Librin “ Shqiptaret ne
Me telefon: 1248 259
65 23 & 1248 298 98 50
Me e-mail: PjeterJ@aol.com & bot_kuvendi@hotmail.com
Kane thene per shqiptaret ne
* “ Komuniteti shqiptar i Detroitit ka
ne mesin e tij, personalitete shqiptare qe kane ndikim te posaçem ne Shtepine e
Bardhe” .
Dr. Ibrahim Rugova, Ish President
i Kosoves
Shkurt 1993
* “ Komuniteti shqiptar i Detroitit,
eshte nje komunitet i shkelqyer, qe kam mall te madh per t’u takuar serish dhe,
ruaj kujtimet me te mira, me mbreselenese, nga takimet e mia ne kete komunitet”
.
Prof. Dr. Sali Berisha, Ish
President i Shqiperise, tani Kryetar i Keshillit te Ministrave,
Maj 2005
“ Kisha e Shen Palit dhe Dom Anton
Kçira rrezatojne drite ne Komunitetin shqiptar te Detroitit ”.
Azem Hajdari, Heroi i Demokracise
Shqiptare
Nendor, 1997
* “ Mbeta shume i kenaqur nga
shqiptaret e Detroitit”.
Pjeter Arbnori, ish Kryetar i
paralamentit Shqiptar
Shkurt 1993
* “ Komuniteti shqiptar i
Detroitit, nje komunitet patriotik dhe demokart, me krijoi nje kenaqesi
te veçante, gjate vizites time ne SHBA”.
Mehill Marku, ish Zevendes
Minister i Puneve te Jashteme te Shqiperise
Nentor 1991
* “ Drita e ketij komuniteti reflektohet
ne te gjitha skajet e shqiptarise. Protestat e vazhdueshem per Lirine e
Kosoves, jane nje merite e veçante”.
Adem Demaçi,
Qershor 1992
* “ Shqiptaret ne
William Rajerson, ish ambassador i
SHBA ne Shqiperi,
Qershor 1995
* “ Komuniteti shqiptar i
Detroitit, nje komunitet patriotik, per t’u marre shembull ne gjithe
diasporen.”
Fatmir Mediu, kryetar i Partise
Republikane Shqiptare
Nendor 2000
* “ Ne komunitetin shqiptar te
Detroitit perjetova emocione te veçanta, sidomos, ne perkujtimin e Dites se
Flamurit.”
Arian Starova, Nen kryetar i
Bashkimit Liberal dhe ish Minister i Jashtem i Shqiperise
Nendor 2000
* “ Shpreh nderin dhe respektin me
te madh per shqiptaret e Michiganit, per patriotizmin dhe ndjenjat atdhetare qe
kane.”
Ridvan Bode, Sekretar i
Pergjithshem i PDSH-se,
Nendor 2000
* “ Kam kenaqesi te veçante qe
kete pervjetor te pavarsise e festoj ketu ne Detroit, ne vendin ku Azemi e
kishte vizituar tri vjet me pare.”
Fatmira Hajdari
Nendor 2000
* “ Shqiptaret ne
Dritero Agolli,
Dhjetor 2002
Libri “ Shqiptaret ne
Ne vend te hyrjes
Per librin “ Shqiptaret ne
Pak histori
Askush nuk mund ta di me saktesi , se kush ishte
shqiptari i pare qe zbriti ne Detroit, se nga e si erdhi, se ishte i vetem, apo
shoqerohej me dike, si e gjeti mundesine te vinte, kush e orientoj, a vinte nga
Shqiperia apo shtete te tjera ballkanike, ku i nis, kur mbrriti, me ça udhetoje
dhe çfare aktiviteti pati, etj.. etj.. etj… Megjithate, nga disa botime
te vjetra te kurbetit shqiptar ne Amerike dhe te dhena jo te plota, mund
te mesosh diçka mbi udhen e veshtire te integrimit te emigracionit ne
token e premtuar.
Me e besushmja do te qe te flitej per te rinjet qe
studionin ne perendim. Ata, ndoshta i kishin mundesite te njiheshin e te
shuanin kureshtjen, duke marre udhetime kaq te gjata e te largeta me mundesite
e at’hershme, per emigrantet e tjere shqiptare, qe studionin e jetonin ne
vendet ballkanike, apo evropiane, per mjeshtrit e ndertimatarise, argjendarise
e te tjera profesione pasi, edhe vete Amerika ka nje histori shume te vone dhe,
ndertimi i saj kerkonte doren e mendjen e te gjitheve.
Pastaj, dalengadale, te ardhurit do te binin te
afermit e tyre e, keshtu do te krijohej mergata shqiptare, ne nje vend te madh
si Amerika. Ne nje bisede me mikun tim, instrumentistin e njohur, Dode Gjonaj,
mesova se gjyshi i tij, para ma shume se 100 vjetesh, Gjon Ujkaj
Gjurashaj ishte ndalur ne Detroit per te punuar disa kohe ne prerjen e
pyjeve, qe te ikte me vone ne Chicago. E motra, nandaja e Dodes, edhe sot i
ruan letrat e tij. Ai kishte emigruar ne moshen 23 vjecare, nga Malesia ne
Itali, nga Italia ne Gjermani dhe, me ne fund ne Amerike, ku kishte qendruar ma
shume se dhjete vjete. Por, per shume emigrante, askush nuk kishte mbajtur
shenime ekzakte per kete, se ç’e detyroi te vinte, si dhe kur erdhi. Ne librin
e gazetarit Zef Pergega “ Kembana e mergimtarit” thuhet se malesori i pare qe
zbriti ne
Ne dhjetevjeçarin e dyte te shekullit XX, ne Amerike fillon krijimi i mergates
shqiptare te organizuar. Me 13 qershor te vitit 1912 njihet “Vatra”, pas me pak
se dhjete vjetesh “Vatra” do te kishte me shume se 50 dege me rreth 1600
anetare. Vatra kishte nje dege shume te fuqishme ne
Marash Dushajn, Vesel Ujkajn, Julian Çefen, Gjon
Lulgjurajn, Llesh Grishajn, Gjoke Martinin etj, etj..
Pothuajse ne te gjitha entet politike shqiptare qe
kishte ne Amerike, i kishin deget e tyre edhe ne
Koha e demostratave
( Malesoret ne
Ne nje nga te dielat e fundit te tetorit 1999, ne
programin e Radio Albes ne Detroit, gazetari dhe botuesi i njohur Gjek
Gjonlekaj, do ta deklaronte Prenk Gruden si Kolombin shqiptar ne lidhje me
ardhjen e malesoreve ne Detroit. Dhe kjo perbente nje te vertete, Prenk Gruda
do te ishte ne mos i pari, nder te paret dhe me aktivet, ne ndihmen e malesoreve
nga Malesia e Madhe ( pjesa nen Mal te Zi), qe te gjente mbeshtetje ne kete
kend verior te Amerikes. Duke qene eksploruesi i keti vendi, ai e vizitonte
shpeshe Malesine dhe, ne biseda e siper, u premtonte malesoreve mbeshtetjen,
nese ata vendosnin te vinin perkoheshem ne Amerike, duke e pare dhe njohur
gjendjen e veshtire te jeteses ne ate vend. Dhe sipas te gjithe atyre, me te
cilet kemi pase rastin te bisedojme, Prenka e ka mbajt fjalen, u ka bere
garancine dhe eshte interesuar per ta.
Fillimet e ardhjes se malesoreve ne
Pra, rreth viteve 70-te, malesoret e ardhur nga
Renia
e komunizmit dhe emigracioni i ri
Nuhatja politike, beri qe para vitit 90, te rinj
shqiptare, me te guximshmit i shperthyen prangat e izolimit komunist dhe iu
drejtuan botes perendimore, endrres se tyre. Mbaj mend , njerin nga keta, mikun
tim Mark Trieshi, i cili ka jetuar me shume se 5 vjet ne komunitetin shqiptar
te Detroitit. Ai, ne qershorin e vitit 90-te, me nje varkë plastike iu drejtua
detit Adriatik, duke rrezikuar seriozisht jeten, nje udhetim biblik teper i
veshtire per te mberritur nga Talja e Bregut te Mates ne portin e Ulqinit dhe,
nga Jugosllavia ketu ne
Por, keta nuk ishin vetem. Me ta kishte edhe pogradecarë,
qe per shansin e tyre jo te mire, u kapen nga rojet e kufirit, duke iu
nenshtruar burgjeve dhe torturave te regjimit diktatorial. Sa e sa te rinj, u
kapen ne kufi dhe u burgosen e torturuan deri ne pushkatim, per endrren e tyre,
Ameriken. Pikerisht pas hapjes se Shqiperise ( korriku i viti 90-te dhe pas
vitti 91), ne Amerike erdhen shume shqiptare, nga te gjitha viset e Shqiperise.
Disa prej tyre fituan me te drejte azilin politik e, shume te tjere erdhen
nepermjet llotarise Amerikane, qe u aplikua per disa vende te botes, ku u
perfshi edhe vendi yne. Ne Detroit, erdhen jo pak edhe politikan, si deputet,
kryetar te keshillave te disa rretheve, drejtor drejtorish e deri ne rang
zevendesministrash.
Mbrojtejes Halil Hyseni, kuadri i njohur i
Minsitrise se Brendeshme Safet Stafa etj. Ne Detroit jetojne e punojne mesuesit
Gjeto e Marie Kaceli, doktor Paulin Lleshi, disa ish kryetar komunash dhe
kryetar te keshillave te rretheve, ish kryetare deges te PD-se nga disa rrethe,
Lorenc Aleksi, ish gazetar i ushtrise shqiptare, i persekutuari Fran Kacaj,
mjeket Fran Biba, Kole e Brunilda Kola, Llesh Çupi etj ..e tjere… Pra, ne
vitet 90 e kendej, kane ardhur ne
Ne Ushtrine Çlirimtare te Kosoves, nga Detroiti
moren pjese dhe luftuan krahe per krahe me vellezrit e tyre, Agron Mirdita, Ali
Jakupi, Anton Nikolli,Besnik Bezhi, Dode Dedvukaj, Nikoll Perkaj dhe Tom
Junçaj.
Perzgjedhja
e ketij libri
Askush nuk e ka te drejten te beje klasifikimin e shqiptareve te
Detroitit. Tjeter gje eshte te shkruash per ta, sipas njohjeve qe kam
une, pa pretenduar se ne kete veper kam perfshire te gjithe ata qe
duhet te ishin dhe, qe kane aktivitete , te cilat i kane bere te njohur, jo
vetem ne kete komunitet, por edhe me gjere. Sipas mundesive te tyre, te gjithe
kane kontribuar ne çeshtjen kombetare, ndaj edhe libri eshte lene i hapur, per
t’u vazhduar ne librin e dyte. Nga ana ime, do te behet perpjekje,
qe jo vetem ne faqet e se permuajshmes “ Kuvendi”, por edhe ne librin e
dyte te mundesohet perfshirja e nje spektri sa me te gjere te jetes se
shqiptareve te ketij komuniteti, pasi ata, ne mos ne nje fushe ne nje tjeter,
i kane cilesite e mjaftueshme, per te then diçka nga jeta e tyre. Gjate punes
per pergaditjen e ketij libri ka pasur edhe nga ata qe, edhe pse kembengulja
ime nuk ka munguar, nuk kane dashur te shkruhet per ta. Nga modestia?! Ndoshta
dhe kjo. Ketu nuk mund te le pa permendur te njohurit Nikolin Narkaj,
poet, nje nga me te persekutuarit e Malesise se Madhe, i ngarkuar me disa
detyra pas 90-tes ne Partine Demokratike Shqiptare, Mark Gojçaj i cili e
ndihmoi kete liber, pa pretenduar te shkruhet per te, megjithese akull i kishin
ngrire floket gjate pjesemarrjes ne demostrata, per te drejtat e vellezerve te
tij kosovare. “Ka te tjere qe kane punuar me shume se une,-tha Marku,-
ndaj mos shkruaj gje per mua.”
Po keshtu, nuk mund te rri pa i permendur miqte:
Arian Gruda, Luk Shkreli, Leke Pepaj, Vasel Gjelaj, David Sulejmanin, Kujtim
Hasimaj, Nikolin Turmalaj, Arben Hasanin, Evis Matja e te tjere, qe kane
ndihmuar, jo vetem revisten “ Kuvendin”, por edhe çdo inisiative ne fushen e
botimeve dhe aktiviteteve letrare te zhvilluara ne komunitet. Ne kete aspekt,
mund te behej nje liste e pafund, por shumica e tyre jane ne faqet e keti
libri, ndaj nuk menduam ti permendim dy here. Ne kete hyrje po paraqes, vetem
ata qe nuk kam mund ti perfshi ne kete botim. Ka shume e shume te tjere,
qe kane ndihmuar pa u kursyer, duke qene te bindur se “ Kuvendi” do te
botohet, edhe pse aty ketu flitej me mosbesim ne kete inisiative, ose per
mbylljen e aktivitetit te saj pa u bere viti. Ne kete liber ka disa rubrika, me
nje perfshirje mjaft te madhe te te gjitha moshave. Rubrikat kulturore,
historike, sportive dhe ato te studenteve, mundesojne paraqitjen, jo vetem
numerike, por edhe perzgjedhjen, per t’u dhene lexuesve vertete vlera, nga te
cilat edhe mund te mesojne. Asnje pune nuk mund te quhet vlere, nese prej saj
nuk mbetet diçka me larg se koha e perjetimit.
Miqte
e shqiptareve te Detroitit
Ne brendesi te keti libri jane perfshire edhe disa biseda
me personalitet te politikes dhe kultures, jashte komunitetit te shqiptareve te
Detroitit. Here mbas here ne faqet e
“ Kuvendit” kane qene te ftuar dhe kane pase shkrime te
tyre, politikanë dhe artsitë nga Shqiperia, Kosova, shqiptaret nen Mal te
Zi si dhe te komuniteteve te tjera ne Amerike dhe Evrope. Disa prej ketyre jane:
Pjeter Arbnori, Isamil Kadare, Besnik Mustafaj, Ndoc Gjetja, Çun Lajçi,
Pashk Pervathi, Visar Zhiti, Preç Zogaj, Nikolle Camaj, Reshat Arbana, Skender
Rusi, Shpresa Rama, Agim Doçi, Gjoke Beci, Ndue Dedaj, Tonin Çobani, Rajmonda
Moisiu, Ajaz Emini, Sako Satka, Luan Gashi, Beqir Sina, Ilir Shyte,
Abdurrahman Thaçi, Gazi Buxheli, Flora Durmishi, Adelina Smajli,
Bujar Qamili, Frederik Ndoci, Lisa Mriaj, Zef Marku ne
Boston, Frano Kulli, Mark Vuji, Romeo Gurakuqi, Franc Radoja, Qazim Dushku,
Moikom Zeqo, Salvador Gjeçi, Nikoleta Kovaçi, Tomorr Osamin, Rrustem Geci,
Ferdinand Laholli, Ago Basha etj.. etj… Komunitetin shqiptar te Michiganit e
kane vizituar shume personalitete te politikes shqiptare nga te gjitha trojet
si: Sali Berisha, Ibrahim Rugova, Azem Hajdari, Pjeter Arbnori, Bujar
Bukoshi, D. Simon Jubani, Hashim Thaci, Ylli Bufi, Rexhep Mejdani, Gramoz
Pashko, Alfred Moisiu e te tjere te rangjeve e pozitave te ndryshme.
Poashtu e kane vizituar artiste te ndryshem si: Ilir Shaqiri, Nikolle Nikprelaj,
Leonora Jakupi, Ardit Gjebrea, Agim Krajka, Bujar Qamili, Eli Fara, Merita
Halili, Aurela Gaçe, Bleona Qerreti, Zef Deda, Aleksander Ruçi, Zeliha Miloti,
Sinan Hoxha, Petrit Lulo, Ramadan Krasniqi, Adelina dhe Zanfina Smajli,
Gili, Lindon Camaj, Ledina Çelo, Muharrem Jakupi ( Remi), ish kampioni karatese
Enver Idrizi e disa grupe muzikore te tjera si dhe aktore te njohur te humorit
e teatrit.
Le te shpresojme qe ne te ardhmen aktivitetet te shtohen
dhe vizitore te tjere te kete ne komunitetin tone.
Pjeter Jaku
Mars, 2006