i njėtė me mendimin e Euripidit, qė thotė: “ Urrejtja mė e keqe, mė pak e shėrueshme, ėshtė ajo qė zėvendėson njė dashuri tė thellė.”  Pikėrisht poeti, ndjeshmėria e tė cilit reflektohet nė krijimtarinė e tij, nuk mund tė rri, nė asnjė rast dhe pėr asnjė shpėrblim! Ndaj poetit s’i pushojnė veshėt asnjėherė: “ Veshėt s’mė  pushojnė sė zukaturi asnjėherė,/ kemi shtigje pėr tė lėnė, rrugė pėr tė bėrė./ Nguten mjegullat, fjalosen erėrat nė kozmos/ Shtatoren e diellit ta flakin nė bosh…” Poeti nuk ndjen rehat, kur edhe diellin duan ta flakin nė bosh, le pastaj ē’mund tė bėhėt me njeriun dhe kohėrat,  tė cilėt  pėr mė tė fortin janė”… si tespie, si lodra/Parajsėn japin e marrin me gogla..” “ pendlat e zhegut “, fq.8

Megjithėse e pėr tė gjitha kėto: “ Gjinkallat, si  nė etjen e zhegut bien heroina.” Tė krijosh ėshtė mund. E pėr kėtė poeti Dedaj, do tė shkruante: “ Kur shpirti mė epet nė orėt e krijimit,/ mė merr vetmia pėrdore/ mė mbyll nė njėqind dryna.” Vetmore, fq 1002.

Tek Ndue Dedaj  mbartėn jo vetėm ndjenjat pėr pėrsona  e ngjarje, por edhe pėr malet, pėr udhėt, pėr natyrėn. Nė tė gjitha kėto raste, ku krijohet me kėtė temė, do tė ndeshėsh me  Nduen ndryshe, me njė lloj pėrjetimi, jo vetėm pamor e pėrshkrues, por edhe ndjesor e prekės. “ Mė duhet njė kalė/ pėr tė ngarkuar ikjen! Nga kreshtat e maleve/ Nė fushėn e begatė./ Njė det i thellė/ I pavah…/ Mė duhet njė ėndėrr tjetėr/ Pėr tė shkarkuar ikjen/ Mali/ Heshtima  ime e gjatė/ E vargut tė gjyshėrve.” “Poema e sprasme e lisit”, fq.94  
Abacia e poetit janė malet, historia e tyre, nga ku Ndue Dedaj nuk ndjehet asnjėherė vetėm. Aty ai do tė jetė edhe ne shekullin qė vjen, prej aty do tė lutet pėr brezat qė do tė vijnė, kur ne do tė jetojmė vetėm si shkronja tė prekshme, tė metalta , apo tė gurta, por jo te drunjta. Nė atė abaci do t’i flas edhe Doēit, Fishtės, Kaēorrit, Kimzės dhe gjithė atyre qė do vijnė pas e mė pas nesh.  “ Gjeta njė abaci tė vjetėr nė male/Muret veshur me lėmyshk/Diellin, tė vetmen dritare../ vajta e u mbylla dymijė vjet./ Aty do tė jemė edhe nė shekullin e ri… Aty…?  “Abacia”, fq 92
Pėr poetin Mirdita do tė jetė: “ Borxhi im i palarė kurrė”. “ Mirdita, fq 91

Vertikaliteti dhe mosha e poetit

Vertikaliteti ėshtė teoria e tė qendruarit nė kėmbė, pėrjetėsisht nė kėmbė. Siē duket pėr mungesė tė tokės kinezėt dhe indianėt e sajuan njė kanun tė tillė. Por,  unė e kam fjalėn pėr njė lloj vertikaliteti tjetėr, atė poetik. Nė disa raste, poezitė e Ndue Dedaj mund tė lexohen ashtu, edhe pse janė tė shkruara normalisht, nė strofa, me varg tė matur, herė herė edhe me rimė, me varg tė gjatė dhe pa matje rrokjesh, por gjithnjė ritmi i bėn tė tingėllojnė vertikalisht. Asgjė nuk ėshtė forma se si e shkruan poezinė, gjithėēka ėshtė nėse poezia ėshtė poezi. Poezia mund edhe tė mos shkruhet dhe ne tė themi “ ē’poezi e bukur?’ psh njė femre tė bukur, njė peisazhi tė realizuar mjeshterisht. A nuk u ka ndodhur tė thoni pėr Mona Lizėn “ Xhokonden” “ tė duket sikur tė flet”, “ e ka bėrė tė gjallė”’ “ tė pavdekshme” pėr njė vershim plot dufe, dallgė, stuhi qė ngjan me njė njeri tė zemruar, qė shpėrthen bukur dhe fort. “ pėr ty tash ėshtė endur qielli,/ Atje ku dhimbja nuk ka fjalė,/Si njė pėlhurė e trishtė kujtimi/Si njė pėshpėritje, si njė mall./ Prek mermerin dhe s’e besoj!/ Por, kjo heshtje mė pėrvaj!/ Kėtu sa herė do vij e shkoj/Botėn s’kam si e lė pa faj…”  “ Baladė e vonė”, fq 22

Poeti arrinė , qė mė njė lojė tė bukur artistike  tė alternojė nėnkuptueshėm abstarksionin me veti njerėzore, siē pėrmendet nė leksikun e tij tė zgjedhur dhe tė pėrdorur me vend : “… vij gjurmėve tė tua tė parritura,/ ngec gjurmėve tė mia.”. ose “ di tė qaj nė heshtje, di tė qesh,/kjo verė ka sytė e tu/kjo verė nuk ka qėnė vjet...” “ Kjo verė nuk ka qėnė vjet”, fq. 30

Poezia “ Monaliza ime”, pėr mua, pasi gjithnjė vlerėsimet artistike, nė ndonjė rast janė subjektive, ėshtė mė e arrira. Poeti i ankohet vetes pse nuk i bėri dot sytė e saj tė shihnin vetėm atė dhe, njė sėrė “ankesash” tė tjera qė artistikisht rrinė shumė lart dhe  krijojnė emocion tė veēantė meditativ. Poeti i kėrkon sytė e saj ēdo ditė, qė tė zgjohet e tė shuhet nė ta.  Shkallėzimi vertikal, me njė ritėm qė tė zbret vetėtishėm nga vargu i parė te i pesti, tė krijojnė emocionin e  portretizimni tė njė femre ideale, qė vetėm nė poezi mund tė ekzistojė. Mė pėlqen ta citoj tė plotė kėtė poezi!

Monaliza ime

Pėrshkruar prej njė filli tė tejdukshėm merzie,
Pėrshkuar nga vetja…dhe orėt e mia!
Vetėm ti mund ta deshifrosh shenjtėrinė tėnde
Prej gruaje, prej femre..
Prej brenge.

E drojtura e fatit, pėrherė me pak pluhur-
Rregull pėrjetėsisht i shprishur i botės,
Kur shihemi, kur prekemi, kur epemi…
Orėt e mia s’flenė.

Sytė e tu,
Qė s’i bėra dot tė shihnin veē mua!
I kėrkoj sot e nesėr, tė zgjohem nė ta
E nė ta tė shuhem!

                                 Mars 2005

Nė poezinė e Ndue Dedaj, pėrgjithėsisht mbizotėron vargu i matur, por jo tėrėsisht i rimuar, ēka nuk e pengon fare poetin tė jetė shprehės i ndjenjave dhe pėrjetimeve origjinale dhe transmetimit tė tyre mė tė njėjtėn forcė  tek lėxuesi. Tetė dhe dhjetėrrokshi janė mė tė pėrdorshmit pėr lirshmėrinė e tė shfaqurit tė mendimeve poetike, nė rastin kur poezia, pėrveēėse ėshtė ndjenjė, ėshtė edhe thėnie, (diēka e menēur e thėnė disi ndryshe). Njė ndėr poezitė qė i ka tė gjitha metrat, ose stilizimet poetike, ėshtė poezia  :” Shi i bardhė”. Nuk ėshtė e tėra  e lirė, por as e matur, alternimet varg i lirė, i matur, me dhe pa rimė, tetė , dhjetė dhe  njėmbėdhjetrrokshi, nuk e pengojnė aspak qė poezia tė jetė unike, dhe tė shpreh  mungesėn e njėri tjetrit, nė njė ditė vjeshte, me shi, pa gjethe, qė ajo do tė flas “me njė pinc shiu kredhur nė balada” dhe ai do t’i rrėfej poetikisht filozofinė e mungesės, qė edhe pse ra shi, ai qe njė shi i veēantė, i bardhė, i ėndėrrtė, qė vetėm pėrfytyrimi i poetit e krijon, ku bota zvogėlohet sa unaza nė gishtin e saj. Poezia qė prezanton vertikalitetin edhe nė formėn poetike, eshtė ajo me titullin “ Qielltoka”: “ bie ajo pėrherė me fytyrė kah qielli,/ bie ai pėrherė me fytyrė kah toka…”

Pjetėr Jaku


Logosi i fjalės poetike


                                Nga Ndue Ukaj


Nė komunitetin e kritikės letrare, ekzistojnė pikėpamje pėr letėrsinė, sipas sė cilave, forma e shkrimit qė definohet si poezi, ėshtė pėrfaqėsim i letėrsisė qė ka vlera estetike (kritika e re anglo-amerikane) dhe se vlera e saj lidhet me realizimin e funksionit emotiv tė gjuhės. Pra, gjuha, pėrveē se ėshtė esencė pėr letėrsinė, pėr poezinė, veēanėrisht ėshtė vetėidentifikim e objekt, pėrfaqėsimi dhe sintetizimi i gjitha niveleve tjera qė pėrcaktojnė e definojnė si zhanėr letrar. Duke pėrjashtuar rrėfimin, poeti pėrmes gjuhės evokon situata, ide e ndjenja poetike, pėrmes trajtave shprehėse emocionale. Janė kėto elemente qė e bėjnė kėtė formė shkrimi njė art specifik letrar.

Nė fakt, duke qenė "letėrsia njė lloj i veēantė gjuhe apo njė pėrdorim i veēantė i saj" (Jonathan Culler), poezia, si zhanri themelor i letėrsisė vlerėsohet si manifestim mė praktik i fjalės, qė fokusohet tek gjuha, semantika evokuese e saj, me njė vėmendje tė posaēme nė parimet organizuese tė tingullit dhe ritmit. Poezia apo arti i orakujve, shprehja mė sublime qė simbolizon modusin tematik (Northrep Fraji), kjo mbretėreshė e sublimes estetike tejkalon pėrmasat e zakonshme tė ligjėrimit njerėzor dhe hynė funksionalisht nė rrafshin universal, pėr t'i inkorporuar koncepcionet metafizike e transcendentale, nėpėrmjet domethėnieve tė pėrtejshme, figurative, filozofike. Poeti, nė cilėsinė e orakullit evokon me gjuhėn e sė bukurės dhe sublimes perceptimet pėr jetėn e universin. Kėto perceptime dhe observime poetik i gjejmė tė sintetizuara nė librin me poezi tė  Gjekė Marinajt, "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" ku kėnaqėsia e tekstit dhe institucioni i tekstit (Roland Barthes), sintetizojnė parimet themelore tė njė poetike tė konsoliduar estetike. Ky interkomunikim i shpėrfaqur nė titull, korrespondon nė esencė me dimensionin semantik e estetik tė letėrsisė sė tij dhe njėherit implikon koncepcionet universale pėr krijimin, tė cilat poeti i ndėrlidh nė kontekstin e njė kodi kulturo, i cili ka referencė ka atė biblik. Poezia e Marinajt mbetet arenė afreskesh, ku gėrshetohen e bukura dhe e kėndshmja (Dulce et Utule sipas Horacit), mesazhi dhe semantika e tekstit, tingulli dhe ritmi funksional, elemente kėto tė cilat i japin dinamik tekstit poetik, nė pikėpamje ideore, ndėrsa krijojnė synesa ritmike tė posaēme, nė aspektin e formės poetike. Ky vėllim poetik qė nė titull implikon nivelin e leximit intertekstual tė poezisė, qė kėtu nėnkupton kontekstin e shtatė ditėve tė krijimit biblik. Kjo lojė poetike, pėrveē se reflekton koncepcionet pėr krijimin, kėtė akt tė magjishėm, e sforcon aktin krijues deri nė kod kulturologjik, universal e tė pėrtejmė: poeti Marinaj ia shton krijimit Hyjnor njė ditė pėr vete (dhe krijuesit), nga shtatė ditėt e krijimit biblik, ngase kėsisoj pėrmbushet plotėnia e universumit, apo:
"Engjėjt tė zbresin nga parajsa
     e tė bėhen poetė" ("Lutja e sė djelės")
Pėr faktin e thjeshtė se poezia ėshtė "shpirt i zbardhur gjerė nė shpirt" dhe "lėshon tinguj marramendės nga kontakti i filozofisė me ndjenjėn" ("Poezia"), sė kėndejmi shkakton katharsisin e nevojshėm letrar, sepse, sugjeron Marinaj, misioni i artistit ėshtė, qė tė "ndihmoj": "Kafshėt tė zbuten/ e tė bėhen humanė" ("Lutje e sė dielės")
Ndėr elementet e rėndėsishėm tė poetikės sė Marinajt mbeten akti imagjinativ i bashkėdyzuar me shenja e simbole empirike, tė cilat i japin tekstit poetik tonalitet tė theksuar dhe krijojnė njė dinamik specifike tekstuale. Ky aspekt poetik, nė plotėni ėshtė i konsoliduar dhe realizuar pėrmes njė sistem figurative tė konstruktuar me potencė tė fuqishme kreative e frymėzim; me nuanca tė fuqishme intelektuale e kulturolologjike. Kjo nėnkupton se poezia e tij automatikisht parakoncepton apo i dedikohet lexuesit tė kultivuar, njė sintetizim tė lexuesit empirik dhe model tė letėrsisė (Umberto Eco). Nė esencialitetin e saj, poetika e Marinajt, ėshtė e krijuar me vokacion tė kultivuar, ndjeshmėri tė thellė dhe tension tė fuqishėm dhe e bėn kėtė poet, krejtėsisht veēantė dhe model nė poezinė e sotme shqipe. Poezia e vėllimit poetik "Lutje nė ditėn e tetė tė javės", ėshtė e organizuar nė cikle poetike, parimet e sė cilės mbėshtetėn nė njėtrajtshmėrinė e toposeve dhe rrjetit tematik. Mė tutje, nė pikėpamje tė formės, lirika e Marinajt mbart nė vete konceptin pėrsosmėrisė ritmike, njė parimi organizues simetrik, ku gradacioni poetik dhe aluzionet e vargjeve nė pėrpikėri gėrshetohen me harmoninė mes pėrmbajtjes dhe formės, dimensionit semantik dhe artistik tė figurės, vargut dhe vjershės nė tėrėsi (poezitė "24 orė dashuri" dhe "Bisedė me vdekjen"). Madje, mund tė themi se Marinaj na del mė specifik se kushdo nė komunitetin tonė letrar, i pakrahasueshėm me format dhe mėnyrėn si e organizon materien poetike, si e koncepton temėn e si i mishėron vargjet me figura dhe sistemin e brendshėm tė rimimit dhe ritmit. Kėto elemente i japin lirikės sė tij gradacionin shumėformėsh, ndėrsa vargjet pėrēojnė kuptime ekoivoke. Dimensioni i kėsaj pėrmase poetik, variohet nė trajta tė ndryshme tė diskursit poetik, brendapėrbrenda njė sistem vargėzimi tė pėrpunuar, ndėrsa merr pėrmasė kuptimore tragjike, ta zėmė, tek vjersha "Sot u lind Frederik Rreshpja", pėrmes sė cilės Marinaj skalit vargjet nga mė tė fuqishme e poezisė shqipe:
"Poetit i pat humbur me kohė harmonia e trupit
Me mendjen. Koordinimi i shpirtit
Me vargun, jo. E gjithė kjo nė platformėn
Qė luciferi patė projektuar pėr poetėt shqiptar"
 Nė tė vėrtet, poezia e Marinajt nė tėrėsinė e saj referencėn e ka tė etabluar nė vetė qenien e poezisė, nė artin e shkrimit, nė artin e empirisė dhe universumit, aty ku gjendet siē do thoshte Umberto Eco bota e madhe e librit. Nė fakt, ky ėshtė Olimpi i poezisė sė Marinajt, ndėrsa ai zgjerohet vazhdimisht dhe prek thellėsitė e magjisė sė botės sė librit, nuancat e dashurisė dhe perceptimet pėr tė bukurėn qė sjell kjo ndjeshmėri. Mė tutje, poezia e Marinajt evokon fuqishėm kodet e mėdha poetike, ato qė janė shenja tė pėrhershme semiotike e semantike tė tekstit letrar, Homerin, Danten, Gėten, Neruden, , Fishtėn, Migjenin, e shumė tė tjerė, me tė cilėt interkomunikon, nė rrafshin e diskursit dhe dimensionit semantik. Kėndej pari, ky soj vargjesh konoton fuqishėm nė aspektin  kuptimore dhe shpėrfaq ambivalencėn poetike qė tėrheq paralele, gjithnjė nė funksion tė substancės sė lirikės dhe intencės ideore:
"Marloėe mė ka bėrė shumė nder me Faustus
Tani i njoh mirė vlerat e shpirtit, kostot e dijes"
("Autoportret i avancuar").
Nė fakt, zbėrthimi i kėtyre esencave, sjell vargun dramatik, i cili na implikon disa nivele tekstesh intertekstuale e interdiskursive, ngase vargjet (teksti poetik) krijojnė relacione tė ndėrmjetvetshme e funksionale me tekste e njohura nė kulturėn e shkrimit letrar:
 "Tė mė falė Miltoni, por pėr mua do tė ishte mė mirė
Tė jem shėrbėtor nė parajsė se sa sundues nė ferr".
("Autoportret i avancuar").
 Kėto perceptim poetike, Marinaj i sforcon brendapėrbrenda njė kodi tė madh letrar. Prandaj, me shpirtin e artistit tė madh e sofistifikon vargun estetikisht, i jep pėrmasė tė thellė kuptimore, do tė thosha krijon vargjet emblematike, sikundėr nga fuqia ideore, ashtu edhe fuqia stilistike-letrare:
"Sa herė jep shpirt njė poet diēka vdes brenda meje"
("Me Neruden pranė Atlantikut").
 Nė tė vėrtet, ky varg shpreh tėrė intencionalitetin poetik, qėllimet e pėrtejme tė fjalės sė shkruar tė poezisė sė Marinajt, poezi kjo qė karakterizohet fuqishėm nga mendimi i thellė dhe filozofik, nga reflekset qė pėrshkojnė vargun dhe figurėn, por asnjėherė qė ta rėndojnė atė, pėrkundrazi:
"Perėndim nė tė dyja kuptimet e fjalės
Gravitet specifik ekstrem:
Kripė dhe shqiptar
Ujė dhe vdekje"
                      ("Flluska mbi Adriatik")
  Dhe mė tej:
 "A ka mė shumė
Shpirtra
Apo zgjedhime
Folja
Jap"
        ("Pyetje)
Kėtė model tė diskursit poetik e hasim edhe nė poezitė "Sugjerimi mė zė tė ultė", "Labirintet e mendimeve tė Tanugunit", "Reaksion", "Fytyrėn tėnd