Revista KUVENDI

Botohet ne Michigan SHBA - Viti i VI i botimit . E permuajshme kombetare,informative dhe kulturore.

Nė ndihmėn tuaj!

Klikoni ketu per te pare clipin e revistes " Kuvendi":

http://www.youtube.com/watch?v=Jn8fnq2I2Ps

dhe sitin shtese: www.ditaletersisemichigan.blogspot.com

Nėse doni tė shkruani nė kėtė web dhe nė revistėn e pėrmuajshme " Kuvendi ", pėrdorni kėto mundėsi:
e-mail: bot_kuvendi@hotmail.com    
           PjeterJ@aol.com                   
cel: 1 (248) 259 65 23
       1(248) 298 98 50


Vizitoni rubrikat ne anen tuaj te djathte, pasi ēdo dite vihen njoftime e shkrime te reja!

Vėmendje!

GEZUAR VITIN E RI  2009 !

 

* Secili lexues mund te diskutoj per shkrimet e paraqitura ne kete web, ne rubriken " Guest book", pa pasur nevoje te shkruaj adresen ( e-mailin). Sapo te shkruani tekstin, klikni per postimin e tij!

Me te rejat...

" Ku jane trojet shqiptare?" Pergaditi Isuf B. Bajrami. Klik ketu

" Mė e ėmbla vdekje" Tregim nga Naum Prifti. Klik ketu

" Ne pritje te Gernikes shqiptare" Nga Minella Aleksi. Klik ketu

" Pas 13 vjetesh, prap shkelje e Kushtetutes" Nga Bashkim Kopliku. Klik ketu

" Puthja e Judes" Poezi nga Edmond Shallvari. Klik ne rubriken " Poezi "
" Vuajtjet e shqiptareve nuk i ka provuar as Evropa, as Amerika, por shqiptaret vete" Nga Rush Dragu. Klik ne rubriken " Publicistike "

" Ikje nga lavdite fallso" Nga Albana Lifschin ( Melyshi ). Klik ne rubriken " Publicistike "

" Kerkese per suport politik ne kalimin e ligjit te dosjeve: Presidentit George.W. Bush, Departamentit te Shtetit Amerikan dhe Institutucioneve Qendrore Shqiptare, nga disa shoqata shqiptare ne  Michigan". Klik ne rubriken " Politike "

" Dritare - vetėm " Tregim nga Faruk Myrtaj. Klik ne rubriken " Proze "

" Leter Kryeministrit shqiptar, z. Sali Berisha" Nga Lek Lulguri, ish  deputet i Malesise ne Parlamentin malazez. Klik ne rubriken " Politike "

" Jani Ristani- nje " dekan" i fotografise shqiptare" Nga Qerim Vrioni. Klik ne rubriken " Publicistike "

"Anullohen 500 fluturime ne aeroportet kryesore te Nju Jorkut dhe Nu Jersit" Nga Beqir Sina. Klik ne rubriken " Jete komuniteti"
" Luftanijet ruse ne Kube" Nga Beqir Sina. Klik ne rubriken " Politike "

" Cikel poetik nga Eliana Alien. Klik ne rubriken " Poezi "
" Forca dhe efekti i muzikes" Nga Dr. Sul Gragjevi. Klik ne rubriken " Te ndryshme kulturore "
" Ndryshimet politike-gjeografike ne botw" & " Prespa , rajon me shtim negativ te popullsise ne Maqedoni". Nga Mr. Fejzulla Abdullai. Klik ne rubriken " Histori "
" Diktaturta nuk vdesin per nje dite" Adem Demaci nw Parlamentin Evropian. Klik nw rubriken " Politike "

" Diktatorėt" Poezi nga Pjeter Jaku. Klik ne rubriken " Poezi "

" Marlyn Monroe" shqiptare ne SHBA, Laureta Meēi..." Klik ne rubriken " Jete Komuniteti " ( Me shkrimin keni foto )
" Nje rubrike e veēante me "Pishtarin e Demokracise", Alfons Grishaj.  Nje poezi nga Alfonsi dhe nje fotoportret i zgjedhur nga  botuesi i " Kuvendit", Pjeter Jaku. Klik ne rubrikat " Poezi " & " Photo Gallery "

" Interviste me Zevendes Ministren e Jashteme te Shqiperise, znj. Edit Harxhi". Nga Beqir Sina. Klik ne rubriken " Politike "" Ndarje nga genjeshtra" Nga Astrit Lulushi. Klik ne rubriken " Politike "" Kryevepra e pagabueshme, sipas oroskopit te Zija Ēeles". Nga Paulin Palushi. Klik ne rubriken " Kritike "" Takim i Keshillit te NATO-s ( per EULEX-in" Nga Beqir Sina. Klik ne rubriken " Politike " Interviste ekskluzive me Ministrin e Jashtem te Kosoves, Skender Hyseni. Nga Beqir Sina. Klik ne rubriken " Politike " Cikel me fabula nga Bardhyl Mezini. Klik ne rubriken " Poezi "

etj etj...


 

Urim per Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2009

Pėrshėndetje me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri 2009:

 

 

Stafi i Revistes “ Kuvendi” uron gjithė shqiptarėt, nė mėrgim dhe nė Atdhe:

 

Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2009, duke shpresuar qė punėt shqiptare tė shkojnė mė mirė se vitet e tjera, veēanerisht: stabiliteti i shtetit me te ri nė botė: Kosovės, pranimin pėrfundimtar nė NATO tė Shqipėrisė, zgjedhje tė lira e tė pranueshme dhe fitore te forcave progresiste demokratike shqiptare.

 

Urojmė shėndet e lumturi pėr ēdo familje shqiptare.

Mė shumė dashuri,

Mė shumė paqe

Mė shumė mirėkuptim e zhvillim!

 

Stafi i revistės “ Kuvendi “

Dy shkrime nga Dr. Qibrije Demiri-Frangu

" Ndoc Nikaj, Balzaku shqiptar" dhe " Dashuria si ndjenje supreme" per Don Lush Gjergjin" nga Dr. Qibrije Demiri- Frangu...

Klik ne rubriken "Personalitete"!

Dimėr nė Michigan


Nuk e dija, deri para ca ditėsh, se Pashka Elezi ishte piktore. Njė miku im mė tha se Pashka kishte disa vepra nė pikturė. Tani pėr tani munda tė siguroj vetem kėtė: " Dimėr nė Miēigan".
P.Jaku

10 vjet nga ndarja me Nėnė Terezen



Emision dokumentar “ NENA TEREZE”, realizuar nga gazetarja e njohur Flora Durmishi,

Derguar per “ Kuvendin”

... Nuk ėshtė fjala vetėm pėr uri buke, egziston dhe uria pėr dashuri, i zhveshur nuk do tė thotė tė jesh pa njė copė veshje por do tė thotė tė jesh pa dinjitetin njerėzor! Tė jesh pa strehė nuk do tė thotė tė mos kesh njė shtėpi tė vogėl ku tė jetosh por domethėnė tė jesh i braktisur nga tė gjithė, i pa dėshiruar, i pa dashur, i lėnė pasdore, ku njeriu tė ketė harruar cfarė do me thėnė dashuria njerėzore, cfarė ėshtė gėzimi njerėzor, cfarė ėshtė pėrqafimi njerėzor...”

Ja kjo ishte njė pjesė e filozofisė jetėsore me tė cilėn E Lumja Nėna Terezė preku thellė nė ndėrgjegjen e njerėzimit dhe i dha vulė tė fuqishme shekullit tė 20-tė.

Nga Shkupi deri nė Kalkutė, njė biografi nė tė cilėn, cdo ditė e saj ishte nė shėrbim tė njeriut, tė njerėzimit, prandaj edhe u quajt: Nėna e Dashurisė, Fenomen i Mirėsisė, Legjendė e Dashurisė dhe Respektit...

Gongje Bojagjiu u lind nė Shkup mė 27 gusht 1910 nga prindėrit Kolė dhe Drane Bojaxhiu nga Prizreni. Shkollėn fillore, katėr klasėt e para i kreu nė Famullinė e Zemrės sė Krishtit ndėrsa klasėt tjera dhe gjimnazin nė shkollat shtetėrore. Gongjia ishte vetėm 8 vjece kur i vdic i ati mirėpo nuk e harroi kurrė porosinė e tij: “Gongje, egoizmi ėshtė sėmundje shpirtėrore qė tė bėn rob dhe qė nuk tė lė tė jetosh e as t’u shėrbesh tė tjerėve.” Nė moshėn 12 vjecare Gongjia ndjeu thirrjen e parė pėr tė ndihmuar tė tjerėt. Biografi mė i mirė, tė paktėn nė mesin e shqiptarėve, don Lush Gjergji, pėr kėtė periudhė tė jetės sė Gonxhe Bojaxhiut, rrėfen: Ėshtė i rėndėsishėm kėrkimi i saj prej moshės 12 deri nė 18 vjet. Ajo nuk u nis ashtu me hamendje por “luftoi” me Zotin, kėrkonte vullnesen e Zotit. Shpesh herė mendonte se ėshtė liruar prej kėsaj thirrjeje mirėpo pėrfundimisht mė 14 gusht tė vitit 1928 te Zoja e Letnicės vendosi” dua tė bėhem motėr misionare qė t’u shėrbej tė varfėrve tė botės”.

Po si fėmijė cfarė ishte, cka e karakterizonte Gongje Bojaxhiun? Ishte e shoqėrueshme me tė gjithė, kishte talent pėr muzikė, pėr vallėzim, pėr poezi por mbi tė gjitha ishte e gatshme qė t’i ndihmojė cdo kujt e para dhe mė e dalluara nė shkollė megjithatė e shoqėrueshme me tė gjithė dhe ishte e lindur pėr tė organizuar, thotė don Lushi. Pėr kėtė periudhė tė jetės sė Gongjes na ka lėnė rrėfimin me kujtime edhe bashkėmoshatari dhe kusheriri  i saj, kompozitori, Lorenc Antoni: “Ka pasur njė zė tė hatashėm, ka qenė njė soprano e mrekullueshme...”

Madje Lorenc Antoni ka komponuar njė kėngė vetėm pėr vokalin e Gongjes. Interpretimi origjinal i kėngės nuk ėshtė ruajtur si edhe shumė gjėra tė tjera me vlerė dhe kjo ėshtė pėr tė ardhur keq.

Gongjia ishte fėmija i tretė i qiftit Bojaxhiu. Dranja pas vdekjes sė tė shoqit u detyrua tė punonte, edukonte dhe tė mbante familjen vetė. Kėtė e arriti duke pasur besim tė palėkundur te Zoti. Vėllai Lazri studioi Akademinė Ushtarake. Ai jetoi dhe vdic nė Palermo tė Italisė. Motra Ageja me nėnė Dranen shkuan nė Shqipėri ku edhe kaluan pjesėn tjetėr tė jetės. Ageja punoi nė Radio Tirana, si folėse. Vdic nė vitin 1974 pak pas vdekjes sė nėnė Dranės. Ato nuk u takuan mė kurrė me Gongjen qė nga ndarja nė Shkup.

T’i kthehemi kohės kur Gongjia mori vendimin e prerė, do tė niset nė misione edhe atė nė Indi. Po pse pikėrisht nė Indi, kush e frymėzoi dhe si e kuptoi qė India kishte nevojė pėr misionare-lind pashmangshėm pyetja. “ Sepse nė atė kohė, famullitarė dhe meshtarė katolikė shqiptarė ishin jezuitėt dhe Jezuitėt e kishin njė mision pikėrisht nė Kalkutė dhe Bengali. Prandaj ajo si e re pati dėgjuar drejtėpėrdrejtė prej misionarėve dhe pati lexuar nė revista pėr kėto ngjarje-shpjegon don Lushi.

Gongjia u ndikua shumė nga arqipeshkvi i Shkupit Lazėr Mjedja, vėllai i poetit Ndre Mjedja poezinė e tė cilit Gongjia e pėlqente shumė. Ishte viti 1928 kur ajo po hidhej guximshėm nė shėrbim tė Zotit dhe njeriut.

Erdhi momenti kur duhej ta linte vendlindjen e saj, Shkupin. Kjo gjė pėr askend nuk ėshtė e lehtė e sigurisht nuk do tė ketė qenė e lehtė as pėr Gongjen. Por kėshtu e donte misioni qė i kishte caktuar vetes. Ambienti mbase ishte i vogėl pėr idetė e saj tė mėdha. Nė pėrcjellje miqtė e saj kishin pėrgatitur njė program lamtumirės. Ishte kjo njė shenjė e dashurisė dhe mirėnjohjes. Ja si e kujton Lorenc Antoni atė mbrėmje:” Nė mbrėmje shkuam disa shokė ta takojmė dhe kemi kėndu kėngė tė ndryshme. Gongjia kėndoi dy kėngė. Kemi ndejtė deri vonė natėn. Unė nxorra biletat pėr tė.” Pra ditėn e 26 shtatorit, 1928, Gongjia e la Shkupin por me vete mori njė thesar tė madh kujtimesh, porosish e mėsimesh nga tradita kombėtare ,qė i pėrdori tėrė jetėn e saj nė shėrbim tė njerėzimit. Stacioni i saj i parė ishte Zagrebi pastaj nga Zagrbi pėr nė Dublin e mė 13 tetor nga Dublini pėr nė Kalkutė. Ishte njė udhėtim shumė i lodhshėm me tren dhe anije. Gjatė udhėtimit shkroi poezinė” Lamtumirė” tė cilėn mė vonė, Lorenc Antoni, mbase nuk e pati tė vėshtirė ta shndėrojė nė kėngė edhe pėr shkak tė miqėsisė nga fėmijėria.

Jo vetėm gjatė atij udhėtimi por edhe gjatė gjithė jetės Gongjen e pėrcillte porosia e nėnė Dranės:” Gongje e dashur kur bėnė dicka ose bėje mirė dhe me dashuri ose mos e bėj fare”. Dhe ishte pikėrisht kjo dashuri qė e udhėhoqi drejt misioneve.

Tre muajt e parė qėndroi afėr Dublinit pėr tė mėsuar anglishten dhe pėr t’u njohur me jetėn misionare. Kėtu edhe filloi periudhėn e pėrgatitjes, periudhėn e kandidimit pėr t’u bėrė murgeshė. Po kėtu Gongjia mori emrin e ri, Maria Tereza. Sapo mbėrriu nė Indi para saj i shfaq njė realitet edhe mė i pamėshirshėm se sa e kish menduar. Si do t’i ndihmoj, cka do tė mund tė bėj pėr kėta njerėz qė po vdesin rrugėve tė Kalkutės? Ishin kėto pyetje tė cilave nuk u jepte dot pėrgjigje.

Po nė funksion tė pėrgatitjes sa mė tė mirė pėr mision atė e priste edhe njė detyrė tjetėr . Nė Darjeling duhej tė bėnte noviciatin. Kėtu qėndroi dy vjet. 23 maji i vitit 1931 pėr tė ishte ditė e vecantė dhe e lumtur,  kishte kaluar fazėn e parė tė rishtarisė. Tani ishte njė hap mė afėr realizimit tė ėndėrrės sė saj. Puna e parė pas kėsaj faze ishte puna si motėr medicinale, e ndihmės dhe e pėrkujdesjes pėr tė sėmurėt. Nė kuadėr tė aktiviteteve tė kuvendit “Motrat e Loretos” Gongjia, tani Maria Tereza, vazhdoi studimet pėr vete dhe mbante mėsim me tė rinjtė. Pėr tė kjo ishte fare e lehtė sepse e kishte pėrvojėn nga Shkupi. Pėrvec mbajtjes sė mėsimit ajo duhej tė pėrkujdesej edhe pėr tė sėmurėt dhe t’u ndihmonte motrave tjera nė studime. Mė 1936 motėr Terezės i dhanė njė detyrė tjetėr: shkollėn e Shėn Terezės nė Kalkutė nė tė cilėn i kaloi plotė 17 vjet. Fėmijėt u lidhėn shumė me tė. Nga 52 fėmijė sa gjeti nė fillim shumė shpejt u bėnė 300. Asaj i pėlqente shumė tė mėsonte kėta fėmijė tė varfėr, tė braktisur e jetimė tė cilėve u mungonin gjėrat elementare pėr jetė. Duke i dashur ajo fitoi dashurinė e tyre. Nga dashuria pėr tė, nxėnėsit filluan ta thėrrisnin Nėna Terezė. Mė 24 maj 1937, Tereze Bojaxhiu,  u avancua  nga statusi i kushteve tė pėrkohshme nė kushte tė pėrjetshme. Tani ajo ishte e lirė  tė vepronte, shėrbente , kishte mė shumė mundėsi e kompetenca pėr t’i zbatuar projektet e saj. Mė pas Nėna Terezė ndjeu thirrjen e dytė: tė lė Kuvendin e Loretos qė tė ishte nė gjendje t’i pėrkushtohej plotėsisht me tėrė jetėn tė varfėrve dhe gjithė atyre njerėzve qė ishin goditur pa mėshirshėm nga sėmundjet si: malarija, gėrbula dhe kolera. Dhe vendosi tė lė Kuvendin qė tė jetė nė gjendje tė lirė tė ndihmojė tė varfėrit ndėr mė tė varfėrit. Me njė sari prej njė dollari dhe vetėm me 5 rupi nė xhep doli nėpėr rrugėt e Kalkutės dhe edhe ato ia dha njė lypsi. Vendosi tė jetojė me ta dhe nė mesin e tyre.

“Njerėz tė shtrirė nė rrugė, tė padėshirueshėm, tė pa dashur, tė uritur.” (Nėnė Tereza)     

Fillimisht Nėnė Tereza mund tė u ofronte vetėm lutje dhe dashuri, asgjė tjetėr. Kėshilla e Nėnė Dranės i sillej nėpėr kokė: “Bija ime, kurrė mos shiko mbrapa, vetėm pėrpara, kurrė mos u dorėzo!”

Ky ishte ai moment i madh kur ajo trgohet si personalitet i fuqishėm pėrmasave gjigante. Kishte besim te Zoti,  kur nisi nga zero projektin e madh i cili pastaj pak nga pak si ortek i fuqishėm vuri nė lėvizje tėrė ndėrgjegjen e njerėzimit.

Ajo u identifikua me njerėzit mė tė varfėr qė tė mund tė ishte mėsuese, nėnė dhe cdo gjė pėr ta. Ajo nuk fliste shumė por punonte shumė. Ua lehtėsonte vuajtjet atyre qė vuanin. Dashuri kishte pėr tė gjithė. Ajo tanimė nuk ishte vetėm. Vajza e parė qė iu bashkua ishte njė e pasur. Dhe kėtė Nėnė Tereza e kuptoi si dhuratė nga qielli. Menjėherė pas saj edhe vajza tė tjera, ish studente tė Nėnė Terezės iu bashkuan misionit tė mėsueses sė tyre. Kėshtu mė 7 tetor 1950 Nėna Tereze themeloi bashkėsinė me emrin “Misionaret e Dashurisė”. Nė vitin 1965, kjo bashkėsi u ngrit nė kongregatė papnore. Atė kohė kishte 300 misionare tė dashurisė. Dhe tė gjitha kėto ndihmonin tė varfėrit dhe tė sėmurėt, tė braktisurit para vdekjes, fėmijėt dhe bonjakėt e braktisur, tė gėrbulurit... e tė ndihmosh kėta njerėz  duhet vetė ta pėrjetosh kėtė, dhe mund t’u ndihmohet shumė, mjafton tė kesh zemėr tė pastėr.“Duhet tė kemi zemrėn e pastėr qė tė kuptojmė sepse zemra e pastėr mund tė dashurojė. Ne duhet t’ua zgjasim dorėn qė t’u shėrbejmė ndėrsa me zemėr t’i duam pėr atė ditė kur tė varfėrit tė jenė shpresė e shpėtimit tė njerėzimit. Ne do tė gjykohemi  nė bazė tė asaj qė bėjmė pėr ta”

Pėrmes bashkėsisė “Misionaret e Dashurisė” tashmė kishte filluar tė funksionojė dhe tė japė rezultate ideja e madhe e Nėnės Terezes. Mė 1955 hapi shtėpinė pėr fėmijė tė braktisur. Ajo urdhėroi tė sillen brenda tė gjithė fėmijėt e braktisur pa dallim dhe u siguroi strehė, ushqim e dashuri, tė cilėn gjė ata nuk e kishin pėrjetuar kurrė.

Por ka edhe shumė kategori tė tjera qė presin dorėn e dikujt pėr ndihmė. Sa shumė njerėz jetojnė dhe vdesin nėpėr rrugėt e Kalkutės! Tė tillė Nėna Tereze sheh nė cdo hap.Kjo e brengosė shumė. Cfarė tė bėjė? Nuk e pranon dot kėtė realitet. Dhe cfarė bėri? Shkoi nė tempullin e hyjneshės Kali. Mori njė nga kthinat e tempullit dhe pėr 24 orė e mbushi me njerėz qė ishin buzė vdekjes. Kėtė shtėpi Nėna Terezė e quajti Nirmal Hirdaj. Kėtu thoshte ajo askush nuk vdes i dėshpėruar, i uritur dhe pa dashuri.

Nėna Terezė hapi shumė spitale pėr ta. Gjithashtu u angazhua dhe hapi njė fashat pėr tė gėrbulurit me emrin “Shanti Nagar”(Qyteti i Paqės) ku ata do tė mund tė jetonin dhe punonin, tė krijonin familjet e tyre. Thjesht ku do tė mund tė bėnin njė jetė normale. “ Asnjė nga pacientėt tanė nuk ka vdekur i dėshpėruar. U kemi mundėsuar vdekje tė bukur. Ne i ndihmojmė ata tė vdesin nė paqe me Zotin  dhe me dashuri e kujdes deri nė fund”(N.T)

Mė 1962 themeloi degėn e meshkujve Misionarė tė Dashurisė. Pastaj shoqatėn ndėrkombėtare “Bashkėpunėtoret e Nėnės Tereze”, pastaj  Misionaret e Dashurisė dega e meditimit, Vėllezėrit e Fjalės etj. etj.

Po pse vėrtet angazhohej kaq shumė?  “Pėr lavdinė e Zotit dhe tė mirėn e njerėzve”-pėrgjigjej ajo

Nėna Terezė punonte cdo ditė me cdo njeri qė kishte nevojė pėr ndihmė. Fati e rasti e deshi qė tė qėndrojė mė gjatė nė Indi por shembėlltyra e saj, forca e ideve forca e dashurisė sė njeriut pėr njeriun kishte filluar tė pėrhapej nėpėr tėrė botėn. Duket se u bė pikė e kthesės nė ndėrgjegjen e njerėzimit. Njeriu pėr njeriun nuk qenka vetėm ujk, nuk paska vdekur dashuria , mirėsia, respekti i njeriut pėr njeriun. Porositė dhe fama e veprave tė saj filluan tė lėvizin gjithandej globit tė mbushur pėrplot kontraste, ligėsi e egoizėm. Pa ndalė ajo i bėnte thirrje njerėzimit qė ta mund tė keqen nė vetvete sepse nga kėto ligėsi e egoizma prodhohen fatkeqėsi njerėzore si imoraliteti, alkoolizmi, droga, AIDS-i e tė tjra, qė po e kėrcnojnė njerėzimin. Nėna Terezė jo vetėm me porosi por edhe fizikisht ishte aty ku kishte fatkeqėsi. Hapi shumė qendra nė vende tė ndryshme tė botės pėr tė ndihmuar shėrimin e tė sėmurėve nga droga e AIDS-i . Ajo nuk komenton mė shumė pėrvec “ Ata janė qenie njerėzore, vėllezėrit dhe motrat e mia, ne duhet t’i falim ata. Kėta njerėz mė shumė vuajnė nga izolimi qė u bėhet. Ata kanė nevojė pėr dashuri.” Ajo ėshtė kudo nė: Qernobil, Bejrut, Etiopi, Kubė, Romė, Shkup, Uruguaj, Brazil, Kosovė, Aman, Gjermani, Francė, Honduras, Kamerun... e ku jo atje ku ka vuajtje. Dorėn e ngrohtė tė ndihmės sė Nėnės Terezė e ndien me miliona njerėz, pavarėsisht nga raca, feja, gjinia, etnia etj. Pėr Nėnė Terezėn tė gjithė ishin njerėz dhe i shikonte si njerėz.

Tashmė ishte shndėrruar simbol kudo nė botė . Mė 1979 Nėnė Terezė dhe vepra e saj u shpėrblye me cmimin Nobel pėr paqė. Nė arsyetimin e Komitetit pėr ndarjen e cmimit ndėr tė tjerat thuhet se vula e veprės sė saj ėshtė nder pėr njeriun, pėr vlerėn dhe dinjitetin e tij duke vėnė nė spikamė se ajo ia ktheu njerėzimit shpresėn nė njė moment tė tensioneve dhe krizave tė mėdha nė botė. Laureatja e cmimit, Nėna Terezė, deklaroi se e pranon cmimin nė emėr tė tė varfėrve dhe mjetet qė sjell cmimi ishin pikėrisht pėr kėtė.

“Ky cmim ėshtė njė rast i mirė pėr tė dėshmuar se dashuria ėshtė njė rrugė e mirė pėr paqe.Dhe jo vetėm dashuria me fjalė por dashuria nė vepėr. Ky cmim do t’i gėzojė mijėra njerėz anė e mbanė botės tė cilėt bashkohen me mendimin se tė varfėrit janė vėllezėrit dhe motrat tona.”

Nga ky piedestal Nėna Terezė pėrsėriti thirrjen pėr paqė, dashuri mes njerėzve, mirėkuptim, ndihmė njėri tjetrit. Theks tė vecantė ajo vuri nė rolin e ngrohtėsisė familjare pėr edukimin e fėmijėve tė shėndoshė. Ku mungon kjo ngrohtėsi, tha ajo, shfaqen devijime si droga, AIDS-i etj. Edhe kėtu nė Osllo ajo foli e shpjegoi pse angazhohej kundėr abortit. Abortin ajo e quajti shkatėrruesin mė tė madh tė paqės. “Nėse njė nėnė mund ta vrasė fėmijėn e vet  c’mund tė thuhet pėr krim kur vritemi nė mes nesh . Kėta fėmijė tė palindur po vriten nė barkun e nėnave tė tyre. Mendoj se tė gjithė ne duhet tė lutemi tė mos ndodh kjo. Nėse me tė vėrtetė e duam paqėn duhet ta ndalim vrasjen e fėmijėve tė pafajshėm nė barkun e nėnave tė tyre.”

Gjithė vėmendja e njerėzimit atė ditė ishte drejtuar drejt Osllos. Shqiptarėt kishin dhe njė arėsye mė shumė pėr t’ ju gėzuar mirėnjohjes sė madhe qė iu nda kėsaj bije tė vyer tė kombit.

Nė emėr tė shqiptarėve pėrshėndeti imzot Nikollė Nikprelaj.

Para Osllos dhe mė pas Nėna Terezė u nderua edhe me shumė cmime tė larta nga qendra e institucione tė botės si: cmimin ndėrkombėtar Xhon Kenedi, cmimin Nehru, cmimin Nėna Universale, doktore e anėtare nderi nė disa universitete etj. etj. Mė 1990 u shpall anėtare nderi e Akademisė sė Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės ndėrsa nė vitin 1996 kryetari Rugova e shpalli Anėtare Nderi e Republikės sė Kosovės.

“Ne do tė mėsojmė gjithmonė nga filozofia e dashurisė qė e krijoi ajo. Kjo filozofi  ėshtė dashuria pėr Zotin, dashuria pėr njeriun dhe dashuria midis njerėzve. Kjo ėshtė dashuria e nėnės shqiptare, qė Nėna Tereze e ndau edhe me njerėzit e popujve tė tjerė . Kėtė dashuri e ngriti nė planin universal pėr veprėn e bėrė tė bamirėsisė. Nėna Tereze, mund tė themi, ėshtė themeluese e filozofisė humanitare qė aq shumė i duhet njerėzimit. Njerėzit e mėdhenj dashurinė e ndajnė dhe ua dhurojnė tė tjerėve. E tillė ishte Nėna Terezė. Nga filozofia e saj ne mėsuam tė jemi sėbashku . Ajo ėshtė nė zemrat e tė gjithė kosovarėve e qė krenohen qė ėshtė Nėna e Njerėzimit...”(Kryetari Rugova)

Krahas angazhimeve tė pareshtura me tė varfėrit e saj nė Kalkutė dhe qendrat tjera botėrore ku kishte hapur qindra shtėpi pėr tė varfėr, spitale e shkolla, Nėna Terezė pėrpiqej qė tė gjente kohė pėr tė vizituar vendlindjen e saj. Nė Kosovė pėr herė tė parė erdhi nė vitin 1971. Ishte mysafire e don Nikolė Minit, famullitar i Prizrenit. Shtegtoi  edhe nė Letnicė dhe disa vise tė tjera . Ishte koha e komunizmit dhe ateizmit dhe thuajase pėrvec elementeve kishtare dhe fetare katolike askush nuk e hetoi praninė dhe vizitėn e saj, tregon don Lushi. Vizita e dytė e saj nė Kosovė u bė nė vitin 1978 e edhe kjo kaloi pa ndonjė publicitet. Vizita e tretė ishte mė, 1980 kur tashmė ajo ishte bėrė personalitet i pėrmasave botėrore dhe kishte fituar cmimin Nobel.

“Vizitoi Shkupin e saj dhe Shkupin tonė, themeloi edhe bashkėsinė e parė rregulltare “Bijat e dashurisė hyjnore” nė Shkup pastaj pas Shkupit erdhi nė Bincė ku pati nje takim me klerin tonė dhe motrat tona . Nė Letnicė u morėm vesh qė t’ia bėjė edhe njė vizitė Vitisė, kryetarit tė komunės dhe tė zhvillojė njė takim nė Kėshillin Ekzekutiv tė Kosovės qė atėherė kryesohej nga Bahri Oruci dhe nėnkryetar ishte Pajazit Nushi- rrėfen Lush Gjergji. Nė vitin 1986 erdhi mė shumė privatisht pėr tė vizituar ipeshkėvinė dhe ipeshkvin e atėhershėm imzot Nikė Prelėn dhe pėr tė shqyrtuar situatėn se a ėshtė e mundshme qė edhe nė Kosovė tė hapet njė qendėr e Misionareve tė Dashurisė. Vizita e saj e fundit bėrė Kosovės ishte nė vitin 1988, ishte vizitė publike. Erdhi dhe solli 4 motra Misionare tė Dashurisė dhe hapi qendrėn e saj nė Pejė.

Pajazit Nushi i cili atė kohė ishte nėnkryetar i Qeverisė sė Kosovės dhe i ngarkuar me organizimin e pritjes  qė iu bė Nėnės Terezė, krahas bisedave pėr pozitėn e fesė nė Kushtetutė e tema tė tjera , kujton rastet e refuzimit tė saj pėr tė kaluar natėn nė luksin e hotelit ose pėr t’u shėrbyer me veturė: “Ishte shumė e thjeshtė nė cdo pikėpamje. Nuk keni nevojė tė angazhoheni kaq shumė pėr qėndrimin tim kėtu sepse unė mund tė eci prej kėtu e tė shkoj deri nė kishė, pse t’i sillni ju tri-katėr makina pėr mua...”  

Nė Shkup pėr herė tė parė u kthye nė vitin 1970. Kėshtu ishin kohėt dhe rrethanat por edhe angazhimet kolosale qė kishte. Vizitat nė Shkup dhe Kosovė janė bėrė nė kuadėr tė njė programi.

Pas ardhjes sė demokracisė nė Shqipėri u hap dera edhe pėr ardhjen e Nėnės Terezė. Ajo bėri disa vizita dhe hapi njė numėr institucionesh tė bamirėsisė si dhe objekte tė kultit tė cilat mė herėt ishin tė ndaluara.

Nė vitin 1993 Nėna Terezė erdhi nė Shqipėri nė shoqėri tė Papa Gjon Palit tė Dytė.

Ja mesazhi i saj drejtuar popullit shqiptar:”Duajeni  njėri tjetrin ashtu sic ju do perėndia juve tė gjithėve dhe lutuni! Sepse duke u lutur nė familje e mbani atė tė bashkuar. Familjarėt qė luten bashkarisht janė tė bashkuar e duan njėri tjetrin sic i do perndia tė gjithė prandaj ne kėtu nė Shqipėri insistojmė shumė pėr lutje dhe unitet dhe dashuri nė cdo familje. Zoti ju bekoftė!

Po gjatė kėsaj vizite Papa dha kėtė vlerėsim pėr Nėnė Terezėn dhe veprėn e saj tė madhe: “Si mos ta pėrmendim fort dashurėn, bijėn tuaj, bijėn e zgjedhur shqiptare, motrėn Terezė tė Kalkutės, nėnėn e shumė tė varfėrve nė botė. Me ngrohtėsinė e fesė, kjo grua e vogėl e madhe ka dhėnė nxitjen dhe pėrkujdesjen e madhe tė zemrės shqiptare...”

Dhe, kudo Nėna Terezė ishte e pranishme me tė njejtėn energji tė shpirtit tė saj pėr tė ndihmuar mė tė varfėrit e botės. “Ata mund tė ndihmohen pavarėsisht nga mundėsitė qė kemi qofshim tė pasur apo jo. Mund tė ndihmohen me shumė para e nėse nuk ka edhe me njė qindarkė edhe me njė kujdes , pak respekt me njė buzėqeshje.”

Pėr ta nuk kurseu asgjė as shėndetin, as kohėn as mundin dhe ia doli, duke iu ofruar ndihmė hallegjinjėve tė pashpresė qė nga ndihma mė e vogėl e deri te mrekullitė. Mbi tė gjitha ajo dėshmoi se edhe e pamundura ėshtė e mundur. Por kishte edhe ndonjė zė malicioz, si gjithmonė qė i pėrcjellin veprat e mėdha, qė tė thoshte ndonjė fjalė tė ligė edhe pėr Nėnėn Terezė, pėr prejardhjen e fondeve, pėr menaxhimin e tyre etj. Edhe nė pėrgjigje tė tyre ajo ishte e madhe duke kėrkuar qė tė mos u vihet veshi por tė vazhdojė puna. Mbase nė momente tė tilla do t’i ketė lindur inspirimi qė kėtė pėrgjigje ta jap edhe me poezi: “S’ka rėndėsi, njeriu ėshtė i pa arsyeshėm, i pa logjikshėm, egocentrikė, s’ka rėndėsi duaje! Nėse bėn mirė do tė thonė se e bėn pėr qėllime egoistike, nuk ka rėndėsi bėj mirė! Nėse i zbaton qėllimet e tua do tė gjesh miq tė rrejshėm dhe armiq tė vėrtetė, s’ka rėndėsi zbato! Tė mirėn qė e bėn nesėr do tė harrohet, s’ka rėndėsi bėj mirė! Nderi dhe ciltėria do tė bėjnė tė lėndueshėm, s’ka rėndėsi, tė jesh i ciltėr dhe i ndershėm! Atė cka ke ndėrtuar vite me radhė mund tė rrėnohet fill, s’ka rėndėsi ndėrto! Nėse i ndihmon njerėzit do tė hidhėrohen, s’ka rėndėsi ndihmoiji! Jepja botės pjesėn mė tė mirė tė vetvetes do tė shqelmojnė, s’ka rėndėsi, jepi botės pjesėn mė tė mirė tė vetvetes!”(N.T.)

Pra edhe nė vėshtirėsi Nėna Terezė na ka dhėnė modelin e tejkalimit tė tyre mjafton qė tė kesh zemėr tė pastėr dhe qėllime tė larta. Prandaj janė harruar ata zėra tė ligė dhe ka mbetur shkėlqimi i veprės sė saj tė cilės iu pėrkushtua me shpirt deri nė castet e fundit tė jetės.

Nėnė Tereza ndrroi jetė mė 5 shtator 1997. Nė varrimin e saj morėn pjesė me pikėllim tė thellė, krahas tė varfėrve edhe personalitetet mė tė shquara botėrore.

Ishte kjo humbje e madhe pėr njerėzimin por edhe ngushėllim se ajo e la tė qartė rrugėn qė duhet ndjekur. 

Ja, ta zėmė, si e komenton vdekjen e saj zėvendėsja e Nėnė Terezės, motėr Nirmala e cila beson se fenomeni Nėna Terezė dhe figura e saj karrizmatike do tė vazhdojė tė veprojė pėrmes tė tjerėve:”humbja ėshtė shumė e madhe! Sa u pėrket problemeve jam shumė e sigurt se Nėna Tereze do tė lutet edhe atje ku ėshtė nė qiell dhe do tė na ndihmojė. Kam shumė besim nė ndihmėn e Zotit dhe lutjet e nėnės por, sigurisht qė humbja ėshtė shumė, shumė e madhe.”

Ndėrsa njė ditė pas vdekjes sė Nėnė Terezės, Papa Gjon Pali bėri kėtė vlerėsim pėr tė: “Nėna Terezė e ka shėnuar historinė e shekullit tė 20. E ka mbrojtur me guxim tė pashoq jetėn , i ka shėrbyer qenies njerėzore pėr tė mbrojtur dinjitetin dhe nderimin atyre qė i kishte thyer jeta pėr t’i dėshmuar dashurinė e Zotit cdo krijese njerėzore. Kjo ėshtė dėshmia e dashurisė engjullore qė ushqehet nga feja dhe e pėrcjellė deri nė vdekje. Kėshtu e pėrkujtojmė atė duke u lutur dhe duke i dėshiruar shpėrblimin qė e pret cdo besimtar nė mbretėrinė qiellore.Le tė jetė shembulli i saj i gjallėrishėm ngushėllim dhe frymėzim pėr familjen e saj, kishėn dhe mbarė botėn.”

Bill Klintoni e quajti Nėnė Terezėn, vigan i shekullit tonė. Zhak Shiraku tha se pas vdekjes sė Nėnė Terezės ka mė pakė dashuri nė botė! Toni Bleri vlerėson se shpirti i Nėnės Terezė do tė rrojė si frymėzim pėr tė gjithė ne!

 Nėna Terezė u bė pėr tė gjallė e edhe mė shumė pas vdekjes inspirim pėr mendjet krijuese tė tė gjitha llojeve: pėr artistė, skulptorė, kompozitorė, shkrimtarė etj.

“Nėna Terezė ėshtė shprehja mė e bukur e mirėsisė, e humanitetit, e zemėrgjerėsisė, e flijimit e tėrė asaj qė mund tė themi qė ėshtė bujare.” Kėtė vlerėsim e ka bėrė piktori i njohur Ibrahim Kodra i cili ia ka kushtuar edhe disa punime brilante nė pikturė dhe shton ” Nėna Terezė ėshtė nėna e botės mbarė. Ajo ka shpėtuar fėmijėt e botės mbarė! Kjo ėshtė Nėna Terezė. Shqiptarėt mburren me emrin e saj. Ajo ka naltėsu edhe emrin e popullit Shqiptar sepse me mirėsinė qė ka bėrė nė tėrė botėn emri i saj ėshtė i shkruar me shkronja tė arta.Dhe e meriton se e ka qu nalt emrin e Shqipnisė.”

Ismail Kadare:” Nėnė Tereza ėshtė figurė e madhe emblematike e kombit shqiptar. Me figura si Nėnė Tereza historia e njerėzimit, vetė njerėzimi, ėshtė bėrė mė i pasur dhe mė i ndritshėm. Populli shqiptar mund tė jetė krenar qė i ka dhėnė botės njė pasuri dhe njė dritė tė tillė. Me kėtė ai dėshmoi edhe njė herė se ėshtė njė popull qė bėnė pjesė nė qytetėrimin e madh evropian. Jam i lumtur qė vite mė parė e kam takuar kėtė shejtore. Cdo popull do tė ishte krenar ta kishte pjellė Nėnė Terezė. Prandaj krenaria jonė pėr tė ėshtė legjitime. Nė qastet tona tė vėshtira ne e kemi kujtuar gjithmonė. Ajo na ka dhėnė besim dhe kthjelltėsi nė shpirt. Nė kohė tė ashpra ne e kemi kujtuar poashtu gjithmonė, ajo na ka dhėnė fisnikėri dhe paqe. Nėnė Tereza do tė jetė e tillė pėr ne nė jetė tė jetėve.”

 Nermin Vlora Fallaski

Nėnė Tereza kishte dicka qė nė atė pėrmbledhjen e trupit tė saj, nė ato rrudha qė kishte nė fytyrė e bėnin jashtėzakonisht tė madhe...

Gjelosh Gjokaj

Te artistėt ajo ėshtė gjithmonė njė element inspirativ, edhe si figurė edhe si personalitet me vepra tė mėdha qė i ka ba. Shqiptarizmi duhet tė krenohet me veprėn e saj.

Ja si e kanė shprehur pėrmes poezisė admirimin e tyre disa nga poetėt kosovarė:

Gonxhe Bojaxhiu gjallėron paralele

o ndihmon fatkeqėt kur i lė cdo shpresė

nėnė ėshtė pėr bonjakėt qė s’janė tė aftė pėr ndjesė

xixė pėr nėna tė lėna dhe fėmijėt pa mnela

hapi ajo zemrėn sa vetė rrozullimi

edhe nė tė i ngroh njerėzit e cdo ngjyre ...(Enver Gjerqeku)


nė syrin tėnd janė do rrugė

qė shpiejnė nga jeta

 qė shpiejnė nga bregu

zemrėn prej Nositi

nė planet e ke shtri

si nėna fėmijėn

mbuluar e ke me dashuri... (Qibrije Demiri)


fleta erėkėndshme

u ngrit drejt qiellit

dhe u shndrrua nė rreze

 tė ngrohta tė diellit

Gongje Bojaxhiu

nė Nėnėn Terezė!... (Mark Krasniqi)

Vepra dhe jeta e Nėnė Terezės ka frymėzuar edhe artistėt dhe krijuesit e fushave tė ndryshme anė e kėnd botės. Pra tė gjithė ata qė aspirojnė tė nxjerrin nė pah vlerat njerėzore, mishėrim i tė cilave ishte shqiptarja Gongje Bojaxhiu-Nėna Terezė.
Mė 19 tetor 2003, ipeshkvi i Kalkutės i kėrkoi Papės qė Nėna Terezė tė shkruhet nė radhėt e shejtėrve.
Po kėtė ditė, Papa Gjon Pali i Dytė, e shpall tė lumnueme Nėnėn tonė tė madhe Tereze. “...Me autoritetin tone apostolik, pranojmė qė shejtorja e nderuar e Zotit, Tereza e Kalkutės, tani e tutje tė quhet lume e qė festa e saj tė kremtohet, sipas rregullave tė caktuara nga e drejta kanonike kishtare, cdo vit, nė ditėn e lindjes sė saj pėr qiell mė 5 shtator.”
Nėna Terezė ėshtė shembull pėr t’u ndjekur. E sikur tė gjithė ne tė ecnim hapave tė saj, bota do tė ishte krejt tjetėr.

 

Intervistė me z. Flamur Gashi, drejtor i Institutit Kombėtar tė Diasporės, nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė.

Instituti Kombėtar i Diasporės e ka si njė ndėr objektivat e veta mė tė rėndėsishme identifikimin e shqiptarėve kudo nė botė

Intervistė me z. Flamur Gashi, drejtor i Institutit Kombėtar tė Diasporės, nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė.

P.Jaku-A ka Instituti ndonjė studim dhe shifra tė sakta, ose pėrafėrsisht tė sakta, pėr shqiptarėt qė ndodhen jashtė Atdheut?

F.Gashi-Instituti Kombėtar i Diasporės e ka si njė ndėr objektivat e veta mė tė rėndėsishme identifikimin e shqiptarėve kudo nė botė. Nė kėtė kuadėr ne jemi pėrpjekur tė gjejmė numrin e pėrafėrt tė bashkėkombasve tanė qė jetojnė e punojnė nė shtete tė ndryshme. Sigurisht, tani pėr tani, nuk mund tė themi se tė dhėnat janė plotėsisht tė sakta dhe rrjedhojė e njė rregjistrimi me kritere profesionale. Sidoqoftė kemi tė dhėna tė pėrafėrta, tė pėrftuara nga informacionet e herėpashershme qė na vinė nga pėrfaqėsitė tona diplomatike e konsullore, nga shoqatat e shqiptarėve apo individė tė veēantė, bashkėkombas studjuesė. Kėto tė dhėna nė disa raste na vijnė edhe prej institucioneve shtetėrore tė specializuara pėr migrantėt nė vendet pritėse.

P. Jaku-Nė cilat vende ka mė shumė shqiptarė dhe si janė tė organizuar?

F.Gashi- Rasti i diasporės shqiptare ėshtė unikal. Krahasuar me popullsinė nė vendin e origjinės, ėshtė ndėr mė tė mėdhatė nė botė. Ajo ka qėnė dhe vazhdon tė jetė pjellė e zhvillimeve tona historike, politike dhe ekonomike. Kurse si shtrirje gjeografike kap thuajse tė gjitha kontinentet e banuara. Nė ėshtė e pėrqendruar kryesisht nė Turqi, SHBA, Greqi, Gjermani, Itali, Zvicėr, Suedi, Angli, Kanada, Australi, Argjentinė etj.    
Dukuria e migrimit tė shqiptarėve jashtė vendit nuk ėshtė e re. Ajo ėshtė e dokumentuar tė paktėn qė nė shekujt e pesėmbėdhjetė dhe tė gjashtėmbėdhjetė.
Emigracioni u rishfaq vrullshėm nė Shqipėri nė korrik 1990 me tė ashtuquajturėn “kriza e ambasadave”. Duke lėnė mėnjanė dyndjet masive nėpėrmjet kufirit tokėsor me Greqinė dhe drejt Italisė nėpėrmjet anijeve nė vitet 1991 dhe 1992, ky emigracion, nė pėrgjithėsi, ka ruajtur tiparet e veta si njė dukuri individuale, e paorganizuar dhe e pakontrolluar, duke pėrjashtuar kontigjente tė vogla qė kanė pėrfituar nga marrėveshjet pėr punėsim tė pėrkohshėm me Italinė. Njė rast tė veēantė pėrbėn emigracioni shqiptar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Kanada,  pjesa mė e madhe e tė cilit ėshtė  i ligjshėm, i rregulluar nė bazė tė kuotave tė pėrcaktuara nga shtetet pėrkatėse.
Nga tė dhėnat qė ne disponojmė, rezulton se pas vitit 1990 ka emigruar rreth 23.5 pėr qind e popullsisė sė vendit, ose 35 pėr qind e popullsisė aktive. Pra, aktualisht, jetojnė dhe punojnė jashtė vendit mbi 1 milion shtetas shqiptarė. Pjesa mė e madhe, rreth 60-65 pėrqind e kėtij numri, ėshtė vendosur nė dy vende: Greqi dhe Itali, dhe midis tyre Greqia zė vendin e parė, me njė numėr mbi dy here mė tė madh sesa Italia dhe me rreth 40 pėrqind tė numrit tė pėrgjithshėm tė emigracionit tonė nė botė.

P. Jaku-I keni ju tė evidentuara shoqatat shqiptare tė emigrantėve dhe si i mbani lidhjet me to?

F. Gashi-Tanimė nė arkivin e Institutit Kombėtar tė Diasporės kemi njė dokumentacion relativisht tė plotėsuar pėr shtrirjen dhe organizimin e diasporės shqiptare. Punonjės tė stafit tė institutit kanė realizuar ekspedita pune tė suksesshme nė diasporėn arbėreshe nė Itali, nė diasporėn shqiptare nė Greqi, Zvicėr, Angli, Turqi, Suedi, Gjermani, SHBA etj. Pėr kėtė dėshmon, ndėr tė tjera, edhe pėrgatitja e Adresarit tė shoqatave, klubeve dhe asociacioneve tė diasporės. Sigurisht ky Adresar, qė ėshtė fryt edhe i punės sė kujdesshme tė pėrfaqėsive tona diplomatike e konsullore, mund e duhet tė plotėsohet e freskohet vazhdimisht me tė dhėna tė reja, sepse, siē tregon pėrvoja, ka prej tyre qė kanė jetėgjatėsi, por ka tė tjera qė shkrihen nė njė kohė tė shkurtėr, siē edhe lindin vazhdimisht tė reja.
P. Jaku-A duhet qė ambasadat shqiptare nė vendėt pėrkatėse (ku ka mė shumė shqiptarė) tė mbajnė lidhje me kėto komunitete dhe t’iu ndihmojnė ju me tė dhėna tė plota?

F. Gashi-E pėrmenda mė sipėr se pėrfaqėsitė tona kanė dhėnė ndihmesėn e tyre tė vyer nė hartimin e Adresarit tė shoqatave tė shqiptarėve nė diasporė. Por, veē informacioneve pėr ne, ambasadat e konsullatat tona mbajnė lidhje tė vazhdueshme me shoqatat me te njohura shqiptare, me pėrfaqėsuesit e tyre. Nuk ka veprimtari tė shoqatave ( atyre qė kanė bėrė emėr nė ndihmė tė vetes dhe atdheut tė tyre ),qė tė mos ketė pjesėmarrje tė drejtpėrdrejt nga stafi i ambasadės, siē nuk ka veprimtari qė organizojnė ambasadat e konsullatat dhe tė mos jenė tė ftuar drejtues tė shoqatave tė shqiptarėve.
Instituti Kombėtar i Diasporės ka edhe lidhjet  veta tė drejtpėrdrejta me kėto shoqata. Mund t’iu them njė konstatim tė saktė se ēdo ditė e mė shumė IKD po bėhet pikė referimi pėr to. 

P.Jaku- A ka IKD nje projekt  per t’i evidentuar ( regjistruar ) me ekzaktesi shqiptaret qe ndodhen jashte atdheut ?

F. Gashi-Strategjia Kombėtare pėr Emigracionin, e miratuar tashmė nga Qeveria Shqiptare, ka si pėrparėsi edhe regjistrimin e plotė, tė detajuar dhe me kritere shkencore tė kontigjentit tė shqiptarėve, pėr tė krijuar njė Regjister  Kombėtar tė Shqiptarėve Jashtė Vendit. Nisja e kėsaj pune kolosale me Projektin Pilot qė ėshtė parashikuar tė zbatohet nė disa rajone tė Greqisė dhe Italisė – dy vende qė kanė pjesėn dėrmuese tė emigracionit shqiptar – do tė jetė njė pėrvojė e dobishme pėr pėrballimin e njė sfide qė deri tani ka qėnė evidente.

P. Jaku-A ka detyrime Instituti juaj pėr shqiptarėt qė nuk janė tė territorit fizik tė Shqipėrisė gjeografike?

F. Gashi-Jashtė shtetit tė origjinės, pra nė vendet pritėse, shqiptarėt janė dhe mbeten shqiptarė. Nga ky kėndvėshtrim doemos qė kemi detyrime. Sigurisht qė ne respektojmė me korrektėsi ēdo parim e normė tė konventave ndėrkombėtare qė rregullojnė fushėn e marrėdhėnieve me tė cilat merremi objektivisht. P.sh., ne kemi patur e kemi njė bashkėpunim tejet frytdhėnės me Departamentin e Ēėshtjeve Jo Rezidente nė Kosovė. Madje kemi marrė pjesė nė veprimtari tė pėrbashkėta si organizimi i konferencave mbarėshqiptare pėr mėsimin plotėsues nė gjuhėn shqipe nė Zvicėr, Java e kulturės arvanitase nė Prishtinė etj. Sė shpejti do tė nėnshkruajmė edhe njė protokoll-bashkėpunimi pėr institucionalizimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve tona, me qėllim rritjen sasiore e cilėsore tė veprimtarive nė drejtim tė diasporės shqiptare, kudo ku ajo ndodhet.

P. Jaku-Sa dhe si mund tė ndihmojė Qeveria shqiptare pėr ruajtjen e gjuhės dhe traditave shqiptare nė mėrgim, pasi rreziku i asimilimit tė brezave tė rinj ėshtė i pashmangshėm?

F. Gashi-Njė tjetėr drejtim shumė i rėndėsishėm i punės sė Institutit Kombėtar tė Diasporės ėshtė integrimi kulturor i diasporės sonė, tė vjetėr e tė re, si dhe mbajtja gjallė e gjuhės shqipe dhe ruajtja e kultivimi i traditave mė tė mira kombėtare. Kushtet e reja diktojnė gjetjen e formave mė tė larmishme tė punės pėr mbajtjen gjallė tė elementėve tė vetėdijes dhe pėrkatėsisė kombėtare. Kėtu pėrfshihen elementėt e integrimit kulturor tė dyanshėm: vendi i origjinės - diasporė dhe anasjelltas, si dhe ndihma e mbėshtetja pėr mėsimin e gjuhės shqipe nga fėmijėt.
Nė zbatim tė Platformės sonė kemi vėnė si objektiv qė diaspora, duke filluar nga arbėreshėt e arvanitasit e deri te tė larguarit mė tė fundit, tė organizohen mbi baza sa mė tė shėndosha tradicionale, tė kulturės etj. Qėllimi ėshtė tė ruhen traditat, tė forcohen lidhjet kombėtare tek brezat e rinj, tė cilėt duhen ushqyer vazhdimisht me dashurinė pėr vendin e tė parėve, me dashurinė pėr tokėn amė, pėr gjuhėn shqipe. Kėtij qėllimi i shėrben edhe puna jonė pėr realizimin doradorės tė nismave me vlerė tė diasporės si p.sh., ajo pėr konkretizimin edhe tė njė Kongresi tė Diasporės.
Pėr vetė situatėn konkrete nė diasporė, mėsimi giuhės shqipe mbetet detyrė emergjente, njė  sfidė qė  do  pėrballuar me sukses. Instituti Kombėtar i Diasporės, qysh me krijimin e tij, e ka patur dhe e ka detyrė parėsore mėsimin plotėsues tė gjuhės shqipe nga fėmijėt shqiptarė. Nė kėtė drejtim ai ka mbajtur nė konsideratė edhe pėrvojėn e shqiptarėve tė Kosovės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi, tė cilėt prej mė shumė se 30 vjetėsh punojnė e jetojnė nė vende tė ndryshme tė botės. Njėherėsh ne kemi bashkėpunuar me  shumė organizata e shoqata tė shqiptarėve nė diasporė dhe me Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės tė Shqipėrisė.
Mėsimdhėnia e gjuhės shqipe ka njė traditė dhe ėshtė vendosur mbi baza organizative mė tė shėndosha nė Zvicėr, Gjermani dhe nė disa prej vendeve nordike. Nė kėto shtete janė shfrytėzuar nė mėnyrė racionale hapėsirat ligjore ndėrkombėtare e vendore dhe ėshtė siguruar mbėshtetja materiale e shtetit pritės. Por nuk ėshtė e njėjta situatė nė Greqi, Itali, ShBA etj., ku dhe komunitetet shqiptare janė shumė mė tė mėdha.

P. Jaku-A mund tė ketė Instituti Kombėtar i Diasporės njė kryesi bashkėpunimi pėr lidhje mė reale tė shtetit me qytetarin e tij?

Instituti ynė ka tashmė njė pėrvojė mė shumė se dhjetė vjeēare. Vitin e kaluar Kėshilli i Ministrave miratoi njė vendim tė posaēėm, nė tė cilin, veē tė tjerave, pėrcaktohen qartė detyra konkrete pėr lidhje mė reale e mė tė drejtpėrdrejta me shqiptarėt jashtė vendit. Kėto do tė vazhdojnė edhe nė tė ardhmen pėr tė arritur deri nė mbajtjen e Kongresit tė Diasporės, i cili do tė ishte institucioni qė do t’i jepte pėrgjigjen pėrfundimtare pyetjes suaj.

P. Jaku- Nė diasporė ka pasė njė komunitet me ndikim tė fuqishėm, sidomos nė qarqet amerikane, qė kane pasė edhe media tė njohura. A i njihni ju kėto media dhe sa e si keni mundėsi t’i ndihmoni ?

F. Gashi-Sot ekziston njė komunitet shqiptar i fuqishėm, qė disponon media vizive dhe atė tė shkruar nė gjuhėn shqipe. Sikundėr dihet, nė periudhėn e parė tė vendosjes sė shqiptarėve nė Amerike (sepse nė fakt historikisht janė katėr periudha), Bostoni ka qėnė nė tė vėrtetė qendra mė e madhe e shqiptarizmit, mbasi me emrin e Bostonit janė tė lidhura pazgjithmėrisht themelimi i Kishės Ortodokse Shqiptare, ėshtė i lidhur themelimi i Federates Panshqiptare “Vatra” e Fan Nolit dhe Faik Konicės si edhe botimi mė 1908 i gazetės sė njohur ‘Kombi”, e para nė gjuhėn shqipe.
Nė ditėt e sotme, krahasuar me numrin e madh tė shqiptarėve tė shpėrndarė nė qytetet kryesore tė Shteteve tė Bashkuara, media elektronike vizive dhe ajo e shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė zgjeruar dhe rritur. Tashmė dihet, pėrshembėll, sa emėr tė mirė vazhdon tė ketė gazeta “Iliria”. Po ashtu njihet kontributi i madh i gazetėve “Dielli” apo “Trumbeta Shqiptare”. Janė pėrherė tė respektuara edhe organe tė tjera shtypi, tė cilat edhe pse jo pėrherė bėjnė dalje tė rregullt, kanė merita tė mėdha nė ruajtjen e zhvillimin e identitetit tonė shqiptar. Ndihemi tė nderuar, me kėtė rast, tė pėrmendim “Bota Sot”, “Trojet”, “Jeta Katolike”, “Thirrja Islame”, “Kids Planet”, “Shpresa”, “Revista d.m.th”, apo vetė revista qė drejtoni ju me sukses, “Kuvendi”.
Kėto vite ka bėrė pėrpara edhe media elektronike nė gjuhėn shqipe. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėrshembėll, ju shihni pėrditė veprimtarinė aktive tė “‘Albania Radio”, “Albania Radio Hour-Worcester”, “Albanian Radio-Hour New-York”, “Albanian Radio Programme “Zeri i Malesise”, “Radio Shqiptare “JETA”, “LDK Radio-Hour New-York”, “Radio “Alba Detroit”, “Albanian Television Inc. of Michigan”,  e kėshtu me rradhė. Duam tė veēojmė me kėtė rast kontributin e paēmuar tė seksionit shqip tė radios “Zeri i Amerikės”.

Falė mundėsive dhe lehtesirave tė mėdha qė fal posta elektronike, Instituti Kombėtar i Diasporės mban lidhje me disa nga mesmediat kryesore te lartpėrmendura dhe herė mbas here dėrgon nė adresė tė tyre materiale nga jeta politike nė vend, veprimtaritė e ndryshme kulturore dhe artistike si dhe kronika tė ndryshme nga jeta shoqėrore nė Shqipėri.

P. Jaku- A mund t’i propozoni qeverisė shqiptare pėr tė pasur qendrat e saj tė kulturės, nė ato vende ku shqiptarėt e kalojnė shifrėn e 50 mijėve ?

F. Gashi-Nė kapitullin B.1.1.1. me titull “Pėrmirėsimi i imazhit tė emigrantėve shqiptarė jashtė vendit” tė “Strategjisė Kombėtare pėr Emigracionin”, parashikohet ngritja dhe funksionimi sa mė shpejt i Qendrave ose Instituteve tė Kulturės Shqiptare, fillimisht nė Greqi dhe Itali, si institucione pėr tė promovuar imazhin e Shqipėrisė dhe tė emigrantėve shqiptarė dhe pėr tė ofruar disa shėrbime pėr komunitetin e tyre. Duke marrė shkas nga njė vendim dhe perspektivė e tillė, Instituti Kombėtar i Diasporės, nėpėrmjet Ministrit tė Punėve tė Jashtme, i ka propozuar qeverisė ngritjen e Qendrave tė Kulturės dhe Artit Shqiptar edhe nė SHBA, Kanada, Gjermani dhe Britani.  

P. Jaku-Diēka nga projektet e kėtij instituti pėr tė ardhmen e afėrt.

F. Gashi-Instituti Kombėtar i Diasporės ka njė vizion tė qartė dhe afatgjatė pėr punėn me diasporėn. Projektet e tij pėr tė ardhmen do t’i pėrmblidhja si mė poshtė: plotėsimi dhe pėrditėsimi i mėtejshėm i Atlasit Gjeografik e Demografik tė Diasporės Shqiptare; ndėrmarja e disa ekspeditave nga stafi ynė pėr nxitjen dhe pėrkrahja e organizimit sa mė tė mirė nė  shoqata, klube e asosiacione tė tjera, duke pasur nė bazė jo vetėm identitetin kombėtar, ruajtjen e gjuhės dhe kulturės, forcimin e kontakteve me atdheun dhe ndihmėn e ndėrsjelltė, por edhe interesat dhe profesionet e pėrbashkėta, vendndodhjen gjeografike etj.; organizimi i njė ose mė shumė konferencave me biznesmenė nga diaspora shqiptare, pėr integrimin e tyre nė ekonominė e vendit tone; zhvillimi i disa takimeve pėr forcimin e kontakteve me drejtues tė shtypit dhe mediave audiovizive nė gjuhėn shqipe; ndėrmarrja e disa aktiviteteve kulturore nė Greqi pėr tė pėrballuar sfidėn e imazhit negativ pėr vendin tonė dhe pėr diasporėn shqiptare; realizimi i objektivave tė pėrcaktuara nė Strategjinė Kombėtare pėr Migracionin, pėr ngritjen dhe funksionimin e qendrave tė promovimit tė kulturės shqiptare, me pėrparėsi nė Athinė e nė Romė, ku dhe pėrqėndrimi i komuniteteve shqiptare ėshtė relativisht mė i madh se kudo tjetėr etj.

P. Jaku-Ju faleminderit dhe revista “Kuvendi”, une dhe bashkėpunėtorėt tanė, i urojnė Institutit Kombėtar tė Diasporės, Juve dhe stafit tė Institutit, urimet mė tė mira.

F. Gashi-Pėrfitoj edhe unė, i nderuar Pjetėr Jaku, qė tė shpreh pėrgėzimet mė tė sinqerta pėr gjashtevjetorin e revistės “Kuvendi”, duke uruar qė ajo tė ndjekė traditėn e atyre mediave shqiptare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė cilat kanė lėnė njė emėr tė bukur nė histori.

Bisedoi: Pjeter Jaku
Kuvendi 6, 2007

 

 

 

 

Ne ndihme te njeri tjetrit

Revistes “ Kuvendi”

Sot u njoha  me  revisten “ Kuvendi” dhe me  permbajtjen e saj. E hasa
 rastesisht  ne  galaktiken e internetit, e rreshqita shpejte me sy, po do ta
 lexoj me vemendje.
Jetoj  ne
Philadelphia te Pensilvanise.  Jam dashamires i  letersise, dhe
dikur jam marre edhe me gazetari.Ju lutem shume, ne emrin tim dhe ne
emer te familjes time, te na ndihmonit per problemin e me poshtem,
nese keni mundesi:
Gjyshi i gruas time  GANI  QAMA, ka punuar  ketu ne Amerike,  ne
 Michigan me nderprerje  gjate viteve  1905  deri 1940. Sic  me thote
gruaja ime, ai ka  qene  shkolluar ne Turqi, ku edhe ka punuar pak kohe,
pastaj erdhi ketu ne Amerike, ne
Michigan, e konkretisht  ka punuar ne
Cadillak.
Ai, pas viteve 1940, donte te rikthehej ne Amerike, po pushteti  komunist,
 e pengoje deri sa edhe e pergjonte per dite. Ai kishte edhe disa dokumente
 te tija  qe i ruante me kujdes, po nuk na i tregonte. Thoshte vetem kaq:
keto dokumenta i kam shume te rendesisheme!
Gjyshi i gruas time  quhet  GANI  QAMA,  ka lindur ne Novaj te  Berati 
ne vitin 1880 dhe  vdiq ne Pluk te Lushnje  ne vitin 1974.
Cuditerisht, mbas vdekjes se tij, kur levizem sendet e shtepise, na humben
 te gjitha  dokumentat qe thame me siper.  Si na keshilloni, a mund te gjejme
 ndonje te dhene per te atje ne 
Michigan?
Ju lutemi shume  a mund te na  ndihmoni per kete gje?!  Ju jemi mirenjohes,
edhe ne se nuk  mundeni.
Nga me te afermit e  e tij sipas shkalles kronollogjike  ketu ne Amerike
eshte vetem gruaja ime, e cila per me teper eshte edhe qytetare Amerikane,
te tjeret jane ne Shqiperi. Per sa u tha me siper, KA VERTETESI DHE 
PLOTESIM  ME DOKUMENTAT E PLOTA TE SAKTA.
Me respekt,
Ahmet  Collaku

 



GABOVE  BELESH !

 

Pjetėr Jaku

 

Pėrgjigje e shkurtėr pėr shkrimin e  gjatė te  Dede Beleshit

 

Shumėkujt do t’i kujtoj ky titull, At Gjergj Fishten, dhe njėrin nga librat e tij “ Gabove Hilė!”, por me bindjen se nuk ia kujton  Beleshit, pasi nuk ka as njohjen minimale tė veprave tė Fishtes. Ndoshta, edhe pse  Beleshi, nuk ka eksperincė ne punėt e shkrimeve, le mė tė librave. Ai pėr herė tė parė dhe tė vetme e botoi biografinė e tij nė revistėn “ Kuvendi”, e cila u mbart edhe ne librin “ Shqiptarėt nė Detroit”, mė shumė pėr t’i bėrė nder Beleshit se librit! Nejse, te shkuara kėto, qė Beleshi nuk i quan ndere, ndersa gjetjet e punėve me 8 dollarė nė orė, na i pėrmend si ndere, kur nė fakt, ēdo i punėsuar, i ka bėrė nder atij e, jo ne qė nuk ishim dhe aq  tė papunė. Kėtij pėrsoni, i cili pranon hapur tė jetė pėrsonazhi i Konices, edhe pse nė shkrimin “ Doktor Gjilpera i shekullit 21” nuk i pėrmendet emri nė asnjė rast, i duhen bėrė tė njohura shumė “ vepra” , vetėm pėr t’i treguar se sa i zoti ėshtė tė rregulloj punėt e komunitetit. Edhe pse nuk ėshtė komode t’i pėrmendet, i duhet thėnė se revistėn “ Kuvendi”, Beleshi e ka marrė tri vjet falas, por revistėn “ Kuvendi” nuk mund ta pėrmend, se i zihen sytė. Niveli intelektual i “tepruar” qė ka Beleshi, ku pėr herė tė parė nė jetėn e tij, ka  realizuar vetėm ketė shkrim, qė nuk ka mundėsinė tė klasifikohet i tillė, e kjo kuptohet qė nė titull. Le t’i pergjigjemi, edhe pse nuk ia vlen te harxhosh kohė!

 

  1. Bashkėpunėtorėt e mi dhe tė revistės “Kuvendi”, janė anėtarėt e nderuar tė kėshillit botues, sponsorėt e saj, ku nė pėrbėrje tė tyre ka pėrsonalitete me tituj e grada shkencore, janė pėrsonalitetet e politikes dhe kultures shqiptare, brenda dhe jashtė Atdheut, qė u prononcuan pėr kėtė revistė, nėpėrmjet  bisedave dhe shkrimeve tė ndryshme, si: i shumėvuajturi, politikani dhe shkrimtari i nderuar Pjeter Arbnori, Isamil Kadare, Besnik Mustafaj, Imam Vehbi Isamili, Dom Anton Kēira, Jozeph e Shirley Cloyes Dioguardi, i njohuri Pjetėr Ivezaj, Pishtari i Demokracise Alfons Grishaj, aktivisti i njohur Ekrem Bardha, Ali Podrimja, Nodc Gjetja, Tonin Ēobani, Preē Zogaj, Nexhmije Pagarusha, Visar Zhiti, Bardhyl Ukcamaj, Dr. Agustin Shqalsi,  Dr, Gjon Kelmendi, Arjan Gruda,  Dr, Fran Ivezaj, Ermira Babaliu,  Dr. Zef Brozi, Aferdita Gashi, avokatėt Palok Lulgjuraj dhe Gjokė Dedvukaj, Eduart Aliko,  Weslli Clark, Lekė Lulguri, Prenk Gjokaj, Gjergj Ivezaj, Gjeto Ivezaj, Gjokė Martini, Marash Nucullaj, Luigj Gjokaj, Aferdita Rakipi, Klementina Sula, Franz Grishaj, Gjon Lulgjuraj, Ajaz Emini, Sander Gjeloshaj, Toni Junēaj,Nikolin Narkaj, Rrok Lulgjuraj, Enver Jusufi, Tonin Mirakaj, Julian Ēefa, Kujtim Qafa, Genc e Mergim Korēa, Llesh Grishaj, Tomė Mriaj, Klajd Kapinova, Kolec Traboini, Gjeto Turmalaj, Frederik Ndoci, Zef Palokaj e Zef Lleshi, Rush Dragu, Prek Toma, Rexhep, Binak e Mejreme Goēi,  Aurel Vukpalaj, Luk Junēaj, Kanto Dushaj, Pjeter Lajēaj, Astrit Turrabi, Agim Lumani, Lulash Palushaj, Dr. Llesh Ēupi, Symir Gorani, gazetari i njohur Zef Pergega,Viola Qafaliaj, Dr, Teodor Kareco, Novruz Nazarko, ushtarėt e UCK-se, Besnik Bezhi, Nikollė Perkaj dhe Dodė Dedvukaj etj.. etj.. etj. Dhe sė fundi, njė nga bashkėpunėtorėt e mi tė vetėm dhe besnik, Pjetėr Jaku! Take it easy, Belesh!
  2. Nuk hyj ne jetėn private dhe biografitė e askujt, pasi nuk ėshtė nė natyren, as nė etiken profesionale tė krijuesit por, qė ti  Belesh je futur, po tė kujtoj: shėrbesen qė i ke kryer regjimit komunist. Edhe pse me biografi jo tė mire, ia dole tė  bėhėsh dhėndėrr i njė familje komunistėsh. Nexhmijen mos e kėrko tek unė pasi, edhe pse mjaft mirė e di, as ajo dhe asnjė anėtarė i familjes, apo tė fisit, nuk i sherbyen kurrė partisė sė Nexhmijes tėnde. Gabove Belesh! Me ato qė ke shkruar nuk e tregon veten as burrė, as grua! Merru me malet, se Mali tė shkon mė afėr zanatit! Shkruaje vetem njė artikull pėr tė qėnė, qoftė edhe pėr gurė malesh,  dhe ngrihu  tė merresh me punėt e mia!
  3. Sa pėr anglishten ke tė drejtė. Sipas teje unė nuk di as shqip kur,  diplomėn pėr gjuhė letersi e mbrojta, pa patur nevojė tė shėrbej ne degėn e punėve  te brėndėshme tė Lezhės, edhe pse jetoja unė nė Lezhė , edhe “ Doktor Gjilpėren” nė shqip e shkrova, dhe nė shtypin shqiptar e botova: nė revisten “ Kuvendi”, gazetat “ Koha jonė” dhe gazeta “ Sot”,  po mė fal o Belesh se, edhe tė paskam shpuar! Edhe kėtu  gabove Belesh! Unė di aq anglisht  sa statusi qė kam, duke qėnė shtetas amerikan, ndėrsa ti din aq sa meriton, pas afro 15 vjetesh nė Amerikė. Ke  leksik vertetėt tė pasur; nė shqip vetėm shprehjen “ do me thanė”, ndersa nė anglisht “ any way”, “that’s fine” “what’s going ooon”
  4. Sa pėr marrjen nėpėr gojė tė komunitetit, pothuajse gjithė komuniteti

      ėshtė perjetėsuar  nė njė libėr me 200 faqe nė muaj, qė nga maji i vitit 2001, tash 6                      vjetė, o Belesh. E pra , ju milet, siē thotė Deda, duhet tė mėsoni, se kush ėshtė Beleshi, qė po shkrihet pėr punėt tuaja!

  1. Edhe pėr Greqinė ke gabuar, o Belesh! 23 vetėve qė thua se ua ke kthyer paratė, nuk ua ke kthyer ti as  Geri, dhe as ka qėnė vullnesa jote, jo  mė kembengulja  jote, ato u ka detyruar shteti amerikan, nėpėrmjet ambasadės amerikane ne Athinė, dhe numri 23 ėshtė vetėm maja e aisbergut e paditur nga vetėm nje klient, i cili nuk njihte mė shumė se aq! Viktimave tė tua, ato para u kanė ra nga qielli, pasi i kanė ditur tė humbura!
  2. Kush janė punėt e mira, qė unė me bashkėpunėtorėt e mi i paskemi penguar? Regjistrimi i popullsisė!? Nuk ka shqiptarė tė paregjistruar dhe s’ke pse tė pėrmendesh kafshėt. Tė gjithė shqiptarėt e kanė njė dokument identiteti. Pastaj, cilėn nisėm e ēoi nė fund lidhja (jote) e intelektualėve?! Mjerė intelektualizmi shqiptarė! Nisma tė tilla bėhėn vetėm me ligj, e jo me shpikjet tuaja banale.
  3. Gabove Belesh! Tė gjitha nismat tuaja janė lėxuar, pa u thėnė dhe kanė deshtuar. Nismat e mira, edhe po tė dojė, nuk mund t’i prishin as njėqind shkrime!  Pse nuk u prish dhe nuk deshtoi asnjė nismė e qendrave fetare, shoqatės “Malesia e Madhe” dhe disa shoqatave tė tjera?
  4. Mė kot  lodhesh tė klasifikosh punėt e “ulta” tė tė tjerėve, pėr t’u dukur punėt e tua tė “ larta”. Megjithatė, deri nė nivelin e drejtorit arrita, pa u pėrlyer nė balta si ti, pa mė ndihmuar biografia e familjės sė gruas.
  5.  Sa i takon gozhdes, qė sajon nė shkrimin tėnd, do tė mbetet, ose tė kruash veshėt, ose ta varėsh vėth nė vesh, o Belesh. Njė gozhdė ėshtė mjaft tė tė rrisė nė peshė. Ndėrsa pėr atė djalin, apo djemtė qė shkojnė e vijnė nė Shqipėri dhe, qė ty tė vjen t’u qajsh hallin, gabon o Belesh, sepse asgjė nuk thua pėrveēėse, bėn me dije, se akoma nuk ke mundur tė heqėsh dorė nga profesioni i vjetėr, tė ndjekėsh, tė pėrgjosh, ku shkojnė, pse shkojnė, si vijnė e pse vijnė djelmoshat nė Shqipėri, apo nuk tė le zilia dhe pamundėsia jote. O Belesh , mos ia qaj hallin kalorsit, se i varen kėmbėt! Lerėni njerėzit nė punėn e tyre!
  6. Dhe prap gabon o Belesh, kur mundohesh te ulėsh nė sofren tėnde klerikėt e nderuar,  e tė ndjehėsh i barabartė me ta. Si ėshtė e mundur, qė tė kujtohesh tė shkosh nė Kishė pas 13 vitesh. A thua duhet besuar besimi yt, o Belesh!?
  7. Se sa autodidakt jam unė, nuk e ndjej tė nevojshme tė bėjė biografinė ty dhe as miqėve tė mi.
  8. Edhe pse keni gjetur plagėn mė tė rėndė tė shqiptarėve, si mjeshtėr maskimesh dhe mashtrimesh,  nuk do mund tė manipulosh mė askėnd, pasi maska jote ka rėnė prej kohėsh!
  9. Si i mbron ti  emigrantėt, kur nuk ke mbrojtur akoma veten tėnde??! Edhe kėtu kėrkon tė mashtrosh, sikur ne po u pengojmė. Para dhjetė vitesh, kur  emigrantėt kanė kėrkuar azil politik, me sugjerimet tuaj dhe tė “ avokatės “ tėnde pa licensė, kanė ndryshuar dy tri qeveri dhe mendja jote e “ ndritur” nuk i mendon kėto, duke thėnė, me paturpėsi, pse shteti amerikan ua pėrsėrit employment authorisation, e nuk thoni se shteti po u jep krahė, duke i lėnė tė punojnė qoftė edhe njė ditė mė shumė, ose tė presin ligjin e ri, qė do t’i ndihmojė tė bėhėn edhe shtetas amerikan. Ėshtė vertetė plagė e rėndė, por  ndėrhyrja jote, vetėm e thellon atė!!!

 

CILAT KANĖ QĖNĖ  MENDIMET E MIA DHE TĖ “KUVENDIT” PĖR KĖTĖ ĒESHTJE?

 

Beleshi nuk i ka pėrcjellur shkrimet e “ Kuvendit” dhe unė po i kujtoj vetėm njė: “ Policia e emigracionit nė shtetin e Michiganit ndalon……” botuar ne “Kuvendi” nr 2-2004, ne rubrikėn “ Jetė komuniteti”, fq.84, nuk e ka pare, ose e ka harruar shkrimin “ Takim i pėrfaqėsuesve tė shoqatave dhe biznesmenve”, realizuar me 01 tetor 2003, pikėrisht pėr kėto probleme, ku kishte edhe pėrfaqėsues tė institucioneve fetare, dhe ishte realizim i “ Kuvendit, botuar ne nr. 10-2003, fq.65-66, si dhe takimin e  kater muajve me vone, ku ka qėnė i pranishėm edhe Beleshi. Ai nuk i din kėto takime , se nuk i pėlqen t’i dijė. Ai nuk e ka lexuar shkrimin “ Organizimet e askushėve nė diasporė”, tė  botuar nė  “Kuvendi”, nr.4-2005, etj etj, qė do shkonte njė listė e pafund titujsh. Ne jemi pėrpjekur gjithėmonė, qė tė ketė njė lobing tė shqiptarėve, qė tė ketė njė strategji afatgjatė tė mbrojtjes sė tė drejtave tė tyre, qė tė ketė konsultime tė vazhdueshme me avokatė tė njohur e jo me modelet e avokateve tu , pranė qendrave fetare, tė paktėn njė ditė nė javė. Jemi pėrpjekur e pėrpiqemi qė ta ketė njė zyrė pėrfaqėsuese komunitare, siē e kanė edhe komunitete te vegjėl, si ai i Ohio-s. Jemi pėrpjekur dhe pėrpiqemi t’i mbėshtesim inisiativat e qendrave fetare dhe ta shkruajm ēdo aktivitet tė tyre, kur jemi njoftuar. Me kėtė rast dua t’u kujtoj vetėm porositė e senatorit tė nderuar Carl Levin, para dy vjetėsh dhe mosrealizimn e tyre. Senatorėt dhe kongresmenėt mund t’i takoj kushdo, nė kohėn qė ata  e planifikojnė.

Nė tė gjitha orvajtjet ke dėshtuar dhe gabuar, o Belesh! Ti ke dashur ti anashkalosh, pėrfaqėsuesit e shoqatave, qė pėr vite e vite kanė punuar pėr shqiptarėt, te kaloni eksperinecėn shumėvjeēare te disa aktivistėve, qė kanė ndihmuar e ndihmojnė prej vitesh, ta privoni konsullin e nderit, Ekrem Bardha, i cili i ka mundėsitė tė ndihmojė dhe ka ndihmuar nė disa ēeshtje shume te rendesishme shqiptare, duke realizuar takime deri me Presidentė tė Amerikės!

E, nė pėrfundim, edhe pse nuk  ia vlente fare t’i pėrgjigjesh, kėtij farė shkrimi, qė ėshtė kontradiktor mė titullin, sepse njeriu, kur njeh botėn e njeh dhe veten, pasi ėshtė vetėm njė pjesė e saj. E, nė fund dua t’i kujtoj njė thenie tė  njė personaliteti shume tė njohur : " Jeta jonė mbaron, kur fillojmė tė heshtim."

09 Prill 2007





DOKTOR GJILPERA I SHEKULLIT 21

 

    ( Nė pėrvjetorin e 132-tė  tė lindjes se Faik Konices)

 

Nga Pjetėr Jaku,

botues i revistės “ Kuvendi” nė Detroit

 

Kėtė vit, me 15 mars, u bėnė plotė 132 vjetė nga lindja e tė njohurit, shkrimtarit, politikanit, bibliotekės sė lėvizėshme, siē ėshtė  vlerėsuar me tė drejtė, Faik Konica. Nė gjallje te tij, si njė personalitet i vėrtettė, nuk kaloj pa lėnė gjurmė ne jetėn  dhe politikėn shqipėtare, edhe pse jetoi dhe veproi nė mergim. I lindur me 15 mars, bash nė fillim tė pranverės, nė kohen e luleve, ai nuk e pati jetėn pikėrisht ashtu. Tashmė njihet veprimtaria e tij, sa nėpėrmjet veprave te botuara, sa nėpėrmjet jeteshkrimeve dhe  bisedave me bashkėkohės tė tij. Formimi kulturor, nuk mund tė kalonte, pa rėnė nė sy te  brezit tė tij, qoftė  pėr guximin krijues, pėr kritikėn dėrmuese, pa marrė parasysh se kush i delte ne shteg, qoftė pėr mprehtėsinė vėzhguese. Nė kritikėn e tij, me njė normalitet tė zakonshėm, pati guximin tė thonte se Naimi ishte vetėm njė eduator dhe, se krijimtaria e tij ishte e rėndomtė.  Pati guximin te shkruante  romanin e tij   tė spikatur nė   letėrsinė shqipe tė kohės kur u shkrua, por edhe te viteve te sotme; “ Doktor Gjilpėra” ku, nė njėfarė mėnyrė fshikullonte, jo vetėm emigrantėt e perėndimit, por edhe vetėn e vet, pėr mėnyrėn se kė pėrfaqėsonte ky personazh dhe, si e konsideronte ai Atėdheun. Eksperineca e tij 12 vjeēare me revistėn “ Albania” nė Bruksel dhe nė Londer, ia forcoi bindjen se mund tė punonte me shtypin edhe nė Amerikė, edhe pse e dinte se nuk nxirrte as bukėn e gojes me tė ardhura e kėsaj pune. Si themelues i modelit kulturor te kritikės, e ngjiti kėtė gjini ne maja shumė tė larta dhe mjaft tė thepisura, pėr bindjet e kohės. Veprimtaria politike,- do tė thonte Konica, aty nga  fillimi i viteve 20-tė,- i dha atij nuhatjen pėr tė mos i kaluar fenomenet tangent, pėr t’u futur ne brendėsi tė tyre dhe pėr t’i luftuar ato. Shpesh herė kritikėt mediokėr, u pėrpoqen, ti veshin Konices sė madh inate pėrsonale, thua se Naimi ishte bashkėkohės i tij dhe po i prishte karierėn, duke i dhėnė ngjyrime ideologjike dhe zhveshur krejtėsisht nga vlerat letrare. Pokėshtu, edhe me gazetėn “ Dielli” Konica s’reshti sė fshikulluari shqiptarin egoist, patriotin pa Atėdhe, mendjemadhin fodull, qė mendonte se i dinte tė gjitha, pa ditur asgjė, ligėsine e mediokrit dhe disa vese tė tjera, qė pėrbėnin njė dėm tė madh pėr diasporėn e atherėshme dhe tė sotme. Veēanėrisht, satira e tij vuri ne qendėr shtresa tė  veēanta tė shoqėrisė, sidomos tė pseudointeklektualėve nė diasporėe, qė kishin ngritur nė kult mashtrimin me mė tė rinjtė, pėr tė pėrfituar diēka prej padijes se tyre, prej viteve tė fillimit etj… etj... Ndersa nė Atėdhe, nė kult ishte ngritur plaēkitja dhe rrena. Pa dashur t’i bėjmė biografinė Konicės sė mprehtė, pa dashur tė vemė nė dukje vėshtirėsitė e punes me botimet, te cilat kuptohen qartė, vetėm nė letrėn qė mban mė pak se  20 rreshta, drejtuar nje gazetari tė ri, ku e porosiste qė, sido qė ta bėnte ai gazetėn, shqiptarėt nuk do pėlqenin, etj etj.. Po i drejtohemi, 132 vjetorit te lindjes se tij me pyetjen:

 

Sa ėshtė aktuale vepra e Konices ne shekullin e 21-tė ?

 

Po bėhėn afro 100 vjetė  nga botimi  i papėrfunduar i veprės mė tė njohur “ Doktor Gjilpėra”, qė jo vetėm i rezistoi kohės, por bėhėt ēdo ditė e mė aktuale, veēėse ne forma tė ndryshme. Doktori nuk ėshtė mė emigranti i pėrendimit, qė viziton Atėdheun, dhe don t’u mėsoj shqipėtareve se ē’ka parė nė perėndim, por ėshtė shqiptari qė ka shkuar ne perėndim, qė don t’u imponohet bashkatdhetarėve te tij, nepėrmjet njė diplome, qė askund nuk i njihet. Nėpėrmjet shoqatave dhe mediave, pse jo edhe nėpėrmjet lidhjeve specifike, duke shtresėzuar shoqėrine shqiptare, edhe  nė mergim, pėr ca interesa te ngushta, meskine dhe individuale, ata janė gati tė bėjnė ēdo gjė, pėr te dalė ne pah emri i tyre, e jo pėr tė ndihmuar ēeshtjen. Doktor Gilpėra i vitit 2007,  ėshtė nje rendomėsi e diplomuar, nė nivele mediokre, pa asnjė vepėr, qė don tė vetėquhet intelektual, qė guxon tė bėjė punė avokatie dhe t’i marramend shqiptarėt, duke u bėrė ēeshtjet per nė gjykatė, edhe pse nuk dinė tė bėjnė njė hartim nė shkallėn e arsimit te ultė, guxon tė bėjė njė media ( mėsėshumti televizion, se ne vuajm pėr gjera tė mėdha) dhe t’i jap emėr shqiptar, bash nė mes tė Amerikes, ani pse jehon radhazi, me ditė tė tėra kėnga pėr  diktatorin, nė ekranin e tij, edhe pse shumica e shqiptareve iken prej diktatorit , vetėm se kėta doktorė gjilpėra, kur erdhen nė Ameriken, ( qė i thonin  “ Xhandari i botės”), nuk harruan t’i lėnė bindjet atje, as diplomat e sigurimit  te shtetit famėkeq. Ata duan qė mendjen ta kenė tė diktatori, ndersa trupin dhe paratė ne Amerikė. Po ē’duan? T’ua servirin kėngėn “ diktatori mprehi shpaten” edhe amerikanėve?! Dhe pėr mė keq, kėtė kėngė e venė nė jėten e Mitursh Kutelit! Jemi ne Amerikė, do t’u thoshte me tė nxetė  Faiku yne, edhe po ta kishit marrė nga Shqipėria, atė palo kėngė, mund ta kishit prerė, pa u futur ne tokėn Amerikane. Pėrgadisim  sanduiēa nėpėr resorante te njė klase jo te lartė, dhe duam tė bėjmė politikė, pas asnjė mandat, duam t’i heqim tė gjithė politikanėt shqiptarė, kryeministra, president, ishėt dhe ata qė do tė vijnė, ani pse nuk kemi as nėnshtetėsi shqiptare, hiqemi demokratė, duke ruajtur ne celular e treguar mesazhet e poltikanev te djathte ( kur janė nė pushtet ), ani  pse presim komunistet ne darkė a ne drekė. A nuk ėshtė ky Doktor Gjilpėra, veēėse nė njė kahje tjeter?! Sa na duhej Konica nė ditėt e sotme, t’i pėrshkruante kėta sharlatanė, qė tė flasin me aq kopetencė, sa thua punojnė nė Shtėpi tė Bardhė, e jo ne coney island!

 

Si e nxirrte Konica  gazetėn?

 

Ne bisedėn e Nolit, qė pata rastin ta degjoj kėto ditė,  nga fjala e mbajtur ne 50 vjetorin e  gazetes “ Dielli”, njė organ qė vazhdon tė dalė edhe sot, mėsova shumė per vėshtirėsitė e daljes sė njė gazete, sidomos ne emigrim, edhe pse nė njė koloni shqiptarėsh tė madhe, si kjo e Amerikės. Nė kėtė bisedė, Noli thoshte, edhe pse kishte dale dy javė nėpėr Amerikė, nuk kish mundur te mblidhe mė shume se 22 dollarė abonime, dhe mė shumė se gjysmėn t’i kishte prishur per rrugė dhe, kur Sotir Peci e pyeste ne kthim “ Pse mo, me kėto para mbahet gazeta? “ dhe pergjigja e Nolit ishte “ Sikur thashė unė se mbahet”. Ndersa per Faikun shpjegonte  pėr ndihmėn qė i dergonte njė dajua i tij, nga Stambolli, sa ishte gjallė, edhe pse, sipas Nolit, Faiku shkruante keq per turqit. Kishte qėlluar njė dajo i mirė, qė i dergonte ēekun, sa herė Faiku i shkruante. Vdiq dajua, - vazhdon Noli, - u rrallua dhe gazeta!

 

Plotėsimi i munguar i Doktor Gjilpėrės

 

Me vetėm ato pak raste qė solla mė sipėr nga diaspora shqiptare dhe, me nje kujdes nė pėrzgjedhje, romani i pamabaruar “ Doktor Gjilpera”, jo vetėm qė do tė kishte pėrfunduar, por edhe do ishte bėrė me dhjetė vėllime, deri sot. Nė qoftė se Doktor Gjilpera vendoset ne mjediset shqiptare te viteve  njėzetė, te njė shekulli mė parė, ėshtė kaq afėr nesh, sa tė ngjan se ėshtė shkruar dje, per nga tematika, me njė pėrjashtim; njerėzit e zverdhur, shendetligė e tė palarė, nuk d i shohėsh mė. Nepėrmjet njė vėzhgimi tė mprehtė dhe kritik, Konica u pėrpoq te studiojė tė gjitha nivelet e shoqėrisė shqiptare, nė kohėn kur jetonte. Por, jetėgjatėsia e  njė vepre, ka tė bėjė me largpamėsinė e autorit dhe me gjetjen e temave te spikatura, qė jo vetėm i rezistojnė kohės, por bėhėn pjesė e ēdo kohe. Dhe. ėshtė vėrtetė, pėr t’u admiruar, jo vetėm gjetja e temės, por edhe skalitja e kakarketreve tek pėrsonazhet, duke bėrė kujdes edhe nė emertimet e tyre. Vetė titulli, ėshtė njė llojė zhbirilimi,qė me vogėlsinė e gjilperės, hyn kudo, sheh ēdo gjė dhe pėrpiqet te dijė ēdo gjė, ndersa Salemboza, ėshte koha orientale e salepit dhe bozes dhe Abd’-el-katl ( rob i gjakėpirėsit), kurse Ibn-el-Kelb ( bir i fundrrinės) tregon mėsė miri, se kėto karaktere janė shumė tė kollajshėm me u gjetė edhe nė ditėt tona. Por, ajo qė tė bie nė sy mė tepėr tek vepra e Konicės, ėshtė pėrcaktimi i saktė dhe karakteristik i shqiptarit dhe se ēfarė u shkon atyre mė shumė.

Google