Revista KUVENDI

Botohet ne Michigan SHBA - Viti i VI i botimit . E permuajshme kombetare,informative dhe kulturore.

Shenime per jete personalitetesh

Pirro Dhima, Tironsi olimpik

 Nga Redin Hafizi, Michigan

 Ai nuk lindi i madh, madje ka lindur nė njė vend tė vogėl. Ai u bė i madh ashtu sic shumė personazhe tė kėtij vendi tė vogėl janė shndėrruar nė tė mėdhenj i madhi Pirro Dhima, tre herė kampioni olimpik (Barcellona 1992; kategoria 75-82,5Kg, Atlanta 1996;kategoria 76-83Kg,Sydney 2000; kategoria 77-85Kg dhe nė Athinė 2004 bronxi nė kategorinė 77-85Kg.) dhe njė ndėr sportistėt mė tė mėdhenj nė botė ėshtė kthyer pėr njė vizitė nė Shqipėri nė kėtė vend gjeografikisht tė vogėl.

Njė lajm i tillė, edhe pse jam larg vendit tim, mė sjell kujtime tė vjetra.Gjatė viteve ’90 u larguan shumė bashkėkombas dhe njė pjesė e mirė ishin intelektualė, por shumė i pėrkisnin edhe sferės sė sportit. Kėto ishin grupet qė e ndjenė mė shumė diskriminimin e njė shteti qė nė kalbėzim po mundohej tė detyronte Shqiptarėt qė tė pranonin edhe barin pėr tė mos lėshuar parimet. Ato ishin parime tė gėnjeshtėrta dhe ne I lėshuam shumė shpejt.

Edhe pse ne si Shqiptarė nuk e pranuam largimin e Pirro Dhimės 17 vjet mė parė, ishim vėrtet tifozėt e tij mė tė zjarrtė.Pirro u largua nga Shqipėria por ai kurrė nuk u nda nga ajo. Kur ai merrte medalje nderonte edhe Shqipėrinė, Tironėn qė e rriti apo mėsuesit e shkollės  ish-“Konferenca e Labinotit” dhe qė ndoshta aktualisht mund tė jetė shkolla “Bardhyl Popa” pranė rrugės sė Elbasanit qė e shkolluan.Ka qenė kjo shkollė qė i ka mėsuar ABC-nė ministres sė integrimit Majlinda Bregu, njė tjetėr kampione ( nė politikė) bashkėmoshatare e kampionit olimpik Pirro Dhima.Ka qenė ndoshta nxitja e ambientit tė shkollės qė shtynin tė gjithė nxėnėsit tė merreshin me ndonjė sport nė atė kohė.

                Nė kėtė kohė  Pirro Dhima nisi stėrvitjen pėr peshėngritje me ekipin “Studenti”  dhe shquhej pėr vullnet tė celiktė. Ai u ndihmua shumė nė radhė tė parė nga familja nė pasionin e tij dhe nga kolektivi mėsimdhėnės I ish-shkollės “Konferenca e Labinotit” tė cilėt ishin gjithashtu tifozė tė padiskutueshėm tė tij. Por, kur Pirro tentoi qė tė shkonte nė shkollėn e mesme tė  mjeshtėrisė nė Durrės, duke patur njė ide tė qartė pėr tė ardhmen e tij i thanė se ai nuk kapi normat.Megjithatė pėr “mėshirė” komuniste, duke pare dėshirėn e tij pėr njė shkollė tė mesme i thanė se nė vend tė shkollės sė mjeshtėrisė sportive aim und tė shkonte diku pėr agronomi. Ky ishte regjimi komunist dhe njė borxh tė tillė, pra humbjen e njė talenti tė madh, ia detyrojmė diskriminimit tė shtresave nėn mesataren nė sistemin Hoxha-Alia.

                Pirro Dhima ishte qė nė Shqipėri dhe ende  ėshtė pėr gjithė Botėn  njė kampion i vėrtetė. Nė vitin 1986 ai shpallet kampion kombėtar pėr pionerėt nė Fier ndėrkohė qė nė Elbasan nė po tė njėjtin vit shpallet kampion i tė rinjve, po pėr shkėputje,shtytje dhe dygarėsh, por kėtė radhė nė peshėn 56-60Kg. Njė vit mė vonė Pirro mbron titullin, po nė Elbasan por kėtė radhė nė peshėn 60-67,5Kg nė tė treja specialitetet.

                Nė kėtė moment nis karriera e Dhimės nė kampionatin e tė rriturve. Ai mer pjesė nė kampionatin e tė rriturve nė Tiranė mė 1988 nė peshėn 67,5-75Kg nė tė treja speėcialitetet. Pirro renditet i dyti pas Muharrem Berishės.

                Nė vitin 1989, nė kupėn e republikės pėr tė rritur thyen rekordin kombėtar qė mbahej nga Erlin Nikolla prej vitit 1984 dhe skuadra e Pirro Dhimės, tashmė 17 Nėntori, apo Tirona sic quhej nė atė kohė e tani, fiton kupėn e republikės. Nė kampionatin individual pėr tė rritur nė Elbasan nė vitin 1990 Pirro Dhima fiton titullin e dytė kombėtar nė kategorinė 82,5-90Kg dhe njėkohėsisht nė 4 janar tė vitit 1991 ai zgjidhet I treti nė listėn e sportistėve mė tė mirė tė vitit ’90, tė votuar nga njė referendum popullor.

                Pėrsa i pėrket pjesėmarrjes ndėrkombėtare, sukseset janė mė tė mėdha, ndoshta pėr vetė faktin se obligimet ndoshta janė mė tė mėdha.Pėr tė parėn herė Pirro pėrfaqėson Shqipėrinė nė kampionatin e katėrt ballkanik pėr tė rinjtė ku zė edhe vendin e pestė dhe Shqipėria del nėnkampione e Ballkanit kun ė vend tė parė ishte Bullgaria. Ndoshta kėtu grekėt nisin tė studiojnė talented tona por qė nė thelb ende fajin e kemi vet. Pas shumė sukseve personale dhe ekipore dhe duke bėrė njė figurė shumė tė mirė nė Ballkan me ekipin Shqiptar, Pirro Dhima bashkė me Luan Shabanin dhe Fatmir Bushin, tė stėrvitur nga trajnerėt Kovaci dhe Berberi marrin pjesė nė kampionatin europian tė peshngritjes nė Antalia, Turqi mė 1 dhjetor 1990 dhe kapin vendin e dytė nė kontinent.

                Menjėherė pas kėsaj arritje nė dimrin e vitit 1991 Pirro largohet pėr nė Greqi nė fillim si emigrant, por gjithashtu vazhdonte stėrvitjen dhe nė Barcelonė kulmi I lavdisė jo vetėm pėr Greqinė qė fitoi me njė Shqiptar por edhe pėr Shqipėrinė qė Greqia mė nė fund I dha Pirro Dhimės njė mundėsi tė madhe pėr tė treguar se kush ai ishte nė tė vėrtetė. I madhi Pirro Dhima ka dalė tre herė kampion olimpik nė Barcellona 1992; kategoria 75-82,5Kg, Atlanta 1996;kategoria 76-83Kg,Sydney 2000; kategoria 77-85Kg dhe nė Athinė 2004 ku ai ka marrė njė medalje bronxi nė kategorinė 77-85Kg. Megjithatė ai ėshtė njė legjendė e gjallė pėr  Shqipėrinė,Greqinė dhe nė vecanti pėr familjen dhe miqtė e vet.

 

ARTUR   MILERI  MBI     GJON  MILIN

 

Nga Qerim Vrioni

 

       Aty nga fillimi i viteve ’60, nė njė rrugė tė njohur tė Nju Jorkut (Bulevardi 6), ecnin duke biseduar me gjallėri katėr njerėz, njė femėr dhe tre meshkuj. Ata nuk ishin njerėz tė dosidoshėm, po me emra qė mė pas do tė shkruheshin me “germa tė mėdha” nė Historinė e Artit dhe Kulturės Botėrore tė shekullit XX. Femra quhej Inge Morath (1923-2002), fotografe austriake e martuar nė Amerikė me njė dramaturg tė njohur, mė vonė do tė bėnte pjesė  nė fotografėt mė tė mirė nė Histori tė  Austrisė. Burrat ishin ; dramaturgu i shquar amerikan, Artur Miler (1915-2006), autor i mjaft pjesėve teatrore tė suksesėshme brenda dhe jashtė Amerikės, bashkėshorti i Morath (pas ndarjes sė tij nga aktorja Merilin.Monro), tjetri ishte francezi Henri Cartier-Bresson (1908-2004), i cili konsiderohet si fotografi mė i madh europian i shekullit tė kaluar dhe njė nga nismėtarėt e Agjensisė sė Fotografėve “Magnum”, ndėrsa i treti quhej Gjon Mili (Korēė,1904-Nju Jork,1984), fotograf i pėrmendur amerikan me origjinė dhe vendlindje shqiptare. 

      Kėtė katėrshe pėrshkruan shkrimtari Artur Miler nė faqet 495-96 tė librit tė tij autobiografik “Timebends” (botuar mė 1987 dhe 1995 nga Penguin Books, NY). Fillimisht nė to pasqyrohet biseda “e nxehtė” ndėrmjet Kartje-Bresonit dhe Gjon Milit nė lėmė tė estetikės dhe procesit tė fotografimit. I pari mbronte fotografinė e ēastit, ndėrsa i dyti atė tė studjuar. Francezi, madje kish botuar edhe njė libėr tė titulluar “Casti vendimtar”(“Moment decisife”) e nuk ishte ndarė asnjėherė nga “syri i tretė” aparati i tij “Laika”. Shqiptaro-amerikani kishte pėrdorur dritėn stroboskopike me frymėzim, ndoshta jo tokėsor, pėr tė krijuar fotografi qė kanė mbetur tepėr tė vlerėsuara nė Historinė e Fotografisė Botėrore. Secili pėrpiqej t’i mbushte mendjen austriakes qė mėnyra e tij e fotografimit ishte mė e mirė se e tjetrit dhe pėr kėtėarsye, Inge duhet tė ndiqte atė rrugė. Nė tė vėrtetė, tė dy kishin tė drejtė, arti ėshtė zemėrgjerė dhe ka vend pėr tė gjithė. Biseda bėhej me “flakėrima” batutash, buzė pėrdorimit tė forcės, megjithatė Miler thekson se “ata e donin shumė njeri-tjetrin”. Francezi e quante studion e Milit nė “Rrugėn 23” tė Nju Jorkut, me emrin “Athina e Nju Jorkut” pėr nivelin e lartė tė diskutimeve mbi fotografinė, pikturėn, muzikėn, letėrsinė etj.

     Mė pas Miler pėrshkruan me dashamirėsi vetėm figurėn e Gjon Milit (faqe 496), jetėn dhe veprimtarinė e tij tė lidhur ngushtėsisht vetėm me fotografinė. Pėr tė  gjithēka tjetėr jashte kėsaj fushe, kishte fare pak kuptim. Gjithashtu, dramaturgu I madh, shpreh keqardhjen e tij pėr zjarrin e madh qė i shkrumboi studion e  famėshme tė fotografit disa vite mė pas (1966) kur u kthyen nė hi, jo vetėm mjaft foto e dhurata, por sidomos letėrkėmbimi i Milit me njerėz tė shquar tė botės sė artit dhe kulturės, ndėr to mė e spikatur ajo me piktorin e madh, Pablo Pikas. Nga ato qė pėrshkruan Miler, mėsohet se ai e ka ndjekur jo pa vemendje Milin edhe vite e vite pas takimit tė “katėrshes”, duke mos harruar asnjėherė tė shėnojė origjinėn shqiptare tė fotografit. Kėtu hasim njė lapsus kohor tė Milerit kur shkruan :”…nėna e tij nė ato male tė izoluara shqiptare”. Kjo sepse Viktoria, e ėma e Milit, pas martese (1899) e deri sa vdiq (1959) ka jetuar nė Rumani. Ndėrsa pėr pjesėn gjeografiko-politike “mallet e izoluara shqiptare” ky pėrcaktim tingėllon mjaft i saktė pėr kohėn., ashtu ishte e gjithė Shqipėria e izoluar, gjė qė e vuajti edhe vet fotografi. Atij nuk ju lejua ardhja ne vendlindje megjithė disa kėrkesa tė tij nė pėrfaqėsitė tona diplomatike jashtė vendit. Prejardhjen shqiptare tė Milit, dramaturgu i shquar e ve nė pah edhe nėpėrmjet dashurisė sė fotografit pėr kėngėt dhe vallet folklorike nga vendi i “rrėnjėve “tė tij.

    Njohja e Milerit me Gjon Milin dhe pėrshkrimi i kėtij tė fundit nga dramaturgu i madh, nuk pėrbėn ndonjė ēudi po tė njihet mirė figura e fotografit shqiptaro-amerikan. Pėr kėtė pėrmendim se ekspozitėn e Milit nė Paris (1946), e pėruroi me fjalė tė ngrohta filozofi Zhan Pol Sartre e, nė atė kohė ai kishte vetėm tetė vjetė qė merrej tėrėsisht me fotografinė. Gjatė veprimtarisė sė tij si fotoreporter tek revista e madhe amerikane,”Life”, Mili ka pas tė bėjė me mjaft  njerėz tė shquar tė artit e politikės botėrore, por nė saje tė natyrės sė tij pasionante, kulturės dhe tė ēiltėrsisė, krijoi me ta edhe miqėsira tė ngushta e kohėgjata.

    Veēojmė kėtu miqėsinė e tij me Pikason pėr tė cilin botoi edhe njė album-monografi, “Pėrmasa e tretė e Pikaso” (PICASSO’s Third Dimension, 1970), ku pėrfshihet dhe fotoja shumė e njohur “Pikaso duke vizatuar me dritė” (1949). Pėrmendim  gjithashtu marrėdhėniet e ngrohta me dramaturgun irlandes Shon O’Kejsi (Sean O’Casey), me violonēelistin e shquar spanjoll Pablo Kazals etj, pėrveē me kolegėt e tij, fotografėt shumė tė njohur:  Robert Kapa, Kartje- Breson dhe Aizenshted.

    Nė njė letėr (2006), fotografi dhe studiuesi amerikan, Xhon Loengard (dt.1935) ish-koleg i Milit shkruan ndėr tė tjera nė mėnyrė figurative se “shpikjen e dritės stroboskopike, personaliteti i Milit e shtyu tė dilte pėrjashtė e t’a shihte botėn nėpėrmjet krahėve tė njė zogu”. Pėr Gjon Milin, vet shpikėsi i dritės stroboskopike, Harold Exherton (Edgerton) shprehet se:”Ai njohu forcėn e dritės strobe dhe pėr vite na udhėhoqi nė kėtė fushė nė njė rrugė me tė vėrtetė imagjinare. Ai na nxiti ne”.

    Krijimtaria artistike e Gjon Milit publikohet vazhdimisht nė revista tė specializuara tė fotografisė nė vende tė ndryshme. Pėr tė, herė pas here, botohen artikuj studimor vlerėsues (ndėr tė fundit i njė studiuese australiane tė fotografisė, Sarah McDonald). Pėrfshirja e veprės sė Milit Brenda  vemendjes sė kritikės botėrore tė fotografisė, flet pėr nivelin e lartė tė saj e njėkohėsisht  krijon njė krenari fare tė ligjėshme pėr bashkėkombasin tonė tė shquar.   

 

                                                                                        3 qershor 2008

 

Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit?
Astrit Lulushi. SHBA
Pluhuri shpesh shoqėrohet me harresėn, por vetėm kur cėshtja mendohet thellė, del se ėshtė pluhuri nė sipėrfaqe qė zbulon tė padukshmen. Heminguei pėrdori njė parim tė ngjashėm, ashtu si Kadareja gėrvishtte pluhurin e diktaturė pėr t’a zbuluar atė. Eshtė i njėjti parim qė u pėrvetėsua nga arti fotografik, ku trupi lakuriq mbulohej

me nje tyl tė hollė pėr t’a bėrė mė joshės a pėr tė shmangur censurėn ndaj pornografisė. Kjo tė shtyn tė mendosh se shprehja “pluhuri i harresės” apo i mbulesės krijohet nga ata qė e dinė qė nė njė periudhe tė caktuar tė sė kaluarės, dicka e keqe e turpshme ka ndodhur, ose nuk ka ndodhur asgjė pėr t’u regjistruar, dhe pėrpiqen qė mbi harresėn tė krijojnė njė histori tė rremė a tė shtrembėruar.
 Kur njeriu largohet, pas mbeten gjurmėt e tij, tė cilat si shenjat e gishtrinjėve, sa mė tė padukėshme nė kohėn e prekjes aq mė tė theksuara bėhen kur mbi to hidhet pluhur apo ndricohen nga njė dritė e re.
 Shpesh nevojitet vetėm njė vėshtrim i tillė pėr tė kuptuar se njeriu duhet vlerėsuar jo mė shumė pėr rezultatin sesa pėr punėn e mundin drejt kėtij rezultati. Kur Davincin e pėrgėzonin pėr pikturėn MonaLisa, ata nuk e dinin se pėr kėtė vepėr artisti kishte punuar pėr 4 vjet. “Falė Zotit, qė nuk e dijnė kėtė” thoshte da Vinci me vehte nga frika se mos tė tjerėt talleshin.
Po
ashtu kritikėt qeshnin me skulptorin Auguste Rodin kur ky u thoshte se kishte punuar 7 vjet pėr statujėn e Balzakut dhe ende nuk e quante tė pėrfunduar. Nė historinė e artit, Rodin sot renditet si skulptori mė i madh qė nga koha e Mikelanxhelos.
 Historianėt thonė se Enriko Karuzo, njė nga tenorėt mė tė mėdhenj qė ka njohur bota, kur dilte nė skenė admirohej nga tė gjithė, por kush e shikonte pas shfaqjes, nė mbrapaskenė, tė rraskapitur nė kulm, tė djersitur e mezi mbushej me frymė, mendonte ndryshe. Adhurimi ndaj njė personi ėshtė deri-diku dėshira pėr t’u bėrė njėsoj si ai, por pa u lodhur. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė shumė njerėz ėndėrrojnė tė bėhen tė pasur por pak janė tė tillė. Shume e dėshirojnė suksesin, por jo tė gjithė e duan lodhjen, megjithatė prapė nuk heqin dorė e pėrpiqen tė gjejnė rrugė tė tjera, mė tė shkurtrėn e mundur. Por kjo vijė midis njeriut dhe qėllimit, si ajo midis dy pikave, ėshtė e drejtė vetėm nė gjeomoetri, pasi nė jetė ėshtė e gjatė e me shumė kthesa, ngritje, rėnie e ndalesa tė shkaktuara nga mundimi e lodhja.
 “Kam njohur shumė njerėz tė mėdhenj, por tė rrallė janė ata qė mund tė krahasohen me plakun e urtė shqiptar, Ismail bej Qemalin”, shkruante gazetari britanik Somerville Story nė vitet 1920. Dhe ai pėrmend mjaft emra qė sot janė harruar, flet kalimthi mbi figura bashkėkohore si Pucini e Karuzo qė i kishte njohur personalisht, por pėrshkruan si njė figurė nga mė tėrheqėset, Ismail Qemalin, mbi shpatullat e tė cilit rėndonin shpifjet e kundėrshtarėve vendas a tė huaj, vitet e jetės, dhe halle tė gjithfarėshme, kombėtare e vetiake, qė nga ato pėr sigurimin e jetesės. Kėto pėrbėnin atė pluhurin qė zbulonte vlera tė cilat u vunė re nga shkrimtari britanik Sommerville Story.
 Nė vitin 1927, Sommerville Story, botoi librin “20 year in
Paris
with a pen”, ku flet rreth pervojės se tij si gazetar. Nė kapitullin “A few famous people”, Story thotė se nuk mund t’a linte pa pėfshirė nė kėtė libėr Ismail Qemalin, jo vetėm sepse ai ishte njė nga figurat mė interesante qė kishte njohur personalisht por edhe sepse bashkėpunoi me tė pėr 16 muaj pėr hartimin e librit “The Memoirs of Ismail Kemal bey”.
 Nė vitin 1916, gazetari amerikan William Morton Fullerton nė atė kohė korrespondent i gazetės London Times nė Paris, hyri nė zyrėn e Storyt i shoqėruar nga njė burrė i rreth tė 70-ve; Ismail bej Qemalin, ish diplomat i perandorisė osmane, guvernator i Rumelisė, nxitėsi i lėvizjes xhonturke, njeriu qė bėri Shqipėrinė, dy herė president i saj dhe tani thuajse i dėbuar e qė jetonte nė mėrgim. Pėr kėta dy gazetarė tė huaj, historia e tij i ngjante asaj tė njė profeti, i mohuar e i zėnė me gurė nė vendin e tij. Atė ditė ata u takuan, e biseduan gjatė dhe pėrshtypjet e para duket se ishin tė mira, pasi shėnuan “fillimin e njė bashkėpunimi tė suksesshėm, megjithėse tė vėshtirė”, tregon Sommerville Story nė librin; “20 vjet nė
Paris
me penė”. Mė poshtė vijon tregimi i Storyt, shkėputur nga kapitulli “A few famous men”
 
***
“Bisedat me Qemal beun ishin leksione, pasi ky plak i urtė qė kishte qenė pėr 50 vjet guvernator e guvernator i pėrgjithshėm nė disa provinca tė perandorisė osmane, dinte thuajse gjithcka qė njeriu ia vlente tė mėsonte rreth politikave, sjelljeve dhe mendėsive nė Lindjen e Afėrme. Ishte interesante dhe stimuluese tė dėgjoje diskutimet mbi politikat lindore e evropiane nga njė njeri qė kishte biseduar me sulltanin Abdyl Hamidin po aq familjarisht sa edhe me mua, qė kishte njohur nga afėr gjeneralin britanik Charles Gordon i njohur si Gordoni i Khartumit – dhe nderonte kujtimin e tij – kishte qenė mik me kryeministra e kishte biseduar me monarkė evropianė e burra shteti gjatė jetės sė tij tė gjate politike.
 Nė bisedė tė lirė Ismail Qemali ishte i kėndshėm e plot humor, ndėrsa kur fillonim punėn pėr tė regjistruar kujtimet ai bėhej tepėr serioz. Megjithė pėrvojėn dhe intelektin e tij, ai tregonte kujdesin e njė diplomati. I. Qemali nuk mbante me vete asnjė shėnim a dokument dhe shpesh shprehte keqardhje qė tė gjitha letrat e tij i kishte lėnė nė Stamboll. Kur ndonjėherė donte t’i referohej njė dokumenti diplomatik, ose tė gjente datėn e saktė tė njė ngjarjeje qe ai kishte pėrjetuar, ne na duhej tė shkonim nė librarinė
Quai d’Orsay
ose nė Bibliotheque Nationale.
 Pėr tė punuar, pėrdornim njė tryezė tė madhe. Une ulesha nė karrige nė njėrin skaj e Ismail Qemali nė skajin tjetėr tė tryezės dhe ai fillonte tė tregonte incidente e ngjarje tė ndryshme nga jeta e tij. Por atij nuk i pėlqente qė unė tė mbaja shėnime edhe as nuk donte qė ai tė diktonte e unė tė shkruaja. Kjo m’a bėnte punėn shumė tė vėshtrirė. Ndonjėherė ai fliste pėr njė orė a mė shumė, dhe nėse mė shikonte qė mbaja shėnime, nevrikosej, e ndėrpriste tregimin dhe ma hiqte letrėn nga dora. Ismail Qemali ishte shumė i pėrpiktė pėr ato qė donte tė pėrfshiheshin nė librin e kujtimeve dhe pėr ato qė duheshin lėnė jashtė. Kėto tė fundit, zakonisht ishin pjesėt mė interesante dhe pėrbėnin njė burim tė jashtėzakosnshėm pėr njė shkrimtar.
Po
kujdesi i tij qė ato tė mos pėrfshiheshin nė libėr, ishte edhe mė i jashtėzakonshėm. Ismail Qemali ishte i mendimit se nė kujtimet politike duhet tė pėrfshihen vetėm ngjarje serioze.
 Kur mbaronim bisedėn dhe Qemal beu ikte, unė ulesha e shkruaja ato qė mbaja mend dhe kur vinte heren tjetėr ia lexoja cfarė kisha shkruar. Pasi i miratonte, unė i shtypja me makinė shkrimi dhe ai mė kėrkonte t’ia lexoja pėrsėri. Nė disa raste mė duhej tė bėja edhe ndryshime,
sepse I.
Qemali shpesh ndryshonte mendje e donte qė ndonjė pjesė tė tregohej ndryshe ose tė mos tregohej fare. Bisedat i zhvillonim nė frėngjisht, por unė shėnimet i mbaja nė anglisht dhe pastaj ia lexoja tė pėrkthyera nė frėngjisht, sepse nuk e kuptonte mirė anglishten.
 Ismail Qemali ishte shumė i kujdeshėm pėr ato qė tregonte dhe njė herė me tė qeshur thashė, “Ju keni ardhur tek njė gazetar e shkrimtar i cili pak-a-shume i njeh shijet e publikut. Pėrse nuk mė lejoni t’a shkruaj librin ashtu sic di vetė? Ndoshta do te dilte mė interesant?” Sigurisht pėrgjigja e tij ishte se gjithmonė e njėjtė – “Nuk dua tė dėgjoj gjėra tė tilla”.
 Ismail Qemali ishte shumė i thjeshtė dhe gjithmonė ndjehej ngushtė kur e lėvdonin. Ndonjėherė mendoja se historia mund tė kishte qėnė ndryshe, nėse ky njeri do tė kishte marrė vendime tė prera e tė rėndėsishme nė momentin e duhur dhe nė se do tė ishte treguar mė shumė ambicioz.
 Njė herė njė revistė e njohur franceze i kėrkoi Ismail Qemalit tė shkruante dicka “tė lehtė” rreth pėrvojės tė tij. Nė kėtė rast ai u shpreh lirshėm, duke e mbushur shkrimin me episode plot humor, pasi e dinte se publikut francez i pėlqenin gjėra tė tilla. Por ai nuk pranoi qė ky shkrim te pėrfshihej nė “Kujtimet” nė anglisht, duke thėnė, si gjithmonė, se ato nuk ishin mjaft dinjitoze pėr tė zenė vend nė librin e njė diplomati.
 Nisur nga pėrvoja, Ismail Qemali parashikoi shumė zhvillime qė mė pas edhe ndodhėn. Por vetėm pėr njė prej zhvillimeve mė tė rėndėsishme parashikimi i tij doli i gabuar. Ismail Qemali besonte se Lufta e parė Botėrore do tė pėrfundonte me fitoren e Gjermanisė. Kjo jo sepse Gjermania ishte ndėr fuqitė mė tė mėdha ushtarake tė kohės, por sepse Britania e
Franca
do tė mundeshin. Ai bėnte krahasim me tė kaluarėn kur politikat britanike e franceze ndaj Lindjes shumė herė kishin qėnė tė gabuara. Ismail Qemali thoshte se Gjermania e Austro-Hungaria kishin hyrė aq thellė nė Ballkan vetėm falė pakujdesisė dhe indiferentizmit tė Britanisė dhe se kishte qenė frika ndaj Gjermanisė qė prej periudhės sė Bismarkut, qė ndikoi nė krijimin e aleancės franko - ruse dhe po ashtu frika ndaj Gjermanisė qė i shtyu sllavėt e jugut tė bashkoheshin nė njė federatė, duke menduar se vetėm kėshtu mund t’i bėnin ballė kėrcėnimit gjerman e austro-hungarez.
 Njė herė e pyeta Ismal Qemalin se pėrse pranoi tė largohej nga vendi dhe nuk e mbajti pushtetin me cdo kusht e me forcė, sic do tė kishin bėrė shumė tė tjerė nė pozitat e tij. Ai tundi kokėn dhe me njė zė tė mendueshėm tha “ Gjėra tė tilla nuk mund t’i bėnte njė njeri qė kishte luftuar pėr Liberalizim nė njė vend tė prapambetur”.
 Ismail Qemalit nuk i pėlqente tė fliste pėr veten pasi i dukej se mburrej, prandaj edhe puna pėr tė shkruar kujtimet e tij zgjati mė shumė sesa unė kisha parashikuar, pasi ndonjėherė mė duhej t’ia nxirrja fjalėt thuajse njė nga njė. Me ditė a javė tė tėra ai zhdukej dhe kur kthehej i lodhur, mė tregonte pėr takimet qė kishte zhvilluar me ministra, diplomate, burra shteti e bashkėatdhetarė pėr tė ndihmuar cėshtjen shqiptare. Ndonjėherė prefereronte tė ulej pranė zgjarrit e tė bisedonte. Por libri i Kujtimeve kurre nuk pėrfundoi si duhej; kapitulli rreth Shqipėrisė, kurrė nuk u skicua as nė vija tė trasha. Mė 1919, Ismaili Qemali u
nis
per nė Spanjė, pasi duke qenė vend neutral, mendonte se ai mund tė ishte mė i pavarur nė punėn e tij pėr Shqipėrinė. Disa ditė para se tė nisej, mė pyeti nėse do t’a ndihmoja mbi njė libėr tjetėr mė tė gjėrė mbi gjeografinė, historinė dhe etnografinė e Shqipėrisė. Unė i thashė, po, por mė gjatė nuk e diskutuam. Shqetėsimi im i vetėm ishte se nėse puna
do tė kryehej me ritmin e shkrimit tė “Kujtimeve”, qė kishte ecur shumė ngadalė, pėr njė libėr tė dytė do tė na duheshin disa vite.
 
Nga Spanja, miku im i vjetėr, me ftesė tė qeverisė italiane shkoi nė Itali, dhe kur arriti atje, autoritetet e mbajtėn nėn mbikqyrje; dhe ashtu zemėrthyer e afro 80 vjecar, Ismail Qemali vdiq nė Peruxha.
 Gjithashtu pėr ata qė besojnė nė bestytni nuk mund tė lė pa treguar njė ngjarje qė ndodhi nė Parisi. Miku im Reginald Darcy, pianist i njohur qė jetonte nė Algjer, kishte ardhur pėr vizitė nė
Paris
. Njė mbrėmje, ai, Ismail Qemali dhe njė miku i tyre po hanin darkė dhe Qemal beu i pyeti nėse u besonin bestytnive. Ata u pėrgjigjėn se jo, dhe pastaj u befasuan kur Ismail Qemali tha se dėshironte tė dėgjontė Marshin Funeber tė Shopenit. Darcy e luajti nė piano, tė gjithė pjesėn deri nė fund. Nė mė pak se njė vit pas kėsaj ngjarjeje, Ismail Qemali dhe Reginald Darcy vdiqėn, ndėrsa personi i tretė ndėrroi jete disa muaj mė vonė”.
***
 
Libri “Memoirs of Ismail Kemal bey” u botua mė 1920 nė Londėr e Nju Jork, me njė pamje e pėrmbajtje me tė vėrtetė serioze, sic e kishte dashur Ismail Qemali kur ishte gjallė. Sot ky libėr ėshtė njė nga veprat mė tė cituara nga studiues e historianė mbi cėshtje tė Lindjes sė Afėrme e tė vendeve tė ish perandorisė osmane. Libri pėrmban edhe njė parathėnie shkruar nga W.M.F, akronim i pėrdorur nga Willam Morton Fullerton,(1865-1952) mik i Sommerville Storyt dhe nxitėsi kryesor qė Ismail Qemali tė hidhte nė letėr kujtimet e tij.
Fullerton ka qenė njė prej gazetarėve dhe analistėve te njohur tė gjysmės sė parė tė shekullit tė XX. Lindur nė Konektikat e i diplomuar nė Harvard, nė vitet 1890, Fullerton u vendos nė Paris
, ku punoi si korrespondent pėr London Times. Ai ėshtė autor i disa librave si “Problems of Power’ edhe “Patriotism and Science” ku analizohen politikat e fuqive tė mėdha nė fillim tė shekulli tė kaluar. Shumė kritikė thonė se filmi i kohėve tė fundit “Wings of the Dove” ba
zohet nė jetėn e Fullertonit, tė paktėn gjatė rinisė sė tij.
 Ndėrsa tė dhėnat biografike rreth Sommerville Storyt janė tepėr tė pakta. Mendohet se ai lindi nė Britani aty nga mesi i viteve 1800, punoi si gazetar nė disa kryeqytete tė fuqive tė evropiane deri aty nga vitti 1903, kur u vendos pėrfundimisht nė
Paris, ku edhe vdiq para fillimit tė Luftės sė dytė Botėrore. Somerville Story la pas shumė shkrime, monografi e pėrshkrime, por mė shpesh emri i tij pėrmendet pėr librin “The Memoirs of Ismail Kemal bey”.

 

Hektor HARIZAJ

Piktori i madh Sabaudin Xhaferi

“Dobesia me e madhe e qenieve njerezore, eshte tek hezitimi i tyre per t’u thene te tjereve, se sa shume ata i duan kur jane endé gjalle”

Xhaferajt- nje nga fiset me te vjeter te Armenit pati favorin te vendosej shekuj me pare ne kodren me te njejten emer ne lagjen e Bregut.

Prej andej ne kalamajte perjetonim mrekullite panoramike dhe mbreselenese  te hapsirave te pamase te drites, gjelberimit e kaltersise, bukurive natyrore  nga Bregu i madh i Trebloves, Majes se Katundit, Mureve te Osmen Haxhiut, Shashices, Topalltise, fushes  pjellore te Mesarakut, trekendeshit gjigand te dy lumenjeve, Myzeqese e deri tek Qyteza. 

Dukej sikur gjithe Universi ishte ne pellembe te dores.

Ēifligu qe ata seliten i ngjante organizimit te nje mbreterie te vogel babilonase: Shtepi te larta dykateshe, mure rrethues te gurte qe ne permasat e mija femijerore me dukeshin ciklopike. Miniplantacione me koleksione pemesh te sjella nga Italia, koceke me zaire, lope qe punonin ne parmende. Kuaj te hazdisur qe shinin lemenj me bereqet.

Kujtimet e femijerise sime te hereshme jane te lidhura ngushte me bujarine e nikoqireve dhe zonjave te deres se Shaban Murat Xhaferit, qe gjithmone me ofronin nga sepetet pjatat me mjalte e vaj ulliri te shtrydhur me kembe, shege, fiq te thate, bajame, xinxife, dardhe dimerore, rrush afuzali, stafidhe, ftonj, thana e gjithēka perrallore qe mund te kultivohet ne kete bote.

Per fat te keq sot kane mbijetuar vetem kodrat e xhveshura, nje pjese e vogel e ullinjve shekullore, varrezat e te pareve tane, bunkeret dhe kujtimet.

Xhaferajt u shperndane si pendet e korbit ne Vlore, Tirane, Angli e deri ne Amerike.

Bir i ketij fisi burrash te zote, trima, bujare e shume puntore, ishte dhe Xhafer Selimi nje intelektual nacionalist, i cili i u martua aty nga vitet ’30 me zonjen Lili, nje grua trup-imet nga nje familje fisnike nga Brati.

Nga kjo familje armenase  u lind piktori i ardheshem Sabaudin, kjo penele e madhe e Kombit.

Komunizmi bashke me pasojat e pasluftes u solli shume andralla, fukarallek, mjerim, persekutim. Te ngelur jetim u “fshehen” ne Selenice. Zonja imcake, me e forte se nje burre i vertete, veshi ēizmet. Rrudhat e parakoheshme e tjetersuan.

Gjashte engjejt e vegjel te vetmin ushqim shpirteror kishin pak relike kulture te trasheguara, genet e fisnikerise dhe talentin e lindur. Nje familje e rralle intelektuale. U mekuan me libra, me art me muzike, me kulture. Sabka i ardheshem ose Didoja, pati fatin e hidhur t’i mohoesh arsimimi. Me shume perpjekje dhe fale talentit ne pikture, ne moshen 31 vjeēare perfundoj Institutin.

Nuk mund te mos permend me nostalgji, konsiderate dhe krenari aftesite e rralla dhe talentin ne shume fusha te Skenderit, Shpetimit, Agimit, Sulos dhe Luizes. Te gjithe krijues e novatore.  Aty ne mes te ferrit toksor, ku tymi i zi i bitumit pudroste cdo mengjes mushkerite e njoma, lexonin vjedhurazi Dostojevskin, Shollohovin, Pasternakun, Eseninin.

 Sot habitem me vetvehten. 

Ne ate geto ku gjithcka ishte e kontrolluar nga komisaret, si mund te mesoje gjuhet e huaja te ndaluara italisht, serbo-krotaisht, te shijoje Pikason e Shishkinin, te degjoje San-Remon, te drejtoje ekipe futbolli, te inskenoje teater, te zgjidhje probleme inxhinjerike qe i kishin zili specialiste te njohur te fushave, te kendoje nen-ze Celentanon. 

Librat dhe muzika perendimore e ndaluar, qe ne te vertete ishin kryevepra boterore percilleshin dorepasdore fshehurazi deri tek brezi i trete.

I pari qe solli kete tufe drite e kulture tek vellezerit me te vegjel, si Diogjeni me pishtar ne dore, ishte Sabaudini.

Ai, fale zgjuarsise se tij te lindur, vullnetit te ēelikte dhe talentit te tij te rralle, mbijetoi ne ate sistem holokaustian totalitar qe nuk merrte ne konsiderate arsimimin, por e injoronte duke e ēuar ate mesues te rendomte ne ciklin e ulet ne Selenice. Sikur te mos mjaftonte kjo, per te mos e lene te qete ne jeten e ndrydhur te botes se madhe te artistit ne diktature, disa medioker me teseren e kuqe me draper e ēekan i benin dacibao, duke e goditur per biografine e tij dhe liberalizmin. Do te kishte perfunduar edhe me keq, por talenti i madh, si nje ēeles magjik, e shpetoi ne nje nga momentet e veshtira me tablone e “Zonja Ēurres”, “Montatorja”, e ndonje tjeter veper me teme nga famekeqi Realizem Socialist ne ekspozitat qe organizoheshin ne Tirane dhe ku eunuke partiake te Kupoles, duke mos patur mundesi te vezhgonin mė tej fasades, kenaqeshin ne drite-hijet e artit te tij.

 Po kush jane dy piktoret e medhenj Sabaudin XHAFERI

 Sabaudini u lind ne Tirane ne vitin 1936. Ai studioi Pikture dhe u diplomua ne vitin 1967 ne Institutin e Larte te Arteve Tirane (sot Akademia e Arteve). Eshte i njohur gjithashtu me emrin Grigor Aleksi dhe me pseudonimin artistik SABKA. Prej vitit 1969 eshte anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise. Eshte pjese e elites se artisteve se arteve figurative ne Shqiperi, si piktor kavaleti, si karikaturist, dhe si skenograf ne teater dhe television. Me mbi 40 vjete pervoje ne keto fusha ai njihet si artist mbreslenes dhe i formuar.

Punimet e Sabkes  qe sot gjenden ne mbare boten, perfshijne murale te ndryshme si zbukurime ne kupola dhe dekore artistike te interiorit.  Muralet e tij me dimensione nga me te ndryshmet jane vlersuar dhe komisionuar me ēmime te ndryshme. Nje tjeter forme  arti e cila e percakton Sabaudinin sin je artist te madh jane pikturat si portretet, natyrat e qeta, pejzazhet, kompozimet, duke perdorur menyra dhe mjete te ndryshme shprehese punimi si vajin, akrilikun, temperan, bojrat e ujit, pastelin, lapsat me ngjyra dhe karbonin. Grigor Aleksi eshte nje piktor realist/impressionist. Pikturat e tij jane admiruar per harmonine plote ngjyra te tyre, ndertimin interesant, ndjenjat shprehese dhe emocionet. Arti i tij karakterizohet  nga perdorimi brilant i  drites, shperthimi i vrullshem i penelit, refleksi dhe shkelqimi i natyres. Skicat e tija elegante kapin me nje ndjeshmeri te larte psikologjine dhe karakterin njerezor. 

Per origjinalitetin dhe cilesine e larte te artit, Sabaudin Xhaferi eshte vleresuar me 27 medalje dhe ēmime te ndryshme  ne konkurse kombetare te piktures, karikatures dhe dekorit skenik ne vendlindje ne  Shqiperi. Ai ka marre pjese ne konkurse te ndryshem nderkombetar ne mbare boten si ne Kanada, Itali, Greqi, Japoni, Gjermani,Turqi, Bullgari dhe ish Jugosllavi.

Pikurat e Sabaudinit jane ekspozuar ne Galerine Kombetare te Arteve, Muzeumet Kombetare, koleksionet private ne Shqiperi dhe boten mbare. Sot ai jeton dhe vazhdon karieren e tij si artist ne Fort Worth, Texas te Shteteve te Bashkuara. 

Laert Aleksi (Xhaferi)

Laert Aleksi ka lindur ne Vlore me 9 shkurt 1984. Ai emigroi ne Greqi ne vitin 1992 se bashku me familjen, ku filloi te marre mesimet e para te artit nga i ati  Sabaudin Xhaferi. Ne moshen tete vjeē ai pervetsoi teknikat e piktures dhe skicimit, ndersa ne moshen njembedhjete vjeē ai pikturoi vepren e tij te pare origjinale e cila zbuloi talentin e tij te rralle si artist.

Nen mbikqyrjen e te atit, duke e mesuar ate ēdo dite me nje program intensiv  te veēante, i perpiluar posaēerisht per Laertin, ai filloi te skicoj dhe pikturoi me nje mjeshteri te madhe. Aftesite e tij per te kapur detajet e hollesishme dhe materializimi i pikturave te tij me ngjyra shume shpejt u bene nje domethenie kuptimlote e veprave te Laertit. I ati, piktori i madh, e inkurajoi ate te rikrijoi veprat e mjeshterave te medhenj te artit, gje qe u arrit nga ana e tij me lehtesi dhe sukses. Shume nga veprat e kesaj periudhe jane ekspozuar ne galerine e tyre Studio Sabka ne Teksas.

Ne vitin 1999 Laerti shkoi ne Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi studimet e larta. Atje ai u shqua si artist i talentuar duke u vleresuar shkelqyeshem per skice dhe pikture. Per aftesite e tija te jashtzakoneshme ne art, ai gjithashtu eshte vleresuar nga National Honor Society, me Cmimin e Peneles se Arte "Golden Paintbrush Award,"  e cila e dallon ate si nje artist te madh te vertete.

Sot ai ka konsoliduar profilin e vet artistik, stilin dhe individualitetin duke i dhene shprese per te zhvilluar edhe me plot shkelqim ne te ardhmen.

Shume koleksionues serioze ne Greqi dhe Shtetet e Bashkuara ekspozojne punimet e Laertit ne muzeume dhe shtepi.

Ps. Autori i ketij shkrimi Hektor Harizaj eshte nje intelektual qe punon dhe banon ne Shqiperi.  mesiperm eshte botuar per here te pare ne nje gazete te vogel shqiptare “Armeni”.

Kontakto Autorin:

infovlora@gmail.com, ose mobile: ++355692342041

 

 

ME POETIN ALEKSANDĖR ESENIN NE BOSTON

Esenin Jr. “ Veē njė qėllim kam tė qartė, synimin e ēmendur-Lirinė”

NGA ROZI THEOHARI

Shėtisim tok me poetin rus Aleksandėr Esenin bregut tė Atlantikut nė Reverė, pranė Bostonit. Tash jemi bėrė miq pas intervistės qė i mora shtatorin e vitit tė kaluar. Poeti plak 83-vjeēar reciton ngadalė poezitė e tij:
/Vetėm vargje pėrmendėsh/ Kėndova njė jetė tė tėrė.../
Aleksandėr Sergejeviē u lind nė Petėrsburg nė maj tė vitit 1924 nga dy prindėr poetė, e ėma, Nadjezhda dhe i ati, poeti i famshėm rus Sergei Aleksandroviē Esenin. Aleksandri ėshtė i vetmi fėmijė i Eseninit mbetur gjallė. Ai ishte nė moshėn 14 vjeē kur lexoi pėr herė tė parė poezitė e tė atit, Eseninit, dhe, rreth kėsaj moshe filloi tė shkruante edhe poezitė e veta antisovjetike. Ai studioi ne Universitetin e Moskės, u bė njė matematikan i dėgjuar e filozof dhe kurrė nuk i besoi materializmit dhe kurrė nuk e zbatoi metodėn e realizmit socialist.
Jeta e poetit tė ri vazhdoi nė dekada me dėnime ekstreme nga qeveria sovjetike, i burgosur disa herė, i torturuar, i internuar, pesė herė i mbyllur nė institucionet psikiatrike, por ai mbeti njeri i fortė, i vendosur nė bindjet e tij dhe i patrembur. Nė vitin 1965 Aleksandėr Esenini organizoi mitingun e parė tė Glastnostit nė Moskė dhe personalisht u cilėsua “simboli i lirisė” e “lidėr”. Emri i Aleksandrit si filozof, matematikan, poet, disident e bashkėpunėtor i Saharovit u kthye nė legjendė nė mbarė Rusinė. Tashmė ishte krijuar njė lėvizje disidente nė opozitė me rendin sovjetik dhe e vetmja zgjidhje ishte dėbimi i elementėve tė padėshirueshėm jashtė kufijve tė vendit.
Aleksandri emigroi nė SHBA, nė maj tė vitit 1972 dhe u emėrua profesor matematike nė Universitetin e Bostonit. Qė prej asaj dite deri mė sot poeti, filozofi, shkencėtari vazhdon punėn e tij intelektuale duke zhvilluar mė tej idetė e tij filozofike e politike, pa iu ndarė vjershėrimit. Aleksandėr Esenini me profilin e tij qytetar dhe demokrat shquhet pėr talentin poetik, si njė poet lirik i ndjeshėm dhe i kreshpėruar shpirtėrisht ndaj padrejtėsive dhe vuajtjeve qė ka hequr nga pėrndjekja e sistemit komunist, si njė shpirt qė kėrkon lirinė dhe lufton me fjalėn e tij pėr tė, me guxim dhe vetėmohim. Nė vargun e tij eseninian dallohet sarkazma e tij therėse ndaj sistemit totalitar komunist dhe lirizmi i tij i ashpėr dhe i pakompromis, si njė nga stigmatizuesit e parė e tė guximshėm tė atij regjimi, si njė nga poetėt qe perēon nė poezinė ruse tė fundit tė shekullit tė njezetė stafetėn e poetėve
martirė sovjetikė qė u bėnė pre e sistemit stalinist. Ai lidh kėshtu kėtė traditė poetike me frymėn e re tė poezisė ruse tė viteve gjashtėdhjetė e mė tej, ėshtė , tamam, siē e kanė titulluar vėllimin e tij poetik tė botuar nė Perėndim: "Gjethi i pranverės". Ky libėr poetik e profetik me emrin e Aleksandrit u botua nė vitin 1961 jashtė kufijve tė Rusisė nė gjuhėt ruse e angleze. Ishte libri i dytė pas “Doktor Zhivagos” tė Pasternakut qė botohej jashtė kufijve sovjetike, pa pėlqimin e qeverisė. Nė kopertinėn e pėrparme tė librit ėshtė shkruar nga dora e Aleksandėr Eseninit: “ Nė Rusi nuk ka liri tė shtypit, po kush mund tė thotė se nuk ka liri tė mendimit?” Nė shpirtin e tij tė lirė eseninian lulėzon pėrherė “gjethi i pranverės”, pa njohur kufij te lodhjes, tė moshės e tė mospajtimit.
Ditė e ftohtė. Ecim buzė oqeanit me poetin plak rus...”Babai im, poeti brilant Esenini e pati jetėn tė shkurtėr, - thotė Aleksandri,- por nėna ime jetoi gjatė, e ndoshta i ngjaj edhe unė asaj... Kam shumė plane pėr studimet e mia...Do ta kaloj pleqėrinė kėtu nė Amerikė duke u marrė me studimet e duke shėtitur pranė oqeanit.”
Vijojnė mė poshtė katėr poezi tė Aleksandėr Eseninit pėrkthyer nga rusishtja prej poetit tonė dhe pėrkthyesit tė mirėnjohur VANGJUSH ZIKO, me banim nė Kanada.

NĖ PARKUN ZOOLOGJIK

Nė parkun, qė namin ia japin luanėt,
Nė gropėn kafaz krokodili po qante,
Ai piramidat dhe Nilin paanė
Kujtonte Egjiptin dhe thellė ofshante.
Mua mė pa pas kafazit tė hekurt,
Drejt meje provoi t'afrohej ngadalė,
Shkau pas xhamit ashtu i mbėshtetur,
I trembur me sytė e tij tė dalė.
.U drodh edhe dhėmbėt m'i kėrcėlliti
Edhe nėn ujė rrėshqiti, u zhduk...
U zverdha dhe sytė i pėrpėlita,
I zura me dorė dhe ika tėhu.
.Dielli gazmor nė dritare dhe sy
Me lojėn e tij mė joshi dhe mua.
Vendosa me mur dritaren ta mbyll,
Por rrezet e diellit atė ma rrėzuan.
Nuk desha as Qiellin, as Tokėn ta shihja
Nuk desha hakmarrje, vec gjumit tė humb,
I pashė nė ėndėrr dy sytė e tija,
Mė kėrcėnoi, nėn ujė e u zhduk.

.Dielli i mbrėmjes shtėpitė pėrflaku
Dhe, kur i gėlltiti ato errėsira,
U zgjova dhe sytė e mi tė pėrgjakur
Mbetėn mbi muret e ashpra, tė ngrira.

4 shkurt 1941


KURRĖ S'KAM ZĖNĖ PARMENDĖ

Kurrė s'kam zėnė parmendė,
Punė krahu s'kam bėrė,
Vetėm vargje pėrmendėsh
Kėndova njė jetė tė tėrė...
Gjersa kėrkojnė prijsat

Veē fjala e tyre t'ushtojė,
Ushtari, pylltari, amvisa
Mua po ma mėsojnė:
"Stalini thotė me ngulm,
Tė lir'e tė njėjtė jemi,
Veē komunizmin mburr,
Pushtetin tonė qe kemi."
.Dhe kur si ligj tė shenjtė
Kėtė ėndėrr tė paparė
Ma japin nė pjatė t'ergjėntė,
Mė thonė, ta duash, i marrė.
E di c'ėshtė burgu pėr mua,
S'ėshtė dėnim, por vdekje,
Unė bėrtas:"nuk dua
Bajgėn me erė tė keqe!"
.M'e menēur se fjal'e ushtarit,
Mendimi i tij tyryfyē,
Mė ėsht'i shtrenjtė arti,
Dėshira qė njerėzit t'i cyt...
.Ē'tė bėsh,erdh pranvera prapė,
S'e ndal askush kėtė stinė;
Veē njė qėllim kam tė qartė,
Synimin e ēmendur: lirinė.
                     31 gusht 1946


ME FĖMIJĖT, I VOGĖL, NUK LOJTA

Me femijėt, i vogėl, nuk lojta,
Fėminia u zgjat gjer nė burg...
Lodrat janė, e dija, tė kota,
Duhet rritur, tė bėhesh me tru.

.Duke rritur u binda se
Patjetėr do gjej tė vėrtetėn.
Lavdia me kohė tė qesh,
Nė Hėnė do vdes patjetėr.

Sa kam pritur! Tashti s'e di
Pse rroj e vėrtitem nė botė.
Kudo bisha, kudo egėrsi
Nėpėr udhėt e bishės Moskė!

.Jeta gratė shpejt i shėmton.
Tridhjetvjeē ato duken plaka...
Ato burri i rreh, torturon,

Ulėrin e shan bėrė tapė.

Por besojnė ato nė ndryshimin,
Nė njė rend shoqėror tė drejtė;

Por i pret ato vetėm burgimi,
Bien brenda dhe burrat vetė.

.Mė vjen keq, por s'kam gjė nė dorė
T'i shfaros kėta njerėz pa vlerė,
Veē mbi bijtė e tyre kaqolė
Shpagimi i im le tė bjerė!

Le tė hyjnė nė rrugė tė shtrembėr,
Ta kuptojnė se s'ka dashuri,
Nėn'e babė pėr ta janė thjeshtėr,
Po t'i vrasėsh, nuk ėshtė ēudi!

Nė litar ata djem do mbarojnė,
Mua dot s'mė gjykon asnjeri,
Kėta vargje tė mi do lexojnė
Dhe nė shekull tjetėr tė ri.

Karaganda-Moske
prill 1952-25.12.1953


LOPĖ DHE DEMA, QYTETARĖ!

Lopė dhe dema,
qytetarė!
Bolshevikėt si ju katandisėn...
.Por do nisė luft'e egėr prapė
Dhe njė kohė tjetėr do tė nisė...

.Po ia hodha luftės dhe urisė,
Mbase, do ta shtyj edhe njė vit,
Do hedh sytė nėpėr ato vise
Ku u rrita me purtekė e kamxhik.
Do kėmbej dy fjalė tok me miqtė
Qė tepruan nga kampet e pistė,
Dhe kur trenat tė lirė tė nisen,
Do ta le Rusin'e kėto vise!

Nė Bizant dhe nė Algjer unė do vete,
Dhe nė Kajro pa njė lek me vete,

Do ta shoh un' mjegullėn e bardhė
Qė ka veshur shkėmbin, Gjibraltarė!
.Nė kam mbetur pakėz ēilimi
Qė Luvrin ta shoh pa pikėllim!
Dhe nė shpirti nuk mė ėshtė tharė,
Do shpresoj dhe un'dyzetvjeēari,
Dhe pėr sa besnik i mbetem vetes,
Katolikėt do t'i ftoj tė ndeshem!
.Por ē'e do se Perėndimi ėsht'i ashpėr,
As ia vlen tė sfidosh besimtarėt.
Me sa duket, dimėri i gjatė
Ma platiti mua zemėratėn
Dhe pėrtej kufijve tė Rusisė
S'ka kuptim protesta e rinisė!...
.E ē'do bėj? Nuk kthehem pas,
Do dehem dhe veten do vras
Qė mos shoh me sytė zvetėnimin,
Vanitetin, qė ka kapur njerėzimin.
Qė me egėrsimin tim tė shenjtė
Mos i prish jetėn e njomė ndonjė dendi,
Qė kėshtu Rusisė, vendit tim
Mos i mbetet hi nga hiri im.

Karagande-Moskė
Prill1952-Tetor 1953

 

 

Qibrije Demiri-Frangu

 Ndoc Nikaj,Balzaku shqiptar

Me rastin e 55 vjetorit tė vdekjes sė romansierit Ndoc Nikaj

Emri i Ndoc Nikajt (1864-1951) bėnė njė histori tė trishtė, pėrkatėsisht njė histori gati ekuivalente me vetė atė tė popullit shqiptar. Kjo ėshtė njė histori e njeriut tė mohuar, tė anatemuar, tė izoluar. Pėrkundėr punės, virtyteve tė tij tė larta, luftės sė paepur, pėrpjekjeve tė parreshtura pėr gjuhėn e kombin e vet, Ndoc Nikaj mbetet edhe pėrtej margjinave. Tė gjitha kėto e bėjnė Nikajn tė veēantė si autor dhe si veprimtar, aq mė tepėr kur tė gjitha kėtyre u shtohet fakti se Ndoc Nikaj krahas ėshtė edhe autori i romanit tė parė nė gjuhėn shqipe me motive teologjike, “Marcja”, i botuar mė 1898. Edhe Nikaj pati fatin tragjik tė mgjashėm me shumė meshtarė shqiptarė. Ndoc Nikaj, i njohur edhe si Nagdo Monici, pseudonim ky qė e pėrdor edhe nė gazetėn “Albania” tė Faik Konicės,  njihet edhe pėr romanin historik “Shkodra e rrethueme”, botuar mė 1913. Por nuk janė tė vetėm kėt vepra qė e shquajnė kėtė autor, meqė Nikaj ėshtė autor edhe i disa veprave historike  dhe zhanre tjera. Ndoc Nikaj ka lėnė shtatė romane tė pabotuara. Shih pėr kėtė e quajtėn edhe si Balzaku shqiptar. Ky autor shumė i rėndėsishėm i letrave tona edhe sot ėshtė pak i njohur. Kjo mbase pėr  shkakun e shkrimit tė veprave tė tij nė gegėrishte tė vjetėr. Ndoc Nikaj ėshtė pararendės i prozės nė gjuhėn shqipe, pėraktėsisht pararendės i Mihal Gramenos, i Milto S. Gurrės, i prozės se Foqion Postolit, Filip Papajanit, Mit’hat Frashėrit, Koliqit e tė tjerėve qė do tė pasojnė.
Mosbotimi i romaneve tė Anton Santorit bėri qė “Marcja” tė jetė edhe proza e parė romaneske nė gjuhėn shqipe, e cila mban datėn e vitit 1889, roman ky i ribotuar dhe i pėrmirėsuar mė 1892 me titullin “Marcja e keshtenimit nė filles t’vet”. Titulli ėshtė tematik, pėr t’mos thėnė mbase edhe krejtėsisht prozaik, ngase ėshtė njė fjali pėrcaktore-kohore qė na sugjeron se flitet pėr fillimet e krishtenizmit, gjė me tė cilėn ka te bėjė edhe vetė subjekti i veprės.
Ndoci shkroi “Marcjen” i nisur dhe i motivuar nga ndjenjat atdhetare. Ideja e tij themelore ishte qė tė shkruhej diēka nė shqip, sepse “gjuha shqipe ishte vetėm me te folėm“. Kėtė ide Ndoci kishte filluar ta realizonte shumė herėt, madje qė nė vitin 1889. Ai si 24 vjeēar boton “Marrėzia ose Keshtenimi ne fillese te vet”, nė kohėn kur ai ende ishte xhakon. Nė tėrė veprėn e tij ai u pėrpoq, siē thotė edhe vetė duke u nisur nga maksima: “Me sundue shqyptari token shqyptare a mund t ēfaqej paramendje nji gja ma e nalt gezimtare?” Qasja e shkrimit tė prozės romaneske vinte edhe si njė refleksion nga rrjedhat e letėrsisė evropiane. Nė kuadėr tė kėsaj duhet shikuar dhe vlerėsuar edhe faktin se Ndoci mė pas do tė pėrkthejė edhe romanin e parė tė Hygos “Han Islandi”. Mė nė fund duhet pranuar faktin se edhe vetė Marcja ėshtė njė pėrkthim i lirė nga italishtja, por pa e mohuar faktin se pėrcaktimi i pėrkthimit tė kėsaj proze pėrkon me dhuntinė e tij pėr prozėn si dhe me vetė natyrėn e tij prej meshtari. Ngjarjet historike, jeta nė shumė dimensione, feja, gjendja ekonomike, aspiratat pėr liri, janė tema qė bartin informacionin pėr kohėn, shpesh mbase duke e vėnė autorin nė  pozitat  e historianit .

“Marcja” ėshtė njė tėrėsi kapitujsh tė lidhur me emra personazhesh, por qė tė cilėt janė edhe njėsi nė vete, nė kuptimin e unitetit kompozicional tė veprės. Pėrmes kompozimit tė episodeve nga jeta e personazheve, kapitujve, skenave dhe pozicionimit tė tyre, me Marcjen nė qendėr, ndėrtohet harmonia kuptimore e kėsaj vepre. Krahas temės bosht, krishtenizmit, autori lidh edhe nėntemėn qė ėshtė njė motiv i lashtė mbase baladesk, siē ėshtė ai i flijimit tė motrės pėr vėllanė,  flijim i cili shton fuqinė e personazhit qendror, Marjces. Njėkohėsisht ky element edhe ndėrton atė vijėn e hollė lirike nė vepėr, pėrballė vorbullės sė  problemeve tė ndryshme historike.
Qė nė fillim tė romanit bėhet njė pėrshkrim i sarajeve dhe minareve tė “shehrit” tė Romės, ku edhe autori e vendos ngjarjen bashkė me ushtarėt tė zėnė robėr, tė gjithė me fytyrė pėrdhe. “Aty janė ata qė kanė provuar t’i qėndrojnė hovit tė Romės”, shprehet autori. E nė mesin e tyre autori futė edhe Abrahamin, Sarėn dhe ata tė Davidit si personazhe biblike. Kėto tabllo i shėrbejnė autorit pėr tė konstituuar tė gjykuarit e lexuesit mbi personazhet, episodet e skenat e ndryshme pėrmes tė cilave ravijėzohet njė kohė e caktuar, qė kėtu paraqitet si ajo e fillesave tė krishtenizmit nė pamje tė njė pėrshkrimi romantik.
Gjatė subjektit dalin elemente tė mistikes fetare, tablo nga jeta plot dramaticitet, qė me tragjikėn e tyre korrespondojnė bukur edhe me baladat tona popullore. Kėshtu “Marcja“ merr karakter tė thellė epik dhe heroik. Varrosja pėr sė gjalli e saj ėshtė njė pamje morbide qė na i kujton tragjeditė antike. Edhe  kapėrcimi nga bota reale nė atė hyjnore ėshtė njė element i mistifikimit tė kėtij personazhi, duke futur kėtu autori edhe elementin fantastik nė prozėn tonė. Pėr tė autoktonizuar kėtė subjekt, autori citon Papa Klementin, me pėrkatėsi shqiptare, i cili, siē dihet, mė 1703 e konvokoi Kuvendin e Arbėrit. Por kėtu autori e zhvendosė nė njė kohė tjetėr. Personezhe tjera historike janė edhe Neroni,  krahas Despazionit, i cili sigurisht ka tė bėjė me perandorin romak, Vespazionin.

“Marcja”, edhe pse me pėrmbajtje teologjike, nė vete ka edhe njė botė tė tėrė poetike. Fati i njeriut, nėn mizoritė e njė rrėnuesi, siē ishte Neroni, dhe fillimet e njė feje, kulture tė re mbi paganizmin, bėjnė situata tė ndėrtuara me njė gjuhė sa pėrshkruese, po aq edhe konotative. Flijimi fizik dhe shpirtėror i Marcjes dhe tė tjerėve, brenda kontekstit kohor kur u krijua kjo vepėr, merr njė vlerė tė veēantė dhe mbase edhe simbolike. Pėrmes elementit mitik tė Neronit dhe Jezusit, tė cilėt edhe e krijojnė figurėn e kontrastit; i pari si antagonist dhe i dyti si protagonist, autori dėshiron tė forcojė hendekun mes tė keqes dhe tė mirės.      Prosedeu narrativ i jep autorit  mundėsinė e njė strukturimi tė subjektit me pak personazhe, shumica gra, por me shumė tabllo e episode dhe situata herė- herė lirike.
Gjuha e tij thellėsisht popullore ėshtė pėrplot imazhe, qė krijojnė shqetėsimin artistik te lexuesi edhe pse duhet theksuar se kjo gjuhė nė njė masė ėshtė e ngarkuar me turqizma, tė cilat e lėndojnė atmosferėn e martirizimit pėr krishterizmin, ngase leksiku nuk e krijon atė atmosferė, pėrkundrazi e dėmton atė. Fjalėt kurban, kyvet, nasihat, shehėr, sagllamė, nafak, sevap, begenis, shartet, jabangji, fukara, mukajet e tjerė e dėmtojnė imazhin e pėrkushtimit tė njė prifti, siē ishte Ndoc Nikaj. Marcja si figure e ngritur nė simbol tė sakrificės, kalon situata tragjike dhe pėrfundon tragjikisht me lutjet dhe fjalėt e saj pėr perėndinė. Nė kėtė mėnyrė ajo krijon himnin e krishtenimit, nė kuptimin e fesė qė mbron tė pafuqishmit, tė varfrit, pleqtė dhe tė drejtėt, si njė fe qė ngrihet mbi humanen. Duke ditur se Ndoci kishte pėrfunduar mėsimet te franēeskanėt, e mė pas te jezuitėt, duke ditur se shėrbeu si meshtar nė Shkodėr, nė Shkrel, nė Dajē, nė breg tė Bunės e tjerė, kėto ide tė tij dalin si pjesė e botės dhe jetės meshtare tė tij.
Nė romanin “Marcja” mund tė themi se dendur dhe mirė funksionon dialogu, pėrmes tė cilit autori na kthen nė situata tė tjera. Kėtė ai e bėnė nėpėrmjet evokimit, gjė qė intensifikon dramatizimin e situatave, edhepse dialogu ėshtė narrativ

 

 DASHURIA SI NDJENJĖ SUPREME

 Dr.Qibrije Demiri-Frangu

Don Lush Gjergji :“Dashuria nuk dashurohet” ėshtė njė libėr qė ofron njė qasje tjetėr ndaj dashurisė. Udha e saj ėshtė andej nga Hyji .
Me dashuri kėrce andej kah Zoti, pėr tė ikur nga errėsira e mėkati. Kjo ėshtė motoja e shkrimit tė kėtij libri; ėshtė fjalia qė nė mėnyrėn mė tė shkurtėr do ta pėrcaktonte diskursin human tė librit tė Dom Lush Gjergjit “Nga dashuria nė dashuri”. Ky libėr i ndarė nė 18 kapituj, tė cilėt korrespondojnė mes veti duke ndėrtuar njė homogjinitet kuptimor dhe qėllimor, paraqitet si libėr i njė zhanri  mes veprės psikoanalitike dhe etike, mbarsur nga fryma religjioze. Nė tė vėrtetė njeriu i kohės sonė, bota dhe shpirti i tij buzė zgripcit tė tėhuajsimit tėrėsor e dehumanizimit dhe forca e Hyjit, e Krijuesit tonė, pėr ta kapėrcyer kėtė vijė ferri tė krijuar mė fuqishėm viteve tė fundit, apo thėnė ndryshe kėtyre viteve tė tranzicionit nė Kosovė, e mė heret nė botė, ėshtė preokupimi filozofiko-meditativ i Don Lushit nė kėtė vepėr. Natyrisht kėto dy skaje janė tė ngjashme me dy skajet e pėrbotshme qė krijon e mira me tė keqen, vėrtyti me mėkatin apo edhe vet Krijuesi ynė me djallin. Janė kėto dy vija ekstreme qė shpeshherė njeriu gjendet bri tyre i gjuajtur nga problemet e jetės sa nė njėrėn anė, sa nė tjetrėn, por libri nė fjalė na mėson ashtu si shėn Augustini: ”Tė shkojmė pas njeriut qė tė mbėrrijmė te Zoti”.
Rikthimi kah Zoti ėshtė shpėtimi i botės, sepse ėshtė ikje nga vetmia, nga droga, duhani, prostitucioni dhe kjo ikje si e tillė na krijon idealin apo afrimin me Krijuesin tonė, duke mos u shndėrruar nė njė mall tė njė shoqėrie konsumi e materializimi. Vetėm duke qenė bashkėsi e emrit tė Krishtit, vetėm tė udhėhequr nga dashuria  dhe duke e dėgjuar thirrjen tė jetosh, tė dashurosh dhe tė veprosh,  do tė arrijmė deri te celibati-pastėrtia.

Nė kėtė libėr shumė tė veēantė, autori duke nxjerr  problemet konkrete tė njeriut tė sotėm pėrballė besimit, si sfida tė krishtenizmit, e heton se nė kėtė krizė vlerash dhe morali  si dhe nė kėtė krizė ekzistence, roli i pėrgaditjes shpirtėrore ėshtė dominant, ndaj  ky libėr ėshtė edhe njė leksion kundėr lektisjes shpirtėrore tė kėtij shekulli. Leximi i vullneshėm dhe i vėmndshėm i kėtij libri provon tė bėjė njė udhė shpėtimi pėr njeriun e tėhujsuar nga egoizmi, ateizmi, ikja nga vetja e Zoti, ikja ndėrtimi i sė mirės sepse vullneti dhe dashuria mungojnė me tė madhe nė kėtė shekull. Pendimi nga gjithė ky rrebesh tė kėqijash qė lėshon kjo kohė mbi njeriun, ėshtė nė meditimin dhe lutjet e tij, ėshtė nė kishė, nė tempullin e besimit, qė sipas Gjonit tė XXIII ėshtė “njė burim i vjetėr  qė gjithmonė jep ujė tė ri”, duke e bėrė jetėn si njė gosti qė relakson dhe socializon njeriun. Situatat e krijuara nė kėtė kohė tonėn e bėjnė njeriun dhuntarė dhe plot idhtėsi, por e gjithė kjo do tė largohet pėrmes mėsimit tė dashurisė, tė cilin na e mėson Jezusi. Kėtu  feja, krahas punės dhe veprimit tė njeriut, ėshtė shpresė e vazhdimėsisė sė jetės sė lumtur dhe se shpresa e krishterė ėshtė e pėrjetshme. Nga kjo del esenca e kėtij libri, e cila pėrkon me kthimin i njeriut nga besimi, nga e vėrteta, nga Zoti  dhe bashkėjetesa e tij me dashurinė; dashurinė ndaj njeriut dhe ndaj Krijuesit tonė.  
Pėrtrirja, rindėrtimi i marrėdhėnieve  si dhe pasurimi i tyre me Krijuesin, bėn celibatin nė shpirtėrat e dėrrmuar tė kėtij shekulli, sepse Hyji ka paracaktuar  ēdo gjė. Ai ėshtė krijuesi qė pėrmes njohjes sė tij ndihmon qė njeriu tė ndėrgjegjėsohet, ndėrsa ndėrgjegjėsimi ėshtė pėrkryerja e tij. Thėnia e Shėn Augustinit :“Mbretėria ime nuk ėshtė e kėsaj bote”,  do tė ishte kuptimi i  njė pjese tė kėtij ndėrgjegjėsimi. Kjo thėnie bartė mė sė shumti konotacione pėr kohėn e sotme, kur ėshtė bėrė njė pėrmbysje e rrėmbyshme e vlerave njerėzore. Kjo kohė mė shumė se tė tjerat rrezikon njeriun fizikisht dhe shpirtėrisht, ndaj kjo thėnie si e tllė do tė ndihmonte  nė luftimin e inercionit iracional tek njeriu. Besimi nė hyjnoren ėshtė forma e vetme dhe mė efikasja pėr tė luftuar njeriu tė keqen brenda vetės. Kėtė do ta mundėsonte besimi nė fjalėn e Zotit, besimi nė hyjnoren. Besimi ėshtė kusht i tė kuptuarit tė marrėdhėnieve jetėsore.
Zoti, i pėrjetshmi, i gjithpushtetshmi, vetėm kur ėshtė i pranishėm nė ne, ka forcėn e asaj drite hyjnore qė do tė na mbrojė, sepse njeriu gjithsesi  ėshtė ajo krijesa e ēastit hyjnor. Problemi i besimit nė kėtė libėr ėshtė ngritur si njė thirrje pėr shpėtimin e botės, e cila  do tė duhej  mbėshtetur te qenia supreme-Zoti, qė tė jetė e sigurt. Kjo do tė mund tė arrihej sipas Don Lush Gjergjit pėrmes devotshmėrisė sė njeriut, vullnetit tė tij pėr tė bashkėjetuar me Krijuesin tonė. Ky ėshtė njė fakt qė nė kėtė libėr theksohet si poentė dhe qėllim i shkrimit, i cili si  i deshifruar ėshtė njė formulė e shpėtimit tė shpirtit. shpirtit tė njeriut qė gjithėherė e rrah lakmia dhe  nė anėn tjetėr e sfidon drejtėsia  dhe i vendosur nė njė situatė tė tillė ai do tė ndihmohej pėrmes etikės fetare tė zgjedh tė mirėn, dashurinė qė tė shpėtojė nga mėkati.
Duke qenė njė njohės i mirė i frymės filozofike, psikologjike dhe etike, Don Lushi ka arritur tė identifikojė hapėsira shpirtėrore tė paplotėsuara tė njeriut tė kohės sonė, sikundėr dhe mbushje tė gabuara tė kėtyre hapėsirave. Nxitur nga kėto ai kėrkon qė njeriu i kohės sonė tė kthehet nga vetja, pėr tė parė dritėn e dashurisė, e cila burimin e ka nga Hyji.


Ndėr vite me Ernest Koliqin

pergaditi: Arjeta Ferlushkaj

v    1903- Shqipėri.

Nė njė familje tė madhe tregtarėsh me origjinė  nga Shiroka, me datėn 20 maj lind Ernesti, njė emėr me mbiemėr gjurmėlėnės... Shkollėn fillore e kryen nė Kolegjin Saverian tė Jezuitėve tė Shkodrės

v    1918-Itali.

Ėshtė 15 vjeē. I ati, Shan Koliqi, e dėrgon pėr tė studjuar nė Itali. Studion nė Kolegjin Jezuit Arici nė Breshia. Nė gazetėn “Noi giovani” (“Ne tė rinjtė”) , tė cilėn e themelon vetė me disa bashkėnxėnės, boton poezitė e tij tė para nė italisht

v    1921-Shqipėri.

Ėshtė 18 vjeē. Kthehet nga Italia dhe i vihet punės pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe, pasi qe larguar i ri nga vendlindja dhe kish nisur tė harronte gjuhėn amė.

Nė njė konkurs pėr himnin kombėtar, mes krijuesve te rinj e jo tė rinj, merr pjesė edhe Ernesti i cili vlerėsohet me ēmim tė parė nga njė juri e pėrbėrė prej emrash tė shquar si: Gj.Fishta, F.Noli, M.Frashėri, L.Gurakuqi.

v    1923-Shqipėri.

Mungon nė Shqipėri njė shtyp serioz. Ernesti e ndjen nevojėn e tij ndaj, bashkė me At A.Harapin, N.Topallin etj, themelon fletoren “Ora e Maleve” nė Shkodėr. Shkrimet e saj patėn njė ndikim tė madh nė jetėn politike e letrare tė vendit. Kėtu bėri edhe hapat e parė ne krijimtarinė letrare, i drejtuar nga L.Gurakuqi dhe Gj.Fishta.

v    1924-Shqipėri- Jugosllavi.

E thėrret L.Gurakuqi nė Tiranė si sekretar personal. Mė vonė bėhet sekretar i Ministrisė sė Brendshme. I nxitur nga L.Gurakuqi dhe miqtė e tij, dėrgon nė shtyp poemthin dramatik “Kushtrimi i Skėndėrbeut”. Kjo vepėr i dha shpresėn pėr tė hyrė pėrgjithmonė nė botėn e letrave shqipe dhe mund tė themi se “ka vlerėn e njė uverture me tone epike”(Fatbardha Hoxha). Po kėtė vit bėhet anėtar i lėvizjes “Bashkimi”, krijuar nga A.Rustemi. Mirėpo, me dėshtimin e programit tė saj, Koliqi detyrohet te largohet nga atdheu dhe vendoset nė Tuzla (Bosnje). Jetoi gjithsej pesė vjet nė mėrgim nė Jugosllavi. Gjatė kėsaj kohe, mėson serbo-kroatishten pėr tė studjuar veprat e autorėve sllavė tė jugut. Pjesėn mė tė madhe tė kohės e kaloi me krerė tė fiseve tė malėsisė shqiptare tė veriut, qė edhe ata ishin nė mėrgim. Prej tyre mėsoi pėr zakonet e lashta, letėrsinė gojore dhe tiparet heroike tė mėnyrės sė tyre tė jetesės.

v    1929-Jugosllavi(Zare).

I ndikuar nga ky rreth shqiptarėsh, Koliqi shkruan vėllimin me tregime “Hija e maleve”, vėllim i cili e pagėzon edhe si krijuesin e prozės moderne shqiptare. Me njė stil tė mrekullueshėm narrativ, ai arrin tė paraqesė nė kėtė botim njė sėrė episodesh tė jetės malėsore nėn ndikimin e rregullave tė ashpra tė Lekė Dukagjinit por pa munguar edhe skenat e jetės qytetare shkodrane.

Me kėtė vėllim ai mirėpritet tė kthehet nė qarqet letrare nė Shqipėri.

v    1930-Shqipėri.                                                                                               

Mbretėria shqiptare e fal Koliqin dhe e emėron mėsues tė thjeshtė gjmnazi. Nga viti 1930 ishte mėsues nė njė shkollė tregtare nė Vlorė dhe nė gjimnazin e shtetit nė Shkodėr, derisa shtrėngohet, sėrish pėr arsye politike, tė largohet nė Itali. Nė vitin 1932 botoi vėllimin e parė tė antologjisė “Poetėt e mėdhenj tė Italisė” (me njė parathėnie nga Fishta), njė antologji me 280 faqe qė u pėrdor menjėherė si tekst letėrsie nė gjimnazin klerik tė Shkodrės dhe pėrmban katėr poetėt mė tė mėdhenj tė Italisė: Aligierin, Petrarkėn, Arioston, Tasson.

v    1933-‘34-Shqipėri-Itali.

Ėshtė 30 vjeē. Jep dorėheqjen nga arsimi dhe regjistrohet nė Universitetin e Padovės pėr tė vazhduar studimet. Edhe pse me punė nė Padova, Koliqi nuk i shkėput lidhjet me Shqipėrinė. Bashkėpunon me redaksinė e tė pėrjavshmes kulturore “Illyria”. Gjitha vjershat e veta i pėrmbledh nė vėllimin “Gjurmat e stinėve” ku paraqiten me njė frymė krejt tė re skenat e jetės shkodrane dhe gjejmė tė pasqyruar shpirtin e poetit tė ndjeshėm me ndjesina atdhedashurore. Ndėrsa, autodafeja e vendosur nė krye tė kėtij libri vlerėsohet si njė ndėr aktet mė tė rėndėsishme nė fushė tė mendimit estetik shqiptar.

v    1935-Itali.

Pas suksesit tė vėllimit tė parė me tregime, boton njė libėr me 16 novela me titull “Tregtar flamujsh” me lėndė tė nxjerrė nga mėnyra e jetesės sė popullit tonė, sidomos tė atij tė qytetit tė Shkodrės. Ngjarjet dhe problematikat sociale qė prekin veprėn gjithnjė i nėnshtrohen njė analize tė thellė psikologjike. Ky vėllim novelash, siē vėren Miaser Dibra, i pėrket njė shkalle pjekurie mė tė madhe tė autorit.

Po kėtė vit boton edhe poemthin nė prozė “Quattuor”.

v    1936-Itali.

Emėrohet Lektor i Shqipes pranė Universitetit tė Padovės qė drejtohej nga K.Taliavini. Boton vėllimin e dytė tė antologjisė “Poetėt e mėdhenj tė Italisė” (me parathėnie nga Karlo Taliavini). Ky vėllim pėrfshin vjersha tė pėrkthyera tė katėr poetėve italianė: Parini, Monti, Foskolo, Manxoni. Edhe vėllimi i tretė ishte i pėrgatitur por nuk u botua.

v    1937-Itali.

Nė moshėn 34 vjeēare kryen studimet (5 vjeēare) nė Padova me tezėn “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqiptare”), tezė doktorate e cila u vlerėsua nga shumė albanologė si N.Jokli, M.Lambertz etj.

v     1939-Itali-Shqipėri.

Emėrohet titullar i Katedrės sė Gjuhės dhe letėrsisė Shqipe nė Universitetin “La Sapienza” nė Romė por nuk do tė rrijė gjatė pasi po kėtė vit nis punėn si ministėr arsimi nė qeverinė shqiptare. Me tė marrė nė dorė ministrinė e arsimit, ai mblodhi rreth vetes njerėzit e kulturės, shkrimtarėt mė tė shquar dhe i vihet pėrpilimit e botimit tė teksteve shkollore. Sa qe Koliqi ministėr u arrit :

●botimi i historisė sė letėrsisė , me kritere tė shėndosha, nė dyvėllimshin “Shkrimtarėt shqiptarė”(1941).

●botimi i tė parės antologji nė shqip: “Bota shqiptare”(1943).

●mbledhja e folklorit pėr tė plotėsuar veprėn “Visaret e kombit”(vėllim me materiale nga folklori ynė)

●thirrja nė Tiranė e Kongresit Ndėrkombėtar tė Studimeve Shqiptare nė vitin 1940(Instituti i Studimeve Shqiptare me qendėr nė Tiranė, pararendės i Akademisė sė Shkencave).

● botimi i vėllimeve “Rreze dritė”, “Te pragu i jetės”, “Studime e tekste”.

● themeloi e drejtoi tė pėrkohshmen “Shkėndija”.

●hapja e shkollave shqipe nė Kosovė; hapi edhe njė shkollė tė mesme nė Prishtinė dhe mundėsoi dėrgimin e studentėve nga Kosova me bursė nė Itali dhe Austri.

Duhet thėnė se produktiviteti nė kohėn e Ernestit mbetet punė e pamohueshme.

Nė kėtė periudhė ai ka bashkėpunuar me revistat “Hylli i Dritės”, “Leka”, “Pėrpjekja shqiptare”, “Minerva”, “Besa” etj.

v    1942-1943-Shqipėri.

Nga 1942-43 ishte kryetar i Institutit tė Studimeve Shqiptare dhe largohet nga Ministria e Arsimit. Martohet me arsimtaren Vangjelije Vuēani dhe patėn dy fėmijė: Markun dhe Elizabetėn.

v    1947-Itali.

Koliqi ėshtė larguar pėrgjithnjė nga atdheu i tij.

“L’Albanie Libre” ėshtė njė e pėrkohshme e sapo dalė nė Romė me tė cilėn Koliqi fillon bashkėpunimin. Ndėr tė shumtat shkrime, kėtu nis tė botojė, nga viti 1954 deri mė 1961, studimin krahasues “Dy shkollat letrare shkodrane-e Etėnve jezuitė dhe e Etėnve franēeskanė”. Nė kėtė studim tė tij vėrehet pėrpjekja pėr tė hartuar njė histori tė mirėfilltė tė letėrsisė shqiptare, jashtė ngjyrimeve ideologjike.

v    1957-Itali.

Me dekret tė Presidentit tė Republikės sė Italisė, mė 2 shtator 1957, pėr njohje tė prestigjit, Katedra e Gjuhės dhe e Letėrsisė Shqipe e Universitetit tė Romės, nderohet duke u bėrė Institut i Studimeve Shqiptare.

Nė Firenze boton vėllimin “Poesia popolare albanese”(“Poezia popullore shqiptare”) ku spikat si studiues i merituar i traditave artistike dhe folkloristike tė atdheut  tė tij Shqipėrisė. Vėllimi ka tekste shqip e pėrkthime nė italisht.

Themelon tė pėrkohshmen “Shźjzat”(“Le Pleiadi”)qė e drejtoi pėr 18 vjet. “Shźjzat shėrbyen si tribunė dhe dritare informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike nė botė. Ato regjistruen nė kroniken e tyne edhe ngjarje shoqnore qė nė tė ardhmen do tė vlejnė sadopak si dokumentacion historik e kultural pėr nji periudhė rreth njizet vjeēare”.( Martin Camaj)

v    1959-Itali.

Boton vėllimin “Kangjellat e Rilindjes”(“I canti della Rinascita”) me pėrkthimin nė italisht, kushtuar arbėreshėve tė Italisė, ku i nxit ata tė ruajnė gjuhėn e zakonet e tė kenė besim nė pavdekėsinė e fisit.

v    1960-Itali.

Boton romanin “Shija e bukės sė mbrūme” pėr tė cilin Koliqi vetė shprehet: “Ky tregim parashtron edhe pėrpiqet imtėsisht tė hulumtojė dramin shpirtnuer tė nji tė riut shqiptar flakrue jashta atdheut nga pasojat e sė dytės luftė botnore.”(Paraqitje“Shija e bukės

sė mbrūme”, Shkodėr, 1996) Boton studimin “Gabriele D’Annunzio e gli Albanesi”(“Gabriel D’Anuncio dhe Shqiptarėt”).

v    1963-Itali.

Boton “Antologia della lirica albanese” (“Antologjia e lirikės shqiptare”) ku pėr herė tė parė paraqiten nė njė gjuhė europiane pėrkthimet e lirikat mė tė mira tė autorėve shqiptarė tė vjetėr e tė rinj ku theksohen autorėt kosovarė me qėllim qė tė njihen mė mirė. Riboton “Shtatė Pasqyrat e Narēizit” (qė e kishte botuar sė pari nė fletoren Gazeta Shqiptare tė Bari-t mė 1936) ku paraqiten shtatė copa proze poetike qė pėrshkruajnė gjendjen shpirtėrore tė shkrimtarit.

v    1965-Itali.

Del nė dritė “Albania”, njė monografi italisht, botuar nė “Enciclopedia dei popoli d’Europa”, Milano ku paraqet njė pasqyrė tė gjėrė mbi Shqipėrinė si nė pikėpamjen gjeografike, ashtu edhe letrare e historike.

v    1969-Itali.

Mė 4 Maj i vdes bashkėshortja Vangjelija. Zhdukja e saj i shkaktoi njė mungesė tė pazėvėndėsueshme e ndoshta shpejtoi edhe humbjen e tij.

v    1970-Itali.

Riboton poemthin “Simfonia e Shqipeve” (qė e kishte botuar pėr herė tė parė nė fletoren Gazeta Shqiptare tė Bari-t mė 1936),qė ėshtė si njė testament poetik qė nėnvizon trashėgiminė kombėtare, lashtėsinė dhe traditat e popullit. Kjo vepėr ka pėr argument lartėsimin e kohės sė kaluar tė fisit tonė.

v    1972-Itali.

Botohet vėllimi “Saggi di Letteratura Albanese”, Firenze.Ėshtė njė pėrmbledhje e mirė shkrimesh e konferencash pėrpunuar gjatė disa vjetėve.

v    1973-Itali.

Vazhdon tė pėrkthejė nė italisht pjesė nga Lahuta e Malėsisė, kėngėt II-III-IV-V (punė kjo e nisur qė nė vitin 1961 kur pėrktheu kėngėn XXVI; mė 1971 kėngėt XII-XIII-XIV dhe XV).

v    1975-Itali.

Vdes nė Romė me 15 Janar dhe u varros po nė kėtė qytet me datėn 18. Nė ceremoninė e asaj dite kishin ardhur personalitete tė ndryshėm, kolegė, shqiptarė, arbėreshė, miq tė ardhur nga vende tė ndryshme.

Dekorata dhe tituj akademikė.

v     Medalje arit e Shoqnis “Dante Aligheri”.                       

v     Ylli i artė pėr Meritė tė Shkollės.               

v     Akademik ordinar i Akademisė Tiberiane.

v     Akademik Nderi i Akademisė Teatine tė Kietit pėr Shkencat.

v     Antar i Akademisė sė Abrucit pėr Shkencat dhe Artet

v     Antar efektiv i Akademisė sė Mesdheut.

Antar Nderi i Qendrės Ndėrkombėtare pėr Studimet shqiptare


Martin Camaj i ndėshkuar gjuhėsisht

Behar Gjoka


Nė historinė e hershme dhe moderne tė letėrsisė shqipe, figura e Martin Camajt, aq e shumanshme nė kontribute shkencore dhe atdhetare, e veēmas nė krijimtarinė e gjerė letrare, ka hyrė nė shtegtimin e letrave shqipe dhe ka bėrė vend nė zgrip tė ekzistencės pėrmes njė forme tė ēuditshme, nė heshtje lakmitare, por edhe me njė shkėlqim verbues estetik, dhe ashtu siē hyri ka mbetur nė nivelin e njė rasti specifik. Natyra e veēantė dhe specifike, e shtrirė nė morinė e teksteve letrarė, aq tė larmė dhe magjikė nė sendėrtimin e realitetit letrar, pėrpos tjerash, buron nga gjuha e pėrdorur prej

tij, nga gjuha poetike, e prozės dhe studimeve gjuhėsore dhe letrare, e cila formaton vazhdimin e ligjėrimit tė variantit letrar tė gegėnishtes, nė njė nivel tė admirueshėm nė pėrqasje me zhvillimin e letėrsisė zyrtare, tė mbytur nė molin dogmatik letrar dhe gjuhėsor. Kjo sipėrmarrje personale, qė realisht tejkalon punėn e kryer prej akademive tė molepsura ideologjikisht, kaq e plotė dhe e gjithanshme, ka ndodhur me vetėdije tė shpallur gjuhėsore dhe letrare, me vetėdijen qė shpėrthen dhe vjen e plotė si dimension, vertikal dhe horizontal, prej njohjes sė vlerave shkrimore tė kėtij dialekti dhe tė shqipes nė pėrgjithėsi, nė diakroni dhe sinkroni, sidomos prej bindjes sė thellė se larmia shkrimore ėshtė thelb i sendėrtimit, vetanak dhe autorial tė letrares, ėshtė materie letrare e papėrsėritshme.
Mėrgimi i shkrimtarit jashtė Shqipėrisė dhe vendosja fillimisht nė Malin e Zi, pastaj nė Prishtinė, kryeqendrėn e Kosovės, shėnon vetėm ikjen e parė nga ky realitet i hidhur, ku partia-shtet po e dhunonte njeriun sistematikisht dhe me bazė diktaturėn e dhunės, prej kėtij mjedisi absurd, tė zhytur nė mjerimin e lumturisė sė marrė, ku dhunohej ēdo ditė qenia njerėzore, e megjithėse dhunohej vijonte krenaria e ēmendur. Dhe, ikja e parė ndodhi, kryesisht dhe vetėm pėr shkaqe politike, e pothuajse pa ndonjė shkas kryesor tė shtysave ekonomike, tė cilat ishin mos mė zi, e prapėseprapė ne ishim krenar dhe tė paepur, siē tentohet tė shpjegohet pa argumenta ndonjėherė, mjerueshėm edhe ngandonjė shkrimtar, qė mjerimin e shumėfishon deri nė habi, po sidomos prej rrethanave politike, tė pushtetit tė palumturisė heroike.
Lėngata dhe dhimbja e pakufijshme e mėrgimtarit, dėshiri dhe shpresa pėr njė jetė mė tė mirė, e shpėrndėrron veprėn e tij letrare nė magji malli, brenge tė thellė, pėrgjėrate dhe krenarie pėr vendlindjen dhe dheun e tė parėve. Vazhdimi i jetės, si ikanak i pėrndjekur, nė trevat shqiptare, tė mbetura jashtė kufijėve shtetėror, mundėsoi botimin e pėrmbledhjeve tė para tė poetit: ”Njė fyell ndėr male” 1953, dhe “Kanga Vėrrint”, 1954. Aty ndjehet vokacioni i njė poeti tė fuqishėm, megjithėse toni dhe shprehėsia anon kah poetika klasike, por vargu, fjalėt dhe ritmika e vjershėrimit paraqet njė autor tė ndryshėm nga poezia zyrtare e Shqipėrisė, e cila nė atė periudhė kishte kryer aktin e pastrimit tė poezisė shqipe prej atdhesisė dhe nivelit artistik dhe kishte zėnė fill shkrimi i poezisė parullė, qė pėrndriste fjalėn e partisė. Poezia e tij, si sprovė shkrimore dhe emocionale zė kryen e vendit nė tė gjitha hapėsirat ku shkruhet poezia shqipe. Poezia e Camajt, pėrpos kualitetit letrar, dallohet pėr ngjyresat e pėrafėrta me gegėnishten, mbase edhe pėr tonin e ngulitun tė shkrimit tė kėtij dialekti, mė tė hershmit tė shkrimit tė dokumentuar tė shqipes. Shkrimi i shqipes, posaēėrisht dialekti i gegėnishtes, si shenjėzim gjuhėsor dhe letrar shpaloset pėrmes librave madhorė tė Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit etj, qė flitej dhe shkruhej nė trojet shqiptare tė Kosovės. Fondamenti letrar dhe gjuhėsor, qė shkrimtari e solli me vete u ngjiz dhe maturua edhe me ligjėrimin e ngjyrimeve tė gegėnishtes skajore, tė folmes sė saj nė Kosovė. Ngjyrat gjuhėsore, gegėnishtja e pėrsosur e lėvruar prej tij nė poezi, prozė, dramatikė, studimtari gjuhėsore dhe letrare, pati rrjedhoja tė dyfishta:
Nga njėra anė adhurimi i lexuesve tė Kosovės, si poet i formatit tė ngritur, qė shpėrtheu nė atė truall, madje si njėri nga talentet e rrallė tė letrave shqipe bashkėkohore dhe mė gjerė se sa kaq. Formatimi i nivelit tė mjeshtrit tė fjalės poetike duke e harruar faktin e thjeshtė se jeta rinore, e mbushur me vrullime dhe ndodhi, gjer nė moshėn njėzet e njė vjeēare, lė gjurmė tė pashlyera nė jetėn e njeriut, e sidomos tė artistit dhe shkrimtarit. Mosha e artė rinore ėshtė ajo pjesė e jetės, qė ngulitet nė thellėsi tė shpirtit dhe pėrndizet sa herė ta lyp nevoja pėr tė derdhur magjinė letrare, si njė frymim i vetvetishėm. Shenjat letrare, sendėrtuar nė poezi dhe prozė, i japin autorit pozicionin e magjistarit tė shenjimit tė letrares, asaj qė shėnon Jakobson qysh mė herėt, letrarja e formatuar natyrshėm nė shtjellimin e krijimtarisė poetike, nė prozė, dramatikė dhe studimtari.
Nė anėn tjetėr nė Tiranėn zyrtare, pėr shkaqe politike, letrare dhe gjuhėsore, zė fill ndėshkimi i shkrimtarit, dėnimi me heshtje tė plotė i emrit dhe veprės sė tij letrare, e shpallur nė gjallje tė shkrimtarit, mė vrastare me heshtje mjerane nė amshim, pra si njė sipėrmarrje pėr tė lėnė nė hije. Ndalimi i kėtij autori pėrmban tre aspekte kryesore, sipas projektuesve tė ndalimit, ndalim gjuhėsor, sepse ai shkroi variantin letrar tė gegėnishtes tė dėnuar prej partisė, ndalim letrar sepse vepra e tij nuk ka qoftė edhe njė rresht pėr fitoret e rendit utopik, ndalim politik qė buron prej kundrimit tė veprės sė gjerė letrare dhe gjuhėsore, tė vetėdijshme dhe kualitative, si armiqėsore. Ndėshkimi gjuhėsor, mė kryesori ndėrmejt ndalimeve erdhi prej faktit tė thjeshtė dhe domethėnės tė lėvrimit tė variantit gegėnisht nė kundėrshtim me vendimet e kongresit tė drejtshklrimit. Por, nė rastin e Camajt, ndėshkimi erdhi edhe pėr arsye tė vlerave tė nėjmendta letrare, krijuar prej tij, qė lėnė nė hije pjesėn dėrrmuese tė librave tė shkruara nė kohėn e territ optimist tė socrealizmit. Dėnimi i kėtillė ngjau edhe me dhjetėra shkrimtarė bashkėkohorė, ngjau me Trebeshinėn, Xhaferrin, Zorbėn etj. Mbase, koha do ta vėrtetojė, se nė formėn mė tė dhunshme ndodhi me Camajn, sepse mbi tė ushtrohet edhe sot e gjithė ditėn mallkimi i ndalimit tė pohimit dhe pranimit tė vlerave tė shkruara prej tij, kryekėput vetėm pėr shkaqe gjuhėsore, e po kaq edhe pėr shkaqe letrare. Shkrimi i variantit letrar tė gegėnishtes prej Camajt, nė atė qasje dhe model shkrimor, vėrteton se ky dialekt vijon mbijetesėn e vetė edhe nė kushtet mė tė vėshtira, nė kushtet e ndalimit zyrtar. Po kaq thelbėsor ėshtė fakti se shkrimtari kėtė akt, nė shumicėn e herės, e kreu nė vetmi tė plotė, nė Gjermani. Ky akt shkrimor, i sendėrtimit tė njė realiteti letrar tė larmishėm, nė poezi dhe prozė, dramatikė dhe shqyrtime gjuhėsore dhe letrare, zbulon vetadijen dhe kėmbėngulėsinė pėr tė vijuar mbijetesėn e formantes shkrimore tė variantit tė gegėnishtes.
Nė kėtė ndėrkohė tė qėndrimit nė trojet shqiptare tė Kosovės, autori studion nė Beograd pėr letėrsi dhe filozofi, pra duke shfrytėzuar ēdo moment nė interes tė letrares, tė njohjes sė pėrvojės botėrore, nė lėmin e letrave, por edhe tė dijeve mė tė gjera tė arritjeve njerėzore. Si pėr tė shpėrfillur kėto rrjedhoja vjen ikja e dytė, mė e madhe se sa e para, vendosja nė Itali, pranė mjeshtrit tė tregimit nė gjuhėn shqipe, Ernest Koliqi. Ky bashkė me Mitrush Kutelin hodhėn themelet e lėvrimit tė porzės moderne nė letrat shqipe. Shoqėrimi me tė, pra me Koliqin, si dhe njohja me vlerat e poezisė italiane, sidomos me krijimtarinė e Ungaretit, bėri qė tė zgjerohej gama e frymėzimeve, madje tė ridimensionohet poetika e Camajt. Tė zgjerohej, por pa vdjerr shenjat dhe gjurmėt e shpėrfaqura nė dy librat e parė me poezi. Nė kėto momente, tė njė rritje tė menjėhershme tė aftėsive shkrimore, krijimtaria letrare e shkrimtarit njohu zhvillim sasior dhe cilėsor, nė tituj librash poetik dhe nė prozė, gjithnjė nė optikėn e ligjėrimit nė gjuhėn shqipe tė aksit tė gegėnishtes. Tė kėtij harku kohor janė librat: “Djella”,1958, “Legjenda”, 1964 etj, tė cilėt afirmojnė talentin dhe madhėshtinė e artit tė Camajt. Bashkėpunimin e vetė tė plotė me Koliqin e ruan seria e revistės “Shejzat”. Pa u mbushur dhjetėvjeēari Camaj bėn ikjen pėrfundimtare, tashmė pėr t’u ngulur njėherė e pėrgjithmonė, dhe vendoset nė Gjermani. Hapja e degės sė Albanologjisė shėnon ngjarje tė veēantė pėr kulturėn dhe gjuhėn shqipe. Pikėrisht, nė kėtė ndėrkohje, M. Camaj nė lėmin e poezisė mbėrriti nivele mė tė larta, me librat: “Lirika mes dy moteve” 1967, vėllimet poetik “Nema”, “Bualli”, “Njeriu mė vete e me tė tjerė”, 1978, pėr tė ardhur tek mrekullia poetike “Palimsest”, qė tė pėrkujton dhe afron sprovat e magjishme letrare bohersiane. Camaj, vepra letrare kulturore dhe shkencore e tij u shndėrruan nė gur prove tė mbijetesės sė variantit tė gegėnishtes. Nė gur prove qė e kreu misionin, nė mėnyrė bindėse, sepse vertetoi se gegėnishtja nuk ėshtė shuar si ligjėrim letrar, madje me veprėn tėrėsore tė Camajt, Pipės dhe Pashkut, shenjon kulme tė zhvillimit gjithėzhanror. Shenjon kulme qė shpėton edhe nderin e humbur tė ligjėrimit zyrtar tė gjuhės sė njėsuar shqipe, qė e ka pėrjashtuar nga panteoni i vlerave veprėn e gjerė tė shkrimtarit.
Vepra letrare e M. Camajt, me poezinė dhe prozėn, dramatikėn dhe studimet gjuhėsore dhe letrare, ėshtė njė provė e ligjėrimit artistik pėrtej ideologjisė dhe metodės sė realizmit socialist, madje ėshtė kundėrvėnia mė e mirė, pa e shpallur e atij modeli letrar, i cili rrėgjoi shtratin e ligjėrimit normal tė letėrsisė shqipe. Fakti qė Camaj boton edhe “Gramatikėn e Gegėnishtes”, tregon mė sė miri pėr njė akt tė vetėdijshėm nė lėvrimin e plotė dhe kaq kualitative tė gegėnishtes letrare.
Vetėdija shkrimore, aq e kėndshme nė poezishkrim, por plot finesė edhe nė prozė dhe dramaturgji, bėhet shkak pėr ta kundruar shtrembėr mjediset shqipefolėse: Nė Tiranė si shkrimtar i ēuditshėm dhe arkaik, mbase i panevojshėm, sidomos pėr letraren e krijuar nė periudhėn bashkėkohore, duke mos e shprehur hapur mendimin, por duke ia heshtur vlerat letrare.
Ndwrsa nė Prishtinė, shkrimtari i Temalit, pėrfillet veēanėrisht pėr dy vėllimet e para me poezi. Pikėrisht, materia e librave tė parė, ka bėrė qė t’i vihet brerorja e poetit tė madh, qysh mė herėt, madje duke bėrė lidhjen e shkurtėr se vlera poetike i pėrkon dy librave tė parė, shkruar dhe botuar atje. Po prej Prishtine, vjen edhe hipoteza e pagjasshme se Camaj mėrgoi pėr shkaqe ekonomike, kur dihen peripecitė jetėsore tė kaluara nė fshatin e lindjes, si dhe nė qytetin e Shkodrės.Pavarėsisht kėtyre rrethanave, qė nė raport me artin dhe gjuhėn e ligjėruar janė dytėsore, Martin Camaj e la atdheun pėr shkak tė pamundėsisė pėr t’u shprehur lirshėm, qoftė nė jetėn e pėrditshme, e sidomos nė veprėn letrare dhe shkencore.
Dėnimi dhe ndėshkimi i Camajt pėr arsye tė ligjėrimit tė gegėnishtes ėshtė i pagjasshėm jo vetėm nė historinė e letėrsisė shqipe, por edhe atė tė pėrbotshme. Ky ndėshkim shfaqet nė dy pamje. Nė gjallje nuk u lejua as t’i pėrmendet emri, si armik i popullit dhe komunizmit. Pėr veprėn letrare nuk flitej fare, ndonėse nėn ethet e pėrmallimit atdhetar Camaj shkroi poezi tė mrekullueshme, tregime e novela, romane dhe drama, esse dhe studime gjuhėsore duke e ngritur ligjėrimin e shqipes nė nivel bashkėkohor me ligjėrimin letrar perėndimor.
Nė jetėn e amshuar, pra kur shkrimtari ėshtė i pranishėm vetėm me veprėn letrare, me tekstet e magjishme nė vargje, prozė e shkurtėr a tė gjatė, dramėn apo shkencėn gjuhėsore dhe letrare, pohohet se ka ligjėruar nė gegėnishte, pra nė variantin e dėnuar, ndaluar me kohė, dhe lihet nė hije, gati anashkalohet niveli letrar i shėnuar nė krijimtarinė e larme.
Qėllimi i tė dy ndėrkohjeve, pra i gjallimit dhe amshimit, ėshtė qė nėpėrmjet Camajt tė goditet njėherė e pėrgjithmonė gegėnishtja letrare, varianti i parė letrar i shkrimit tė gjuhės shqipe, po tė merret nė konsideratė vepra e korifejve tė shkrimit tė shqipes, qysh me Buzukun, Budin, Bardhin, Bogdanin, si dhe anasjelltas, me anė tė gegėnishtes goditet Camaj, Pashku, Pipa, padyshim, tė gjithė ata qė e ēojnė ndėrmend lėvrimin e variantit tė gegėnishtes. Kjo alternativė, alternativa e mjerė dhe e ēuditshme, pra e ndėshkimit tė Camajt pėr arsye gjuhėsore apo i gegėnishtes pėr shkak tė Camajt, ėshtė tepėr dritėshkurtėr, pėrveēse shėmtarake.
Alternativa e ndalimit tė Camajt dhe tė gegėnishtes si gjuhė e letėrsisė, gjuhė e poezisė dhe prozės, dramatikės dhe shkencės, kur dialekti verior ka vijuar mbi katėr shekuj tė jetė gjuhė e kulturės, letėrsisė dhe marrėdhėnieve tregatare dhe ekonomike, nė pėrmasat gjithkohore dhe gjithhapėsinore, do tė qe thellim i mjerimit tė projektuar nė kongresin gjuhėsor tė vitit 1972, si dhe tė materializuar nė mediokritetin letrar zyrtar tė standartizuar tė realizmit socialist.

 Gazeta Shqiptare Online



Kardinal Mikel Koliqi 1902-1997


Klajd Kapinova, New York

Njė qiri nė 106 vjetorin e lindjes

212 ėshtė numri i faqeve qė studiuesi muzikolog i njohur shkodran Prof.Gjon Simoni i ka pėrkushtuar Kardinalit tė parė nė historinė e krishtėrimit nė popullin shqiptar, Shkėlqėsisė sė Tij Mikel Koliqi, tė pėrmbledhur nė tre studime rė mirėfillta shkencore: "Jeta", "Veprat" dhe "Dėshmi".
Vepra hapet me njė parathėnie tė shkruar nga At Francesco Botta S.J. E parė me njė sy kritik dhe analitik, vepra muzikore e Kardinal Mikel Koliqit ruan vlerėn e rėndėsishme pėr veprėn muzikore tė Kardinalit. tė studiuar me skrupolozitet dhe profesionalizėm nga Prof. Gjon Simoni, duke bėrė njė shprehje dhe nderim zemre ndaj njė prelati, pėr njė mik shumė tė dashur tė njė bashkėsie, e famullisė sė Kishės sė "Zemrės sė Krishtit" nė Tiranė, pėr njė meshtar besnik tė klerit katolik shqiptar. "Jeta", pėrfshinė: Koha e parė: Allegro Giusto; koha e dytė: Adagio Lamentoso; koha e tretė: Allegro Maestoso dhe Coda. Nė kapitullin e dytė "Veprat", bėjnė pjesė melodramat: "Rozafa", "Rrethimi I Shkodrės", "Ruba e kuqe". Kapitulli i tretė "Dėshmi" pėrfshinė tre nėnēėshtje: "Njė pikė referimi" (Gjon Kapidani), "Veprimtaria muzikore e imzot Mikel Koliqit" (Tonin Zadeja) dhe mbyllet me biografinė, shembujt dhe veprat, dhe fotografi. Vepra ėshtė shtypur cilėsisht nga shtypshkronja e njohur "Laurenziana" nė Napoli tė Italisė.


Kardinali, i pari i tetė fėmijėve tė Koliqėve

Mikel Koliqi, lindi nė Shkodėr mė 29 shtator 1902. I ati, Mark Koliqi, ishte tregtar dhe e ėma, Age Simoni, ishte bijė tregtari. Mikeli qe fėmija i parė i njė vargu prej 8 fėmijėsh, ndėr tė cilat pesė djem dhe tri vajza: Mikeli, Ernesti (Prof.Ernest Koliqi, njė ndėr yjet e letėrsisė shqiptare si shkrimtar dhe njėri me kulturė shumė tė madh) Leci, Gulielmi, Margerita, Antonieta, Viktori dhe Terezina. Koliqi i ri studioi dhe arriti tė luante nė piano pjesė nga Moxart dhe Bethoven. Studioi pjesė pianistike tė Shopen-it, duke luajtur sidomos valset dhe nokturnet e kėtij autori. Njohu autorė bashkohorė, si: Debysi, Ravel etj. Lexoi dhe studioi me kėnaqėsi muzikėn operistike, ndoqi me intensitet zhvillimin e veverizmit muzikor, por nė tė njėjtėn kohė kishte adhurim tė veēantė pėr Vagnerin, veprat e tė cilit i njihte shumė mirė. Ai shkonte pėr tė ndjekur shfaqjet operistike nė Milano dhe nė qytetet e tjera tė Italisė, dallonte qartė karakteristikat interpretuese tė njėrit kėngėtar apo tjetrit, pėrshkruante atrmosferėn e koncerteve dhe operave si spektator.
Nė periudhėn kur vinte nė qytetin e lindjes, Kardinali i ardhshėm Koliqi shkonte nė piknik nė periferi tė Shkodrės, si nė Shirokė, Zogaj e gjetkė, dėgjonte nė shtėpitė e shokėve dhe miqve muzikė me gramafon. Diskoteka e tij filloi tė pasurohej nė mėnyrė sistematike me veprat dhe kryeveprat e autorėve tė ndryshėm, si: Moxart, Verdi, Puccini, Vagner, Rossini, Donixetti, Maskanji, Leonkavalo, Boito, Hendel, Bach, Hajden, veprat vokale nga Palestrina, Laso, Kerubini, Perozi, Kasimiri, Paxhela etj. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, filloi studimet e larta nė Politeknikumin e Milanos nė degėn e inxhinierisė mekanike. Por gjatė kėsaj periudhe mori vendimin pėr t'u bėrė prift, duke lėnė pėrgjyshėm studimet nė vitin e dytė pėr tė vijuar studimet teologjike nė seminarin "Corso di Venezia" tė Milanos dhe mė vonė nė seminarin Vonogonos. Atje studioi nga viti 1928 deri mė 1930. Nė 30 maj 1931, nė moshėn 30 vjeēare, u shugurua meshtar nė Kishėn e Jezuitėve tė Shkodrės, nga Arqipeshkėvi I Shkodrės imzot Lazėr Mjeda (1869-1935).
Studiuesi muzikolog, me veprėn e vet pėrkushtuar Kardinal Mikel Koliqit, hedh dritė pėr herė tė parė nė pasionin e madh qė meshtari kishte pėr muzikėn, krahas adhurimit pėr meshtarinė dhe punėn e pėrditshme me rininė nė Veprimin Katolik, me shtypin, themelues dhe drejtues i revistės popullore tė pėrjavshme shkodrane "Kumbona e sė diellės". "Gjatė studimeve teologjike, vlerėson studiuesi Prof.Gjon Simoni, nė Milano, Mikelit i besuan drejtimin e korit tė kolegjit. Siē duket, Mikeli nga Shqipėria ishte mė i afti nga muzikantėt seminaristė qė kishte kolegji. Ai tregonte se pėr tė shoqėruar korin, caktuan njė tjetėr seminarist qė kishte pėrfunduar studimet nė konservator dhe luante mjaft mirė". Duke ditur se priftėrinjtė katolikė qė shėrbenin nė atė kohė nė Shqipėri konsideroheshin nga Selia e Shenjtė si misionarė, ky "status" u jepte lejen dhe mundėsinė qė, sipas rastit, tė studionin e tė diplomoheshin edhe nė fusha tė tjera tė tjera tė kulturės dhe artit. Kėshtu, sapo mbaroi studimet, para se tė vinte nė Shkodėr pėr tė filluar punė si ndihmėsfamullitarė, Mikeli iu drejtua imzot Luigj Bumēit qė ta dėrgonte nė ndonjė shkollė muzikore pėr tė mėsuar muzikė. Me rekomandimin e Ipeshkėvit, Mikeli shkoi nė Austri (kryeqytet i muzikės operistike botėrore, ku ēdo vit jepet me 1 janar Konverti i Madh i Vjenės, shėnimi im K.Kapinova) pranė njė kori tė famshėm. Siē duket atje studioi elemėntėt e dirigjimit lokal, duke vėnė nė bazė profesionale njohuritė qė kishte marrė autodidakt dhe nga pėrvoja artisitike, dhe kjo jo e pakėt.
Tė gjithė e moshuarit e qytetit tė Shkodrės dhe nga antarėt e Veprimit Katolik asokohe, korit tė famshėm tė qytetit e katedralės sė Shėn Shtjefnit (sikurse njihet nga tė gjithė si Kisha e Madhe) e kujtojnė portretin e tij si njė njeri tė qeshur, tė dashur, optimist, me kulturė tė gjėrė, amator i muzikės, qė kishte bėrė pėr vete shumė miq e shokė. Nė libėr, pėr kėtė natyrė tė dashur popullore, Prof.Gjon Simoni shkruan: "Tė gjithė nė mėnyrėn e vet pritnim shumė prej tij, por mė shumė se shoqėria, mė shumė se Shkodra priste prej tij familja, e cila po kalonte njė periudhė tė vėshtirėshisė financiare dhe tė gjithė shpresat pėr tė dalė nga kjo gjendje i kishte mbėshtetur tek djali i madh. Ishte plotėsisht e natyrshme. Megjithatė, e ėma, me njė "U bėftė vullnesa e Zotit", duhet tė ketė hequr mendjen nga kjo shpresė, duke iu nėnshktruar vullnetit tė Perėndisė."
Dhe natyrshėm, sikurse kishin vepruar gjatė 2000 vjetėve, edhe dom Mikeli nuk erdhi nė Shkodėr si prift i zakonshėm pėr t'iu nėnshtruar rutinės, pėr tė kryer vetėm detyrat fetare si ndihmėsfamullitarė dhe mė vonė famullitar nė qytetin e Shkodrės sė tij tė dashur. Plane ambicioze dhe realizimin e menjėherėshėm tė tyre kishte nė kokė prifti i ri. Ai e kishte tė qartė se ēfarė duhej bėrė dhe si duhej bėrė sa mė mirė. Me njė pėrvojė tė pasur evropiane, menjėherė i hyri punės pėr t'i shėrbyer sa mė mirė bashkėsisė katolike, dhe jo vetėm asaj.
Profofesor Simoni, duke hulumtuar mbi jetėn dhe veprėn e Kardinal Koliqit, ndėr tė tjera vlerėson: "Gjatė kėsaj periudhe arriti tė organizonte korin e Katedrales, tė cilit i vuri emrin ‘Scola Cantorum’ (1932). Kompozoi dhe realizoi nė skenė tri melodrama me theks tė fortė patriotik. Kompozoi edhe 30-40 pjesė tė ndryshme korale, shumica me objekt kishtar. Kėto pjesė kishin formėn e motelit qė ishte shkruar pėr violinė dhe kor vajzash, ndonjėra edhe pėr solist e kor. Themeloi dhe drejtoi pėr shumė vjet revistėn e njohur "Kumbona e sė diellės" dhe e drejtoi atė si kryeredaktor nga numėri i parė (1938), deri sa u mbyll nga censura komuniste nė vitin 1945."
Kardinal Koliqi kishte njė aktivitet tė pasur si muzikant, ekzekutues, drejtues kori dhe kompozitor. Pra, edhe pse famullitar, pasioni i tij pėr muzikėn bėri qė ai tė nerrej ne tė seriozisht dhe nė njė masė mė tė madhe se i takonte. "Si intelektual me kulturė tė gjėrė muzikore, i hyri menjėherė punės pėr krijimin e korit tė Katedralės nė baza profesionale... Ky grup koral pėrbėhej nga burra tė aftė pėr tė interpretuar meshėn dhe pjesė tė tjera tė muzikės fetare gjatė ceremonive kishtare. Ai qe njė fillesė e traditės sė muzikės korale Scola Cantorum qė do tė lulėzonte mė vonė", vlerėson muzikologu i njohur shkodran dhe nxėnės i Kardinal Koliqit, Prof. Gjon Simoni.
Dom Mikeli mendoi tė organizonte shfaqje skenike, nė tė cilat kori dhe elemėntė tė tjerė angazhoheshin si elementė si aktorė qė recitonin dhe ndonjėherė, edhe kėndonin sipas rolit. Kėshtu, ai filloi t'u pėrshtaste muzikė tė huaj teksteve teatrale tė shkruar nga poeti i ėmbėlsisė, dom Ndre Zadeja (pushkatuar nga komunistėt mė 25 mars 1945) ose nga poetė tė tjerė shqiptarė. Me interes ėshtė pėrshkrimi qė muzikologu Simoni i bėn bashkėpunimit tė ndėrsjelltė midis poetit dhe kompozitorit qė, njėkohsisht, ishin edhe vėllezėr nė Krishtin, respektitivisht dom Ndre Zadeja dhe dom Mikel Koliqi. "Drama tė ndryshme shqiptare u pėrshtatnin melodi kėngėsh tė huaja, e kėshtu kori dhe solistėt merrnin pjesė si aktorė nė veprimet skenike. Nuk dimė sa kohė vazhdoi kjo lloj pune artistike, kur njė ditė erdhi dom Ndreu nė studion e dom Mikelit dhe, duke vėnė "soleminisht" libretin e dramės "Rozafat" mbi tavolinėn e punės, i tha: "... shkruaje vetė muzikėn. Njė dramė shqiptare kėrkon muzikė shqiptare...", dhe iku duke lėnė tundimin pas vetes. Dom Mikeli, qė vetėm, njė shkak donte, i hyri menjėherė punės dhe kompozoi shpejt, brenda pak javėsh, muzikėn pėr dramėn "Rozafat"...
Kompozonte nė mbrėmje, kur kthehej nė qelė, nė selinė e famullitarit dhe pas aktiviteteve tė tjera. Meqenėse nuk kishte shumė kohė, muzikėn e shkruante pa e zbardhur nė tė pastėr. Kėngėt (ariet) dhe pjesėt e tjera solistike, ndonjėherė gjenden tė shkruara nė njė vijė melodike dhe shoqėrimi i tyre pianistik ka vetėm disa kthesa harmonike dhe shėnime tė fakturės sė shoqėrimit si dhe ndonjė figurė instrumentale, e cila shėrben pėr tė pėrcaktuar emocionalisht edhe nga ana dramatike figurėn artisitike, qė ta karakterizojė dhe ta vendosė atė mirė nė mjedisin artisitko-dramatik."
Autori i veprės kushtuar Kardinal Koliqit, ka bėrė njė studim profesional tė tė gjithė vlerės krijuese artisitke muzikore, duke i paraqitur sot tė freskėta pas shumė dekadash. Ai me dashamirėsi, respekt tė thellė e nderim pėr maestron e tij tė parė, ka ruajtur nė thellėsi tė kujtesės dhe shpirtit dashurinė pėr ēdo partiturė dhe notė muzikore nga pėrndjekjet e pėrbinshme komuniste qė kėrkonte tė asgjesonte ēdo notė dhe muzikė tė progresit botėror, njė pjesė tė tė cilat i trashėgoi edhe Kardinali ynė Mikel Koliqi. Prof.Gjon Simoni, pėrmes njė pune hulumtuese, sistemuese dhe analitike tė materialit faktografik, ka mundur tė na dhurojė meshtarin e krijuesin, Krishtin dhe muzikėn kushtuar Atij nė emėr tė njė populli qė ndėr shekuj i ka qendruar besnik fesė dhe traditės kulturdashėse tė tė parėve. Pėrmes njė stili ta pasur narrativ dhe njė elegance nė tė shkruar ofron pėr lexuesin mbarėshqiptar melodramat e muzikuara nga dom Mikel Koliqi, sikurse njihen sot si "Rozafa", "Rrethimi i Shkodrės" dhe "Ruba e kuqe", tė tria tė shkruara nga poeti i njohur i ėmbėlsisė dom Ndre Zadeja (1891-1945).

Ndėrkohė revolucioni i kuq kinez pėrsekutonte intelektualėt e klerikėt katolikė

Muzikologu Prof. Gjon Simoni, gjatė hulumtimeve tė kujdeshme shumėvjeēare ka dhėnė tė shkrira nė linjat e veprės sė vet pėr Koliqin tė gjithė jetėn e tij dhe pėr tė parė nė njė profil mė tė ngushtė, si muzikolog i gurrės shqiptare. Por autori nuk ka lėnė pas dore edhe gjeografinė e kalvarit komunist me tė cilin u pėrballė drejtpėrsėdrejti Kardinali ynė Mikel Koliqi. Kėshtu nė vepėr mėsojmė se nė vitin 1952-1953 filluan presionet dhe pėrpjekjet e diktaturės pėr tė krijuar Kishėn Katolike Autoqefale, pra tė pavarur nga Selia dhe Ati i Shenjtė nė Vatikan. Nė vitin 1953-1954 kjo valė arrestimesh pėrfshiu shumė intelektualė nga mbarė Shqipėria.
Prof. Gjon Simoni duke shkruar pėr kėtė dramė tragjike qė preku mbarė popullin shqiptar dhe mė sė shumti klerin katolik shqiptar nė Shkodėr, pėr Kardinalin Koliqi vė nė dukje: "Mbaroi kėshtu koha e parė e simfonisė sė jetės sė tij. Akordet dramatike mbyllnin kėtė pjesė. Megjithatė, buzėqeshja e tij e vazhdueshme qė vinte nga qetėsia shpirtėrore bėnte qė tragjedia e kėsaj jete tė merrte njė pamje pothuaj joreale, gati-gati teorike. Si lufta e sė mirės kundėr sė keqes. Kėshtu pėr dom Mikelin filloi epoka mė e zezė e jetės, ajo e privimit tė pėrhershėm tė lirisė, pa asnjė kuptim pėr botėn e tij intelektuale dhe tė misionit tė tij si meshtar. Gjithēka pėr te zbret nė banalitet. Nga ana e tjetėr vuajtjet dhe torturat rriteshin, duke lėnė pėrshtypjen se do tė vazhdonin pėrgjithmonė."
Megjithėse i burgosut ose i internuar, ai vazhdoi tė kryente detyrėn e vet fshehtas. Zhvillonte me shumė kujdes ungjillizimin e bashkėvuajtėsve, kur ata e kėrkonin, kryente ritet fetare, si pagėzim dhe kungimin, dhe megjithėse larg nga Shkodra, jepte kėshilla dhe udhėzime dhe sė bashku me kolegėt meshtarė merrte vendime pėr problemet e famullive, qė ishin nė gjendje pėrndjekjeje tė jashtėzakonshme. Kėshtu nė vitet 1954-1986, kaloi nė burgim dhe internim edhe 32 vjet tė tjera. Nė vitin 1977, nė moshėn 75-vjeēare, dėnohet pėr tė tretėn herė me 15 vjet burgim. Absurdi kishte logjikėn e vet djallėzore. Vitet e burgimit dhe internimit i kalon nė disa krahina tė Shqipėrisė, si nė Lushnjė, Fier, nė zonėn e maleve tė Vlorės dhe nė vende tė tjera syrgjynimi.
Mė vonė do tė tregonte pėr torturat e tmerrshme qė pėsonin nė burg: rrahje deri nė gjakosoje, elektroshok, varje nga duart e lidhura disa ditė me radhė, pėrve urisė, etjes e tė ftohtit. Gjatė kohės sė gjatė tė burgimit shumė qenė shokėt e tij klerikė, por edhe bashkėvuajtės tė tjerė, qė u vranė ose vdiqėn nga torurat mizore. Pra me tė drejtė ēuditemi kur shohim se dom Mikelin nuk e zhdukėn qė nė vitet e para (1945-1950). Me tė drejtė konstaton nė librin e tij Prof.Simoni, se siē duket, ishte njė peng i ēmuar nė dorėn e diktaturės pėr t'i bėrė presion vėllait tė tij Ernestit qė tė mos merrte inisiativa dhe tė zhvillonte aktivitet politik kundėr pushtetit komunist nė Shqipėri. Madje kur e pyetnin dom Mikelin pėr vuajtjen e tij pėrgjigjej: "... tė tjerėt kanė vuajtur mė shumė se unė nga torturat...". Gjithsesi, ai ėshtė "Mandela i Shqipėrisė" me 40 vite burg... dhe Zoti shtriu dorėn pranė Nėnės Shqipėri pėr tė vlerėsuar si KARDINAL...
Pėr kėto dhe shumė episode tė rėndėsishme tė jetės sė Kardinalit Mikel Koliqi do tė mėsoni mė shumė nė veprėn e sapodalė nė qarkullim. Autori, Prof.Gjon Simoni, kryen njė detyrė dhe detyrim tė madh ndaj qytetit tė tij tė lindjes, si besimtarė dhe ish nxėnės nė korin e njohur Scola Cantorum dhe nė Veprimin Katolik nė Shkodėr, qė drejtohej nga themeluesi i saj Shkėlqėsia e Tij Kardinal Mikel Koliqi.


At Zef Pllumi nė Amerikė: Njė autobiografi shokuese

 07 Pri 2008 , shekulli

Elsa Demo

 "Live to tell" ėshtė botuar nga "iUniverse". Nė qarkullim pjesa e parė e trilogjisė

Njė lajm i mirė vjen nga Amerika. Shtėpia botuese "iUniverse" nė SHBA ka hedhur nė qarkullim, ka pak ditė, pjesėn e parė tė trilogjisė "Rrno vetėm pėr me tregue" i At Zef Pllumit. Njerėz tė afėrm me pėrkthyesen amerikane Kathleen Schank, njoftuan pėr kėtė gjė tė bukur, ndėrkohė qė botimi ka hyrė nė tregun on line tė shitjes sė librave, Amazone.

Titulli nė anglisht "Live to tell" tė kujton veprėn me kujtime me tė njėjtin titull tė novelistit Gabriel Garcia Marques, i vitit 2002. Por pater Zefi vėllimin e parė tė veprės kapitale tė jetės sė vetė, dhe nė kolanėn e dėshmive tė ferrit komunist, e botoi pėr herė tė parė mė 1995. Titulli shoqėrohet nė kopertinė me shėnimin: "Live to Tell: njė histori e vėrtetė e persekutimit tė klerit nė Shqipėrinė komuniste".

Nė pėrkthimin anglisht i cili kushton 31.95 dollarė, ky vėllim ka dalė me 292 faqe ku tregohen ngjarjet pas vitit 1944 dhe pasojat e para tė regjimit mbi klerin katolik.

"Kjo ėshtė autobiografia shokuese e njė prifti katolik shqiptar i cili mbijetoi torturat dhe persekutimin komunist pėr tė treguar historinė pėr padrejtėsitė dhe krimet e kryera", thuhet nė shėnimin e botuesit. Dhe mė tej: "Kujtimet e at Pllumit janė njė ballafaqim i guximshėm me komunizmin. Fuqia e rrėfimit tė tij mbėshtetet nė faktin qė pavarėsisht pėrpjekjeve tė turpshme, partia komuniste nuk do t'ia dilte mbanė. Ashtu siē pater Pllumi pohon, "Ata mendojnė se njerėzit para se tė vdesin janė tė frikėsuar, por ata nuk e kuptojnė se kur vuajtja mbėrrin nė njė pikė tė pashmangshme, asgjė nuk tė frikėson mė."

Duhet theksuar se "Live to tell" ėshtė pėrkthyer nga Kathleen Schank nė bashkėpunim me pėrkthyesin e mirėnjohur shqiptar Petro Zheji.

Ja si e komentonte Schank kėtė pėrvojė pas vdekjes sė Fra Pllumit, nė shtator 2007: "Ai u nderue nė Shqipni por do tė nderohet prej shumėkujt edhe tash, mbas vdekjes. Nė SHBA ai ka me u ba i njohtun shumė shpejt dhe rrėfimet e tij ma nė fund kanė me i mbėrritė lexuesit anglishtfolės. I jam mirėnjohėse qė mė dha mundėsinė pėr me krye kėtė pėrkthim dhe me e botue. Pėrftova kėshtu ndjenjen e kėnaqėsisė ngaqė kisha ba diēka tė randėsishme. E kėshtu, para disa vjetesh, u pata frymėzue kur fillova pėrkthimin. Jam e sigurt se ai e dinte se ēfarė domethanjet kishte libri pėr mue, dhe se unė e ndjeja veten me randėsi ngaqė m'u dha mundėsia pėr me dhanė ndihmesėn teme me i tregue lexuesit amerikan historinė e Atė Zefit, lexuesit amerikan qė asht gjithnjė i etun pėr dije dhe pėr tė vėrtetat historike."

At Zef Pllumi u lind mė 7 prill 1924 nė katundin Mali i Rrencit, rrethi i Lezhės. Qė nė moshė tė vogėl hyri nė Kolegjin Franēeskan nė Shkodėr. Ndoqi mėsimet fillore e tė mesme nė Lyceun "Yllyricum" nė vitin 1942. Pėr rrethanat e ashpėrsimit tė luftės, ndoqi mėsimet e larta teologjike nė Kuvendin Franēeskan, nė Shkodėr. Nė 1946 kur u mbyll ky Kuvend, bashkė me klerikė tė tjerė e arrestuan mė 14 dhjetor. U dėnua nga njė