Revista KUVENDI

Botohet ne Michigan SHBA - Viti i VI i botimit . E permuajshme kombetare,informative dhe kulturore.

Proze nga autore shqiptare dhe te huaj

Naum Prifti

Tregim

MĖ E ĖMBĖLA VDEKJE

Drejtor i drejtorisė sė mjekimeve sa hyri te kabineti i ministrit i kumtoi se nė Berat kishte vdekur papritmas Servet Gjoni. Dr. Jakupi shqyrtoi dhe njėherė telegramin qė mbante nė dorė sikur donte tė sigurohej pėr saktėsinė e pėrmbajtjes.

- Vdiq, vdiq! Tė gjithė kemi pėr tė vdekur  njė ditė, - bėri shaka ministri. Pas pak, duke i dhėnė fytyrės pamje serioze, pyeti: - Kush ishte ky Servet Gjoni? S’e kam dėgjuar ndonjėherė. Desha tė di ē’lidhje ka Ministria jonė me tė? Ka ndonjė ankesė pėr shėrbimin shėndetėsor, pėr spitalin, pėr ndonjė mjek, pėr urgjencėn, apo si?

- Jo, asgjė e tillė, - e qetėsoi drejtori i mjekimeve.

- Po atėherė? – e pyeti ministri me inat.

- Meqė na keni porositur t’u lajmėrojmė sa herė vdes ndonjė i afėrm i shokėve tė udhėheqjes, thashė t’u vija nė dijeni …

Mentar Alimerkos i fluturoi inati befasisht dhe pyeti:    

- Si e kishte mbiemrin? Gjoni? Ē’ka tė bėjė me shokun Arsen Gjoni?

- Ėshtė i vėllai, mė sakt ishte… - i kumtoi dr. Jakupi.

- Vėllai i shokut Arsen? Oh, ēmė the, ē’mė the... – bėri sikur u dėshpėrua ministri  pėr njė njeri krejt tė panjohur, pastaj e pyeti pse u adresohej atyre telegrami dhe jo kabinetit, sipas rregullit. Doktor Jakupi e sqaroi se telegrami qe personal meqė gruaja e tij e kishte kushėrirė Nerimanin, tė shoqen e Servet Gjonit.

- Ah, ashtu, - tha ministri. -  Kushedi sa do tė jetė hidhėruar shoku Arsen… nga kjo fatkeqėsi familjare. Bėtė mirė qė mė vutė nė dijeni. Duhet t’i shpreh ngushėllime nė emrin tim e natyrisht edhe tė dikasterit.   

Sapo doli drejtori, ministri mbeti mėdyshas se nuk dinte si veprohej nė raste vdekjesh e funeralesh. U kujtua se gjatė kohės qė kryesonte dikasterin, s’kishte ndėrruar jetė asnjė anėtar byroje, asnjė ministėr.  Dhe tani nuk dinte ēfarė tė bėnte. Tė shkonte vetėm pėr kryeshėndoshė te shoku Arsen, apo tė merrte dhe disa nga shefat me vete? Ēfarė parashihte protokolli i kryeministrisė nė kėsi rastesh? Mos kabineti qeveritar kryente vizitė kolektive, si njė trup i vetėm? Ku i priste ngushėllimet Arsen Gjoni, te vila e tij nė bllok, apo nė Klubin e udhėheqjes? Apo ndofta udhėheqėsit nuk hapnin tė pame pėr tė afėrmit qė nuk jetonin brenda shtėpisė sė tyre, ose qė banonin nė qytete tė tjerė? Sipas zakonit shoku Arsen duhet tė ndodhej nė Berat, qė tė pėrcillte vėllain nė banesėn e fundit, e ndoshta tė priste edhe vizita ngushėllimi pas ceremonisė funebre te familja e tė ndjerit. Mos ishte mė mirė t’ia dėrgonte ngushėllimet me teleks, apo ta priste sa tė kthehej? Edhe pasi piu dy cigare njera pas tjetrės, nuk mundi tė merrte njė vendim tė prerė, ēka tregon se edhe mendja e njė ministri nuk e ka tė lehtė t’u gjejė zgjidhje problemeve tė thjeshta jetėsore. Kush mund ta ndihmonte? Ah, po, Mirush Kajtazi, ministri iBujqėsisė, anėtar kabineti me stazh tė gjatė dhe kandidat i Byrosė Politike, i cili e kishte origjinėn nga i njėjti pellg me Arsenin. Pa ngurruar asnjė sekond, Mentari e mori nė telefon dhe e pyeti pėr rastin konkret. Ai i tha se e mira ishte tė shkonin menjėherė nė Berat, tė ngushėllonin personalisht shokun Arsen Gjoni, ndryshe atij rrezik t’i ngelej hatėri.

- Mendoni tė marrim pjesė nė funeralin e … – Ministri ngeli se sado qė u mundua nuk e kujtoi emrin e tė ndjerit. 

- Pa tjetėr. Do ta pėrcjellim Servetin, e para se e meriton,  veē kėsaj unė e kam edhe patriot, shok lufte, shok rinie, - tha vendosmėrisht ai.   

 

*          *          *

 

Tė nesėrmen, ndėrsa udhėtonin drejt Beratit, ulur ne sediljen e rehatshme tė Benz-Mercedes-it, ministri i Shėndetėsisė tha kot:

- Nuk e paskam ditur se shoku Arsen paska patur njė vėlla nė Berat.

- Atje donte tė rrinte vetė, - ia ktheu Mirush Kajtazi, duke i dhėnė tė kuptonte se

qytetin e kishte zgjedhur vetė Serveti, pa e detyruar kush.   

Dihej se disa udhėheqės, i  mbanin larg Tiranės tė afėrmit e tyre, kur ata ishin citė me vese tė kėqia. Madje shpesh, pėr tė ruajtur dinjitetin, edhe i largonin nga kryeqyteti, duke i surdisur nėpėr provinca  qė tė mos i kishin nėpėr kėmbė pėr ngatėrresa. NJė prej tyre, vėllain e njė anėtari tė byrosė politike, Mentari e kishte njohur rastėsisht te njė miku i vet, nė Durrės. Pasi rrėkėlleu disa gota radhazi, ai nisi tė mburrej se nuk ia kishte nevojėn askujt, se rronte me krahėt e tij, ndėrkohė qė shumė veta e dinin se prokuroria, pėr hatėr tė vėllait ia kishte mbyllur nja tre katėr procese pėr vjedhje e ryshfete. Ai ishte aq i paturpshėm sa u merrte ryshfete hallexhinjve, duke u premtuar se do t’ia pozonte problemin vėllait tė tij me pozitė, i cili nuk e qaste pėrbrenda prakut tė derės.     

- Ishte kokė mė vete Serveti, - shfaqi simpati Mirushi pėr tė ndjerin. 

- Shahin Ruka s’ma ka pėrmendur emrin e tij, - vazhdoi Mentari serinė e  habive.

- Cili Shahin?

- Sekretari i partisė sė Beratit. E kam shok tė ngushtė, - i tha Mentari.

- Duket nuk ka patur probleme me tė… - ia ktheu Mirushi.

Mentarit iu duk e menēur vėrejtja e tij.

- … ose nuk ka rėnė fjala pėr tė, - e mbylli qarkun ai.

- E keni pasė njohur Servetin? – e pyeti Mentari.

- Pooo, e kam pasė njohur qė nė rini. Nga afėr, mund tė them. Burrė i lartė! – theksoi  Mirushi. – Nė kohėn e luftės ishim nė njė batalion. Ka qenė trim Serveti, posi. S’kishte burrė t’ia mbante vrullin Servetit kur sulmonte. Pse? Se e kishte bėrė teslim kokėn e tij qėkur hodhi pushkėn krahut. Njeri me cilėsi tė rralla, gojėmbėl, i dashur, i shkueshėm. Pas ēlirimit shėrbeu ca kohė oficer, mė vonė e dėrguan pėr studime tė larta ushtarake nė Bashkimin Sovjetik. U kthye vetė, sapo u prishėn marrėdhėniet. Kaloi nė jetėn civile, ama ēizmet nuk i hiqte nga kėmbėt, dimėr verė. Vishej me sqimė shoku Servet. Pa, sa hije i kishin rrobat. Me jelek tė hapur qė t’i dukej kravata, me xhaketė stofi, me kapelen pak mėnjanė. Shik!

- Ashik? – u habit Mentari nga cilėsimi prozvalės.

- Jo ashik, por shik, - vėrejti qortueshėm Mirushi.

Nė hyrje tė qytetit shoferi pyeti nga binte shtėpia e Servet Gjonit dhe vetura e zezė mori drejtimin e duhur. Makinat e shumta me marka e ngjyra tė ndryshme qė kishin zėnė gjysmėn e rrugės, nuk linin dyshim se aty afėr ndodhej shtėpia e tė ndjerit.

Ministri i Bujqėsisė dhe ministri i Shėndetėsisė zbritėn nga vetura dhe u drejtuan te hyrja ku dukej lajmėrimi i vdekjes sė Servet Gjonit me fotografinė e tij. Apartamenti i tė ndjerit, sipas traditės sė re, i mbante tė dy kanatat hapur qė vizitorėt tė futeshin pa trokitur. Te dhoma e pritjes dalluan Arsen Gjonin, duke fshirė djersėt me shami, i lodhur e me fytyrė tė dėrrmuar nga hidhėrimi dhe vapa. Nė krahun e tij tė djathtė njė grua me sharp tė zi hedhur mbi kokė. Duhet tė ishte  Nerimani, e zonja e shtėpisė, ndėrsa mė tej gra tė tjera, dukeshin si statuja tė zeza. Tymi i cigareve qė pinin burrat ngrihej drejt tavanit. Mentari u ndie i lehtėsuar qė burrat dhe gratė priteshin nė tė njėjtėn dhomė, ēka linte tė kuptohej se trupi i tė ndjerit ishte akoma nė morgun e spitalit. Mirushi ia dha dorėn bashkėshortes sė tė ndjerit, pastaj shokut Arsen.  Shembullin e tij e ndoqi edhe Mentari.

- Po si ngjau?- pyeti Mirushi. Sipas zakoneve tė krahinės tė afėrmit donin tė mėsonin  hollėsi rreth shkaqeve tė vdekjes.

Nerimani ngriti vetullat pėrpjetė me njė farė nervozizmi, pa e hapur gojėn, si tė theksonte se tani kjo s’kishte asnjė vlerė. 

- Krejt papritur, - u pėrgjegj Aresni, vėllai i tė ndjerit. – Unė po gatitesha tė shkoja nė zyrė si zakonisht, isha duke u rrojtur kur ra zilja e telefonit. Ora ishte rreth gjashtė e gjysmė. Mė lajmėruan tė nisesha urgjent se Servetin e kishin shtruar nė reanimacion. Nė fakt ai kishte mbaruar qė gjatė natės, por kuptohet, nuk donin tė ma thoshin menjėherė...

- Vuajti shumė i ndjeri? – pyeti Mirushi duke iu drejtuar sė shoqes sė tij.

Ajo e shigjetoi me vėshtrim asgjėsues, pa thėnė asnjė fjalė.

- Vdekjet e papritura janė tė hidhura se e gjejnė njeriun tė papėrgatitur nga ana psikologjike, - vėrejti Mirushi dhe tė gjithė e aprovuan. – Tė ikėn njeriu pėr duarsh dhe s’tė besohet, tė duket sikur do tė zgjohesh nga njė ėndėrr.

- Mjekėt konstatuan infarkt tė zgjeruar, - e sqaroi Arseni.

Ministri i Shėndetėsisė, si specialist qė e kuptonte goditjen e ashpėr tė dorės sė fatit, tundi kokėn pikėllueshėm.

- Nė mjekėsi kjo quhet sinkopė. Goditje e menjėhershme, pushim zemre.

- Zemra! Zemra—pjesa mė delikate e trupit, - shtoi Mirushi. – Ja iu tek,  pushon sė rrahuri dhe top nė vend. Nga njėra anė s’ka vdekje mė tė ėmbėl, se nuk ndjen asgjė, ama tė afėrmit i godit tmerrėsisht.

E miratuan meqė po thoshte tė vėrteta tė njohura prej kohėsh.

- Vuante nga zemra? – u interesua Mentari si njeri i profesionit.

- Nė fakt s’qe ankuar kurrė, apo jo Neriman? – kėrkoi ndihmėn e kunatės Arseni. Ajo nuk e hapi gojėn.

- Ndofta vuante por nuk e tregonte, - shtoi ministri i Shėndetėsisė. -  Varet nga karakteri i personit.

- Nuk tregonte, qe i pėrmbajtur shoku Servet, - tha Mirushi, - se ju e dini, unė e kam njohur qysh nė kohėn e luftės. Bashkė kemi qenė gjatė operacionit tė dimrit, kur mbetėm dy javė pa bukė. Ishte i duruar shoku Servet. Pse do tė thoni ju? Se kishte besim nė fitoren tonė. Apo gojėmjaltė dhe shakaxhi! Tė vije me Servetin nė ndonjė bazė, pas gjysmė ore ishe mik me tė zotin e shtėpisė. Komunikonte me tė gjithė njerėzit, nga kjo anė ishte masovik. Besnik deri nė kulm i ideve tė partisė. Ka marrė disa dekorata...

- Po, tė trimėrisė, tė kujtimit, tė ēilirimit dhe tė... s’po mė kujtohen tani, - u justifikua Arseni. - Kemi porositur nja pesė a gjashtė jastėkė tė kuq.

Nė atė kohė hyri nė sallon Shahin Ruka. Ai kaloi para pjesėtarėve tė familjes pa u  dhėnė dorėn, ēka la tė kuptohej se kishte qenė aty edhe parė. U drejtua te dy ministrat e ardhur nga Tirana. Mirushit i dha dorėn, ndėrsa Mentarin e pėrqafoi plot mall.   

- Me se merrej shoku Servet tani sė fundi? Desha tė di ku punonte? – pyeti Mirushi.

Arseni ktheu kokėn nga Nerimanit, por ajo nuk e theu heshtjen e pėrzishme. 

- Pėrgjegjės, - e sqaroi Shahini, por meqė rangu iu duk i vogėl, e ngriti mė lart, - domethėnė drejtor nė zyrėn e pensioneve. Shkoi i ri shoku Servet…

- Ē’moshė kishte? – pyeti ministri i shėndetėsisė.

- Pesėdhjet e nėntė, - u pėrgjegj Shahini.

- Pa shih, pa shih, nuk arriti tė delte as nė pension, - tha njė plak, - megjithėse punonte nė zyrėn e pensioneve.

- Jeta ėshtė e ēuditshme, - vėrejti Mirushi. – Serveti u jepte pensione tė tjerėve, ndėrsa pėr vete nuk arriti ta merrte. 

- Kaq herė i propozuam detyra me pėrgjegjėsi, por pse pranonte ai? - i sqaroi Shahini. – Kishte gjetur karar atje prej vitesh…

- Ka qenė modest Serveti, - tha Mirushi. – Modestia ėshtė gjė e madhe nė jetė. Karakteristika mė e ēmuar pėr komunistin, e pėrcakton Lenini.

Nė tė vėrtetė citati i pėrkiste Marksit, por askush prej tyre nuk e kudėrshtoi, qė kandidati i byrosė tė mos fyhej se nuk e zotėronte marksizmin.   

Biseda kaloi te farkėtimi i njeriut tė ri, arritja mė e madhe e pushtetit nė kėta dyzet vjet. Tė dhjetė cilėsitė morale figuronin nė teserėn e anėtarėve tė partisė qė t’i kishin parasysh ēdo orė e pėrditė. Mirush Kajtazi vėrejti se edukimi ideopolitik tani kishte arrirė nivele tepėr tė larta. S’kishte shqiptar qė tė mos e dinte marksizmin.

- Dhe kryesorja, e zbatojnė nė mėnyrė krijuese, duke e pasuruar, - shtoi Mentari.    

- Shoku Servet e mbylli jetėn me nder, - konkludoi Mirushi, - dhe kjo nė ditėt e sotme ka vlera tė veēanta. Familjar, i ndershėm, punėtor, besnik i parimeve marksiste, kėto janė kryesore sot, mirėpo vdekja s’pyet, po na i rrėmben shokėt…

- La pas njė emėr tė respektuar qė ėshtė lapidari mė i ēmuar pėr zemrat njerėzore, - pati njė frymėzim poetik ministri Shėndetėsisė.

Nerimani e vėshtroi me inat sikur ato fjalė tė pėrmbanin nėntekst ironie dhe  menjėherė doli nga dhoma. Gjatė gjithė kohės ajo kishte ndenjtur e heshtur si sfinks. Edhe fytyra e saj ruante tipare tė vrazhda sfinksi.

- Dje pasdite qemė bashkė, - ndėrhyri Shahin Ruka. – Bėmė shaka, hėngrėm nga njė meze tė mirė, pimė, dua tė them nga njė gotė, se nė moshėn tonė trupi ka nevojė pėr 75 gram raki, mbasi ul tensionin, thonė mjekėt...

Titullari i shėndetėsisė e miratoi thėnien si tė vėrtetė shkencore.

Dikush e grishi me gishtin tregues Arsen Gjonin qė nga dera dhe ai u ngrit menjėherė. U kthye nė ēast duke mbajtur njė tufė telegramesh nė dorė.

- Telegram ngushėllimi nga shoku kryeministėr, - u kumtoi pjesėmarrėsve dhe fytyra iu ēel nga gėzimi sikur t’i ishte ngjallur vėllai. - Thotė marrim pjesė  nė hidhėrimin tuaj tė thellė.

Telegrami kaloi dorė mė dorė, sikur tė pėrzishmit donin tė zbulonin diēka mė shumė nėpėr rreshtin e vetėm tė shiritit ngjitur mbi telegramin.

- Neriman, telegram nga kryeministri, - i tha Arseni duke i zgjatur telegrami

sapo ajo u kthye nė dhomė. 

- Domethėnė s’ka pėr tė ardhur, - komentoi pa denjuar ta lexonte.

 - Gazeta besoj, do tė botojė nekrologjinė e tij me fotografi, - tha dikush.

- “Zėri” jo, se ka disa kritere, po “Bashkimi” me siguri, - ia ktheu Arseni.

- E meriton, - i vuri kapak Mirushi.

Tė ardhurit nga Tirana u ngritėn pėr t’u liruar vendin ngushėlluesve. Me ta doli edhe Shahini.

 

*          *          *

- Si s’u kujtuan tė na nxirnin njė kafe? – u ankua Mentari.

- Pas varrimit, jo pėrpara, kėshtu e kemi zakon nga anėt tona, - e sqaroi Mirushi.

- E pijmė kafen te klubi i Kalasė, - u propozoi Shahini. – Kohė kemi boll.

Mirushi e pyeti Shahinin si po ecte fushata e kullotave polifite, tė cilat deri atėherė kishin dhėnė rezultate tė shkėlqyera nė gazetė. Shahini e siguroi se do t’i shtonin produktet blegtorale, sė paku njėzetepesė pėrqind. Mentari deshi tė dinte nėse funksiononte kantina e verės.   

- Vitin e kaluar mė falėn njė arkė me Riesling tė ėmbėl, pėr degustim… Verė e mirė, sivjet jam gati ta blej, - tha ai.

- Mos ka qenė Serveti drejtor i asaj fabrike? – pyeti i pasigurt Mirushi.

- Po, mor po, ka qenė, - e siguroi Shahini dha pastaj buzagazi iu shtri mbi fytyrė.

- Pse qesh? – e pyeti Mentari.    

- La nam atje pėr shpėrdorime. Revizorėt zbuluan se gjatė njė viti Serveti kishte marrė 404 dieta-shėrbimi. Ēudi e shekullit thanė revizorėt, se edhe sikur tė kishte qenė me shėrbim ēdo ditė, 365 ditė i takonin. A ka vit tokėsor me 404 ditė? I mbushte vetė fletė-shėrbimet, ia jepte llogarisė dhe paret ia fuste xhepit. Le kjo, por femrat i thėrriste femrat nė zyrė dhe i vinte pėrpara alternativės t’i dorėzoheshin, ose tė linin punėn. U detyruam ta transferonim, mirėpo kantinės i hapi nam tė keq. Qė atėherė s’dėrgon njeri atje, as vajzė as nuse.

- E hiqte nga pak si nė ato kohėt e para? – e pyeti Mirushi duke shpėnė gishtin e madh afėr gojės, sikur rrėkėllente gotėn.

- Nga pak? – pyeti Shahini gati i habitur. – Serveti pinte ēdo lloj alkoholi, me ngjyrė e pangjyrė, deri sa  bėhej karroqe. Gjithė ditėn notonte mbi valė, kaike...

- Ju thatė se ishte drejtor te… - Mentari s’po arrinte kujtonte institucionin.

- Te pensionet? Atje qe kot, sa pėr tė marrė rrogėn, nga hatėri i shokut Arsen.  Ēfarė t’i bėnim? As njė orė nuk rrinte Serveti nė zyrė. Sa bėnte caaa! dhe pastaj gjasme shkonte tė inspektonte degėt dhe banak mė banak…

- Sikur e tepėrove pak shoku Shahin, ose po bėn humor, - e qortoi Ministri.

- Pėr nder, jo, se kėto i di kushdo kėtu, - u mbrojt Shahini. - Mė e madhja ngjau mbrėmė. Besoj se e mėsuat skandalin… E dini ku vdiq? – i intrigoi Shahini.

- Nė ndonjė lokal, apo nė rrugė? – hamendėsoi Mirushi.

- Ashtu do ishte lule... Serveti dha shpirt te shtėpia e Sanos, nė krahėt e dashnores.

Mirush Kajtazi u vrenjt qė figura e bashkėpatriotit po pėrlyhej keq. Edhe pse sjellja binte ndesh me normat e moralit komunist, s’kishte lezet tė pėrgojohej asisoj. Shahini nuk e preu vrullin e rrėfimit.

- Dy tre herė nė javė i vinte nė shtėpi, pėr ta pompuar. E kėshilluam disa herė. Kot fryma, s’donte tė dėgjonte. I thamė se e pėrflasin. “Nuk merakosem hiē. Do lodhen e do tė pushojnė,” mbrohej Serveti.

- Po e shoqja si e duronte? – pyeti Mentari.

- As i bėhej vonė pėr Nerimanin. Ai shihte qejfin e tij. Ama Sanoja – perri, vejushė e bukur pėr ta pirė nė kupė. Njė rramaduce e kolme qė tėrhiqte vėshtrimet e meshkujve si me magnet. E dini kėngėn popullore beratase “edhe gurėt e soka-sokakut tė kanė zili” - filloi tė kėndonte Shahini, me zė tė ulėt. Ktheu kokėn menjėherė mos e dėgjonte kush, por nė atė orė lokali ishte bosh. - Kishte shijė Serveti, - shfaqi admirim Shahini.

- More! More! – e qortoi Mirushi. – Mė vjen ēudi qė flet me simpati pėr tė.

- Kėtė e kishte zyrtare, - vazhdoi serinė skandaloze Shahini.

- Si zyrtare? – protestoi Mirush Kajtazi. – Ligji nuk e lejon poligaminė.

- Dua tė them se marrėdhėniet e tyre amoroze i dinin tė gjithė. Dhe ajo kuēka, Sanoja,  krenohej me shoqėrinė e Servetit. Sa herė blinte mish, a verė, thoshte se priste Servetin. Atje te krevati i saj e dha frymėn e fundit shoku ynė. – Nė fjalėt e Shahinit nuk mungonte as ironia, as admirimi. - Sanoja lajmėroi urgjencėn. Mjeku qė vajti, s’pati ē’ndihmė t’i jepte, veē konstatoi vdekjen “e tė shoqit.” Sanoja i tha se nuk ishte burri i saj, por mik i familjes. Mirėpo duhej mbuluar skandali. Si ta hiqnim prej andej pa e parė njeri? Pastaj duhej lajmėruar Nerimani, familja e tij. Hall t’u thoshim tė vėrtetėn, hall t’i gėnjenim.

- U fute edhe ti nė atė mes? – e pyeti Mentari.

- Doemos, vetėm autoriteti im mund ta kallaiste zgjyrėn… - tha sekretari.

- Bjeri shkurt! – e urdhėroi Mirushi.

- Mora nė telefon mjekun e urgjencės, i thashė tė shkonte sėrish te Sanoja, ta ngrinin me barelė Servetin, ta shpinin nė spital dhe tė deklaronte se vdiq atje. “Kjo s’bėhet, kundėrshtoi mjeku, se urgjenca nuk pranon tė vdekur.” “Bėj ē’tė duash, daē fute nė morg, daē nė autopsi, po prej andej duhet ta hiqni.” Dėrgova Aliun, sekretarin e dytė  t’i jepte mandatėn sė shoqes. Nerimani jo qė nuk lėshoi njė pikė lot, por deklaroi se pushtin nuk e pranonte nė shtėpi. “Le ta lajė e ta shpėlajė ajo tjetra,” thoshte duke bėrtitur sa i mbante fyti. U detyrova tė vija vetė. E hoqa mėnjanė, u mundova ta bindja, duke theksuar se turpi do tė binte mbi tė. Nuk mė dėgjoi. Dhashė e mora e sė fundi pėr ta trembur i thashė se do t’ia linim kufomėn te dera,  pa lejėn e saj. “Po e sollėt kėtu, unė do tė dal prej shtėpisė dhe nuk kthehem mė pa e hequr xhenazen. Ju pėlqen kėshtu?”  mė pyeti. Ia ktheva me tė mirė. “Tė lutem Neriman, i thashė, ne tė gjithė e ēmojmė durimin dhe vetėpėrmbajtjen tėnde …” “E durova sa ishte gjallė pėr hatėr tė fėmijėve. Tani nuk mundem mė. Pse po kėrkoni t’ia mbuloj turpet e tij tė pasosura? Ai gjeti atė qė kėrkoi… dhe turpin qė i la familjes unė nuk ia fal,” mė tha. S’kam parė grua mė tė indinjuar. Duhej gjetur zgjidhje e pranueshme. E patė si i priste ata qė vinin pėr kryeshėndoshė?

- Unė pandeha se qe ngurosur nga dhimbja, - tha Mentari.

- E di si mė tha mua? “Ai tė vdesė nė krahėt e Sanos dhe unė t’i heq shpenzimet e varrimit… atij qė nuk sillte as ēerekun e rrogės nė shtėpi.” I kujtova botėn. “Le ta marrin vesh dhe ata qė s’e dinė, aq mė bėn, tha.” I thashė se komiteti ka fonde pėr veteranėt dhe shpenzimet e varrimit do t’i mbulonin ata. Tragjedi dhe komedi bashkė, - komentoi ai.

Mirush Kajtazi i vinte ta merrte veten me shpulla nga lavdėrimet qė kishte lėshuar nė adresė tė Servetit. Sikur udhėheqja tė mėsonte si e ku e kishte dhėnė frymėn e fundit Serveti, do ta qortonte si liberal, si njeri tė pamoralshėm. E pa me inat ministrin e shėndetėsisė. Ē’iu desh ta lajmėronte pėr vdekjen e njė horri? A kishte ndonjė personalitet  tė rangut tė tij aty? Tė paktėn tė mos qe vetėm, tė mos linte pėrshtypjen se nuk u kushtonte rėndėsi anėve morale. 

- E mėsoi incidentin shoku Arsen? Desha tė them vendin e ngjarjes, - pyeti Mirushi.

- Sigurisht. Ndodhesha te shtėpia e Servetit  duke biseduar me Nerimanin, kur shoku Arsen u fut nė dhomė i shprishur nė fytyrė, me sy tė rrėmbushur. Krahėhapur rendi drejt kunatės duke folur me ngashėrim: “Neriman, motėr, na iku Serveti! Si nuk e mbajtėt? Ku je o vėlla tė tė shoh edhe njėherė...” U drejtua nga dhoma e gjumit duke pandehur se meitin e kishin atje. Ajo e mbajti pėr krahu dhe ia priti: “Tani qė vdiq e gjete shtėpinė e tėt vėllai? Ku ishe mė parė? As kur martove vajzėn nuk e ftove.” Ajo sikur fliste me ndonjė rrapaēok, jo me njė anėtar tė Byrosė Politike. “T’i harrojmė ato, lermė tani tė shoh tim vėlla,” iu lut ai. “Ulu, ulu kėtu, se do ta shohėsh edhe tėt vėlla.” Toni i saj ironik e piku  shokun Arsen. Hidhėrimi i avulloi dhe u stumos nė kolltuk, u rrėgjua dhe po priste tė dėgjonte ē’hata kishte ngjarė.

- E shpumė nė spital pėr autopsi, sipas rregullave, - ndėrhyra unė.

Ai ma nguli vėshtrimin dhe mė pyeti:

- Bjeri shkurt! E kanė vrarė, vrau veten, apo si?

Shkaku ishte pėr tė mė i rėndėsishėm se vdekja.

- Nga vdekje natyrale, - e qetėsova. - Pėsoi krizė zemre gjatė natės dhe kur po e ēonin nė spital, mbaroi rrugės…

- Natyrale, fare natyrale, - mė pasoi Nerimani me ironi.

U ngrit rrėmbimthi, e mori pėr krahu tė kunatin dhe tė dy u futėn nė dhomėn tjetėr. Kur doli s’andejmi shoku Arsen s’kishte pikė gjak nė fytyrė.

- Tė vjen keq tė pėrfundojė kėsisoj njė njeri me merita si Servet Gjoni, - tha Mentari. – Shoku Mirush tha se ishte trim i ēartur, luftonte nė kėmbė... –

Ministri i Bujqėsisė e mbėrtheu me vėshtrim inatēor.

- Trim?! Trim m’i thua ti atij qė fut kokėn prapa shkėmbit dhe bamp e bump shkreh pushkėn nė erė duke i dėrguar plumbat nė qiell? Lėre pash zotin, se e njohim... Pordhac ka qenė, qyfyrexhi. Nė vjeshtėn e dyzekatrės pėr pak sa nuk e pushkatuam se provokoi njė shoqe. Tė mos na ishte lutur ajo ta falnim, do ta kishim pushkatuar dhe sot nuk do tė kishim hequr kėto qė hoqėm. Nga Bashkimi Sovjetik e kthyen pa u prishur marrėdhėniet, pėr palaēollėqe, kumar e kurvėri... pa le si e mbuloi ai, gjasme pėr shkaqe politike, – shpėrtheu Mirushi.

- Po e di si thoshte? “Unė rroj me krahėt e mi, s’mbėshtetem nė shpatullat e askujt!” Sikur nuk e dinin bota sa herė ia kemi falur shpėrdorimet  pėr hir tė vėllait, - u tha Shahini.

- S’mė vihet nė varrim, - deklaroi Mirushi.

- Do shkojmė pėr hatėr tė shokut Arsen, - sugjeroi Shahini. 

*          *          *

U futėn nė vargun e gjatė tė veturave qė pėrcillnin Servetin nė banesėn e fundit.  Njerėzit u grumbulluan rreth varrit tė porsa hapur. Mbi belluzin e kuq tė jastekėve urdhėrat, dekoratat dhe medaljet lėshonin reflekse vezulluese nė diell. Ndėrkohė njė veteran nisi tė lexonte eulogjinė e jetės shembullore dhe trimėritė e Servet Gjonit.  Shahin Ruci iu afrua Mirushit dhe i pėshpėriti:

- Kėtė heroizmin e fundit nuk ia pėrmendi...   

Mirushi mezi e pėrmbajti tė qeshurėn, pastaj serioz sugjeroi qė nekrologjitė tė kontrolloheshin mė parė qė tė mos mbusheshin  me lavdėrime tė kota, e merita tė pamerituara. 

- E drejtė, mė tė pėrmbajtur duhet tė tregohemi... – u komportua Shahini.

Pas vendosjes sė kurorave mbi dheun e freskėt, familjarėt u rreshtuan tė prisnin varganin e ngushėllimtarėve. Nė krye Arsen Gjoni, pastaj tė tjerėt me radhė. Mirushi, Mentari dhe Shahini u futėn nė varganin e gjatė. “Na urdhėroni pėr drekėn e tė ndjerit,” dėgjoi Mirushi njė zė nga vargu i familjarėve.   

Hipėn sėrish nė makinėn e sekretarit.

- Mbuloi balta baltėn. - shfryri Mirushi, pa e fshehur  pėrēmimin pėr tė ndjerin.

- E dini se edhe nė varrim ka qyfyre? – ndėrhyri Shahini. – Kur po vinim kėtej dėgjova njė plak t’i thoshte shokut tė vet pensionist: “Si Servetit na daltė shpirti edhe ne! Vdekje e ėmbėl, mjaltė.”

-Qė vdiq top nga zemra? – pyeti Mentari.

-Jo, jo! Qė vdiq atje ku vdiq, nė krahėt e Sanos. 

Mirushi u vrenjt nga shakaja e veteranit tė panjohur.

- Restoranti ndodhet kėtu afėr. Zakoni e do tė hamė dy kafshata bukė, tė pimė

kafen e vakijetit dhe t’u lemė shėndetin familjarėve, - u tha Shahini.

- Ua dhamė dorėn te varrezat, dy herė nuk e shoh tė nevojshme, - protestoi Mirushi. - Nė ora shtatė kam konsultim. Mė duhet patjetėr tė kthehem nė Tiranė.

Ministri i Shėndetėsisė e ndoqi pas. Bashkė erdhėn, bashkė duhet tė ktheheshin.

Pranė shtėpisė sė tė ndjerit vezullonte Benz-i i shokut Mirush. Ndėrkohė Shahini i futi krahun Mentarit dhe i pėshpėriti:

- E patė sa u zemėrua shoku Mirush? Kjo nuk i falet Servetit.  

Vetura u nis me zhurmėrimė tė kėndshme duke lėnė prapa njė tym tė hollė bojė qielli qė davaritej nė qiellin e kaltėrt tė asaj dite shtatori.

 Tiranė 1987 – New York 2004

 

 

Faruk Myrtaj

 

Dritare-vetėm

 

Tregim

 

Shtėpia tashmė kishte njė dritare tė vetme.

Drita, pėr tė tėrė katet dhe bodrumin, vinte nga sipėr. Nga dritarja e vetme. Qė ishte diku atje lart, nė katin e epėrm. Kėtė e dinin tė gjithė banorėt, por nuk ishte e kėshillueshme tė mendohej mė tej. Ishin mėsuar ta bėnin jetėn kėshtu. Si njerėzit e planetit me njė diell. Aq mė shumė kur s’kishin rast tė shihnin hapėsirėn e qielltė netėve, pėr tė menduar pastaj qė mund tė ishte edhe ndryshe.

Dikur shtėpia kishte qenė si gjithė tė tjerat, me ballkone, shkallare tė hapura nė pjesėn ballore, me dyer e dritare. Njerėzit hynin e dilnin. Por dikush e mori me qira dhe ndryshoi gjithēka. Dritaret u mbyllėn njera pas tjetrės. Vetėm ajo e katit tė sipėrm mbeti. Si sy idioti, e pafajshme nė vetvete.

Kjo kishte ndodhur kohė mė parė. Tashmė s’kishte njerėz tė lindur nė kohėn e shtėpisė me shumė dritare. Gjithė banorėt e vjetėr kishin vdekur. Pėr shkak tė moshės, ishin ēmendur, qenė hedhur prej dritareve nė mbyllje e sipėr, ose prej ballkoneve, qė edhe kėto ishin mbyllur s’dihej pse, pėr tu strehuar tjetėrkund. Kėshtu thuhej.

Tė lindurit nė kohėn me dritare tė vetme, do t’i merrnin vesh mė vonė kėto gjėra. Por atėherė nuk e ndjenin mungesėn. As tė dritės dhe as tė shkallėve, shndėrruar kėto nė ca koridore ngjitės-zbritės, pamje-mbyllur nga jashtė. Mjaftoheshin me dritaren sipėr, me dritėn qė sidosi pikonte tėposhtė shkallėve duke u zbehur, gjersa shuhej fare nė bodrum.

Ishin bėrė kohė me portė kryesore mbyllur. Pėrfytyroni mbylljen e portės sė njė dige, grumbullimin e ujrave nė tė. Si lėvizje e vetme e njerėzve mbetej tė pėrpiqeshin tė ngjiteshin pėr ku ishte dritarja e vetme. Ishte shndėrruar nė nevojė instiktive, njėlloj si ajo pėr tė dalė nė sipėrfaqen e njė ene tė mbyllur, zhytyr nė ujė. Ėshtė veti e qenieve tė gjalla kjo. Drurėt, pemėt, shkurret dhe bari, kėtė bėjnė, edhe pse, ndryshe nga banorėt e kėsaj shtėpie, ndodheshin nė  sipėrfaqe tė hapur. Fryjnė erėrat nė pyll, dielli ngrohė kurorėn e luleve dhe gjetheve, bėn dritė pėr to, mė shumė se pėr njerėzit. Duket se drurėt nė marrėdhėnien me diellin janė mė tė afėrt, pėrderisa nuk ndodh kėshtu mes njerėzve dhe diellit, pa ndėrmjetėsinė e drurėve. Drurėt sigurisht s’e kanė idenė e fotosintezės, as pėr nevojėn jetike tė njerėzve pėr tė, por s’pushojnė sė zhvilluari kėtė reaksion. Gjethet ndjehen etur pėr dritė dhe gjallojnė degėt, qė nga ana e tyre ushqejnė trungun, dhe zgjasin tentakulat e rrėnjėve pėr ujin dhe kripėrat e tokės. Zgjatuni, u thonė degėve, ngjitu i thonė trungut, pa pushim, bėj lart. Sa mė shumė diell, sa mė shumė rreze. Garė naive, paqėllimshėm njerėzore, e drurėve me njeri tjetrin.

Banorėt e kėsaj shtėpie e dinin fotosintezėn, por kishin mėsuar qė s’ishte e kėshillueshme tė kėrkonin mė shumė dritė se ē’kishin. S’dinin pėr dritaret dikur, por s’ishte mirė tė shkonin ndėrmend hapjen e tė rejave. Sė paku silleshin si drurė: provonin tė ngjiteshin. Pėr tė ekzistuar. Pashmangshėm, mendonim pėr mė lart. Pėr te drita. Pėr tek dritarja shtyheshin. Ishte e vetme, ta marrė e mira ta marrė...Si tė bėnin tjetėr...

Ndokush kujtohej pėr veten ku banonte, diku poshtė, diku nė mes, jo nė katet e sipėrm, por as nė bodrum, bėnte kujdes tė mos e kthente tė zėshėm monologun. Nuk kishte ngut pėr tua kujtuar me tė keq atyre qė jetonin mė sipėr, dhe as si njė lloj ndjese atyre qė gjallonin mė poshtė. Dritėn e dėshironin tė gjithė. Ishte tjetėr gjė qė drita kushtėzohej me ngjitjen, dhe katet kishin lidhje me aftėsinė pėrshtatėse. Banorėt pėrpiqen tė mos e vėnė ėre, madje ta harrojnė vendosjen nė kate, dhe s’ndjehen nė faj, as kur joshen prej dritės...

Gjėrat bėheshin mė tė thjeshta pėr njerėzit e bodrumeve. Ata e dinė qė dritarja ndodhej aq larg sa pothuaj s’ishte fare. Pėr ta ishin mjaft ato rrezellima drite qė depėrtonin prej shkallėve. S’e shkonin ndėrmend afrimin pėr te dritarja. U ishte bėrė kohė e gjatė atje poshtė, qenė mėsuar tė gjallonin, madje arrinin tė vėshtronin nė tė verbėr. Mė vonė akoma, duke ndjerė dėshirat e atyre sipėr, zunė tė hiqeshin si tė verbėr tė vėrtetė. Dhe sikur, sinqerisht, as qė dinin se kishte njė dritare. Atje lart. Sikur qenia njerėzore nė ta s’e kishte nevojė fare dritaren. Madje as pėr dritėn. Erdhi pėr mė tepėr njė kohė qė tė mos kishin tė nevojshėm edhe sytė. Ishte e vėshtirė tė besoje se kėtė e bėnin qė ata sipėr tė ndjeheshin qetė. Mė vonė u muar vesh se nuk ishte shtirje. Ishte mėnyrė jetese. Dihej qė ekzistonin qenie qė funksionin mrekullisht, tėrė jetėn, nė errėsirė. Natyra ėshtė modeli i gjithēkaje.

Pylli atje mė tej, kishte katet e tij edhe ai. Disa drurė ngjiteshin, i gėzoheshin dritės sė diellit nė lindje, orėve tė ngrohta tė mesditės, gjer edhe prushėrimeve nė perėndim. Kishte drurė qė lodheshin nė garėn pėr tu ngjitur, mbeteshin diku mė poshtė lajkatarėve tė dritės, ngadhėnjimtarėve tė shkathėt, tė tjerė mė poshtė akoma mjaftoheshin me ato pak gulēe drite qė depėrtonin gjer tek ta, mbeten shkurre, barėra tė tokės. Ca lloje bimėsh as qė dinin fare pėr diellin. Lulėzoheshin dhe thaheshin atje poshtė, nėn dhč. Pylli ndjehet i pafaj nė pėrshkallėzimin e tij: respektohet natyra atje.

Nė shtėpinė me njė dritare diēka thuhej pėr dritaren dhe dritėn qė hynte prej saj. Rrallė, shtohej edhe ndonjė fjalė pėr pamjen qė shfaqej prej atje lart. Ndonjė lajm me dritare zbriste edhe nė katet mė poshtė, gjer nė bodrum zbriste, edhe pse banorėt aty s’jepnin shenjė se dėgjonin apo qė bėheshin kureshtarė pėr lajmet me dritė e me dritare. Sa mė poshtė, mė errėt, por askush nuk e zinte nė gojė dallimin. Bje fjala, nėse dikujt i ndodhte tė ngjitej njė kat mė sipėr, dėgjonte veten tė thoshte “paska dritė mė shumė kėtu, gėzon syri njė ēikė mė tepėr...se atje...”

 

Hera herės, dikush ftohej tė ngjitej pėr lart. Lajmi vinte prej sipėr, lajmėtari ishte ai qė zbriste diku nė katet mė poshtė. Nė katin e atij ftesėn e tė cilit sillnin. Marrėsi i ftesės do zinte pikėrisht vendin e tyre!

“Kaq e pati edhe ky mavria...”, thoshin tė tjerėt pėr zbritėsin.

“Bėn pėrpjetė tjetri...”, thoshin pėr ngjitėsin.

“Te kati ynė qėndroi vetėm pėr pak. U grindė me dikė dhe e thirrėn sipėr. Kėshtu ėshtė nė shtėpinė tonė. Tė mirėn dhe tė keqen, bashkė!”

Kjo dihej, por s’kishte pse thuhej nė ndonjė trajtė tjetėr, pėrshembull “duhej zbritur njeri, tė hapej vend pėr tjetrin.” Edhe pse kėtė e dinin tė gjithė. Edhe ai qė ngjitej e dinte. Duheshin ditur rregullat e lojės. Ose duheshin marrė me mend. Madje, edhe mė mirė do ishte ta ndihje kėtė zhvendosjeje. Duke vėnė njerėn kėmbė mbi supin e tjetrit, shkurtohej koha e ngjitjes nėpėrmjet shkallėve. Rrethanat e favorizonin: s’kishte aq dritė sa tė bije nė sy pėr kėto veprime. Pėr mė shumė, kėto lloj punėsh s’i zinte njeri n’goje. I ndodh njeriut t’i lutet Zotit t’ia marrė aftėsinė e tė folurit. Ose t’ja ofrojė tė komanduar tė menduarin. Pėlqehet shumė edhe atje sipėr: kaq once dritė pėr tė ty, kėmbehen nė bursėn e ditės me kaq kg errėsirė prej atje poshtė; ose: ngjitesh direkt nė katin sipėr, nėse nuk sheh terrin atje poshtė. Ndokush, mbetej atje lart sepse e pėrshkruante shtėpinė, edhe bodrumin e saj, me dritat e ylberit qė fekste pas shirave pėrtej dritares...

Dhomat nė katet lartė madhoheshin, edhe pse mė pak njerėz rronin nė to. Nė katet mė poshtė dhomat vogėloheshin, teksa frymėt shtoheshin. Nė bodrum, bje fjala, ishte i paktė edhe ajri. Kjo dihej dhe ndjehej, por s’kishe pse n’gojoje rrezik shembje, apo mungesė oksigjeni. S’ishte e nevojshme tė pėrdorje nė ligjėratė tė drejtė shprehjen “dritare e vetme”. Krejt rastėsisht, a keqkuptuar, mund tė merrej si ankesė pyetėse: “pse vetėm njė dritare?” Pa dashur, aludoje keq, sikur ata lart ishin “dritarevetėm”, kur nė tė vėrtetė tė gjithė dritare-vetėm ishin nė shtėpi...Ishte e leverdisėshme tė tė dėgjonin duke thėnė se pikėrisht drita e asaj dritareje ishte jetike, dhe se tė gjithė duhet tė bėnin gjithēka tė ngjiteshin lart. Pėr te drita, me hip-hip-urra!

 

Njoftohej pėr ngjitje edhe tė ndokujt prej kateve tė mesit e diēka mė poshtė. Madje edhe prej kateve tė ulėt, ndokush ishte nisur pėr lart. E po mirė, mbarė t’i shkojė, thoshin njerėzit, me zė. Duke u dukur sa mė tė gėzuar. Jo thjesht se ashtu ishin porositur. Ajo dritare ishte zyrtarisht dritarja e tyre, e tė gjithėve, secili kishte tė drejtė tė ngjitet pėr atje, secili bėnte diēka tė arrinte. Po tė punonin, po ta meritonin, lart do bėnin. Kėto fjali entuziaste ishte mirė t’i pėrsėritnin sa herė tė ishte rasti, edhe pse nė vetvete i pėrshkonte njė si erė e ftohtė, si frikė e fshehtė, misterioze, e brendshme, nevojshmėrisht e pashpjegueshme, njė parandjenjė qė e vuanin dhe e gėzonin, njėherėsh, pėr njeriun si ata ose pothuajse si ata, qė ngjitej. Niste tu dukej tjetėr, ai dhe vetja e tyre, s’kishte shumė dritė atyqark por sythe drojtjeje ēeleshin sysh dhe veshėsh nė ēdo lėvizje tė re. Ndjenin frikė edhe prej vetes, kur e kishin njohur tė pėrmendurin nė ngjitje. S’e shpjegonin dot pse, nuk trembeshin prej ndonjė intimiteti tė kėmbyer apo tė nėnkuptuar me tė, por as guxonin tė shpresonin pėr ndonjė pėrfitim prej po kėtij intimiteti. Kalonte pak kohė dhe fillonin ta humbnin ēikė e nga njė ēikė, pjesė pjesė, si tė nisurit nė mėrgim dikur, pėrpara se tė mbyllej porta e madhe. S’dinin ē’ishin shkallėt qė ngjitnin pėr lart, katet mė sipėr s’i dinin, por nga tė sapozbriturit pėshpėriteshin gjėra qė mund tu ndodhnin edhe tė njohurve tė hershėm qė tashmė i lumturoheshin ngjitjes. Por s’kishte rrugė tjetėr pėr te drita, veē duke rrėzėllyer.

Se edhe drurėt qė dru ishin, nė fund tė fundit, kėshtu bėnin.

Ndokush prej atyre qė nxitonin pėr lart, bėhej tjetėr me njerėzit e  shtėpisė. Pėr dikė ishte thėnė se qč verbuar nė ēastin e arritjes te dritarja. Njė tjetėr ishte turbulluar prej pamjes prej atje lart. Kėshtu flitej. Prej dritės me tė tepėr, ishte e kuptueshme, por ata poshtė s’arrinin tė merrnin me mend pėrse dikush tjetėr ishte marrė mendsh e rrėzuar prej dritares. Gjer atje poshtė arriti veē jehona e rėnies sė lirė tė tij. Natyrisht, s’ishte mirė tė thoshin ē’morėn me mend apo ē’dėgjuan. Harrimi menjėherė, ia vlente. Zhurmė, si tėrė tė tjerat e pėrjashtė-shtėpisė, qė s’kishin tė bėnin me banorėt brenda saj.

 

Pėr ata qė zbrisnin pėrtėposhtė shkallėve ishte ca mė ndryshe. Ngaqė kjo ndodhte nė sytė e banorėve. Tek zbrisnin, dukeshin ndryshe nga ē’ishte dėgjuar pėr ta, apo si i kishin njohur dikur. Njerėz janė njerėz. Tė liq dhe tė mirė, si gjithė tė tjerėt. Besojnė tek e mira, edhe kur pa e kuptuar bėjnė tė keqen. Ose shihen si tė liq, edhe kur predikojnė atė qė e mendojnė tė mirė. Por, nuk merrej vesh, pėrse e shihnin zbritjen e tyre si ndėshkim, teksa qenia e tė tjerėve tėrė jetėn aty poshtė nuk u bje nė sy si e tillė. Pakėnaqėsia e tyre mėrmėritėse i ngjan trishtimit tė gjetheve qė rrėzohen nė vjeshtė. Vjeshta u ndodhė atje lart, nė dritė tė mjaftueshme, jo nė mugėtirėn ku gjenden mė pas. Duket sikur lundrojnė nė mėdyshje tėposhtė shkallėve, pa zhurmė, si gjethe tė thara, a thua japin shpirt aty nė ajrin e rėnduar tė shkallėve.  Pėrmenden vetėm kur sedimentojnė, thuajse kofoma, nė fund tė shtėpisė. Njerėzit e bodrumeve, prej fillimit tė jetės nė terr, bėjnė t’i ngushėllojnė, pa fjalė, por s’kanė asnjė shkak t’ua mbajnė gjallė fijen e  shpresės pėr ndonjė ngjitje tjetėr. Pėrmes gėzimit si dhimbje e padiagnozuar, ndjejnė afėrsi pėr bodrumasit e rinj. Janė tė njė shtėpie, mė sė fundi.

Vetėm pasi kalonin ca kohė dhe kujtoheshin se gjethet nuk ngjiteshin mė nė pemė, tė rėnėt e vjeshtės sė fundit rregullonin frymėmarrjen, harmonizonin vėshtrimin me ndjesitė e tjera aty pėrqark, dhe vinin re se ndodheshin midis njerėzve. Si njerėz qė kishin qenė diku, nuk e shpėtonin dot veten nga shtysa pėr tė rrėfyer diēka prej atje sipėr...

 

Merrej vesh qė shtėpia gėlonte prej diferencave midis kateve, por askush s’e shprehte. Dallimet duket se vinin thjesht prej dendėsisė sė dritės kur ajo zbriste tėposhtė. Dikė prej kateve lart, kohė mė vonė mund ta dėgjoje tė thoshte pėr njerin nga ata pranė dritares. “Ai merrte aq shumė dritė, sa kishte rrezik tė verbohej. E kishte dritaren tė tijėn ai...”

Ta themi midis nesh, (dhe ai vinte tė dy shuplakat e hapura pėranash gojės, si pėr tė evituar dėgjimin prej tė tjerėve), nuk ishim njėsoj, jo! Kush na linte ne tė tjerėve tė ngjiteshim deri atje. Asnjė shkallare mė sipėr s’bėhej pa leje, por i dėgjonim zėrat e tyre. Flisnin me njeritjetrin, qeshnin me ne...Kujt kėrkon t’ia hedh ai? Kė bėn qorr ai? Atje ka qenė, gjithė kohėn. Bėn mirė tė mos na ngacmojė, se po filluam tė flasim ne...

Po, edhe ti, atje lart ke qenė, e ndėrpreu njė tjetėr.

Lart, por kurrė s’u ngjita te dritarja, as katin e dritares s’e pash...

Por as nuk zbrite poshtė, apo jo?!

Pse, kush isha unė, tė zbrisja poshtė? Pėr tė mbetur poshtė jam unė?!

Shumėkujt i ėshtė dashur tė mbetet atje poshtė tėrė jetėn, kėtė po them...

Po, por kush e dinte qė ishte njė bodrum atje poshtė...Kush tė na thoshte?! Veē merrnim me mend se tė verbėr dhe tė marrė mund tė kishte atje poshtė...

Edhe atje sipėr tė verbėr paskeni qenė!

Aq dritė sa kishte, aq shikonim...

Prandaj kėrkoni tė besojmė se edhe Homeri ishte i verbėr?!

Homer e mban veten ai qė tėrė jetėn ka qenė te dritarja! Ne ishim poshtė.

Njė kat mė poshtė keni qenė...Homer minus njė kat, Homer minus njė sy!

 

Mė vonė doli e vėrtetė se disa alla-Homerė preheshin prej vitesh nė katet e poshtėm. Kishin lulėzuar dikur jashtė ndėrtesės, nė vitet kur shtėpia kishte pasur dyer e dritare. Mė vonė, kur mbeti me njė dritare, dhe porta e madhe u kyē me shule tė rėndė nga brenda, ata prenė gojėn, u mbyllėn diku nė ndonjė karakatinė tė stilit tė vjetėr dhe s’dihej mė nė ishin gjallė. Kaluan vite dhe askush s’e dinte dhomėn e tyre. Ngaqė askush nuk hynte nė dhomėn e tyre, syprina e derės u qėndisė nga merimangat. Ndonjė kureshtari pa dashje i thuhej se qč njė qelė fantazmash. Njė si morg-muze tė gjallėsh. Vonė u morėn vesh kėto detaje, edhe mė vonė se u njoftua pėr vdekjen e njerit preje tyre, pėr tė cilin thjesht merrej me mend se prej motesh qč nisur pėr qiell. Tashmė bėhet e ditur se tėrė homerėt e kėsaj shtėpie me Olimp dritaren e vetme, ishin bėrė bashkė nė dhomėn e tyre. Atje merreshin me gjėra qė banorėt e tjerė tė shtėpisė i kishin harruar. Shkruanin lirika, flisnin pėr yjet dhe pėr virtytet e njeriut. Mbase prandaj bezdiseshin prej gjithė tė gjallėve tė tjerė. Duke qeshur prej atyre qė i harronin pa i ditur, dhe me buzė nė gas pėr ata qė i harronin pėr lehtėsi ngjitjeje shkallėve. 

 

Edhe atėherė kur pati rėnie tė interesit pėr tu ngjitur, u shfaqėn ca tė veēantė qė kėrkuan tė ngjiten. Individė qė s’kishin menduar kurrė pėr dritare. As pėr dritė. Kėsillojesh, nxituan tė bėnin pėrpjetė nė kohė tė shkurtėr. Shefat pėr kuadrin, pra pėr banorėt e kateve sipėr, i paraqisnin si njerėz tė rinj, me tė veēantėn se vinin nga katet poshtė. Bėnte sy kur thuhej se ngjitjen pėr ta e kishte lėvduar edhe ai qė rrinte pranė dritares. Fjala e tij ēmohej. Pėr tė, si nėn zė, por pa frikėn e tė thėnave nėn zė, thuhej se njihej e ēmohej edhe prej botės pėrtej dritares. Shtohej se ai merrte e jeptė shenja me kush-e-di kė nė distancė. Natyrshėm bėhej lidhja se kodet kishin tė bėnin me fatin e shtėpisė.

Mė pas u pėshpėritė se atje lart po flitej e mendohej ca mė ndryshe. Po flitej pėr hapjen, sė paku edhe tė njė dritareje tjetėr.

 

“S’do mend qė do hapeshin! Jo njė, do ishin hapur disa dritare, pėr njerėn dėshmoj unė...”, thoshte mė vonė Homeri Minus njė Kat. Sa herė u kisha thėnė atyre, hapni ore dritare ju! Por ishte Ai qė pengonte, ai pengon akoma, s’do dritare pėr tė tjerėt ai, kam thėnė unė. Ai e ka mbajtur kėtė shtėpi nė terr! Homer kėrkon ta mbajmė, Homer me lexues tė verbėr!

Pas kėsaj u tha se do hapeshin dritare edhe nė katet poshtė. Tashmė s’ishte mėkat tė thuhej se drita qė vinte prej dritares sė vetme, nuk mjaftonte. Por nė kėtė rast ishte mirė tė shtoje se pikėrisht ajo dritare kishte rritur kėrkesėn pėr dritė mė shumė. Si pėr tė qetėsuar befasinė me befasi tjetėr, u tha se hapjen e dritareve e kishin kėrkuar nė katin e sipėrm. Madje pėrflitej se i  pėrhershmi pranė dritares, pikėrisht ai kishte kėrkuar mė shumė dritė.

 

“Formalisht, gjithnjė kam qenė nė katin e sipėrm, paskesh thėnė ai, por shpirtėrisht jam ndjerė atje poshtė...” Por, ē’tė bėja, ja qė kėshtu ishte kjo shtėpi ku na ra fati i zi tė rrojmė. Pėrderisa dritarja rastisi nė katin ku u gjenda edhe unė, bėra gjėnė mė normale nė kėtė shtėpi anormale. Mė provokonin pa pushim, gjoja mė pyesnin nė duheshin hapur dritare tė tjera. Unė bėja naivin, tė verbėrin bėra, me qėllimin e vetėm tė shpėtoja atė dritare tė vetme qė kishim. Ju nuk do ta besoni, sa verbanė kisha pėrrreth vetes nė atė kat! Ata mezi prisnin qė unė tė kėrkoja hapjen e dritareve tė tjera, qė ta mbyllnin edhe atė dritare, prej tė cilės arrita tė mbaja gjallė si metaforė dritėn, duke komunikuar me botėn pėrtej...E merrni me mend sa tragjike do tė kishte qenė njė shtėpi pa dritare?

 

“Njė lloj bodrumi do tė ishte, si kėtu poshtė...”, kishte thėnė dikush.

Zėri ishte ngjitur prej poshtė, nga bodrumi i shtėpisė. Nė tė vėrtetė ishte pėrgjigjur pa i dėgjuar fjalėt e Njeriut tė Dritares sė Vetme. Atje poshtė kishte kohė qė nuk dėgjohej ē’thuhej sipėr. Prej njė kohe tė largėt, s’kishte gjėra tė reja pėr ta. por edhe sepse ata poshtė prej vitesh pėrdornin shqisa tė tjera komunikuese. Nuk vėshtronin mė si tė tjerėt e shtėpisė. Sytė kishin ndryshuar funksionin e tyre, tė vėshtruarin e realizonin gjithashtu tjetėrlloji, teksa veshėt ishin reduktuar me thjesht pranimin e tė ndenjurit nė bodrum...

 

“Njė lloj bodrumi do tė ishte, si ky qė ėshtė...”.

Ato ē’u thanė, u ngjitėn pėrgjatė shkallėve, u dėgjuan nė secilin prej kateve, pėr tė ngrirė mė nė fund nė katin e sipėrm.

“Ėshtė e vėrtetė edhe kjo, por them se i bėjmė mirė shtėpisė sonė tė sillemi ca mė njerėzishėm,” tėrhoqi vėmendjen dikush prej kateve mė poshtė. Nėse ka ardhur sadopak dritė deri atje poshtė, prej asaj dritare tė vetme ka ndodhur. S’ka pse ta mohojmė...Bėjmė mėkat me dritėn...Dhe dihet se mirėnjohja ėshtė virtyt i parė...

Njė tjetėr zė, prej bodrumasve, shtoi diēka mė shumė pėr dritaret.

“Nėse duhen, hapni dritare por, ju lutemi, le tė mos thuhet se bėhet pėr ne!”

 

Paskėsaj, prej gjithnjė e mė shumė njerėzish nė katet sipėr, pohoej se e ēuditshme duhej tė kishte qenė jeta atje poshtė. Qė prej andej nisėn tė ngjiteshin rrėfenja e histori tė mėhershme, nga ato qė mendoheshin tė harruara, me dritare, ballkone dhe dyer tė gjera. Si mėnyrėn mė tė shpejtė tė shtimit tė dritės, hidhnin fjalėn pėr hapjen e Odės sė Homerėve tė Shtėpisė. Atje poshtė, kishin mbetur. Filli i jetės ishte koklavitur, por s’ishte kėputur. Dukej se kishin gjetur dritaret e veta, brenda syve, brenda kokės, brenda trupit tė tyre, njė lloj burimi drite e kishin sajuar, qė prodhonte dritė prej territ ku u ndodhėn pėr njė kohė kaq tė gjatė...

Tashmė po thuhej se, nė kohėt e para tė mbylljes sė dyer-dritareve, nė bodrum ishin bėrė pėrpjekje pėr mė shumė dritė. Kishin provuar tė rrėmonin, brenda trupin tė natės. Me shpresėn pėr tė dalė diku. Koka e tuneleve kishte mbetur sėrish nė terr, hapsirat e rrėmuara nuk kishin nxjerrė kurrkund. Nevoja pėr dritėn kishte bėrė tė lindnin tek ta shqisa tė tjera nga ato qė i ishin dhuruar njeriut prej natyrės. Thuajse tėrė ē’vinte nga sipėr deri tek njerėzit e bodrumeve, u dukej sikur s’kishin tė bėnin me jetėt aty.

Edhe nė katet qė pėrdorėn tavanin e bodrumit si dysheme tė tyre, a diēka mė sipėr, qenkeshin bėrė prova tė tilla, por muret paskeshin qenė pafund tė gjerė, si nė themelet. Dikur duket u bindėn se ishte shpresė e kotė. Prej ditėve qė dėshtuan pėr dritėdalje, banorėt e shtėpisė iu dorėzuan nė masė kėshillės sė pėrdorjes sė syzave qė luminoheshin prej mugėtirės dhe territ.

“Ajo dritare na u bė si Dielli...”, tha dikush nė njė bisedė televizive. Sytė i mbushi me lotė, bėnte veten me faj qė kishte humbur aftėsinė e tė ėndėrruarit. “A shkohej ndėrmend diell tjetėr?!”

Kujtesa sillte ndėrmend njė varg historish me tė verbuar dhe tė ēmendur, diagnoza zyrtare pėr tė cilėt asnjėherė nuk ishte lidhur me mungesėn e dritės. Me shtimin pak e nga pak tė dritės, rrėfeheshin gjėra qė kishin ndodhur pėrgjatė kohės pa dyer-dritare, tė cilat nuk kuptohej pse, u kishin kaluar rrėshqitazi prej vėmendjes. Riktheheshin ndodhive tė mėhershme, si njė jete pas mrekullisė ardhur sė jashtmi. Sollėn ndėrmend tė lindur me katėr apo gjashtė sy, tė cilėt i kishin neglizhuar, mė vonė i kishin harruar fare. Deri edhe atė foshnjėn-monstėr, qė u varros me urgjencė, pa njoftim lindjeje dhe as vdekjeje, po atė ditė qė guxoi tė vinte nė jetėn e kėsaj shtėpi. Nė vend tė syve, kishte dy dritare me grila tė mbyllura, tė padepėrtueshme. Pėrgjatė trupit, aty ku normalisht do tė gjendeshin poret e lėkurės, u shfaqėn ca si pulla tė bimėve tė akuariumeve, ku peshq tė shkathėt pėrdorin oksigjenin e krijuar prej tyre.

“Gjoja kemi qenė nė shtėpinė tonė...”, kishte shtuar sė fundi dritarevetmi. Nė tė vėrtetė kemi qenė tė huaj. Vetėm tani marrim vesh se nė bodrum, paskemi pasur burgun e shtėpisė. Aty qenkan dėrguar pėr ndėshkim njerėzit e shtėpisė...Tingėllon e pabesueshme, por s’paskemi ditur gjė prej gjėje...Sikur s’kemi qenė fare...

 

 


Tregim nga Ramiz GJINI    


                                     Kėpucėt e tė tjerėve mbi trotuar


       Dola nga shtėpia dhe teksa bridhja i vetmuar pashė nė njė bli dy korba tė mėdhenj e tė zinj. Nuk di ēfarė mendova atė ēast, por qielli mu duk tepėr i errėt dhe udha nė tė cilėn shkelja, krejt e panjohur dhe e frikėshme. Sikur kisha vdekur, por jo plotėsisht; sikur isha ndarė nga shumė gjėra, pėr tė cilat, tani mė mbėrthen njė mall torturonjės.
       Tek dyqani i qelqurinave ktheva nga e majta. Nė kokė kisha vetėm njė mendim: t’i ēoja lule nė varrezė njė tė afėrmit tim, tashmė i vdekur. U ndala para njė gruaje trashaluqe dhe miope. Shiste lule, karafilė shumėngjyrėsh: tė kuq, rozė, tė bardhė e tė verdhė. Gjithė ajo shportė e madhe plotė karafilė! Bleva dy, njėrin tė  verdhė pėr ta dėrguar nė varrezė, kurse tjetrin e mora ngjyrė rozė pėr tė marrėn time, Elin. Dhe tamam nė ēastet kur unė po mendoja pėr tė, para meje u shfaq Eli! Gjithė mėrzia m’u davarit.Ajo buzėqeshi dhe mua mu duk sikur shkrepėtiu dielli me rrezet e tij tė arta. “Gėzohem shumė qė tė gjeta”, tha ajo, por nė ēastin e mbramė m’u duk si e zėnė nė faj. E pyeta nga duhej t’ia mbanim dhe ajo mė tha se kishte tre vjetorin e kėpucėve tė saj. Ēfarė mrekullie! Duhej ta festonim. Zbritėm ca shkallė duke u mbajtur tek njėri-tjetri me aq marifet sa tė huajit tė mos e kuptonin kurrėsesi lidhjen tonė. Mė ndoqi pas me tė prekur. Hymė nė njė lokal ku zumė njė tryezė. Muret qenė me lagėshtirė dhe bėnte nxehtė, pastaj binte edhe njė erė zjarri i fikur me ujė. Nga e djathta ime, dy tė rinj flisnin ngadalė me njėri-tjetrin dhe qeshnin. Qeshnin dhe putheshin. Nuk di pse kjo na bėnte ta ndjenim veten mė pak fajtorė. Erdhi pronarja e lokalit qė bėnte tė gjitha punėt. Na pėrshėndeti e tha se aty ishte qetėsi; se askush nuk trazonte dhe se po tė ndizte radion nuk dėgjohej zhurma e hapave tė tė tjerėve sipėr nesh nė trotuar. Eli buzėqeshi pėr mirėsjellje, kurse unė u hoqa sikur kjo nuk kishte shumė rėndėsi. Pastaj pronarja u largua dhe ne nisėm tė fjaloseshim. Folėm gjerė e gjatė pėr kėpucėt, pėr ditėn kur i patėm blerė bashkė para tre vjetėsh si dhe pėr pėrvjetorin qė po festonim. I tregova pastaj pėr dy korbat e mėdhenj qė kisha parė dhe ajo ma ktheu se nuk kishte gjė, se korba gjendeshin kudo dhe se kjo nuk kishte lidhje me atė qė unė dėshiroja tė tregoja, pavarėsishtė pse nuk mundja. Pastaj mė pyeti nėse i kisha pirė rregullisht ilaēet pėr qetėsimin e nervave; dhe kur unė i thashė “po”, e ndjeva veten krejt si njė fėmijė pėrpara saj.
         Erdhi pronarja dhe na solli dy gota me vodkė. Vazhduam tė pinim nė heshtje. Nga e djathta ime djali dhe vajza qeshnin. Qeshnin dhe putheshin. Unė i thashė Elit tė mos i vėshtronte, por ajo tha se ishte e domosdoshme. Ndoshta pėr inat tė asaj dreq zhurmė qė bėnin kėpucėt e tė tjerėve nė trotuar. Pastaj, tek e mbramja, ēpėshtolla karafilėt dhe i zgjata asaj mė tė bukurin. Atė ngjyrė rozė. Ajo tha se kishte dhjetė vjet qė merrte lule prej meje dhe se lulet e mia po e plaknin. Unė i thashė se lulet nuk tė plakin.. Pastaj i shpjegova qė lulja tjetėr ishte pėr nė varrezė, pėr njė tė njohurin tim tashmė tė vdekur dhe se karafilėt qė blihen pėr tė vdekurit nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me ato qė blihen pėr tė gjallėt. Por ajo u trishtua. Mė pyeti nėse isha i sigurtė, qė nuk i kisha ngatėrruar, sepse nuk do tė donte qė krejt gabimisht, nga njė pakujdesi e imja, tė merrte prej meje njė lule tė blerė pėr njė tė vdekur. “Kam dhjetė vjetė qė tė dua” shtoi, dhe kurrė ti nuk ke blerė dy karafilė pėr dy kuptime kaq tė largėt nga njėri-tjetri. Pas kėsaj, qė tha ajo, qėndruam gjatė pa folur, derisa zhurma e hapave tė tė tjerėve nė trotuar erdhi e u bė e padurueshme. “Sikur shkelin mbi kokėn time”, tha Eli dhe u mundua tė qeshė. Ē’dreqin kanė qė i pėrplasin kaq shumė kėmbėt?!” U mundova ta qetėsoja duke i thėnė se ata ecnin. Ecnin thjeshtė pėr tė arritur diku dhe kjo nuk duhej tė na bezdiste. Vajza dhe djali qė putheshin u ngritėn, paguan dhe dolėn. Tani Eli mė vėshtronte vetėm mua dhe nė sytė e saj dallova njė shkrepėtimė tė marrė drite qė kėrkonte tė depėrtonte brenda meje gjer nė gjak. I thashė Elit se mund tė putheshim pavarsisht nga zhurma e hapave tė tė tjerėve sipėr nesh nė trotuar dhe se pronarja e lokalit, tashmė nuk do tė befasohej pas puthjeve qė shkėmbyen dy tė rinjtė.Veē kėsaj, aty ndodheshim vetėm ne tė dy dhe mund t’ia ngrinim zėrin radios gjer nė fund. Pikėrisht atėherė kur unė nuk e prisja, Eli u ngrit. Tha se e kishte tė pamundur tė rrinte mė; se pas asaj qė thash unė, nuk ndjehej mirė. Pastaj shtoi se i duhej tė nxitonte, tė bashkohej edhe ajo me turmėn qė ecte sipėr nesh nė trotuar; se kishte dėgjuar e njohur pėr njė ēast hapat e tė shoqit; kishte dėgjuar e njohur hapat e fėmijėve, tė tė njohurve tė saj, dhe bashkė me ta, edhe hapat e atyre qė mė kot e urrenin. Pastaj mė tha se prap do tė takoheshim diku si sot, qė tė ēmalleshim pėr pak kohė e tė bisedonim pėr gjėra qė duken sikur i pėrkasin njė tjetėr bote, por qė nė tė vėrtetė ne nuk bėjmė dot pa ta.
       Eli doli; dhe unė ndjeva zhurmėn e njohur tė hapave tė saj se si u pėrzie me zhaurimėn e madhe tė hapave tė tė tjerėve mbi trotuarin sipėr meje.
       Mbi tavolinė kish mbetur karafili ngjyrė rozė. Eli gabimisht kish marrė tė verdhin, atė qė unė pata blerė pėr tė vdekurin.

 

BANU NJE HERE BURRE!

 

Rush DRAGU

 

Ishte rreth te 60 vjeteve ne moshe dhe, kurre nuk e kishim degjuar te fliste qarte dhe prere, por me ekuivoke dhe, duke u mundue per te lene te kenaqur te gjithe ne tavoline.

Zotnine e kishte pike te dobte.

Kur ai i kalonte prane, pothuajse e linte zemra. Jo edhe nga respekti, por nga frika se mos ndoshta  gjithe ate kohe pa u pa me te, kishte vepruar ndonje gje, qe nuk i shkonte per shtat zotnise.

Ose, edhe ma thjeshte, kishte marre pjese ne nje bisede qe ishte fole keq per zotnine dhe ai kishte heshte, ose edhe ma keq, kishte aprovuar ndonje gje te keqe per zotnine.

Ec e merri vesh keto pune ne keto kohe!

Ai ecte dhe ecte, por me mendjen e bame top, se ishte i zoti ta mbante mire me te gjithe.

Por ama, zotinia ishte nje dhe, si i tille, duhej pase kujdes me te.

Ne rinine e hershme te Tij nuk kishte pase zotni,atehere ishte shoku ne mode, ose me ndryshe, shpesh flitej ne gjuhen e shtetit ku jetonte por, kur e kthente ne gjuhen e nenes se tij, kishte kuptimin shok.

Te gjithe ata qe e kishin njohte ate kohe, shokun e kishte debulese. Ruhej ne maksimum te mos ia prishte shokut.

Goje te liga thone se, per shokun, ai sakrifikonte shume kohe,bile edhe deri aty sa te bente raporte te perpikta per bashkpunetroret e tij. I duheshin shokut atehere.

Nje dreq hajde  ta marre vesh! Kohe te veshtira, ato qe kishte kaluar.

E keshtu, mesoburri nga mosha,ishte zbardhur e bere “gjok” i bardhe, siē i thone ne te folmen e tij. Edhe me shokun dikur, dhe me zotnine tash e kishte mbajte mjalte.

I pelqente, si kurrkujt tjeter, te ishte i pranishem ne tryezat e te “persekutuarve”dhe “perndjekurve” te kohes,por edhe te atyre qe ishin “balli i kazanit”,qe rrinin ne krye te vendit dhe merrnin pershendetje dhe buzeqeshje nga te gjitha anet. Me keta te fundit i deshironte zemra me teper, por ishte veshtire dhe duhej kujdes i madh te qendruarit me ta. Se, nje gabim i vogel dhe ua prishte qefin “balletarve” e, pastaj i duhej kohe per ta rregulluar biografine me ta.

Por, gjithesesi zotnine e kishte pike te dobet. Shkonte e nga nuk shkonte dhe merrte gjithe fjalet qe fiteshin per zotnine dhe, pastaj, me dashamiresi,buzeqeshje dhe ledhatime ia tregonte zotnise, si kurrkush tjeter.

I pelqente te shkruante poezi, paēka se i vinte pak ngathte, por te zezen ne te bardhe, nje here ne pese vjet, provonta ta hidhte.

Ia jepte botuesit.i buzeqeshte,i qeshte dhe lepihej, e lavdronte dhe e ngrinte ne qiell botuesin per ta ndihmuar dhe korrigjuar poezine e, pastaj per ta botuar.

I kishte ndodhe para pese vitesh, qe poezine qe e ēoj tek botuesi e mori te redaktuar pas dy ditesh, pa i vene emrin e tij, ne ate menyre saqe filloj te shtremberoj buzet ne fillim, se  gjoja nuk i kishte pelqyer, pasi nuk e dinte se ishte pregatite per te.

Por, kur botuesi i tha se ishte poezia tij,atij iu gjallerua fytyra.

E shkelqyer. E pabesueshme qe poezia ime te kete keto vlera. Botuesi nuk fliste, por shikonte tjetersimin e fytyres, aq shpejte sa per tu ēuditur.I vinte keq per te.Ishte shume i vogel, por qe levronte nen dhe pa u ndale.

Kishte padurimin per ti treguar zotnise.

A thua do ti pelqej,-mendonte dhe, me ate leter te daktilografuar ne dore, sa nuk fluturonte  per tek vendi, per tek zotnia.

Ditet ikini dhe ai korrte suksese me poezine e tjetrit. Pa pike merzie e predikonte si shperthim poetic, ne prag te nje ngjarje.

Botuesi sillej e mbeshtillej ne takemin e vet e, ai bredhte dere me dere me kryevepren e tij. Njerzit e letrave nuk mbeten miq me te gjithe.Sidomos me zotnine,nganjehere ua prishin rehatine. Keshtuqe, botuesi ishte hale ne sy i “balletarve”,zotnia e kishte prishe punen me botuesin. Punet nuk po shkonin mire edhe per shkruesin. Ishte ne mes dy zjarresh.

Kuj t’ia prishte e kuj t’ia ndreqte?

“Balletaret” nuk i afronin post e karrige per tu kaperdisur e me korre buzeqeshje nga anet e aneve. Ato i kishin lene per vete ,bile i ruanin me kujdes mos t’u iknin prej duarve.

Zotnia, si zotnia, ishte zot e shkop. I ulte e i ngrinte “balletaret”. Me te duhej kujdes.

Por e shkruara. Eh e shkruara mbetet ne leter kohe pas kohe. Edhe ajo i vlente.Me shume se dy te parat, po qe se e shikonte ne prespektive. Duhej mbajte mire edhe me botuesin.

Te luante me letrat e vjetra, pamvarsisht se kohet ishin jo me te shokut.

Atje ku ngjarjet zhvilloheshin larg “sarajeve” te zotnise, shkruesi ishte aktiv e merrte pjese ne  te gjitha.

Kur puna vinte afer “sarajeve”, pjesemarrja ishte e veshtire.

Nje here, si per dreq, ajo pune nuk shkoj sipas ujit te shkruesit. Ngjarjet u bene afer “sarajeve”. E, zotnia ishte  i pranishem.

Nuk kishte si ta merrte vesh shkruesi. Ate dite mungoi, ashtu siē kishte munguar edhe atehere, kur zotnia nuk e kishte te deshires, qe te behej ajo pune.

Por, ama “sarajet” ate dite kishin njerez, nga “balletaret”,zotnia e servilet e tij qe u gjeten shpejt ne kohe,por shkruesi mungoi.

                                                                * * *

U shfajsue pas disa ditesh tek botuesi me nje telefonate, ku nuk po i linte radhen botuesit te fliste.

Fol e fol e mos pusho. Kishte nje fare lumturie, se i dukej se tash e mbrapa nuk do te kishte sikletin e zotnise, ne raste se e merrte vesh se rrinte me letraxhinjet.

Ndjihej lumturia e tij. Nuk kishte nevoje me te ruhej.Te shikonte para e prapa, se mos gjindej zotnia dhe pastaj e mori lumi.

Tash ai do te fliste e merrte diskutime ne ate shoqeri te “ndaluar”. Keto i sillte neper mend, ka i bente lavde botuesit.

Kur botuesi e pa se nuk dinte te pushonte, i tha:

- Pashe zotin banu nje here burre, se na ēmende,-dhe i mbylli telefonin.

I gjori shkrues degjoj se telefoni po i jepte sinjalin  e fundit te bisedes! E futi ne xhep telefonin dhe mori rrugen per ne shtepi.

- Gjithmone me ndjek terrsi,-mendoi,edhe tash me duhet te ruhem.Tash nga vetja qe e kam humbur fare!

 



 Serbi

 

Tregim nga Agim Bacelli

 

E gjeti ne rruge te flakur si nje qen pa zot. Ishte nje djale rreth 7 vjec, bijond, i hajthshem dhe i handakosur. Dridhej nga te ftohtit dhe nga te pangrenet e belbezonte fjale pa kuptim, ndoshta theshte, "Majka, majka..."

Dem Ahmeti e mori femijen e gjetur me vete ne shtepine e tij dhe i dha urdher gruas qe te kujdeset per te. Femija pasi u rehatua, duke gjetur prinder qe e trajtuane si femijen e vet, e zuri gjumi.

Fatimja, gruaja e Demes e mori ne krah dhe e vuri te flinte ne minderin ku flinte djali i dyte i saj, Valoni.

- Mos e zgjoni! - u tha ajo tre femijeve te saj qe quheshin, i madhi Ali, e dyta Valbona dhe i treti Valon.

Te tre femijet here pas here shkonin dhe e shikoni femijen e huaj qe flinte ne nje gjume te thelle dhe ndiheshin krenare per babane e tyre qe nuk e kishte lene ne rruge te vdiste.

Valbona ishte me kurioze dhe i kerkonte te jatit hollesira. Desh te dinte se ku e gjeti, cfar ai po bente, a qante dhe pse fliste serbisht?! Babai e sqaroi Valbonen dhe femijet e tjere per gjithecka duke u thene qe ta duane e respektojne te huajn persa kohe do ta mbanin ne shtepi.

- Ai eshte rob Perendie, - ju tha.

Femijet u gezuane shume qe u bene edhe me nje vella tjeter. Valoni ishte pak ne merak se i huaj do ti merrte per nje kohe te gjate minderin e tij ku flinte por, nena e siguroi se ai do te flinte ne nje dyshek tjeter afer tij.

Te nesermen, i huaj e kishte mbledhur mire veten dhe dukej i qeshur dhe gezuar. Ai u tregoi se ishte femije serb dhe se nena e tij e kishte lene ne rruge dhe kishte shkuar me nje burre te panjohur!

- Učićemo vas Albanski.(Ne do te mesojme ty shqip!) Ti ćeš da budeš naš brat.(Ti do te jesh vellau yne!) - i tha Valbona e cila kishte gadi moshen e serbit.

Aliu i rrahu krahet dhe i tha:

- Kako se zoveš?! (Na thuaj emerin!)

Moje ime je Božidar. (Me quajne Bozhidar).

- Loše ime. (Emer i keq) - tha Aliu i cili ishte rreth 15 vjec, - Mi ćemo te zvati Dari, slažeš se? (do te quajme Dari, je dakort?)

Serbi nuk foli por vetem mblodhi supet.

 Kaluane rreth 11 vjet dhe Dari u rrit se bashku me tre femijet e Demes nen kujdesin e tij dhe te bashkeshortes Fatime. Ata perkujdeseshin per Darin njelloi si per femijet e tyre dhe nuk bene kurre asnjehere dallim, perkundrazi nganjehere, favoret i kishte serbi si i huaj qe ishte. Aliu dhe Valoni ju bene vellezer dhe Valbona ju be moter, te cilet i dhane serbit dashuri, bese dhe respekt qe ai kurre nuk kishte ndjere. Dari e mesoi shqipen perfekt dhe Demes i thoshte baba e Fatimes nene. Por gjendja nuk vazhdoi gjate keshtu. Nje dite Dari i kerkoi Demes qe te flasin "si burri burrit".

- Une, - filloi Dari biseden me Demen duke shikur tek opingat e tij, - kam vendosur qe te largohem nga shtepia juaj pasi nuk jam femije nga gjaku juaj.

Demes ju mblodh nje lemsh ne gryke.

- Baba Dema, une nuk do t'ju harroj kurre ty, nene Fatimen, moter Valbonen dhe vellezerit e mij, Ali dhe Valon, por...Me beso, ndihem serb mes shqiptaresh. Ju jeni shume te mire por nuk jeni serbe si une. Me lini te shkoj te rroj mes njerezve te mij, mbase atje do te gjej dhe nenen time apo babane tim. Jam 18 vjec dhe i zoti ti bej balle jetes.

- Bir! - ju pergjigj Dema, - je krejt i lire te shkosh ku te duash por duhet te dish nje gje, une jam babai per ty dhe me dhemb shpirti po nuk te pash. Nene Fatimja te do shume dhe do merzitet. Valbona do qaje per ty, Aliu me Valonin do te me shajne mua qe te lash te shkosh. Megjitheate, une s'te ndaloj nese ti ke vendosur te shkosh. Rruga e mbare bir, tu befte jeta hajmali!

- Kam vendosur Baba Dema, bile qysh sot!

- Atehere dua te te jap disa porosi sepse nuk dua te te humbas. Shko biri im, shko. Pac bekimin tim si prind qe te kam rritur dhe mos na harro. Ktheu tek kjo shtepi sa here te te bjere rruga ketej pasi kjo dere do te ngelet e hapur per tere jeten per ty, do te jete shtepia jote ne hall e ne nevoje, ne te mire e ne te keq. Nese punet s'do te shkojne mbare apo dikush do te biere ne qafe, mua dhe djemte e mij na ke ne krahun tend. Nese do te kesh nevoje per ne, mos nguro te vish e te na trokasesh tek kjo porte qe mezi te pret. Kaq. Tani merri tere plackat e tua, merr dhe cdo gje tjeter qe mendon se do te duhet. Mos harrosh te marresh edhe pushken qe kam blere per ty bashke me jataganin me myll sermi. Me vete po te jap edhe 12 mexhide flori se do te duhen si fillim sa te rregullohesh.

U perqafuane dhe puthen. Fatimja qau dhe Aliu me Valonin fshinin lotet. Valbona ju var ne qafe dhe qante me denese e nuk shkeputej dot prej tij duke e shternguar me krahet e saj qafen e Darit i cili rrinte si i ngrire.

 Kaluane disa vite pa marre vesh asnje lajm per Darin. Nderkohe Aliu ishte martuar dhe kishte me nusen nje djale nje vjec. Edhe Valoni qe martuar, gati femije, me qellim qe Turqia te mos e merrte ushtar.

Per dite familja e Dem Ahmetit shikonte nga rruga se mos u vinte Dari. Nje mbremje, kur Dema ishte me pune, shume larg shtepise, vertete Dari erdhi. Veshur ala serbce dhe ne koke mbante nje qylaf po serb. Ne krah pushken qe i kishte blere Dema dhe ne brez jataganin e dhuruar po nga ai e qe i varej deri ne toke. Me te ishin dhjete djem te tjere serbe te armatosur. Dari sec u foli atyre dhe u drejtua tek dera e shtepise qe e kishte rritur. Fatimja qe e pa e para, ju derdh ne qafe duke i thene, "Bir i nenes sa me kishte zene malli!"

- Nene Fatime! - bertiti serbi dhe e shtyri, - kam erdhur ketu te marr Valbonen. Ajo do te behet gruaja ime!

- Jo te keqen nena! - Ajo eshte motra jote dhe kjo gje nuk behet tek ne shqiptaret.

Valbona e kishte pare Darin nga dritarja e katit te dyte dhe i degjoi te gjitha sa u thane. U rrenqeth.

- Une nuk jam shqiptar! Nese ju nuk ma jepni Valbonen me hir, une do ta marr me pahir! - kercenoi Dari.

- Jo! Jo! Jo, bir i nenes, ti po na korit!

Dari nxorri shpaten. Valbona qe ishte nje vajze shume e zgjuar, rrembeu dicka ne dore qe e fshehu nen mesalle dhe rendi ne oborr.

- Ndal vellau im! Mos i bej keq nenes dhe askujt ne kete shtepi. Kanuni im me thote qe te mos jem gruaja e askujt e aq me teper e vellaut tim, - tha keto fjale, qiti nje kobure dhe qelloi veten poshte nofulles e plumbi i doli ne cacken e kokes. Ra ne sekonde e vdekur per toke.

Nderkohe kishin dale jashte dhe dy vellezerit e Valbones, Aliu me Valonin. Dari u dha urdher shokeve te tij serbe te qellonin mbi vellezerit te cilet rane te dy vdekur mbi pragun e deres. Me jataganin ne dore u sul brenda duke ndjekur Fatimen e cila hyri brenda per te mbrojtur nuset dhe foshnjen e Aliut qe ishte vetem nje vjec. Pas Darit hyne dhe shoket e tij te cilet i kapen dy nuset e reja dhe duke i terhequr zvarre i nxorren jashte. Fatimja me trupin e saj mbulloi nipin nje vjecar duke thirrur, "Mos! Mos!Mos me vrisni nipin!"

Vampiri serb e ngriti jataganin dhe me sa fuqi qe kishte i ra Fatimes ne qafe duke ja prere koken ne vend. Kishte menduar se me nje te goditur t'ja priste koken edhe foshnjes. Jatagani pasi keputi koken e Fatimes i zuri femijes vetem nje vesh duke ja prere qe ne rreze. Gjaku qe kerceu nga damaret e Fatimes mbuloi femijen te cilit i kishte rene te fikt. Serbi mendoi se i varu te dy dhe u largua.

Serbet moren dy nuset e reja dhe u zhduken ne terrin e nates.

 Ajo nate u gedhi me kater te vare dhe nje te plagosur ne shtepine e Dem Ahmetajt. Me te plagosurin ndodhi mrekullia, ai nuk vdiq, nje i aferm i familjes, sapo degjoi krisma armesh shkoi tek shtepia e Ahmetajve dhe gjeti foshenjen gjalle por pa ndjenja. Dora e Fatimes pa koke, mbante vendin e veshit te prere te foshnjes sikur deshte ti ndalte gjakun ! I afermi dha kushtrimin ne fshat dhe tere fshati u ngrit ne kembe! Femijen e moren disa gra dhe e mjekuan. Fati i tij, plaga e veshit i kishte zene kore dhe nuk i kishte rrjedhur shume gjak.

I afermi i Demes merr kalin me te shpejt ne fshat dhe fluturon tek Dema, ku ai punonte, per ti dhene lajmin e zi. Kur mbriti atje ishte bere qull ne djerse, bashke me kalin, te dy gulconin. Dema e kuptoj se vetem nje hall i madh do ta sillte kushuririn e tij ne kete pamje.

- S'eshte haber i hajrit o Metush! - i foli kusheririt dhe pa marre pergjigjen e tij ja hipi kalit te vet dhe te dy u sulen drejt shtegut qe te shpinte ne fshatin e tyre. Rruges Metushi e hapi disa here gojen duke dashur ti tregonte tragjedine por Dema ja priste fjalet ne mes duke i thene:

- Kisha nje parandjenje te keqe dhe isha shume nervoz. Dje dhe sot jam grindur kot me disa fshatare te ketushem, gje qe s'me ka bere vaki kurre! Pa me thuaj o Metush, ka ngelur kush gjalle?

- Nipi, edhe ai me nje vesh te prere. Dy nuset jane rrembyer nga serbi qe...

- Mos me trego me shume.

- Ma bej hallall Fatime! Kujdesu per femijet tane, - foli Dema me gruan e tij te vdekur.

Ata nuk e hapen gojen me deri sa mbriten tek shtepia. I tere fshati dhe disa fshtara per rreth ishin atje. Burrat pinin duhan dhe grate qanin nen ze.

Dema kerkoj nipin te cilin ja sollen ne cast. E ngriti ne krahe dhe e puthi ne balle pastaj e hodhi tre here ne ajer duke e pritur e duke thene:

- Veshuku i gjyshit! U shtofsh si lisat e pyllit ne keto kodra dhe male dhe marrsh hak! Mos lenc kembe serbi ne keto ane!

Thirri nje grua dhe ja dha nipin dhe pasi puthi djemte e vdekur ne balle, vajzen ne gjoks dhe Fatimes doren, shkoi e u ul mes burrave te cilet i falenderoj qe ju gjenden prane.

Asnje nuk guxonte te fliste pasi menxyra ishte shume e rende dhe ata nuk gjenin dot asnje fjale ngushelluese, vetem me plaku i fshtit te tha:

- S'ka me keq o Dema, zakoni e do te behesh i forte dhe te marresh hakun. Te te rroje nipi e tu befte i mire si djemte e tu.

- Faleminderit baca Bato. Me ndihem tuaj do behem i forte dhe do ta marr hakun por, ka edhe me keq se kaq!

Shume fshatare pane njeri tjetrin dhe menduan qe Dema ka lajthitur pasi ata nuk kishin degjuar prej kohesh nje fatkeqesi kaq te rende.