Revista KUVENDI

Botohet ne Michigan SHBA - Viti i VI i botimit . E permuajshme kombetare,informative dhe kulturore.

Poezi

 


Edmond Shallvari

 

Puthja e Judės
 
Njė herė, o Krisht, tė puthi Juda
Thonė, Ti e dije ē'tė priste pas saj
Qysh atėhere, besoj qė puthja
Nė besnike dhe tradhtare u nda!
 
Qysh atėhere tė gjithė jemi pak Judė
Pak Krisht a jemi, s'e them me siguri
Puthjen mijra herė, gati mbajm' mbi buzė
Mė shumė se mijra herė, tė puthim, o Krisht!
 
Nėse atėhere e dije se ē'tė priste
Sot, vetėm mė thuaj, e di se ēfar' na pret?
Ti nė fund tė fundit, njė Krisht i vetėm ishe
Dhe Juda ishte njė, nė fatin e vet!
 
Mė beson qė mua po mė lodhin puthjet
Mė beson qė ndihem Judė mė shumė se Krisht?
Se sa herė nga shpirti im dalin lutjet
E pėsoj mė keq se Ty nė kryqėzim?
 
Nuk kėrkoj, o Krisht, si Ty, ringjallje
Ehuu, unė vdes e ringjallem ēdo dit
Kėrkoj tė ndalosh puthjen tradhėtare
Qė tallet me mua, po dhe me Ty, o Krisht!

__


Eliana Alien

( El’Po )

 

 

 

SI TE DUA DHE PSE TE DUA

 

(Duke lexuar Odin Modvalsen)

 

Oh, sa dashuri i kam shtuar dashurise

Per te te dashur sa po te dua tani

djall i mire

Diagnoza  e ēmendurise tende

eshte denimi qe meritoj

e verteta ime qe te denon, qe te denoj

 

Me dashuri

Ja marr hakun paditesit tend, piedestal

i sotem,  i kohes qe po i shkon

I ka minutat e numeruara ndeshkimi yt

dhe idiotesia ime, kur beja sikur s’te njihja

Ti “ishe tek ai vendi atje poshte dhe kishe nje emer”

“Tashti je ketu dhe ke nje tjeter”

“…Ndofta atje nuk kishe asnje emer, pasi te kishin thirrur

Dhe tashti je”

Je dashuria me te cilen po te dua

Dhimbja me te cilen po te kerkoj

Doren e djathte, doren qe shkroj

“C’ka ketu per te qeshur”

“Ne mars” ku ke mbetur

Ne toke ku me ke lene, te paafte

per te nxene nga marrezia jote

 

Ti e di

Sa dashuri s’te kam dhene

Sa dhimbje po te jap   

Sa nete i kam borxh sakrifices tende

Qe s’do me ringjall, ne kete jete

As jeten e perjetshme s’do ma jape

Veē faj, kam faj, per denimin tend

 

Oh, sa po te dua tani

Qe jam me vonese ne kerkim

te hijes tende qe me paraprin dhe me ndjek

per t’me mbojtur nga vetja

 

 


TEK PRES NJE MENDIM …

 

S'kam humbur teresisht ne m'ke kerkuar

me mendim

Ne korridoret e spitalit ku beja para -mbrapa

majtas - djathtas e anasjelltas,

me tundonte impulsi te bertisja me te madhe

te gjithe emrat,  qe me merrnin peng kujtesen

 

Ne spital s'je kurre vetem. As brenda vetmise tende

Heshtja e zhurmshme sinkronizon oraret e pritjes

e minutat e ikjes me kurriz

Do zoti s'vijne t'me takojne, as sot

vizitat e vizitoreve te njerezishem

 

Injeksjonet po me flene ne gjak

si mikrobe moderne qe me vrasin pa dashje,

rezistenzen

Antitrupat shkrihen ne qelizat agonike

e fuqia ime rritet tek fikem,  ne krevatin

me ēarēafe te dizinfektuar

 

E paskam zemren e forte si mali ku ngriti shtepi

stergjyshi im

para dhe pas plumbave te luftes

dhe pas luftes qe s’qe e paqte

Ai rroj

me mallkim ne gryke te fytit

e dashurine per mua qe s'me njohu

poshte grykes

ku s'deperton as dimri as rreziku 

                           ***

Nje goje e madhe ne nje koke te vogel

dhe nje veshtrim i qete ne syte e trembur,

te kuruesit me liēense;

betuar para urdhrit, se di t'me kuroje

me pyet, se ku me  dhemb me shume

 

                           ***

Nese ti me ke prekur dhimbjen, me mendim

jam sheruar plotesish, pa dijenine e mjekut

Me dhemb vetem malli me te cilin

i flas delireve tona, ne oret e hershme e ne oret e vona

Siē mban mend:

Bashke kemi dashuruar nje liste dashnoresh

te vdekur ne shekuj e ne shekuj te rilindur

kemi dashuruar dheun e shiun

qe shuan pluhurin ne rruget nga kemi ardhur

ne takim tone dykontinetal

 

…dhe ate pasditen kur donim te qanim me te madhe

pa kokerr loti ne sy

e zgjodhem te degjonim dimrin e Vivaldit

E ajo, vajza dhe dashuria jote

mikja dhe forca,  kafeja e lodhjes

tha me ton te vendosur:

"Une preferoj dimrin"

Ti shtove ne lotin e thare qe kishte ze te gezuar

“PO.

Degjojme dimrin e Vivaldit, qe duket sikur mbaron

aty nga fundi, pak para fundit  rifillon furtuna “

Ne heqim kapotat e shallet qe bleme a qe na falen

Edhe lekuren e sakrifikuar te  kafsheve, e heqim

dhe dalim, ne kerkim te ndonje luleje shtatanike

Debora e fundit kthehet mbrapsht

ne nje rreze drite potente, shkarkon

mbi ne dhe mbi lulen e ngrire

gripin e madh te fundjetes se sivjetshme 

***

Semundja ime me eshte bere mike

Si ikonat e shenjtereve neper muret e qytetit

dhe brenda kishave te panumerta,

te cilave ju flas, ngaqe s'dine t'me flasin

dhe ju rrefehem, ngaqe s'kane emer

Ne bindjen time:

para zotit jemi te gjithe nje (Adam dhe Eve)

ose Eve dhe Adam, meqe ne kohet moderne

seksi i bute ka veshur pantallona me zinxhir

 mu aty para.

Sikur forca te buronte nga aty

Sikur e drejta te ishte nje prerje stofe unisex

 

Do me dhembte me pak semundja ime

po te mbulohesha mire me rroba te verteta

 

Nese ti do me ngrohje ne rezistencen e skuqur

te mendimit,

qe ndjej t'me vije rreth e rrotull

si nje shpirt mbetur peng, ne diagnozat

e semundjeve te pasherueshme

te repartit mjekesor ku jam e perkohshem

 

 

 

QE NGA AJO DITE

 

Qe nga ajo dite

muret marrin fryme

me mushkerite tona

 

Qe nga ajo dite,

ne kerkojme...

 njeri-tjetrin.

 

 

TE DIELAVE

 

Te dielave,

bashkeqytetaret dalin shesheve

ne shoqerine e kafsheve te blera pas hekurash,

per shoqeri

 

Te dielave

Njeriu i zi pjek geshtenja

per njeriun e bardhe, te cilit s’ja njeh emrin

dhe therret “capo”

 

Te dielave

Nevojtaret  shenderrojne  detin

ne nevojtore dhe ankohen ne anketat shoqerore

per rrezet ultravjollce

 

Te dielave

Prifti perze mekatet

nga shtepia e nje zoti, te cilit i sherben

 me dashuri te frikesuar

 

Te dielave

Avionet nisen pa udhetar

drejt shtepise time, ndersa une nisem pa avion

drejt vetperjashtimit te masave

 

Te dielave

“Oskar Ėilde” u shkruan

alieneve te mij, qe me mesojne ta lexoj

e ta mbroj nga disa “Ju”

 

 

 

       MIRDITA MIRDITES

 

Nje dite do ju njoh me Mirditen, nje dite te gjate

do i bini kryq e terthor me syte e mij

ate dite do ju jap veshet, te degjoni ofshamen e pasionit  e grave te thinjura

(tersisht te modes )

e rrjedhen e ujit ku kane bere dashuri tinez, dashnoret

e shekujve qe lame (si te vjeter)

Ne ate dite, do kuptojme se jemi plakur

dhe ulkonja Mirdite, qe ha mjalte e pi uji  krojesh

do qesh me te madhe, duke lexuar fletet e bardha

qe shkroj, ne nje nje kohe te vetme

per te gjitha kohet (na i fshehu)

sa te mesonim te lexonim.

Kur te di te lexoj

do vije gjyshi im nga bota pertej

 t'me puthe mekatet

I nisa ne fillim jeten (kopjova) grate qe duheshin shkurreve

me dashnore te padukshem.

                        ***

Kur ika nga Mirdita, kishin liruar token

ja mbathja se me donin fort, burra e gra

me therisnin ne emrin e  gjyshes,

e kishin dashur

                       ***

 

Ikja me kepucet ne krah, me kembet ne balte

me syte ne qiell,  ne nje enderr te rreme

 

Kisha lexuar se ne qytete grate vishnin minifunde

e pinin cigare me filter, ne kafene

                                 ***

Ikja drejt atyre vendeve te ngohta, te zbuloja mishin

Ti jepja forme ekstravagante prezences,

te degjoja zerin e meshkujve t'me thrrisnin kofshet…

 

Kur arrita ne qytet, me ofruan nje leng fruash

te skaduar

Si ngjante  qumeshtit te  lopes se nanes se vjeter

dhe as rakise se rushit

Vendi si ngjante vendit, njeriu i ngjante njeriut

Te gjithe njerezit njelloj, te njejtat faje, te njejtat fate

Nje model flokesh, nje prerje kostumi

Nje genjeshter, nje enderr te perbashket

 

Zot sa me munguan kafshet,

Zot sa e desha Mirditen

 

 

 

ĒIMENTIMI

 

Qyteti ngrihet mbi kufomen  e luleve

te ish parkut “Liria “

Ne katin e fundit te nje gradacele

akacet, vjellin klastrofobine

 

Qyteti, eshte  akoma ne faze ndertimi

 

 

 

NJERIU IM

 

 

Njeriu im ka lindur ne oren 09:00

Fati i tij ka lindur ne oren 08:00

Vdekja e kercenon ne oren 10:00

 

Njeriu im eshte fjala e fillimit

Fillimi i buzeqeshjes se plakur

ne nje grusht lotesh te semure

 

Njeriu im eshte zoom-i i nje qelize

Qeliza e nje rruge qe  largon shtepite

me  trenet qe nisen

 

Njeriu im eshte zemra ne shishe

Shishja mazokiste  ne lume

Lumi ne venat e tij, merr ngjyren e rezistences

 

Njeriu im eshte rebelimi i nje ndjenje idiote

Idioti eshte femija qe lindi gjeniu

per riperteritje rrace

 

Njeriu im eshte e kuqje e thelle

Alarmi i zgjimit ne riprodhim e siper

Forca e gravitetit te nje mekati jetim

 

Njeriu im eshte  krijuesi i endrres

Endrra  pllenohet ne fshehtesi

Nga dora e tij, nga gjakui tij

 

Njeriu im eshte gota gjysme gjak, gjysme uje

Zgjimi i trurit te vogel

Troku  i kalit brenda gotes

 

Njeriu im eshte prehri ku pushon lodhja

Djerset e nje mendimi shtatanik

Ndjellja e oreksit ne diten e greves

 

Njeriu im eshte shpirti i shtate i maces, ne delir

Dekapitullimi i fjale se se lire

ne portafolin  plot, ne portafolin bosh.

 

Njeriu im ka lindur ne oren 09:00

Fati i tij ka lindur ne oren 08:00

Vdekja e kercenon ne oren 10:00




Pjeter Jaku

 

Diktatori

 

Monark me fytyrė tė patinuar,

Me pabesi shpellash,

Monstėr ogurzezė pėr  vendin e tij.

Pa miq, pa shokė, pa ndjenjė.

Metamrofozė e keqe

e njė ndryshimi tė madh,

amplitudė e ndrydhur

e njė koke gjeometrike,

qė do u shėrbente

vetėm vitheve!

 

Simbiozė e sė keqes molekulare,

Qė se deshi diellin, duke

Pohuar dritė.  

Liri e fjalė me peshė

I rendonin kokės sė tij djallėzore,

Mbushur me perandor bizantin,

Kur mikun, vėllaun dhe emblemat

I dėrgonte nė gijotinė.

 

Ashtu erdhi, galopthi,

Me pabesi makbethiane,

Me termete  tė gjunjėzuar,

Me njė urrejtje fotosintetizuese,

Tė trekendshit biologjik tė pamenduar,

Erdhe nė jetėn tonė,

Nė vendin tim tė bekuar,

Si njė shkatrrimtar i ēliruar!

 

Ku tė ankoheshe me kėtė ardhje

Tė pathirrur,

Hipur mbi fronin monarkik,

Nė njė karrige, qė mė kot

U ankohej dyerve,

Me levizje horizontale,

Prej peshės sė djallėzive?!

 

Diktatura e mureve u fut kudo,

Brenda njeriut tė mjeruar me pasigurinė

E mbjatjes sė  peshės sė  tij ,

Qė dukej kudo, nė parullat e vėna

  shpatullat tona, nė varret tona,

Nė urat e mbetura, pėr njė hakmarrje

Misterioze, tė mbajtjes sė njeriut

Nė frikėn e larjeve tė mėkateve

Diktatoriale.

 

Zbriti nga  malet  me mendjen e vjedhur,

Viktimave tė menēme t’u tregonte

Skėterren e  ferrit, i mbėshtetur nė injorancėn

E pėrēudnimit tė burrave me burrni tė njėkolorshme,

Pėr t’i futur nė duar tė kasapėve, si nė baladat

E kohėve pa numėr, pa vite pa kokė.

Shpata e fjalės sė tij, tė ishte shpata e turpit

Tė njė kombi, qė e duronte mbi krye!

 

Kuj t’i ankohej At Zefi, qė varej nėn pjeshkė,

Kokėposhtė me  dridhje tė qelizave  burrnore,

Deri nė durimin cezarian nga mjeshtra tė tortures,

Qė mė vonė do torturonin veten.

Tė gjithė janė njėlloj tė vdekshėm,

Do thontė At Zefi ynė,

Diktaturat kanė njė fund nė kėtė dhe,

N’se ne do kemi durim!

 

Vendimet e bėrrylave e shtynė diktaturėn,

Tė haj vetėn si kanceri, t’u brej kockėn

E ti ēoj njė nga njė nė skėterrat e ferrit,

Vėtėm pse i bėnė fresk diktatorit.

U rrit diktatura nė prapaskenat e mizorisė sė ėndrrave

Makabre dhe projekteve tė merimangės sė zezė,

Ushqyer me helmin e  fallsitetit

Deri nė vdekjen e shpresės.

 

Diktatori nuk vdiq, atė e mbyti cofja tėper vonė.

E bėri tė zvarritej si qen, t’i shihte si shkojnė

Bėmat e tij, mė shumė se nė tragjeditė mesjetare

Tė djeg’jeve dhe pėrdhosjes sė varreve,

Duke  i lėnė tė vdekshmit e mbetshėm,

Kockave te tij

T'u bėjnė spostime  vertikale!

 

Sigurisht, e dinte se i pėrsekutuari Luigj, qė

Gjithė jetėn ėndėrroi njė sharabajkė,

Do t’i kthente shpinėn, pas urdhėrit qė kish ta priste,

Nė vendin e vdekjes sė Skėndėrbeut,

Pak vite para se shpirti t’i shkonte nė djall!

 

E dinte se s'e kishte Panteonin nė  mosqėnie.

Nė ozon u kthye pėr fėmijėt e tij, pėr tė dashurit,

Nėse kishte diken tė tillė, qė  pėrpiqen t’i ngrenė

Pėrmendoren e turpit me mjaullima zvarranikėsh,

Tė njė profanie hipnotizuese, tė njė monoteizmi banal

Nė besimin e njė orakulli pa sy, pa veshė,

Nė vetėm njė ideal!

 

Patric liliput nė kohėt moderne,

Njė kujtim i panevojshėm i Romės sė vjetėr.

Nopran i vrugullt me njė buzėqeshje hipokrite

Stuhi  e paparė, shkatrrimtare, me rrufe qė binin

Veē nė njė vijė, dalluese, pėrbindshe nė luftėn e llojit,

Pėr  karrigen e tij!

 

Ligjeronte  shpata nė kongrese fatzishė,

Kundėr e kundėr gjithkujt, mbushur me rrena shkembore

E me granit rus e kinez, tė tė gjithė modave tė ulta tė globit,

para e pas fitoresh parakaluese, nė sfiladat e dhimbjes

se njė populli!

 

E lejuam diktatorin tė ikte, pa e pėrzėnė

Pa e tortutuar, pa e vrarė, pa i hy ferrė nė kėmbė.

Njė popull i lodhur, i kėrrusur nga vuajtjet

Vėē pėr tė mbijetuar.

Edhe pinjollet pa morfologji,

Qė ia mbajten kokėn nė duar dhe zunė karrigen e tij,

Kemi pėr t’i lejuar….

 

 

 

 

18 vjet pas fillimi tė Levizjes  Demokratike Shqiptare!

 

Me rastin e  18 vjetorit tė fillimit tė Levizjes Demokratike nė Shqipėri, pėr ēlirimin na vargonjtė 50 vjeēar komunist, nė kėtė numėr, po botojmė njė poezi dhe njė fotoportret tė njėrit nga protagonistėt kryesor tė kėsaj Levizje, “ Pishtarit tė Demokracisė” dhe poetit Alfons Grishaj, i cili flet mė shumė se disa shkrime, duke na i sjellė shumė afėr ato ditė tė mėdha, tė atyre ėndrrave tė mėdha.

Fotot mund t'i shihni ne "Photo Gallery"

 

 Alfons Grishaj

 

Lufta per Demokraci

 

Ne, ishim te gjithe sebashku

Te zjarrtė,te sinqertė.

Simbioze deshirash ,uragan per liri.

 

Ne, ishim te gjithe sebashku,

Pa komplekse, pa pluse e minuse

Nė qėndresen e nje qytetarie brilante.

 

Ne, ishim te gjithe sebashku

Brenda njeri-tjetrit  si matrioshkat,

Zbrisnim si meteorė ne platformen e panjohur.

 

Ne, ishim te gjithe sebashku

Permes xhungles se pabese te komunizmit

Mjegulles te gjarperinjve qe ruanin nje pjese te zbuluar

Te mishit tonė ,te gjakut tonė.

 

Ne, ishim te gjithe sebashku ,

Neurone te nje truri,fije te nje shpirti,

Dege te nje trungu,uji i nje burimi

Per te njomur buzet e thara te nje populli ne agoni.

 

Ne ishim te gjithe sebashku

Me “damkat” e te damkosurve

Nė verberinė e te ndriturve, qe me qellim

Nuk shihnin gjilperen ne floket e shtrigave.

 

Ne, ishim te gjithe sebashku

Drejt nje drite te paparė

Drejt nje jete te paprekur

Qe quhet  Perendim,qe quhet LIRI!

 

Ne, ishim te gjithe  sebashku,

Me trasten bosh,pa Karten e Parisit,

Pa Karten e Helsinkit,pa Linkoln e Gand!

Pa Marshall e Vojtilė.

 

Elita?He,nje shkolle marksiste e degraduar

Ne tekste dhe ide,por jo e tera ne kazanin Rus.

Napalm duhej per ato banka  qe pregaditen njeriun e deformuar,

Por, dhe ne ate deformim, shqiptari i mire shpetoi!

 

 Ishim te gjithe se bashku

Studentė,doktorė ,profesorė,punetorė,aktorė,

Inxhinjerė e fshatarė,diku ne kembe e diku zvarre,

Dikush nga burgjet e vdekjes,dikush nga internimet.

Ishim ato shqiponja,ishim ne,

Te gjithe sebashku beheshim nje!

 

 Regani, kalores lirie dhe skeptri i Papes se shenjtė,

Vendosur mbi telajon e fundit te marshimit Rus,

Por muri Kinez eshte me i gjate se urat e lirisė,

Ku mikrobi komunizem u transformua ne HIV.

 

Berberet e kuq zbriten nga telajo e grisur

Nder te paret rruajten mjekren e Marksit,

Furia e tyre ishte me e madhe se  ndertimi jonė

Urrejtja e vetvetes nuk njihte me te zonė...

 

Ah ,ti shihje  Paliacot laramane, lotė krokodili per vepren e tyre.

Betoheshin, se do ta ēonin dinjitetin e te vuajturve ne piedestal.

Udheheqesit e ardhshem duhet te jenė te tillė,

Qe treni per ne Europė  te ishte ideal.

 

Ne, perseri   ishim sebashku,

Kur trupat e shokeve tanė u sharruan

Arbeni!Josifi!Nazmiu!Artani!Besniku!

Bujari!Senahiu!Oh, Azem Liria u vra!

 Liria masė dheu nen perrojtė e gjakut.

 

U betuam e u sterbetuam, asgje, asgje me shume se nje hiē!

Gjarpri ne gji ben rrokadon, tortė e embel karrigia per nje bitch.

 

Tani , nuk jemi me te gjithe sebashku,

Gorbacovi mbolli faren e vjeter dhe e shartoi me tė re

Naivitet femijesh, te persekutuar perseri ne?!

 

 Miq, lufta per demokraci porsa ka filluar !

Diku do te bie nje kembanė, ku do te ndjellė frymezim dhe lotė

Dhe, ateherė era do te ndryshoje.Meshirė per armiqtė e lirisė?

Jo! Jo!Zoti kurrė mos e dhėntė mė, qe ne te luftojmė kot!

 

 

 

Bardhyl Mezini

 Cikel me fabula

 

 

P A S Q Y R A

 

 

Pyeti  majmuni  pasqyrėn,

Kur      pa  fytyrėn:

Ku  e  gjen  ti  guximin

    tregon  shėmtimin?

 

Nisi  ajo    ta  sqaroi,

Ai  s’priti  e  coptoi.

 

Pse  or  mik, unė  gjithė  jetėn, tttt

Thashė  vetėm    vėrtetėn,

Ndėrsa  ti    coptove,

Ama  fytyrėn   s’e  ndrrove.

 

                                             

 

    SH A R L A T A N Ė T

 

 

Lopė,-  tha  viēi  motak: 

Te lutem me thuaj  pak,

Pse  pėr  deputetėt  thonė,

Mendja  mbrapsht  u  punon?

 

Shumė  prej  tyre  biri  im,

(Vėrju  veshin    fjalim),

Tjerrin  fjalė  pa  kuptim.

 

Meqė  fjalėn  shterpė  e  thonė,

Dhe  tallen  me  votėn  tonė,

Del    ne  kemi  zgjedhur,

Sharlatanėt,  mendjetredhur.

 

 

G  Ė  NJ E  SH  T  R  A

 

 

Shėtiste  gėnjeshtra  njė  natė,

Nėpėr  pyll  e  monopat.

 

E  pa  hėna,  nuk  duroi,

Fytyrėn  me  re  mbuloi.

Shpend, kafshė  e    tjera,

Ikėn,  si    ish  kolera.

 

Foli   njė  xixėllonjė,

Me  guxim  si  kryezonjė:

Ik  gėnjeshtėr, nuk  e  sheh

  s’tė  do  asnjė  nga  ne?

 

Vendi  jot  ti  e  di,

Ėshtė  atje, nė  qeveri…

 

 

 

 Q E P Ė    E    G R I R Ė

 

 

Njė  guzhinier,

Qepėn  pasi  ka  prerė,

Nis  ta  shaj, ta  mallkoi,

Meqė  sytė  ia  lotoi.

 

Qepa  siē  qe  e  grirė,

I  tha:- Mua  fatnxirė

  bėre  si  deshe  vet,

Tani  ē’ke      bėrtet?!...   

 

 

 

  B A XH A N A K Ė T

 

 

Plaka e plakut se ē’ thanė,

Gjelat tone bashkė  hanė.

Kėndojnė  bashkė    duet,

Sy  mos  marrin, kanė  lezet.

 

Kurse  gjelat  e  komshisė,

Gjithė  ditėn  e  perėndisė

Zihen, shtyhen  fyt  a  fyt,

Kush    parė  shokun  ta  mbytė.

 

-Po  kjo  dihet, moj  plakė,

Gjelat  tanė  janė  baxhanakė,

Ndėrsa  komshia  i  ka

Nga  njė  nėnė  e  njė  baba…

 

 

   

    W I K EE N D

 

 

Mbret  luani  pėr  wikeend,

Thirri  kafshė  edhe  shpendė.

Ndėr  to  urithin  ka  marrė,

Pranė  vetes  si  krushk    parė.

 

Kafshė  sa  ishin  nuk  nguruan

Me  zemėr  e  respektuan.

 

Sa  largohet  prej  gostisė,

Urithi  siē  e  ka  pėr  fis,

Ē’qenė  atje  kafshė  e  shpendė,

I  quajti  turmė  pa  mend.

 

Ėshtė  normale,-tha  njė  ari,

S’mund    dalė  nga  vetja  e  tij.

 

 

 

 B I SH T I   P Ė R P J E T Ė

 

 

Ecte  me  bishtin  pėrpjetė,

Qenushja  me  zonjėn  e  vet.

 

Njė  qen  rrugėsh  sterr  i  zi,

Ec,-i  tha,-bėjmė  dashuri.

 

Ajo  me  inat  ka  parė:

Si  guxon, ore  barktharė?

 

I  tha  qeni:-Po  ti  vetė

Kot se mban bishtin pėpjetė!

 

 

Nje leter dhe dy poezi nga i riu Shkelqim Braho

 Te dashur miq te Revistes Kuvendi, une jam Shkelqim Braho 23 vjec. Vij nga Kuc i zi, nje fshat 6 km larg qytetit te Korces dhe, aktualisht studioj ketu ne Michigan per dy dege: Agrobiznes dhe Shkenca Politike.
Se pari,  ju dergoj urimet me te sinqerta per punen e pasur qe beni duke rruajtur traditat dhe kulturen e vendit tone te dashur, Shqiperi.
Me pak fjale do flas se cila eshte arsyeja qe shkruajta disa rreshta dhe se si munda te kontaktoja me ju:
    Nje mbremje po shikoja videot me recitimet e artistit te popullit Reshat Arbana. Nga malli per familjen, shoqerine, miqesine dhe gjithe Shqiperine, u ndjeva i frymezuar per te marre penen dhe shkruar disa rreshta me fjalet qe buronin nga shpirti. Ishte hera e pare kjo per mua...por kam zera brenda meje, se nuk eshte e fundmja.
  Me pas, po beja disa kerkime per institucione te ndryshme te komunitetit Shqiptar, ketu ne Michigan. Nder te tjera, ashtu rastesisht, kur isha ne librari hyra tek websajdi i ACTV dhe hapa videot e fundit, te cilat kishin ne permbledhje ''Diten e Letersise ne Michigan". Po kenaqesha shume dhe vendosa qe te shikoja kete emision me vemendje ne shtepi. Po ndihesha ne vendin tim dhe me njerzit e mi, po ndihesha sikur dhe une isha atje midis jush... ato momente ishin te mbushura plot  me emocione.
    Me pas hyra ne websajtin tuaj duke pare historine dhe materialet e Revistes Kuvendi. Kontaktova me Pjeter Jakun dhe Elinda Markun, ( nese gabohem me falni), te cilet i falenderoj per fjalet e ngrohta, kurajon dhe mirrepritjen per t’u bere dhe une pjese e Revistes “Kuvendi” dhe miqte e saj.

 Po dergoj dy poezi: MALLI PER ATDHE dhe DO VIJE DITA. 
Poezine e dyte e kam shkruajtur me rastin e festes se pavarsise dhe, duke menduar se do isha duke e recituar perpara vellezrve dhe motrave Shqiptare. Do te deshiroja qe te isha midis mbremjeve te organizuara nga komuniteti Shqiptar, por jam pak i vonuar. 
Pres qe te komunikoj serish me ju se shpejti. Sic e lartpermenda, keto jane shkrimet e mija te para dhe me respektin me te madh do i pranoja keshillat tuaja.

  Pershendetjet me te ngrohta per organizatoret dhe  gjithe pjesmarrsit e Revistes Kuvendi!

 

MALL PER ATDHE

 
Shqiperi nga larg, shume larg po te shkruaj,
se brenga per vendin tim me le te zgjuar.
Zemra me vajton dhe gjaku valon,
dhe ashtu i lodhur gjumi me kaplon.
Buzet qeshin, lotet ne faqe me rrjedhin
jam ne fshatin tim , ne vendin ku linda,
jam ne balten time qe aromen  ndjej,
ne ujin e fresket qe malli ma sjell.
Jam ne Atdheun tim, aty ku u rrita,
ne djepin ku qava dhe nene therrita.
Zemra nga gezmi nga enderra me zgjon,
kur hap syte, heshtja me ngurron.
Ngrin buzeqeshja, ngrin dhe loti
Sec me vjen te qaj, por burri nuk qan.

 

         DO VIJE DITA

 
Atdhe, i njohur nga bota qe ne lashtesi,
Iliri, dhe me Skenderben Shqiperi,
bijte e tu po largohen ne largesi,
sikur te mos kishin liri.
Lirine qe per shekuj Shqiperia luftoi,
Me gjak trimash  tek ne agoi.
E ne tani, kur jetojme ne pavarsi,
Marrim rruget per arrati,
Leme vendin tone te veshur ne zi.
Fat te zi ne 97, ne Otranto dhe Gerdec
neper kufi, neper male,  neper det dhe ne dreq.
Qajne nenat pa pushim, qajne femijet jetim,
qan gjithe vendi im i bukur, tkurrur ne mjerim.
Varferi e korrupsion, u be cdo gje monopol,
vjedhin hajdutat dhe kusaret, u bene bosa qeveritaret,
ndertojne pallate pa plane, shesin tokat e te parve.
Shesin token qe gjyshrit na e lane amanet,
shesin nderin e Shqiptarit, vetem, vetem per dy lek.
Populli prźt neper dogana dhe neper konsullata,
e ju deputet te nginjur lindur vec   per dallavera,
Jeni populli o te mjerre, keqberes te pa vlera.
Jemi larg kete dite, diten tone te Pavaresise
Ndonese larg te merguar, jemi zemra e Shqiperise!
do vije dita kur  kjo dite do na gjeje tek  Shqiperia,
kur Shqiptari s’ do largohet per pese pare nga shtepia,
po te rroje,  te punoje dhe  te vdese ne truallin e tija!




     Pjeter Jaku

 

Cikel poetik, nentor 2008

 

 

 ME BENI QYTETAR NDERI

 

Mė bėni qytetar nderi nė Mollė tė Kuqe,

Fshatin tim tė braktisur,

Ku retė e kalojnė Munellėn duke qarė!

 

Nė vendin mė tė bukur tė botės,

Ku vetėm varrezat banojnė

Ne faqen e malit tė tharė!

 

Ma jepni kėtė titull u lutem

Pėr gjithė pemėt qė kishte fshati im,

Me premtimin se do t’i mbroj!

 

Egėrsinė e tyre pse duart tona si vjelin

Do ta zbus, vetėm duke i parė.

Pranė tyre pa dritė do tė jetoj!

 

Nė arat ku rritej misri dhe gjithė ē’duhej pėr bukėn

Do t’i bie fyllit tė babgjyshit tim,

Ku tėrė bardhokat tė kthehen!

 

Nė tė gjitha tokat e pambjella tė Mollės sė Kuqe

Do tė hedhė farėn e shpresave tė diellta

Ku ujqėrit, gjarpėrinjtė dhe korbat tė tremben!

 

Mė bėni qytetar nderi tė tė gjitha dasmave

Qė u bekuan nga hiret e kėti vendi

Dhe, gjithė tė shkuarve qė dhėndėrruan nė karrike!

 

Pishave dhe lisave tė heshtur qė po rriten nė ara

Do u kėrkoj tė ngjiten gjer nė majė tė Munellės,

Qė toka tė jetė, vetėm burim drite!

 

Tė gjitha kėngėt e dasmave do t’i kthej

Nga ikjet emigruese brenda vendit,

Mė shpresė tė rimėkėmbjes sė valleve!

 

Mė bėni qytetar nderi nė fshatin tim tė braktisur

Pėr gjithė kullat e mbetura vejane

Qė unė t’u pri pėrjetėsisht maleve….

 

03 nendor 2008

 

 

 

 PEISAZH

 

Re tė ēoroditura

Nė perėndimin menjemadh

Njė konvertim rrezesh

Gati gati zjarr

Nė rrotullim tė pėrjetshėm

Nga unė tek ti, nga ti tek unė

Duke i shtuar galaktikes

Planete pa fund !

 

 

 LASGUSHIANE

 

 

Nė fluturime Lagushiane

Unė e ndoqa njė biondinė.

Veē nuk ishte prej Hollande

Po, prej ku dhe gjethet ndrinė.

 

U thye qielli edhe humbi

Ra nė tokė, a ra nė det

Lasgushi mė zgjoi nga gjumi

Ku veē trupi kishte fjetė.

 

Iku biondina pa mua,

Dhe pse e ndoqa gjer nė skaj

Bashkė me frymėn u rrėzua

Po e pres dhe do ta mbaj!

 

Do ta pyes poetin sonte

Pse e donte dashurinė.

Krejt e di se do mė ftonte

T’ma dhuronte ndonjė rimė!

 

 

 

Korigjime

 

 - noliane –

 

 

Ku e lamė e ku na mbeti

Asnjėri prej nesh se gjeti

U k’put filli, u zgjidh fjala

Historia u kthye nė prralla

Flit e shkruaj nė gazeta

Presim tė dalė e vėrteta!

 

Ku e lamė e ku  na mbeti

Shqipėrinė, medet ē’e gjeti

U zgjidh dora e mekanikut,

U zgjidh dora e kapterrit

Morėn penėn prej celikut

Tė tė nxjerrin ty prej territ!

 

Ku e lamė e ku e gjetėn

K’ta shkrimtarė nga na befėn?

Edhe pse qenė sherbėtarė

Tė njė kohe me zagarė

Lehėn vetė si s’ka mė mirė

Tė pėrulur me deshirė!

 

Erdhi kohė dhe jetė e lirė

Zgjidhem mendjen nga zinxhirė

Kush nuk shkroi pėr korigjime

Tė tė gjitha historive?!

Historianėt i rrėzuan

Nuk i lėnė ata tė shkruajn!

 

Ku e lanė e ku na shkuan?

Historianėt thu merguan?!

Vajmedet pėr historinė

Kohėpakokėt do ta ndrinė

Nė t’vėrtetė dhe historianėt

Me shumė tituj e shumė grada

Le t’i ndjanė tani mejdanet

Qė nga koha me sopata!

 

 

 

 


null
 

Nga Keze (Kozeta) Zylo

Lorka dhe pse pa varr, ka fituar pavdekesine

    Poeti Federico Garcia Lorka qe mitizoi peisashin e tokes se Spanjes dhe  i kendoi me aq dashuri asaj duke u mbeshtetur dhe ne traditen popullore, u vra barbarisht nga Diktatura frankiste, pa asnje vendim gjyqesor.
Megjithese per vrasjen e tij akuzohet ish deputeti i se djathtes, Ruiz Alonso, i cili nga ligesia dhe xhelozia e krijimtarise se tij, firmosi arrestimin e poetit Lorka, shkrimtari Lorka cilesohet si nje nga poetet me te mire te Spanjes ne shekullin e XX!
Vendi i Spanjes gjithmone ka qene nje vend gladiatoresh, ku ne menyre te mistershme u be ekzekutimi i shkrimtarit, qe edhe sot e kesaj dite nuk i dihet varri.
Gjate diktatures se Frankos, veprat e tij u zhduken, u dogjen ne sheshin Carmen te Granates, por ndergjegja njerezore nuk do t’i harroje kurre poezite, dramat dhe shkrimet e ndryshme!
Lorka ne Shqiperi u njoh qysh ne vitet 30, me dramat, poezite, por me shume se kushdo ai u frymezua nga ciganet dhe shkruajti per ta, per levizjet e tyre, veshjet dhe jeten e tyre, qe bejne dashuri nen perkedheljet lozonjare te henes.

Ja si i shkruan ciganes se bukur dhe me ngjyre:

 O mjellme e zeshket qe noton ne nje liqen
Me lotuse te rritura, me vale te portokallta,
Me karafila te kuq, ku shkulma kundermon
Folete e roitura qe ti mban nen flatra,
Martire andaluze, grua e mbetur beronje,
C’jane puthjet e perflakura ti s’e di,
Puthjet e perziera me heshtje te thelle nate
Dhe me zhurmen e turbullt te ujit qe rri.

  Ai shkruan se nje vend qe s’ka cigane s’ka liri!
Lorken e sollen midis lexuesve shqiptare, disa perkthyes, midis tyre dhe shkrimtari disident Petro Marko, i cili e vleresonte si nje nga penat e medha boterore.
Poeti Lorka u ekzekutua ne Granada, ne vendlindjen e tij nga nje skuader pushkataresh.
Mesues qe kane banuar afer fshatit deshmojne per kete ngjarje makaber se ka ndodhur ne vitet 1936.
Keto kohe i eshte paraqitur nje peticion gjykates se larte nga viktimat e familjareve, ku mijera njerez te pafajshem u pushkatuan dhe u hodhen ne nje grope te madhe sikur te ishin kafshe te egra.
Gjykata ju ka bere thirrje kishave, organizatave dhe hierarkive per te sjelle prane gjykates emrat e viktimave qe jane 114, 266.
Ne kete ngjarje rrenqethese, besohet dhe per Federico Garcia Lorka, qe te jete midis kufomave te hedhur barbarisht nga skuadra e pushkatareve, te udhehequr nga deputete cinike, xheloze, dhe qe ne deje kane zhdukjen e rivaleve te tyre me mjetet me monstruoze, me barbare.
Midis popullit qe e do dhe e respekton pamase poetin dhe qe jane ne kerkim te eshtrave te tij eshte dhe mbesa e Lorkes, qe po ben cmos per te gjetur eshtrat e gjyshit te saj.  
Ky vend sot eshte bere si pelegrinazh, ku e vizitojne vazhdimisht simpatizanet e tij dhe vecanerisht studentet e Historise dhe te Letersise.
Viti 1998 qe perkon me 100 vjetorin e lindjes se Lorkes, Mbreti i Spanjes e quajti si viti i Lorkes, ku dhe u organizuan qindra aktivitete ne shume vende te botes, por si per ironi te fatit, ai eshte poeti qe jetoi vdekjen makabre fizike, por njekohesisht dhe pavdekesine!

Ne poezite e tij midis te tjerash shkruhet:
Peisazhi ka,
Cerge shekujsh,
Arkiv muzgu,
E netesh!...

Duke lexuar dhe ndjekur me vemendje keto dite gazeten “New York Times”, e cila pasqyronte dhe nje foto per keto tmerre, vrasje, brutalizmin e sistemeve diktatoriale, qe pjellin vetem monstra per te ekzekutuar vendimet e tyre, medoemos mendja te shkon tek qindra intelektuale shqipare, qe u zhduken nga faqja e dheut, e sidomos diktatoret helmonin ne radhe te pare shkrimtaret…poetet, gjeneralet patriote…sepse ata ishin frymezim per Lirine, humanizmin dhe mbrojtjen e Demokracise se vertete.
Edhe pse kane kaluar 72 vjet nga ekzekutimi i Lorkes, raprezaljet, krimet, qe u bene nuk mund te mbulohen me gropa te medha kufomash, pasi ndergjegjja njerezore nuk eshte e qete perballe krimeve monstruoze te diktaturave.
Por ne rast se popujt nuk jane te mbrojtur nga kushtetuta, nga ligjet mbi mbrojtjen e te drejtave civile, dhe persekutoret nuk vendosen perpara ligjit, krimet perseriten duke tronditur gjer ne palce qeniet njerezore.
Le te kujtojme poetet Vilson Blloshmi dhe Genci Leka, qe u pushkatuan nga barbaret te cilet shfaqen ethshem instiktet shtazarake te tyre, duke i lene te vrare ne mes te dites se “zeze”, ose Hevzat Nelen qe u var ne mes te qytetit, ne vitin 1989, pa gjyq, pa avokate, por vetem nga nje skuadrile pushkataresh, dhe askush prej ketyre ish Prokuroreve, ish gjykatesve nuk kane kerkuar falje, por perkundrazi jane organizuar shume me teper qe t’u mbyllin gojen perseri te afermeve te viktimave, duke dhene intervista e karshilleqe te tjera, se gjoja ishte koha, ishte sistemi i tille!
Heshtjen qe mbajne shume organizata, intelektuale, sidomos historiane, nuk krijojne gje tjeter, vecse i mbushin me shume me mekate, dhe ju zgjasin me teper jeten krimeve dhe barbarizmave qe pakuptuar mund te riciklohen…

 New York
Nentor, 2008


Pjeter Jaku

 

Cikel nga libri ne shtyp “ Mungese e hirtė”

Tetor, 2008

 

 

NESE

 

 

Nėse ēdo emigrant

Do tė shkruante

Dhimbjen e vet,

Nė botė

Do tė kishte

Njė miliard

Poetė!

 

 

 

 

Moshimi i  gurėve

 

 

Edhe gurėt i plaku

Malli pėr ne,

Pėr moshėn tone,

Tė mbetur atje.

 

Ishim dhe mbetėm

Pėrherė  tė rinj,

Si nė kohėn kur

Flinim  mbi shkėmbinj.

 

Ata janė rrudhur,

Janė mplakur e thinjur,

Pa e ditur dhimbjen

E tyre tė dhimbur…

 

 

Ndoshta dhe gurėve

U duhen syze,

Qė ne tė na shohin,

Nė kohėn ndryshe.

 

Shkėmbinjtė u tkurren,

U thėrmuan dhe ranė.

Nė lumin e dhimbjeve,

Tė prindėrve tanė.

 

 

 

 

Mirdita

 

 

Si pėllėmba e dorės harta e saj.

Shkon diku nė Dibėr,

Zbret diku nė det,

Nė Kurbin e Shkodėr,

Nė Mat e Zadrimė

Mbrrinė krahtė e saj,

Sytė e saj mbrrijnė!

 

Mes pėllėmbės Oroshi, Shpali,

Spaēi, Gojani, Selishtė e Kthellė

Kisha e Rrubikut, shejtorėt, arka e shenjtė!

Nė Malin e Shenjtė, nė Munellė e nė

Zepė, nė Kunorė, nė Bukmirė, nė Kulme,

Nė Molung e nė Velė,

Stuhitė pushuan, anijet u lidhen nė Tresh.

Nė mesin e majės, mu nė shkėmb,

Unė i shoh hekurat si tė Hefestit.

Mirdita ime ėshtė aq e vjetėr,

Sa fillimi i dheut!

 

Mes pėr mes saj rrėshqet Fani,

I mbledhur pikė pikė nga vesa e

Mėngjesit…

Duke i larė fytyrėn Rrėshenit!

Nė lindje, Uraka me ujė, si loti